ATV

Category: Lajme

  • Izraeli nis operacion tokësor në Liban

    Izraeli nis operacion tokësor në Liban

    Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani.

    Izraeli nisi këtë operacion tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme.

    Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur një zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin.

    Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

    “Në përputhje me vendimin e udhëheqjes politike, disa orë më parë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nisën bastisje të kufizuara, lokalizuara dhe shënjestruara tokësore bazuar në informacionet precize kundër caqeve terroriste të Hezbollahut dhe infrastrukturës në jug të Libanit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të publikuar në orët e vona të 30 shtatorit.

    “Këto caqe gjenden në fshatrat afër kufirit dhe paraqesin kërcënim për komunitetet izraelite në veri të Izraelit”.

    Javëve të fundit, Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore ndaj Hezbollahut, përshirë sulme me raketa që kanë vrarë udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, por edhe kanë marrë jetën e shumë udhëheqësve të Hezbollahut dhe anëtarëve të tjerë të grupeve të sanksionuara militante.

    Zyrtarë të lartë të Hezbollahut kanë thënë ditëve të fundit se luftëtarët e grupit janë “gati nëse Izraeli vendos të hyjë përmes tokës”.

    Nisja e operacionit tokësor erdhi disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, pasi u pyet nëse pajtohej nëse Izraeli do të ndërmerrte një veprim të tillë në Liban, tha: “Jam i qetë nëse ata ndalojnë. Na duhet një armëpushim tani”. /REL

  • ​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

    ​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

    Sipas policisë ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

    “Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

  • Tahiri: Pagat nuk dolën deri në orën 24:00, Qeveria ka kryer shkelje flagrante

    Tahiri: Pagat nuk dolën deri në orën 24:00, Qeveria ka kryer shkelje flagrante

    Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë brenda ditës se djeshme është shkelje flagrante ligjore.

    Ai ka bërë me dije se neni 7 i Ligjit për Pagat thotë se pagat për zyrtarë publikë duhet të realizohen më së voni ditën e fundit të muajit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se mosekzekutimi i pagave paraqet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

    “Mos ekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve. Neni 7, paragrafi 4, i Ligjit për Pagat thotë qartë se, pagat duhet t’u dalin punëtorëve më së voni ditën e fundit të muajit. Kjo do të thotë se sonte deri në orën 24:00, nëse nuk realizohen, Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore. Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës”, ka shkruar Tahiri.

  • Mamografi falas për pjesëtaret e Policisë – Komuna e Prishtinës dhe PK-ja me marrëveshje

    Mamografi falas për pjesëtaret e Policisë – Komuna e Prishtinës dhe PK-ja me marrëveshje

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka lidhur të martën marrëveshje me Shërbimin shëndetësor të Policisë së Kosovës, marrëveshje kjo e cila do të iu mundësoj pjesëtareve të PK-së shërbimin e mamografisë falas, raporton EO.

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku, tha se kjo Drejtori do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare.

    “Jemi marr vesh që Drejtoria e Shëndetësisë gjatë fushatës ‘Race for the cure 2024’ që është fushatë që përkrah gratë me kancer, Drejtoria e Shëndetësisë do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare. Ato që punojnë dhe veproj në Prishtinë, por edhe për ato që kanë gatishmëri nga komunat e tjera të vijë te Qendrat e mamomgrafisë”.

    “E ftuam PK që të jetë pjesë e vrapimit më të madh që bëhet në Kosovë në përkrahje të grave me kancer të gjirit”, ka thënë ai.

    Lindita Kajtazi, drejtoreshë e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një ndihmesë e madhe për të gjitha gratë e PK-së.

    Ajo shtoi se kjo përveç që do të mundësoj të bëjnë mamografi falas, kjo do të jetë edhe një formë sensibilizim, raporton EO.

    “Është një ndihmës e madhe. Ne e morëm lajmin e mirë, e pranuam shumë mirë nga Drejtoria e Shëndetësi që do të ofrohet fals kryerja e mamografisë për të gjitha pjesëtaret e PK-së. Kjo është një ndihmës shumë e madhe që iu ofrohet PK”.

