ATV

Category: Lajme

  • Supremja e RMV-së shfuqizon vendimin për ekstradimin e Blerim Ramadanit

    Supremja e RMV-së shfuqizon vendimin për ekstradimin e Blerim Ramadanit

    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar vendimin e Penales lidhur me lëndën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit.

    Sipas njoftimit, veprimi dhe marrja e vendimit të tillë në gjykatën e shkallës së parë, sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme është e paqartë dhe e pakuptueshme, pa arsye relevante nga të cilat këshilli është bazuar gjatë marrjes së vendimit, raporton AlsatM.

    “Këshilli Penal pranë sektorit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale-Shkup, gjatë marrjes së vendimit, me të cilin ka konstatuar se nuk janë përmbushur parakushtet ligjore për ekstradim, nuk ka dhënë arsyetim se në cilat shkaqe është bazuar kur ka pranuar që vendimi i filluar në pajtim me nenin 75 alineja 1 nga Ligji i bashkëpunimit Ndërkombëtar në materialin penal, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt në pajtim me nenin 68 lidhur me nenin 51 nga ligji i njëjtë”, theksohet në arsyetimin e Supremes.

    “Gjatë veprimit të serishëm, gjykata e shkallës së parë është e obliguar që t’i marrë parasysh vërejtjet e theksuara, si dhe përcaktimet e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në materialin penal dhe Konventën Evropiane për Ekstradim me Protokollin e parë dhe të dytë shtesë lidhur me Ligjin për ratifikimin e protokollit të tretë shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradim, dhe në bazë të tyre me zbatim të duhur të dispozitave të marrë vendim të drejtë dhe ligjor”.

  • Osmani pas takimit me shefin e CIA-s: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses

    Osmani pas takimit me shefin e CIA-s: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm që pati me Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi dhe ka shkruar shkurt se aleanca me SHBA-në është garancë për siguri.

    “Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.” – ka shkruar Osmani.

    Shefi i CIA-s është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm.

    Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë.

  • Vdes në spital një 18-vjeçar në Shqipëri, u aksidentua dje me veturë

    Vdes në spital një 18-vjeçar në Shqipëri, u aksidentua dje me veturë

    Një 18 vjeçar ka ndërruar jetë sot në spital pas një aksidenti që ka ndodhur të enjten në autostradën Tiranë-Durrës.

    Policia në Shqipëri njofton se 18-vjeçari duke drejtuar veturën e tipit “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

    “Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Shpërthen për të gjashtën herë vullkani në Islandë

    Shpërthen për të gjashtën herë vullkani në Islandë

    Një vullkan në Islandën jugperëndimore shpërtheu të enjten në mbrëmje për të gjashtën herë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë të kuqe përmes një çarjeje të re në Gadishullin Reykjanes.

    Shpërthimi filloi pak pas orës 21:00.pas një serie tërmetesh të forta dhe brenda një ore një çarje prej 4 kilometrash preu kraterin Sundhnukur, raporton AP.

    Autoritetet e Islandës thonë se efektet e shpërthimit mbeten të lokalizuara me mbylljen e rrugëve, por nuk kërcënojnë popullsinë.

  • Shefi i CIA-s shkon në Qeveri për takim me Kurtin

    Shefi i CIA-s shkon në Qeveri për takim me Kurtin

    Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

    Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

    Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.

    Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë.

    Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

    Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

    SHBA-ja dhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

  • Arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

    Arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

    Katër persona janë dërguar në mbajtje në Ferizaj, për arsyen se janë përleshur mes vete duke shkaktuar kështu lëndime trupore.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një kumtese për media.

    “Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

    Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), 42-vjeçar, Z.L ( M/K), 39-vjeçar, R.L ( M/K), 37-vjeçar, D.L ( M/K) , 22-vjeçar.

  • Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi Sad

    Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi Sad

    Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë, natën e shkuar, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

    “Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiq, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

    Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

    Siç tha Daçiq, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

    “Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, tha Daçiq./REL

  • KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.

    Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10(20) [kV] Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 20 [kV] Brezhnicë (kodi: 15019009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Breznicë,  Kozaricë, Barilevë dhe Lebanë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Shtrubullova (kodi: 16100004) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Shtrubullovë, Krajkovë dhe Domanek,

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

    3.

