ATV

Category: Lajme

  • Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

    Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

    Sot do të mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë

    Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

    Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Ndër të tjerash, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.

  • Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët

    Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët

    Sirenat paralajmëruese janë aktivizuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tel Avivit dhe në Gush Dan, pak pas orës 5.30 të mëngjesit me orën tonë, për shkak të lëshimit të një rakete tokë-tokë nga Libani.

    Sipas mediave ndërkombëtare raketa u kap dhe shkollat ​​do të hapen normalisht sot.

    Kjo është hera e parë që Hezbollahu ka vënë në shënjestër Tel Avivin që kur filloi të sulmonte me raketa Izraelin pas 7 tetorit.

    Raketat prekën vende të tjera në Izraelin qendror: Gush Dan, Ramat Gan, Tolemy Elazar dhe Mensha.

    Ndërkohë, Izraeli filloi ditën e tretë të sulmeve në Libanin jugor të mërkurën, disa orë pasi Hezbollah konfirmoi vdekjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror në Bejrut dhe një ministër libanez tha se vetëm Uashingtoni mund të ndihmojë në përfundimin e luftimeve.

    Mediat libaneze raportuan se sulmet ajrore izraelite kishin shënjestruar disa zona në jug të vendit, nga ora 5 e mëngjesit.

  • SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

    SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

    Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të jep llogari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kosova duhet të angazhohet më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë, pasi konsiderojnë se institucionet e vendit s’kanë arritur ta shfrytëzojnë maksimalisht sulmin në Banjskë për të përfituar në aspektin politik ndaj Serbisë. Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për ta mbajtur Serbinë përgjegjësi e kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti.

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se shteti serb është përgjegjësi i plotë për sulmin terrorist në Banjskë.

    Megjithëse shtetet ndërkombëtare po kërkojnë që vetëm përgjegjësit e sulmit terrorist të dalin para drejtësisë, Arifi shton se perëndimi herët apo vonë do t’i kërkojë Serbisë të jep llogari për atë çka ka ndodhur më 24 shtator 2023.

    “Shteti serb është përgjegjës i plotë për të gjitha ato që kanë ndodhur, derisa nuk i merr masat adekuate të cilat perëndimi po i kërkon dënimin e përgjegjësve për sulmin terrorist. Perëndimi është duke kërkuar por duhet kuptuar që gjithmonë ekziston një balancë politik, ku perëndimi po mendon që me kohë do të arrijnë që Serbia të bëjë detyrën t’i dënojë ata që përdorin agresion terrorist ndaj një vendi tjetër. Herët ose vonë Serbia do të mbajë përgjegjësi ose do të jep llogari për atë çka ka ndodhur…Në nivelin politik është kërkuar përgjegjësi nga të gjitha shtetet e NATO-s. Tani ka mbetur vetëm aspekti juridik dhe tash është çështja në proces dhe po besoj se në momentin kur të përfundojë gjykimi do të ketë llogaridhënie me insistim”, thekson Arifi.

    Ndërkaq, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë.

    Sipas tij, në situatën mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë interesa dhe jo çdo herë e vërteta dhe drejtësia është parimi kryesori i vendimmarrjes së ndërkombëtarëve.

    “Në këto konteste komplekse, siç është mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht që ka shumë interesa. Për këtë arsye jo çdo herë e vërteta dhe drejtësia është parimi kryesor i vendimmarrjes. Ka qenë krejtësisht i padrejtë që s’ka pas një përkrahje më të madhe për Kosovën në raport me Serbinë, mirëpo kjo është politika e vrazhdë ndërkombëtare dhe këto janë interesat e mëdha dhe shumëdimensionale. Nuk duhet të viktimizohemi por qeveria e Kosovës duhet që me anë të punës së madhe në diplomaci të gjejë mënyrën më të mirë që kjo e vërtetë e jona të ketë një lloj mirëkuptimi dhe një rezultat sa i përket dënimit të Serbisë”, deklaron Muxhiri.

    Megjithatë, ai deklaron se qeveria s’ka arritur të shfrytëzojë sulmin terrorist në Bansjkë për të përfituar në aspektin politik.

    “Në kontekstin politik kjo nuk ka arritur të përkthehet në favorin tonë maksimalisht. Ka pas lobime të shumta, interesa të shumta si rajonale ashtu dhe ndërkombëtare kështu që për fat të keq Kosova s’ka arrit të përfitojë maksimalisht nga kjo situatë edhe pse e drejta e plotë ka qenë në anën e saj. Serbia e ka shkel të gjithë idenë e dialogimit dhe punës së përbashkët për të arritur një marrëveshje”, thekson Muhaxhiri.

    Në 1 vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, të martën krerët institucional bënë homazhe pranë varrit të rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe emërtuan rrugën Banjskë-Zçevan “Afrim Bunjaku”.

    Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave. Sipas aktakuzës, grupi terrorist në krye me Milan Radojiçiqin, kanë synuar që përmes përdorimit të forcës me armatim të rëndë, të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës./kp

  • Guterres: Situata globale është e paqëndrueshme

    Guterres: Situata globale është e paqëndrueshme

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

    “Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës të tjerë.

    Duke përmendur thellimin e ndarjeve gjeopolitike, luftërat, ndryshimet klimatike e armët bërthamore, ai tha njerëzimi “po shkon drejt të paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën”.

