ATV

Category: Lajme

  • Gërvalla pyetet për mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera: Do të mundohemi të bëjmë maksimumin

    Gërvalla pyetet për mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera: Do të mundohemi të bëjmë maksimumin

    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla ka folur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera.

    Ajo ka thënë se do të bëhet maksimumi për të gjetur një zgjidhje.

    ”Ju sigurojë që sikurse edhe herën e kaluar do të mundohemi të bëjmë maksimumin duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje.Çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.

    Këto deklarata ajo i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik.

  • Reagimi i Kurtit kur pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK’në

    Reagimi i Kurtit kur pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK’në

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur mëngjesin e sotëm lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen dhe duke kaluar te një temë tjetër.

    “Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti, pa elaboruar më tej mbi pyetjen për një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në.

  • I dehur sulmoi tre zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës, i bën për spital

    I dehur sulmoi tre zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës, i bën për spital

    Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”, në Mitrovicë.

    Tutje thuhet se si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. I dyshuari ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • 50 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

    50 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 50 aksidente trafiku, prej të cilave 28 me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë të njëjtës periudhë janë shqiptuar gjithsej 2,064 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Po ashtu, policia ka njoftuar se 17 persona janë arrestuar, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Katër persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Autoritetet policore vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në vend.

  • “Nuk ka projekt ende për Zvërnecin”, Ministrja e Ekonomisë: Jemi në fazë studimi dhe projektimi

    “Nuk ka projekt ende për Zvërnecin”, Ministrja e Ekonomisë: Jemi në fazë studimi dhe projektimi

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se ende nuk ka një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.

    Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare është ende në fazë studimi dhe projektimin dhe po punon me arkitektë të mjedisit dhe peizazhit.

    Sipas saj qëllimi i qeverisë është që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm.

    “Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun. Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun. Ne duam që një projekt i kësaj përmase financuare të vijë në Shqipëri edhe për impaktin që mund të ketë në sektorin e turizmit sipas çdo standardi.

    4 miliardë ka qenë projekti i parë që është refuzuar nga qeveria shqiptare për probleme të ndikimit të mjedisit. Arsyeja pse investitorët duan të vijnë në Zvërnec është natyra, ndaj është në interesin e tyre që natyra të mbrohet”, deklaroi Ibrahimaj./A2CNN

  • Vidhet arka e xhamisë në Isniq të Deçanit

    Vidhet arka e xhamisë në Isniq të Deçanit

    Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, të enjten rreth orës 11:30 është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.

    Sipas ankuesit, persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur arkën ku ishin të vendosura para.

    Shuma e parave të vjedhura nuk dihet.

    Rasti është raportuar tek organet e rendit dhe është duke u hetuar.

  • Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë: Trump has vështirësi teksa dekoron heroin e luftës

    Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë: Trump has vështirësi teksa dekoron heroin e luftës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së Medaljes së Nderit në Shtëpinë e Bardhë, kur ai mezi priste ta fiksonte dekoratën më të lartë ushtarake amerikane rreth qafës së një veterani të dekoruar.

    Momenti i pazakontë dhe i komentuar gjerësisht ndodhi të enjten, më 18 qershor 2026, gjatë një ceremonie zyrtare në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, ku Trump nderoi tre heronj nga luftërat e Vietnamit dhe Afganistanit.

    Problemi lindi kur erdhi koha për t’ia dorëzuar medaljen Majorit të pensionuar të Ushtrisë Amerikane, Nicholas Dockery, një hero i luftës në Afganistan.

    Ndërsa kamerat u afruan, Trump u përpoq për disa momente të vendoste tokëzën në shiritin e nderit rreth qafës së Major Dockery.

  • Zhduket një person në Novobërdë, Policia fillon hetimet

    Zhduket një person në Novobërdë, Policia fillon hetimet

    Në fshatin Makresh i Epërm, në komunën e Novobërdës, është raportuar një rast i personit të zhdukur.

    Sipas njoftimit, më 18.06.2026, një femër kosovare ka informuar se fqinji i saj, një mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia në periudhën 16–18 qershor dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Rasti është raportuar tek organet kompetente dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet përkatëse për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së tij.

  • Votat për karriget e parlamentit: Kush janë të parët dhe të fundit e partive?

    Votat për karriget e parlamentit: Kush janë të parët dhe të fundit e partive?

    Është duke shkuar drejt finalizimit procesi i zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë së premtes po vazhdon me rinumërimin e 9 vendvotimeve të mbetura nga 185 të tilla në tërë Kosovën.

    Por tashmë, kur dihen edhe emrat se secila nga partitë kryesore sa ulëse do të ketë në parlament, kush janë “1-shat” e partive dhe kush renditet në fund të listës që do të jenë në përbërje të legjislaturës së 11-të të Kuvendit?

    Lëvizja Vetëvendosje me 53 mandate
    I pari me vota është kreu i këtij subjekti politik, Albin Kurti, me 324 mijë e 329 vota, shkruan Klankosova.tv.

    E 53-ta në listën e LVV-së është Fjolla Ujkani, e cila është e fundit për nga votat, me 15 mijë e 115 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës me 22 deputetë drejt Kuvendit

    Ndërkaq, në krye të listës së Partisë Demokratike të Kosovës me 22 deputetë, për sa i përket numrit të votave, është kryetari i partisë, Bedri Hamza, me 126 mijë e 942 vota, kurse e 22-ta është Ariana Shoshi Musliu, e cila ka marrë 18 mijë e 620 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse

    Listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 18 ulëse në Kuvend e kryeson kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, e cila ka 92 mijë e 235 vota. Paris Guri, që është deputeti i fundit I zgjedhur nga kjo parti, ka siguruar 16 mijë e 263 vota, shkruan .

    7 anëtarë të Aleancës fituan karrige në Kuvend

    44 mijë e 782 vota i ka fituar i pari i Aleancës, Ardian Gjini, parti kjo që përfaqësohet në legjislaturën e 11-të me shtatë deputetë.

    9 mijë e 858 vota kanë shkuar për Teuta Haxhiun, e cila është deputetja e fundit e zgjedhur nga kjo parti.

  • Përleshje fizike në Prishtinë, policia jep detaje: Mbetën dy persona të lënduar

    Përleshje fizike në Prishtinë, policia jep detaje: Mbetën dy persona të lënduar

    Të enjten mbrëma u plagosën dy persona pas një përleshje në Prishtinë. Policia të premten njoftoi se dy persona ishin sulmuar fillimisht nga një i dyshuar e më vonë i dyshuari është lokalizuar dhe është parë se ishte i plagosur.

    Sipas Policisë, njëri prej viktimave dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, e viktima raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

    “Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin e PK-së.

    Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.