ATV

Category: Lajme

  • Bashkimi Evropian kërkon llogaridhënie për sulmin terrorist në Basnjkë

    Bashkimi Evropian kërkon llogaridhënie për sulmin terrorist në Basnjkë

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

    Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

    “Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.

    “Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

  • ​Nderohet heroi Afrim Bunjaku

    ​Nderohet heroi Afrim Bunjaku

    Në shënimin e një vjetorit të rënies së heroit, policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrin e punëve të brendshme Xhelal Sveçlën kanë vizituar familjen e tij.

    Pas vizitës, krerët e shtetit bënë homazhe para varrit të tij në varrezat e Samadrexhës në Vushtrri.

    Të pranishëm ishin edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffery Hovenier, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, djali i Bunjakut dhe të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit 2023, në Banjskë nga grupi terrorist i drejtuar nga Milan Radojçiq.

    Pas një viti, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për 45 të pandehurit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë sulm terroristë. /kp

  • Abdixhiku: Afrim Bunjaku u sakrifikua për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse

    Abdixhiku: Afrim Bunjaku u sakrifikua për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, duke thënë se ai e sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës.

    Ai ka deklaruar se vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë, e sipas tij, dënimi i terroristëve dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizatore e agresionit “janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”.

    “Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponsorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së KosovësAfrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”, thuhet në mesazhin e LDK-së në Facebook.

    Sipas Abdixhikut, rreshteri Bunjaku do të mbetet përherë në kujtesën shtetërore “si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës”.

  • Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

    Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • ​Osmani në një vjetorin e rënies së heroit Bunjaku: Liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm

    ​Osmani në një vjetorin e rënies së heroit Bunjaku: Liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.

    “Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

    24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës pasi Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist.

    Rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulm. Babai i tre fëmijëve, heroi më i ri i shtetit të Kosovës, u qëllua nga dy drejtime të ndryshme në afërsi të kësaj ure, e si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy policë të tjerë.

  • ​Kurti arrin në familjen e heroit Afrim Bunjaku

    ​Kurti arrin në familjen e heroit Afrim Bunjaku

    Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

    Ai aktualisht po viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë dhe më pas do të bëjë homazhe dhe vendos kurora me lule.

    Gjithashtu do të bëhet edhe i dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë.

  • ​Gjakovë, raportohet zjarrvënie në stallë

    ​Gjakovë, raportohet zjarrvënie në stallë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Botush, të Gjakovës, të hënën është raportuar për një zjarrvënie.

    Sipas policisë ankuesi ka raportuar se stalla në të cilën kishte rreth 2 mijë e 500 ballë dujë-ushqim për bagëti, në rrethana të panjohura i janë djegur.

    “Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Vidhen para, pulla postare dhe mbushje të telefonave në Postën e Kosovës

    Vidhen para, pulla postare dhe mbushje të telefonave në Postën e Kosovës

    Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë kryer vjedhje.

    Ai ka raportuar se janë vjedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300 deri në 400 euro.

    “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportine policisë.

  • ​Kosova merr pjesë në Botërorin e Kickbox-it

    ​Kosova merr pjesë në Botërorin e Kickbox-it

    Nga 24 deri më 29 shtator, në Tashkent të Uzbekistanit do të zhvillohet Kampionati Botëror i Kicbox-it për senior. Në këtë kampionat Kosova do të paraqitet me kickboksierin Ermal Ferati i cili do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Menxhiqi.

    Ferati dhe Menxhiqi, së bashku me Kryetarin e Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli tashmë janë nisur drejt Uzbekustanit me bindjen e plotë se do të arrijnë suksese të tjera pas atyre të kampionateve të mëparshme gjatë këtij viti.

    Kujtojmë se Uzbrekistani është vend i cili ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe vet pjesëmarrja në këtë kampionat është suksese në vete duke ditur se në shumë raste ka qenë pikërisht sporti ai që ka bërë që flamuri Kosovës të valojë edhe në vendet që janë kundër Kosovës si shtet i pavarur.

  • Një rrugë rajonale që çon te Banjska merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

    Një rrugë rajonale që çon te Banjska merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti Ballaban – Banjskë me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Të martën do të mbahen disa aktivitete në nderim të heroit Bunjaku.

    Në mbledhjen elektronike që Qeveria e ka mbajtur të hënën janë marrë disa vendime.

    Gëzm Paci është emëruar si kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, ndërsa Genc Metaj është emëruar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave.

    Gjitha vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të hënën:

    Gjitha vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të hënën:

    • Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

    • Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

    • Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

    • Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

    • Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

    • Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

    • Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

    • Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

    • Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.