    Por, tha ai, “sfidat që ne përballemi mund të zgjidhen” nëse komuniteti ndërkombëtarë përballet me rreziqet e paqëndrueshmërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe mosndëshkimit, që tha se minojnë ligjin ndërkombëtar dhe parimet themeltare të OKB-së.

    Nisja e takimeve të udhëheqësve botërorë në OKB po ndodh në kohën kur në botë janë rritur ndarjet, po zhvillohen luftëra në Gazë, Ukrainë e Sudan, dhe ka rrezik edhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

    Në fjalim, ai paralajmëroi se Libani, ku Izraeli ditëve të fundit ka kryer sulme vdekjeprurëse ajrore, nuk duhet “të shndërrohet në një Gazë të re”.

    Ndërkaq, Guterres gjatë një fjalimi në “Samitin e të ardhmes” të mbajtur të dielën, tha se konfliktet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, por edhe sistemi i sigurisë globale po “kërcënohen nga ndarjet gjeopolitike dhe zhvillimet e armëve të reja”.

    Në punimet vjetore të OKB-së, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që me gjasë do të jetë pjesëmarrja e madhe e tij e fundit në skenën botërore.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve javën e kaluar se në punimet e OKB-së, SHBA-ja do të fokusohet në dhënien fund të luftërave në botë./REL

  • Gërvalla: Zvicra mbështetëse e proceseve historike të Kosovës

    Gërvalla: Zvicra mbështetëse e proceseve historike të Kosovës

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.

    Bëhet e ditur se temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal. Ajo falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetn-dërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    “Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, theksoi ministrja Gërvalla duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën Zvicerane.

  • Epoka e influencuesëve – pagesat e “majme” në rrjete sociale

    Epoka e influencuesëve – pagesat e “majme” në rrjete sociale

    Puna si  influencer (ndikues), ndonëse ende ka dilema se a cilësohet si profesion apo jo, trendi i tyre ka vërshuar edhe terrenin kosovar të marketingut online, përmes rrjeteve sociale.

    Temë diskutimi ishte edhe të hënën në emisionin Libero në ATV, ku mes tjerash u fol edhe për kulturën dhe botën e influencerëve, e në veçanti u potencua edhe për përfitimet monetare që vijnë si rrjedhoj e bashkëpunimeve mes influencerëve dhe kompanive që zgjedhin të reklamojnë përmes tyre.

    Në një lidhje direkte, influencerja nga Tirana, Vivien Thano, foli për çmimet që qarkullojnë në këtë treg, në bazë të asaj që ofrojnë.

    “Shembull, si tip pakete e cila mund të përfshijë 4 stories dhe një post në feed ( flasim për platformën Instagram) mund të shkoj si pagesë nga 500-700 euro(min) deri në 1 mijë e tutje. E poashtu, ka raste kur influenceri/ja bën një reklamë në vlerë4000-5000 euro dhe në këmbim përfiton shërbime apo produktenë atë vlerë monetare nga kompania”, u shpreh Vivien.

    Prezenca e hovshme në rrjete sociale, edhe në Kosovë, ka ndikuar që shumë kompani të kalojnë tek ky model, e poashtu të shihet si një strategji efikase për bizneset ose kompanitë të cilët kanë mundësinë të përzgjedhin target-grupin e blersëve apo konsumatorëve të tyre.

    E kjo, fal figurave që ofrojnë përmbajtje konstante online dhe kanë ndikim në audiencë (tek ndjekësit e tyre).

    Për të ndjekur më shumë këtë diskutim, ndiqni emisionin e plotë:

  • Dje vdiq motra e Adem Jasharit, Kurti me ministra e deputetë shkojnë për ngushëllime

    Dje vdiq motra e Adem Jasharit, Kurti me ministra e deputetë shkojnë për ngushëllime

    ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti me ministra, deputetë e drejtues të Policisë së Kosovës, kanë shkuar për ngushëllime në familjen Jashari pasi dje vdiq Havë Jashari, motra e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.”

    Ata janë mirëpritur nga Rifat Jashasri dhe anëtarë tjerë të familjes.

    “Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj.”

  • Sulmi në Banjskë, nesër mbahet seanca ndaj të akuzuarve

    Sulmi në Banjskë, nesër mbahet seanca ndaj të akuzuarve

    Seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit do të mbahet nesër.

    Kështu ka njoftuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, tha ajo.

    Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.
    Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.

    Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

  • ​Superkupa e Kosovës Femrat në Pejë

    ​Superkupa e Kosovës Femrat në Pejë

    Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet këtë vit në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohen ndeshje të jashtëzakonshme që nga çerekfinalet deri në finale.

    Pas përfundimit të konkursit dhe bazuar në kompetencat që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Bordi ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024. Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK.

    Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25.

    Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.

  • Kearns kujton Banjskën dhe Bunjakun, kërkon që përgjegjësit të përballen me drejtësinë

    Kearns kujton Banjskën dhe Bunjakun, kërkon që përgjegjësit të përballen me drejtësinë

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

    Ajo ka kërkuar që Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit tjerë të vihen para drejtësisë.

    “Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit që nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimi ndhe paqen në Ballkan”, ka shkruar ajo në platformën “X”.