ATV

Category: Lajme

  • Deputeti VV-së me akuza ndaj Stanos: I ashpër ndaj Kosovës, i mungon zëri për Serbinë

    Deputeti VV-së me akuza ndaj Stanos: I ashpër ndaj Kosovës, i mungon zëri për Serbinë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kritikuar zëdhënësin e BE-së, Peter Stano për mosreagim ndaj bllokimit të pikave kufitare që u bënë nga grupe nacionaliste serbe të premten.

    Rrustemi ka thënë se Stano është i ashpër me reagime ndaj Kosovës, në veprimet që i merr për shtrirje të sovranitetit dhe luftimit të krimit në veri të Kosovës, por ndaj Serbisë siç ka thënë ai, nuk ka zë.

    “E kemi pa jo rrallëherë, zëdhënësin e BE-së duke reaguar ashpër kundër veprimeve për shtrirje të sovranitetit dhe luftimin e krimit në veri të Kosovës. Por, atij i mungon zëri kundër Serbisë. Fundja, vet Lajçak, sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në Beograd pati thënë që “Jam këtu për të garatuar se Sllovakia kurrë nuk do ta njeh Pavarësinë e Kosovës”. Pas dështimit në dialog dhe njëanshmërisë aspak diplomatike, duket që edhe një shtet neutral si Zvicra nuk e do për ambasador”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

    Se nga BE nuk ka pasur ndonjë reagim për bllokimin e pikave kufitare, ndërsa Stano ka reaguar pasi është pyetur nga mediat në Kosovë, duke thënë se veprimet e grupeve serbe nuk bëjnë pjesë në “lirinë e tubimit paqësor”.

  • Lajçaku pritet të takohet me Vuçiqin për përgatitjen e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

    Lajçaku pritet të takohet me Vuçiqin për përgatitjen e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takojë këtë të martë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

    Takimi vjen pas vizitës së Lajçakut në Prishtinë, ku ai diskutoi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për çështjet e fundit dhe hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ky takim mbahet në kontekstin e tensioneve në veri të Kosovës dhe të përgatitjeve për një rund të ri negociatash.

    Nuk është planifikuar ndonjë deklaratë për medie pas takimit.Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçaku deklaroi se është arritur pajtim për rundin e ri të dialogut në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

    Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

    Pas takimit me Bislimin, Lajçaku po ashtu ka theksuar se Serbia ka tërhequr letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, përmes së cilës kishte kundërshtuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj.

    Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, përmes së cilës tha se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

  • ​Blinken në Londër do të diskutojë mbështetjen për Ukrainën

    ​Blinken në Londër do të diskutojë mbështetjen për Ukrainën

    Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken pritet të diskutojë çështjen e mbështetjes për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Londër.

    Kështu deklaroi të hënën në Uashington zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, raporton korrespondenti i Ukrinform.

    “Përkrahja për Ukrainën, pres të jetë një temë kryesore e bisedës kur Sekretari të ketë takimet e tij qeveri-me-qeveri nesër (në Londër – red.),” tha zëdhënësi.

    Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta dhe të qëndrueshme në lidhje me mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe duke u siguruar që ukrainasit të kenë atë që u nevojitet për të mbrojtur veten.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Londër mbrëmjen e së hënës në fillim të një jave të diplomacisë me qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar.

  • Gecaj: Veprimet e Kosovës në veri të ligjshme, por duhej të kishte plan

    Gecaj: Veprimet e Kosovës në veri të ligjshme, por duhej të kishte plan

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, tha aksionet e fundit të shtetit të Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri dhe mbylljen e filialeve të Postës së Serbisë, janë veprime të drejta dhe të ligjshme.

    Sipas tij, veriu i Kosovës nga këndvështrimi ndërkombëtar shihet ndryshe. Ai tha e është dashur të ketë plan për veriun.

    “Qeveria jonë është dashur që paraprakisht të ketë një plan, ai plan t’i prezantohet bashkësisë ndërkombëtare gjegjësisht amerikanëve, të diskutohet ai plan dhe më pastaj të arrihet në përfundim”, theksoi ai në RTK

    Sipas tij, ndonëse veprimet e Kosovës në pjesën veriore janë të drejta dhe të ligjshme, në aspektin ligjor dhe kushtetues, ka një defekt të cilin nga ana ndërkombëtare shihet se e prevalon të drejtën tonë për të shtrirë sovranitetin në veri.

