ATV

Category: Lajme

  • ​Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    ​Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Sipas KQZ-së gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

    KQZ ka njoftuar se parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

    “Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse. Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555”, thuhet në njoftim.

  • ​Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    ​Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

    “Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit pa u bërë të ditura arsyet e shtyrjes.

  • ​Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

    ​Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

    Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

    Ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës e cila sipas saj bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

    “E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyer përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse. Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jahjaga.

  • ​Komuna e Prishtinës vendos t’i liroj nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së UÇK-së

    ​Komuna e Prishtinës vendos t’i liroj nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së UÇK-së

    Komuna e Prishtinës ka marr vendim për lirimin nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prishtina.

    Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1 tetor 2024.

    “Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në arsyetimin e vendimit thuhet se “ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare”.

  • ​“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

    ​“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

    Udhëtimi në destinacione më pak të njohura ofron përvoja unike dhe njohuri për kultura të ndryshme.

    Ndërsa pikat e njohura turistike shpesh marrin vëmendjen më të madhe, eksplorimi i këtyre vendeve alternative ofron përfitime përtej kursimeve të kostos.

    Udhëtimi në vende më pak të njohura ju mundëson një përvojë më gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar një shans për të zbuluar aspekte të botës që mund të mos i kishit parashikuar.

    “Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në 2024 (Shqipëria, Uzbekistani, Butani, Finlanda, Laosi).

    Shqipëria

    Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore.

    Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare përgjatë detit Jon që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë.

    Shqipëria karakterizohet nga male dhe lugina mahnitëse, ku vizitorët mund të eksplorojnë qytete të epokës osmane, rrënojat romake dhe liqene piktoreske.

    Tirana, kryeqyteti, paraqet një atmosferë të gjallë urbane me kafene, restorante dhe muze.

    Kuzhina lokale ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah përbërësit e freskët.

    Ndërsa turizmi rritet, gjuha dhe traditat unike të Shqipërisë ofrojnë një përvojë të veçantë për vizitorët./ATSH/

  • Dështon votimi i buxhetit për vitin 2025 në Kuvendin Komunal të Prishtinës

    Dështon votimi i buxhetit për vitin 2025 në Kuvendin Komunal të Prishtinës

    Ka dështuar votimi i buxhetit për vitin 2025 në Kuvendin Komunal të Prishtinës, për shkak të mungesës së korumit.

    Mësohet se asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën, ndërsa asambleistët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë fare në këtë seancë.

  • Osmani liston takimet në Nju Jork, veçon diskutimin me Biden

    Osmani liston takimet në Nju Jork, veçon diskutimin me Biden

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork.

    Në mesin e disa ngjarjeve, ajo ka përmendur diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

    “Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka listuar ajo në facebook.

  • Vështirësitë e përkthimit në gjykata, KGJK-ja e shqetësuar për mungesë të aplikantëve

    Vështirësitë e përkthimit në gjykata, KGJK-ja e shqetësuar për mungesë të aplikantëve

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në mbledhjen të mbajtur të shtunën ka miratuar rekomandimet të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, raporton Ekonomia Online.

    Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, ka thënë se në takimin me Asamblenë e Kryetarëve të Gjykatave, janë diskutuar tri çështje.

    Sipas tij e para ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve të konfiskuara, në të cilën tha se është vendosur që të diskutohet bashkërisht me kryeprokurorët, për praktikat dhe prioritet mbi çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit.

    Pika e dytë, sipas Zogajt, ka qenë plani i veprimit për drejtuesin procedurale për degën në Fushë Kosovë.

    Dhe pika e tretë ka qenë vështirësitë lidhur më çështjen e përkthimit në gjykata.

    Zogaj tha se është shtruar nevoja e një reagimi me urgjencë nga ana e sistemit gjyqësor për këtë çështje, për shkak se problematikat janë seriozë dhe se gjasat janë se nëse nuk ka veprim do të “kemi thellim të krizës për përkthim”.

    Ai tha se tani mbete detyre KGjK-së dhe KPK-së për organizim te takimit për këtë çështje ku u dha edhe propozimi që çështjet e përkthimit të barten tek komisioni i administrimit të gjykatave dhe sekretariatit.

    “Takimi është mbajt me rekomandime, kemi disa çështje. Pika 1 e rekomandimit ka qenë praktika gjyqësor për shitjen e aseteve, dhe jepen në shfrytëzim apo shkatërrim në rastet e sekuestrimit dhe konfiskimit. Dhe si konkludim i këtij takimi është që të shikohet mundësi e dakordimit e asamblenë se gjykatave me kryeprokurorët e të gjithë prokurorive ku do të marrin pjesë edhe kryesuesit e dy këshillave për të diskutuar praktikat dhe prioritet mbi çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit. Pika e dyte ka qenë plani i veprimit për drejtuesi procedurale për degën në Fushë Kosovë dhe është miratu”.

    “Çështja tretë ka qenë vështirësitë lidhur më çështjen e përkthimit në gjykata. Është shtruar nevoja e një reagimi me urgjencë nga ana e sistemit gjyqësor për këtë çështje, për shkak se problematikat janë seriozë dhe gjasat janë se nëse nuk kemi veprim nga KGJK do të kemi thellim të krizës për përkthim. Duke pasur parasysh faktin që ka pasur mungesë të aplikantëve për disa pozita në Gjykata, rekomandimet e asamblesë janë që të bëhen vlerësimet potencialisht për uljen e kritereve të kualifikimeve të kandidatëve për përkthyes në gjykata, që të jetë pozitë e cila nuk e krijon situatën kur përkthyesit ikin dhe shkojnë një në institucion tjetër. Është kërkuar nga sekretariati që të bëhet një raportim për tre mujorin që të shkohet sa është mbulesa e kësaj materie”, ka thënë ai.

    Po ashtu në këtë takim u miratua draft Rregullorja për Procedurën Disiplinore për Nivelin Drejtues i Lartë 1, Administrator dhe Zëvendës Administrator në Administratën e Sistemit Gjyqësor si dhe draft Rregullorja . për Procedurën e Përzgjedhjes dhe Emërimin e Drejtorit të Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

  • Gjermani: Arrestohet shqiptari, i gjenden gjashtë armë dhe 11 karikatorë në çantë

    Gjermani: Arrestohet shqiptari, i gjenden gjashtë armë dhe 11 karikatorë në çantë

    Një shqiptar është arrestuar në Gjermani.

    Mediat gjermane, raportojnë se 38-vjeçarit të lindur në Suedi iu gjetën gjashtë armë të zjarrit me 11 karikatorë në një çantë të shpinës.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Rostock.

    Fillimisht, ai bashkë edhe me dy të tjerëm gjatë një kontrolli në portin e Rostockut.

    Thuhet se gjatë ndjekjes, në Bentwisch, ai doli nga makina, hodhi çantën e shpinës dhe iku në këmbë, shkruajnë mediat gjermane.

    Autoritetet janë angazhuar në kërkim edhe për veturën që i takonte shqiptarit, një VW Passat me targa suedeze, duke kërkuar informacion nga dëshmitarët.

    Duke qenë se policia fillimisht nuk mundi të përjashtonte një rrezik nga përmbajtja e çantës së shpinës, u thirr shërbimi i sigurisë së municioneve. 21 banorë në zonën përreth zonës u evakuuan strehuan përkohësisht në një ndërtesë të zjarrfikësve.

    Tashmë 38-vjeçari po hetohet për shkelje të ligjit për armët dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullimin rrugor.

  • Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

    Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës.

    Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.