    Nga NS 35/10(20) [kV] Fushë-Kosovë do të ndërprehet:

    Dalja 20kV F.K. nr.6  (kodi: 10012086 ) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Rr Zahir Pajaziti, rr Shukrie Obertinca një pjes dhe rr.Nënë Tereza një pjesë

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i ndërprerësve të fuqisë, izolimi i zbuarave dhe ndërrimi i izolatorëve mbajtës në Tr-5.

    4.

    Nga NS 35/10(20) [kV] Fushë-Kosovë do të ndërprehet:

    Dalja 20kV F.K. nr.4  (kodi: 10012084) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

    Vendet: rr.Hashim Hajdini, rr, Kongresi i Lushnjës një pjesë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i ndërprerësve të fuqisë, izolimi i zbuarave dhe ndërrimi i izolatorëve mbajtës në Tr-5.

    5.

    Nga NS 35/10(20) [kV] Fushë-Kosovë do të ndërprehet:

    Dalja 20[kV] F.K. nr.2  (kodi: 10012085 ) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Rr.Aziz Zhilivoda, rr Hashim Hajdini një pjesë dhe rr.Nënë Tereza një pjesë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i ndërprerësve të fuqisë, izolimi i zbarave dhe ndërrimi i izolatorëve mbajtës në Tr-5.

    6.

    NS 110/10(20) [kV] Prishtina 3

    Nga Dalja 10[kV] Nr.28 Sigurimi Social do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV]  TS  Gjyqi 1  (kodi: 12000020087)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

    NS 10/0.4[kV] TS Gjyqi 2, 3 (kodi: 12000020128) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

    Vendet: rr.Meto Bajraktari dhe rr.Ilaz Agushi.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, largimi i shtyllave 0.4[kV].

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Loxha (Kodi: 51000008) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1,2 dhe 3.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga NS 110/10 [kV] Deçani  do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Barani  (kodi: 53000002) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

    Vendet: fshatrat: Baran, Baran i Epërm, Baran i Ulët, Broliq, Buqan, Dubovik, Gllogjan (një pjesë), Isniq (një pjesë), Kamenicë (një pjesë), Kosuriq, Kotradiq, Kryshec, Llugagji, Nepole, Papiq (një pjesë), Prapaqan, Qallapek, Rashiq, Turjakë, Turjakë e Epërme, Turjakë e Ulët, Vranoc, Vranoc i Vogël dhe Vranoc i Madh.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë, kontrollim rrjeti.

    3.

    Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Vrella (kodi: 54000002) prej orës 10:30 deri në ora 12:30

    Vendet: Sine, Gorijeq, rr.Rexhë Murati, rr.Bajram Gashi, Cërrcë, Lubozhdë, Vrellë, Izet Shatri Vrellë Stupë, Studenicë si dhe BRRE Hc Istog.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i grupit matës te TS HC ISTOG.

    4.

    Në TS 110/10(20)kV Istogu

    Nga dalja 10 kV Radavci do të ndërprehet:

    TS 10/04kV HE-Radavci (kodi: 50000004023) prej orës 13:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Radavci.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i grupit matës te TS HC Radavc.

    5.

    Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet në Stabiliment dhe pa energji mbesin trafostacionet:

    TS 10/04kV SHALA SWISS OIL SH.P.K Nezaim Xhemajl Shala   (kodi: 51000007018) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Kastrati te Kisha (kodi: 51000007019) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Poqesta shkolla (kodi: 51000007020) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Belinca I (kodi: 51000007021) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Dobërdoli III (kodi: 51000007022) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Doberdoli I (kodi: 51000007023) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Doberdoli II (kodi: 51000007024) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Poqesta I (kodi: 51000007025) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Poqesta Krasniqët (kodi: 51000007026) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Milovansi (kodi: 51000007029) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Vragoci (kodi: 51000007030) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Babiqi (kodi: 51000007031) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Pishtani (kodi: 51000007032) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Belinca II (kodi: 51000007033) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Qaush Berisha (kodi: 51000007034) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Destileria- Euro Fokus (kodi: 51000007036) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Adem Berisha Seperacion (kodi: 51000007042) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Ambulanta Gorazhdec (kodi: 51000007045) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    TS 10/04kV Kreshnik Krasniqi (kodi: 51000007050) prej orës 09:30 deri në ora 12:30

    Vendet: Kastrat, Poqestë, Belincë, Dobërdol, Vragoc, Babiq dhe Pishtan.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ngritja e shtyllës dhe bartja.

