ATV

Category: Lajme

  • ​Çmimet e naftës bien për shkak të rritjes së dollarit amerikan

    ​Çmimet e naftës bien për shkak të rritjes së dollarit amerikan

    Çmimet e naftës ranë të hënën për shkak të rritjes së dollarit amerikan. Pasiguria politike në SHBA mbështeti rritjen e dollarit. Tendenca rritëse e dollarit amerikan kundrejt valutave të tjera zbuti kërkesën për naftë dhe mbështeti rënien e çmimeve. Indeksi i dollarit amerikan u rrit me 0.11% në 103.892 në orën 10.57 të mëngjesit me orën lokale (0756 GMT).

    Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent u tregtua me 84,80 dollarë për fuçi në orën 10:57 të mëngjesit me orën lokale (0757 GMT), një rënie prej 0,27% nga çmimi i mbylljes prej 85,03 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

    Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 80,75 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, një rënie prej 0,33% nga seanca e mëparshme që u mbyll me 81,02 dollarë për fuçi.

    Dollari i fortë ul kërkesën duke e bërë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e valutës së huaj.

    Ndërkohë, përpjekjet për të zbatuar një armëpushim në Lindjen e Mesme, shtëpia e shumicës dërrmuese të rezervave globale të naftës, vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e naftës./AA/

  • Trump zotohet se do t’i bashkojë amerikanët

    Trump zotohet se do t’i bashkojë amerikanët

    Pas përpjekjes për ta vrarë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka rishkruar krejtësisht fjalimin që do ta mbajë në Konventën e Partisë Republikane.

    Në vend se ta kritikojë presidentin aktual, Joe Biden, ai tha se do të përçojë mesazhe uniteti.

    “Do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Kjo është një mundësi për ta bashkuar vendin. Mua më është dhënë kjo mundësi”, tha Trump për gazetën Washington Examiner.

    Trump arriti në shtetin e Uiskonsinit, ku, nga sot deri më 18 korrik, zhvillon punimet Konventa e Partisë Republikane.

    Në këtë ngjarje, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

    Ai do ta mbajë fjalimin të enjten. Pritet, po ashtu, të bëjë të ditur se kush do të jetë kandidati për zëvendës të tij.

    Trump, 78 vjeç, u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani, të shtunën.

    Sulmuesi i dyshuar i tij, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

    Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

    Duke folur për gazetën Washington Examiner, Trump tha se provat për atë që ndodhi në Pensilvani, janë duke u mbledhur.

    “Energjia që vinte nga njerëzit atje, në atë moment… Është e vështirë ta përshkruash se si ndihej, por e dija se bota po shikonte. E dija që historia do ta gjykojë këtë dhe e dija se duhej t’ua bëja me dije se jam mirë”, tha Trump.

    Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden.

    Biden, në një fjalim nga Zyra Ovale të dielën mbrëma, bëri po ashtu thirrje për unitet kombëtar.

    “Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, tha Biden, duke shtuar se “urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt”. /rel

  • ​Flamuri i Sindikatës së Policisë ngritet në majat e larta të Greqisë

    ​Flamuri i Sindikatës së Policisë ngritet në majat e larta të Greqisë

    Flamuri i Sindikatës së Policisë së Kosovës është ngritur në majën Mytikas 2 mijë e 918 metra në shtetin grek.

    Kjo është bërë përmes aktivistit njëherësh zyrtarit policor Naser Zeqiraj i cili bashkë me alpinistë të ndryshëm e ka ngritur flamurin e sindikatës gjatë këtij aktiviteti.