    Hysen Gecaj, kolonel i FSK-së në pension, tha se vizita në Beograd të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është përgatitje e terrenit për dialog. Ai tha se edhe vizita e drejtorit të CIA-s, është me mesazh të qartë.

    Gecaj tha se NATO dhe SHBA kanë kapacitete të menaxhojnë kriza të ndryshme në Ballkan.

  • KFOR-i për patrullimet në veri: Janë rutinore në mbështetje të sigurisë në vend

    KFOR-i për patrullimet në veri: Janë rutinore në mbështetje të sigurisë në vend

    Ushtarët e KFOR-it ditëve të fundit kanë kryer patrullime të shtunën në vijën kufitare Kosovë – Serbi. Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e tilla ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale si dhe konsolidimin e stabilitetit rajonal.

    Gjatë ditës së djeshme, ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindje të misionit KFOR, i cili drejtohet nga NATO, kryen patrullim brenda komunës së Leposaviqit.

    Kjo u bë e ditur nga KFOR-i në një postim të hënën në Facebook.

    Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
    Ky patrullim u tha se është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, që ka për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

  • ​Mbrojtja ajrore rrëzon të gjithë dronët rusë që synojnë Kievin

    ​Mbrojtja ajrore rrëzon të gjithë dronët rusë që synojnë Kievin

    Armiku nuk e ka ulur intensitetin e sulmeve ajrore në Ukrainë dhe Kiev që nga fillimi i shtatorit. Natën e 10 shtatorit, dronët rusë përbënin sërish një kërcënim për kryeqytetin e Ukrainës.

    Kjo u raportua nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit në Telegram .

    Siç u përmend, alarmi ajror u shpall në Kiev rreth orës 04:00 dhe zgjati për gati dy orë.

    “Gjatë gjithë kësaj kohe, dronët rusë po i afroheshin kryeqytetit nga drejtime të ndryshme. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjitha UAV-të e armikut”, thuhet në mesazh.

    Siç raportoi Ukrinform më herët, gjatë natës u shpall një alarm ajror në një numër rajonesh mes sulmit të UAV-ve ruse.

  • Sot publikohet analiza e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”

    Sot publikohet analiza e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”

    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet që sot ta publikojë analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”.

    Ngjarja pritet të nis nga ora 14:00, në Hotel Emerald, në Prishtinë.

  • “Linja e Jetës” mbanë aktivitete në Ditën ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes

    “Linja e Jetës” mbanë aktivitete në Ditën ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes

    Me rastin e Ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, organizata “Linja e Jetës”, do të përmbyll peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes.

    Me rastin e kësaj dite, do të mbahet edhe tryezë diskutimi me temën “Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen”, ndërsa në orën 19:00 para Teatrit Kombëtar do të ndezën qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura.

  • Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat

    Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat

    Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhënat e raportit të tyre tregojnë që në vitin 2023 ka pasur regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë dhe gjykatat.

    “Sa i përket prishjes së komoditetit që po i pritojnë KPK-ja dhe KGJK-ja, në këtë rast prokurorët dhe gjyqtarët, sipas të dhënave që FOL e ka bërë një raport për vitin 2023, nga 1 mijë e 106 lëndë të korrupsionit sa kanë qenë në punë, në shtatë prokuroritë themelore dhe atë Speciale gjatë vitit 2023, vetëm 476 prej tyre kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak dhe 630 lëndë të reja. Prokuroritë kanë zgjedhur veç 500 lëndë, që i bie diku në përqindje rreth 45% të të gjitha lëndëve në punë”, tha Demolli-Nimani

    Sipas saj, kjo i bie që lëndët që i kanë në punë nuk i trajtojnë seriozisht. Ajo tha se e njëjta përqindje është edhe tek gjykatat.

    “Nga 128 lëndë të korrupsionit, 104 prej të cilave kanë qenë të trashëguara dhe 24 të reja, kanë arritur t’i zgjidhin vetëm 56 lëndë apo 44% të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë. Viti 2023 kemi vlerësu që ka pasur regres sa i përket luftimit të korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, duke u bazuar në statistikat që i kemi marrë nga KPK dhe KGJK”, tha Demolli-Nimani.

  • Sot shpaloset vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror

    Sot shpaloset vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror

    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot.

    Këtë pritet ta bëjë Instituti Demokratike i Kosovës (KDI).

    Ngjarja pritet të nis nga ora 11:00, në zyrat e KDI-së, rruga Bajram Kelemendi.