ATV

Category: Lajme

  • Dhunohet një femër në Skenderaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Dhunohet një femër në Skenderaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Policia e Kosovës njofton se lidhur me datë 07/08 të këtij muaji është raportuar për një rast dhunimi në Skenderaj.

    Lidhur me rastin, viktima femër është dërguar në ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24-orëve

    Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24-orëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24- orëve të kaluara ka shqiptuar 2234 gjoba në trafik.

    Sipas raportit të policisë, gjatë 24-orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

    Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  • Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor

    Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor

    Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA.

    Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale.

    “Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, ka thënë Kim sipas agjencisë KCNA.

    Kim i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi, raporton rel.

    Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm, Koreja e Veriut aktualisht posedon rreth 50 koka bërthamore, ndonëse shifra e saktë nuk dihet.

  • ​Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja”

    ​Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja”

    Ambasada e Francës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL sot ka lansuar projektin e barazisë për të gjithë së bashku.

    Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon, në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

    Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe si presidente e Kosovës por tani edhe përmes fondacionit Jahjaga po e shfrytëzon autoritetin e saj moral për të mbështetur gratë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

    Sipas saj Kosova në aspektin legjislativ ka bërë hapa pozitiv por që zbatueshmëria e tyre mbetet sfidë.

    Arber Nuhiu në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL tha se ky projekt i përbashkët synon ta adresoj dhe parandaloj përhapjen e retorikes kundër të drejtave te njeriut kundër grave dhe kundër personave LGBT+.

    Ai tha se me këtë projekt synohet fuqizimi i individëve dhe organizatave qe përfaqësojnë këta persona.

    Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit.

  • Dronët ukrainas kërcënojnë aeroportet e Moskës teksa rusët shënjestrojnë Kievin

    Dronët ukrainas kërcënojnë aeroportet e Moskës teksa rusët shënjestrojnë Kievin

    Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme t ë shumta ruse me dronë dhe raketa kanë shënjestruar Kievin dhe infrastrukturën kritike në verilindje të Ukrainës.

    Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë thënë se sulmet me dronë, të nisura prej Ukrainës, kanë vrarë një grua afër kryeqytetit dhe kanë detyruar pezullimin e fluturimeve në tri aeroporte në Moskë.

    Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, ka thënë se një grua 46-vjeçare është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qytezën Ramenskoje, kur dronët kanë goditur ndërtesat në rajonin e Moskës.

    Dhjetëra banorë janë evakuuar prej një blloku tejet të dëmtuar të banesave, kanë thënë zyrtarët.

    Mediat lokale kanë cituar burime të mbrojtjes ruse të kenë thënë se njësitet për mbrojtje ajrore kanë shkatërruar 144 dronët ukrainas që kanë depërtuar në qendër të Rusisë gjatë natës.

    Autoriteti kombëtar i aviacionit në Rusi, Rosaviyatsiya, ka thënë se si pasojë e sulmeve me dronë janë pezulluar fluturimet në tri aeroportet në Moskë – Domodedovo, Zhukovski dhe Vnukovo – për arsye të sigurisë.

    Disa orë më vonë, aeroportet është thënë të jenë funksionalizuar.

    Ndërkohë, forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka kryer sulme gjatë natës me dy raketa dhe të paktën 46 dronë, por që ka arritur t’i rrëzojë 38 dronë.

    Zyrtarët në Kiev kanë thënë se nuk është raportuar për dëme në qytet.

    Në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Sumi, administrata ushtarake ka thënë se forcat ruse kanë kryer sulme në infrastrukturë kritike.

    Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar pretendimet e asnjërës palë.

    Ndonëse Moska ka kryer sulme me dronë dhe raketa qysh prej nisjes së luftës, 36 muaj më parë, ajo është duke u përballur secilën herë e më shumë me sulme me dronë të nisur prej Ukrainës.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

  • ​Këto janë rastet e raportuara të dhunës në familje

    ​Këto janë rastet e raportuara të dhunës në familje

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

    Dhuna në familje është raportuar në fshatin Istog ku një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    “Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.

    Në Komunën e Gjakovës nënë e bijë kanë lajmëruar se bashkëshorti/babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

    “I dyshuari për momentin nuk është arrestuar pasi që ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

    Poashtu në Lipjan një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin ajo bashkëjeton.

    “Më pas vëllai i viktimës e ka sulmuar te dyshuarin e cekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

    Derisa në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj si dhe e kishte sulmuar fizikisht.

    “Lidhur me rastin është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur pasi ishte larguar nga shtëpia. Viktima për momentin është strehuar tek familjarët e saj”, thuhet në raportin e policisë.

  • Dy motoçiklistë hedhin bombën në kopshtin e shtëpisë në Isniç

    Dy motoçiklistë hedhin bombën në kopshtin e shtëpisë në Isniç

    Dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Isniç të Deçanit, ku në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.

    Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

  • ​Inflacioni i Gjermanisë bie nën 2 për qind për herë të parë që nga marsi 2021

    ​Inflacioni i Gjermanisë bie nën 2 për qind për herë të parë që nga marsi 2021

    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e parë që ka rënë nën 2% që nga marsi 2021.

    Sipas autoritetit federal të statistikave, Destatis, ulja e çmimeve të energjisë kontribuoi ndjeshëm në ngadalësimin e normës së inflacionit në muajin gusht krahasuar me muajt e mëparshëm.

    Produktet energjetike pësuan një rënie të çmimeve prej 5.1% në gusht me bazë vjetore.

    Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet, ende mbi mesataren, vazhduan të nxisin inflacionin në rritje, vuri në dukje Destatis.

    Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve u rritën me 3,9% në gusht 2024.

    Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.1% në muajin gusht./AA/

  • Përplasen autobusi dhe kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona dërgohen në Emergjencë

    Përplasen autobusi dhe kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona dërgohen në Emergjencë

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Carralevë – Duhël, ku një kamion dhe një autobus janë ndeshur dhe për pasojë tre persona u lënduan, raporton Gazeta Sinjali.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.

    Bytyqi po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët nga autobusi, që u rrokullis pas përplasjes.

    “Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion.

    Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.

    Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.

    Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.”– thuhet në përgjigjen e Policisë.

  • Vuçiq i ankohet presidentit të ri të Izraelit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend

    Vuçiq i ankohet presidentit të ri të Izraelit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me presidentin izraelit Isaac Herzog është ankuar se “njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj, por në të njëjtën kohë ka shprehur dëshirën që Serbia me udhëheqjen e re Izraelit, “do të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe”, ka kumtuar shërbimi për media i Vuçiqit.

    “Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiqi dhe ka shtuar se “biseda e sotme me presidentin Herzog do të kontribuojë gjithashtu në një mirëkuptim më të mirë ndërmjet dy shteteve”.

    Vuçiq ka shprehur pritjen se presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur, “çështjen e ndjeshme të Kosovës”.

    Ai gjithashtu ka shprehur pritjen që të dy vendet të vendosin kontakte më të shpeshta, në mënyrë që të diskutojnë rregullisht për tema me interes të përbashkët.