ATV

Category: Lajme

  • Dejona Mihali përfundon dëshminë në Prokurorinë Speciale, nuk pranon të deklarohet

    Dejona Mihali përfundon dëshminë në Prokurorinë Speciale, nuk pranon të deklarohet

    Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

    Pas intervistimit, ajo doli e buzëqeshur, por që nuk pranoi të deklarohet para gazetarëve në lidhje me ftesën e Prokurorisë.

    Nga Prokuroria Speciale e kanë konfirmuar se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares “për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”.

     

  • Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

    Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës.

    Ndërkaq, në një sulm ajror mëngjesin e 20 shtatorit, që goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës, la të vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe fëmijë, tha Mbrojtja Civile e Gazës. Një tjetër person u vra në Qytetin e Gazës, kur një sulm ajror goditi një grup njerëzish që ishin në rrugë.

    Në Beit Hanun, në veri të Qytetit të Gazës, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur një automjet u godit nga një sulm ajror izraelit, tha Mbrojtja Civile.

    Mbrëmjen e së enjtes, gjashtë persona ishin vrarë kur një sulm ajror shënjestroi një shtëpi në Qytetin e Gazës, ndërkaq nga një person u vra edhe në Beit Lahja.

    Izraeli pretendon se shënjestron vetëm radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera të armatosura, që sipas tij, vënë në rrezik civilët, pasi operojnë në zonat e banuara.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona.

  • Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë

    Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë

    Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

    Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

    Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

  • VV e përjashtoi, a do të jetë Haki Abazi pjesë e ndonjë partie tjetër politike?

    VV e përjashtoi, a do të jetë Haki Abazi pjesë e ndonjë partie tjetër politike?

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që para një viti (2023), ta përjashtojë deputetin Haki Abazi, duke u bërë kështu deputeti i parë që është përjashtuar nga një grup parlamentar (sepse në raste të tjera deputetët me dëshirë janë larguar nga një parti politike)

    I ftuar në emisionin “LIBERO”, ai e përmendi këtë moment detajisht, duke treguar për fillet e nisjes së problemeve deri te problemi kryesor… Derisa potencoi se sukseset e tij (sidomos gjatë kohës sa ishte Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë) e penguan Albin Kurtin.

    “…Në një moment suksesi i Komisionit dhe i imi si Kryetar është bërë përplasje kryesisht me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje (Kryeministrin e tanishëm), sepse ideja këtu është mbytëse – nuk është përkrahëse dhe nuk është se si mundemi kolektivisht dhe në mënyrë ekipore t’i ngrisim çështjet e t’i realizojmë objektivat dhe rezultatet… Ideja është që askush të mos dalë i suksesshëm… Nuk e durojmë të suksesshmin dhe suksesin e tjetrit…”, tha Abazi.

    I pyetur se a do të anëtarësohet në ndonjë parti politike, ai e mohoi një gjë të tillë (të paktën për këtë mandat)

    “…Absolutisht jo… Jemi në fund të mandatit, as që ja vlen… Ne kemi bërë një tentim që ta bëjmë një grup parlamentar të të pakënaqurve (nga parti të ndryshme) dhe në momente të fundit është tradhtuar ajo ide nga njëri nga deputët aty…Tradhtinë e kemi pjesë të ADN-së…”, deklaroi ai.

    Vlen të theksohet se Haki Abazi vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si i pavarur.

    Intervistën e plotë të Haki Abazit, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

  • Vdes në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë

    Vdes në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë

    Ka vdekur në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë.

    Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

    “Po, mund të ju konfirmoj se personi i plagosur, nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve”, tha Syla.

    LEXONI EDHE:

    “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

  • Prokuroria Speciale thotë se Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

    Prokuroria Speciale thotë se Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

    Prokurorinë Speciale e ka konfirmuar se koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, raporton Ekonomia Online.

    Përmes një komunikate për media, prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

    “Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

  • “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

    “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

    Ish-kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje për këtë incident.

    “Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.

    Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij ani pse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.

    Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira.

    Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës.” – ka njoftuar Bahtiri.

    E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

  • E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

    E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42 në rrugën “Fatime Hetemi”.

    “Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

    Në lidhje me këtë rast, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

    Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të plagosur

     

  • Aktakuzë kundër 7 personave: Çdo ditë i kontrabanduan deri në 15 migrantë, secili pagoi rreth 600 euro

    Aktakuzë kundër 7 personave: Çdo ditë i kontrabanduan deri në 15 migrantë, secili pagoi rreth 600 euro

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

    Të akuzuarit për këtë rast janë S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R.

    Sipas aktakuzës, “të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë.

    Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së.” – ka njoftuar Prokuroria.

    Ndërsa, të akuzuarit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., “nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës.”

    Tutje në njoftim thuhet se i akuzuari M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë deri në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjes, “dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.”

    Gjithashtu, të akuzuarit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., “me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.“

    “Po ashtu, i pandehuri O.A., në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së.”

  • Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, sulmoi seksualisht ish-të dashurën

    Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, sulmoi seksualisht ish-të dashurën

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “SULM SEKSUAL – Rr. Pejës, Fushë Kosovë 17.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.