    * * *

    Punime në projekte investive

    1.

    Në TS 110/35/10 kV Peja 1

    Nga dalja 10 kV Fusha e Pejës do të ndërprehet:

    TS 10/04kV TS Nabërgjan-Vorret (kodi: 50000009025) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

    Vendet: Nabërgjan.

    Arsyeja: Projekte investive.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J.23 Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga NS 35/10 [kV] Pirana do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Komuna Mamushë (kodi: 30034005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

    Vendet: fshatrat: Mamushë, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

    3.

    Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J17 Zona Industriale (kodi: 32000025) nga 14:00 deri në ora 16:00

    Vendet: Bizneset në Zonën Industriale.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e pozicioneve ndarësit zbarrave dhe tokëzimit në kthina hyrëse.

    4.

    NS 110/10 [kV] Prizreni 3 nga Dalja 10[kV] Ushtria e Kosovës

    Do të ndërprehet prej orës 11:00 deri në ora 13:00

    1.NS 10/0.4[kV] Erdin Selim Muriqi( NPH te Bahtiri) (kodi: 31000018073)

    Vendet: NPH te Bahtiri

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e buchholzit dhe termometrin në trafostacion.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10 [kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Ujëvara (kodi: 40041011) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: rrugët: Afrim Kalania (një pjesë), Arsim Bega, Balaj (një pjesë), Diogardi (një pjesë), Driton Islami, e Pashtrikut (një pjesë), Elbasanit (një pjesë), e Shkodrës, Epopeja e Jezercit, Fehmi Agani (një pjesë), Idriz Islami (një pjesë), Isak Sadiku (një pjesë), Limon Tahiri (një pjesë), Lutfi Haxhidema, Prekazit dhe Ramush Shatrolli (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi shtyllave dhe izolatorëve.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Martiraj (kodi: 73000009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: rrugët: Bahri Kuqi, Ismajl Qemajli (një pjesë); fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skroma, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 [kV].

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Ratkoci (kodi: 82081006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe Xërxe (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga NS 35/10 [kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Xërxa (kodi: 82081003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

    Vendet: fshati Xërxë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës në tensionin e mesëm afër nënstacionit 35kV Xërxë.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    NS 110/10 [kV] Kamenicë

    Nga Dalja 10 [kV] Hogoshti do të ndërprehen

    në Stabiliment Poliqkë-drejtimi i Lisockes prej orës 10:30 deri në ora 15:00 këto nënstacione:

    1.NS 10/0.4[kV] Maroca (Kodi: 62000001126)

    2.NS 10/0.4[kV] Lisocka 1 (Kodi: 62000001135)

    3.NS 10/0.4[kV] Lisocka 2 (Kodi: 62000001136)

    4.NS 10/0.4[kV] Gjyrishec (Kodi: 62000001137)

    5.NS 10/0.4[kV] Shahiqi (Kodi: 62000001138)

    6.NS 10/0.4[kV] AIR-ENERGY SH.P.K. Sait Ali Vokshi (Kodi:62000001352)

    Vendet: Marocë, Lisockë, Gjyrishecë, Shahiq dhe Poliçkë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë – stabilimenti Poliqkë, drejtimi i Lisockës.

    Dalja ka BRRE.

    2.

    Nga TS 110/10 kV Kamenica do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Koretini (kodi: 62000017) prej orës 10:30 deri në ora 12:30

    Vendet: Koretin Topanicë, Bllatë, Nitex, Crep, Kormian, Domorovc, Pompë, Hodonovc, Tasimi, Hodonoc, Seperacioni dhe Ujësjellësi Korinjan.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit në fshatin Domaroc.

  • Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb

    Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb

    Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

    Deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë.

    Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.

    Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.

    Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.

    Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-3m/s, njofton tutje IHMK.