    “Aktivisti i njohur sindikal nga rajoni i Pejës, njëherësh zyrtari policor, Naser Zeqiraj, e përfaqësoj Sindikatën e Policisë së Kosovës, me bashkë-alpinistë të ndryshëm, ku gjatë këtij aktiviteti, aplinisti ngrit flamurin e Sindikatës në majën Mytikas (Olimpit) 2918m ne shtetin grek”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

  • Agjenti i FBI: E habitshme se si sulmuesi mundi të qëllonte drejt Trump nga 150 metra afërsi para se ta vriste Shërbimi Sekret

    Agjenti i FBI: E habitshme se si sulmuesi mundi të qëllonte drejt Trump nga 150 metra afërsi para se ta vriste Shërbimi Sekret

    Është “e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se Shërbimi Sekret ta vriste, thotë agjenti special i FBI-së, duke analizuar tentimin për vrasjen e ish-presidentit amerikan, shkruan The Guardian.

    Një analizë e Associated Press e më shumë se një duzinë videove dhe fotove nga skena e tubimit të Donald Trump në Butler, Pensilvani, si dhe imazhet satelitore, tregojnë se sulmuesi i dyshuar ishte në gjendje t’i afrohej çuditërisht skenës.

    Çatia ku shtrihej trupi i tij ishte më pak se 150 metra nga vendi ku Trump po fliste.

    I pyetur në një konferencë shtypi nëse forcat e rendit nuk e dinin që sulmuesi ishte në çati derisa ai nisi të qëllonte, Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën e terrenit të FBI në Pittsburgh, u përgjigj se “ky është vlerësimi ynë në këtë moment”.

    “Është e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se Shërbimi Sekret ta vriste, tha ai.

    Nga të shtënat, Donald Trump tha se u qëllua në pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

    Shërbimi Sekret tha se një person u vra në publik dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

    Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje.

  • Rrëshqiti dhe humbi kontrollin, vdes një person në bjeshkët e Deçanit

    Rrëshqiti dhe humbi kontrollin, vdes një person në bjeshkët e Deçanit

    Një person ka vdekur në Deçan, pas një incidenti në mal mëngjesin e së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku mes tjerash njoftohet se viktima kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali.

    Më pas, sipas policisë, ai kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur shpatit rreth 150 metra.

    “Bjeshka e Jedovës, Deçan 14.07.2024-06:20. Gjersa viktima mashkull kosovar kishte dalur në pyll për të mbledhur qaj mali, kur ka arritur në një pjesë të terrenit te rrëshqitshëm dyshohet se ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasoj ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK’ja.

  • Arrestohen babë e bir në Rahovec

    Arrestohen babë e bir në Rahovec

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, babë e bir në Rahovec.

    Kjo ndodhi pasi burri e kanosi gruan e më pas djali e sulmoi fizikisht babain.

    “DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 14.07.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovar (babë e bir) janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rast dhunë në familje. Fillimisht babi kishte kanosur bashkëshorten e tij më pastaj djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

  • Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier

    Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier

    Nesër në ora 09:30 lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e USAID’it për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

    “Ju ftojmë që të merrni pjesë në ngjarjen lansuese të “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa. Kjo ngjarje do të mbahet të martën më datë 16 korrik, nga ora 9:30, në Sëiss Diamond Hotel, Salla Dyar.”

    Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet kryeministri Kurti, ambasadori Hovenier, ministri Murati dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

    “Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Z. Jeffrey M. Hovenier, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Z. Besnik Berisha.”

  • Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

    Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

    Një burrë bashkë me dy djemtë e tij janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

    Policia bën me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Vdes një grua në Prishtinë, tri vajzat e saj dyshojnë se është pasojë e pakujdesisë

    Vdes një grua në Prishtinë, tri vajzat e saj dyshojnë se është pasojë e pakujdesisë

    Një grua raportohet se ka vdekur në Prishtinë.

    Tri vajzat e viktimës kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës duke dyshuar se vdekja nënës së tyre ka ardhur si pasojë e moskujdesit.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Ndërsa, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

  • FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e tentim vrasjes së Trumpit

    FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e tentim vrasjes së Trumpit

    FBI ka thënë se ende nuk është kuptuar motivi për tentim vrasjen e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

    Byroja ka thënë”po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave” dhe po shqyrton provat e mbledhura.

    “Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.

    Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

    “Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike,” thotë FBI.