    “Sepse në një mënyrë bëhet vetëdijesim dhe i nxite të gjitha zyrtarët policore që kanë indikacion për kryerjen e mamografisë, kjo është një sensibilizim, por edhe kryerja e mamomgarfisë e cila mundëson identifikimin e hershme të sëmundjes së kancerit të gjirit. Marr parasysh që çdo identifikim i hershme ka edhe mjekim”, ka thënë ajo.

  • Shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Dollc – Zahaq

    Shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Dollc – Zahaq

    Fiks në orën 00:00, u bë shpallja e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Pejë, konkretisht segmenti Dollc – Zahaq.

    Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar ofertën në platformën E-prokurimi.

    Vlera e këtij tenderi është 45 milionë e 690 mijë euro.

    Puna parashihet të kryhet në katër lote.

    Në ofertë është përdorur procedura e hapur, derisa për fitimin e këtij tendeti kusht është çmimi më i ultë.

    Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar, kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës.

  • ​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

    ​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar ndaj djegies së karrigeve të Kuvendit nga deputetët e opozitës PD-së.

    Për aktet e dhunës dhe zjarrin që iu vu karrigeve jashtë parlamentit të Shqipërisë, Rama tha se kjo ishte revoltë e opozitës ndaj vendimit të Gjykatës.

    “Është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige, përfaqësuar ata që i çojnë atje. Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama.

    Kryeministri Rama theksoi se përmes këtyre pamjeve mund të shihet roli që ka politika. Sipas tij politika siç e ka fuqinë të ndërtojë, ka fuqinë edhe të shkatërroj.

    “Pse e solla këtë imazh. E solla këtu sepse dua të them pak fjalë për politikën. Siç ka fuqinë e jashtëzakonshme të ndërtojë, politika ka edhe fuqinë demoniake të shkatërroj. Siç ka fuqitë e jashtëzakonshme të shërojë ka fuqinë djallëzore të plagos, dërrmoj, sakatoj. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka edhe fuqinë të shfarosë dhe unë besoj që midis këtyre dy pamjeve, qëndron ndarja këtu tek ne midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë që përpiqemi të shërojmë, që përpiqemi të mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin”, theksoi Rama.

    Rama poashtu tha se nëse ky ekuilibër do të vendosej mes forcash që janë në njërën anë, në anën e ndërtimit, në anën e shërimit, në anën e mbjelljes dhe të kultivimit dhe jo në anën e shkatërrimit, të plagosjes edhe të shkuljes e të djegies, Shqipëria nuk do të kishte humbur kaq shumë kohë.

    Të hënën në Kuvendin e Shqipërisë në seancën plenare deputetët e opozitës u rreshtuan para foltores në shenjë proteste pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji.

    Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kishin nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit duke ua vënë flakën. /kp

  • Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

    Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

    Është arrestuar dje një grua në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit. Sipas policisë, ajo i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, teksa më parë dyshohet se kishte gënjyer në polici për “sulm seksual”, ndaj saj.

    I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    “Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit  se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Hoxhaj i gëzohet lajmit që ish-kryediplomati kroat u zgjodh Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë

    Hoxhaj i gëzohet lajmit që ish-kryediplomati kroat u zgjodh Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë

    Ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, iu është gëzuar lajmit për zgjedhjen e David Stier, Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë.

    Hoxhaj, tani deputet i PDK-së, ka thënë se Stier është njohjës i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!

    “Më gëzoi shumë lajmi që miku im Davor Stier, dikur ministër jashtëm i Kroacisë 🇭🇷, u zgjodh Shef i Delegacionit të Parlamentit Evropian 🇪🇺 për marrëdhëniet me Kosovën 🇽🇰! Njohjës i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi me të.

  • Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione.

    Në ora 10:00 filllon punën Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues.

    Po ashtu në këtë orë fillon punën edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

    Ndërkaq në ora 11:00 mblidhetKomisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues.

  • Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier

    Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier.

    Gjithashtu, Presidentja Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

    Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

    Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

    Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.