ATV

Category: Lajme

  • Sulmohet fizikisht doktori i Klinikës Infektive në QKUK, arrestohet një person

    Sulmohet fizikisht doktori i Klinikës Infektive në QKUK, arrestohet një person

    Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve qoftë nga pacientët apo familjarët e tyre. Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Veprimet të tilla përbëjnë vepër penale dhe sanksionohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një rast i tillë ka ndodhur të enjten te Klinika Infektive në QKUK, ku një mjek ka qenë cak i një sulmi fizik.

    Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se doktori që u sulmua nga një person është Nderim Hasani, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

    Sipas informacioneve që ka Sinjali, posa Policia është vënë në dijeni lidhur me rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është identifikuar personi i dyshuar.

    I dyshuari që sulmoi mjekun është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

    Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

  • Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

    Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

    Ligjvënësit amerikanë konfirmuan të enjten një anëtar kyç të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, me një votim 74-25 që John Ratcliffe të zgjedhet drejtor i Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA.

    Ratcliffe i cili shërbeu si Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, bëri betimin rreth dy orë më vonë përpara Nën Presidentit JD Vance.

    Nën Presidenti Vance e cilësoi zotin Ratcliffe një “patriot të madh” dhe tha se ka besimin e Presidentit.

    Votimi erdhi tre ditë pasi zoti Trump bëri betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe tre ditë pas një kërkese nga republikanët dhe demokratët më të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit për një votim të shpejtë mbi emërimin e zotit Ratcliffe për të udhëhequr CIA-n.

    “Bota jonë është shumë e rrezikshme që të ketë vonesa nga Senati për konfirmin e drejtorit të CIA-s”, thanë senatorët Tom Cotton dhe Mark Warner në një deklaratë të hënën.

    Ratcliffe është drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar.

  • Sot diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

    Sot diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

    Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës.

    Nga ora 09:15, kadetët do të hyjnë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e veremonisë zyrtare do të bëhet në ora 10:00.

    Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

  • Gjini: Asnjë qeveri në Kosovë nuk ka pasur më shumë nepotizëm se kjo e sotmja

    Gjini: Asnjë qeveri në Kosovë nuk ka pasur më shumë nepotizëm se kjo e sotmja

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Labinot Gjini, në emisionin COMPASS në ATV, ka akuzuar qeverinë për nepotizëm të paparë ndonjëherë në Kosovë dhe kapje të institucioneve shtetërore.

    Gjini tha se qeveria aktuale ka punësuar familjarë dhe militantë partiakë në të gjitha nivelet, duke e bërë nepotizmin dhe kapjen e shtetit një problem më të madh se kurrë më parë.

    “Asnjë Qeveri në Kosovë nuk ka pasë ndonjëherë më shumë nepotizëm se kjo e sotshme, ku kemi pa motra, Vllazni, Baxhanakë, gra dhe të gjitha”, tha Gjini.

    Deklaratën e plotë të Labinot Gjinit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Cana: Kosova është e sanksionuar, arsyet që i përdor pushteti janë subjektive

    Cana: Kosova është e sanksionuar, arsyet që i përdor pushteti janë subjektive

    Kandidati për deputet nga PDK, Edon Cana, në emisionin COMPASS në ATV, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova është e sanksionuar dhe arsyet që përdor pushteti për këtë gjendje janë më shumë subjektive sesa objektive.

    Cana tha se marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe faktorin shqiptar kanë arritur pikën më të ulët, ndërsa raportet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në, janë dëmtuar rëndë.

    “Kosova është sot nën sanksione, edhe e sanksionuar. Kosova sot, nuk është i mirëpritur në Tiranë, nuk është i mirëpritur në Shkup, te faktori shqiptar. Kosova kurrë raportet më të këqija me Shqipërinë nuk i ka pasë. Kosova, në fakt t’ju tregoj që është e turpshme, po ky niveli, domethënë i cili populizmi i shërbehet popullit, është se një kryeministër një mandat të tërë nuk ka qenë i mirëseardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një simptomatikë, një indikacion i qartë sikur ndodhet Kosova. Kjo Qeveri e ka dështu aplikimin në Këshill të Evropës, kjo është faktuale, kjo Qeveri ka dështu në proces të integrimit, sepse nuk ka proces të integrimit”, tha Cana.

    Deklaratën e plotë të Edon Canës në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Kryeziu-Hyseni: Kosova është nën sanksione për përpjekjet e saj për të shtrirë ligjshmërinë dhe sigurinë në çdo cep të Kosovës

    Kryeziu-Hyseni: Kosova është nën sanksione për përpjekjet e saj për të shtrirë ligjshmërinë dhe sigurinë në çdo cep të Kosovës

    Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në emisionin COMPASS në ATV, tha se sanksionet ndaj Kosovës janë rezultat i përpjekjeve për të shtrirë ligjshmërinë dhe për të ofruar siguri në çdo cep të vendit.

    Kryeziu-Hyseni tha këtë çmim Kosova po e paguan paguan për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

    “Kosova është nën sanksione, është në sanksione për shkak të problemeve që kanë ekzistu në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe këtu nuk besoj që ndonjëri prej qytetarëve ndihet i turpshëm, se është Kosova nën sanksione, sepse është në sanksione kur ka qenë në përpjekje për shtri ligjshmërinë, kushtetutshmërinë dhe për të ofru siguri për secilindo cep të Republikës së Kosovës, në kuptimin e asaj për të tregu që jemi tu e mbrojtë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, tha Kryeziu-Hyseni.

    Deklaratën e plotë të Arbëreshë Kryeziu-Hysenit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjini: Vazhdimësia e VV-së në pushtet, vazhdimësi e një Kosove humbëse

    Gjini: Vazhdimësia e VV-së në pushtet, vazhdimësi e një Kosove humbëse

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Labinot Gjini, në emisionin COMPASS në ATV, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si një periudhë të izolimit dhe margjinalizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Gjini tha se katër vitet e fundit kanë qenë dëshmitare të një Kosove të izoluar dhe të sanksionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke theksuar se një vazhdimësi e kësaj qeverie do të përkeqësonte më tej situatën.

    “Kur zonja Kryeziu flet për vazhdimësi ,është vazhdimësi e një Kosove humbëse, sepse në këto katër vite kemi pasë dhe e kemi parë vetëm një Kosovë të izoluar, një Kosovë të sanksionuar, një Kosovë të margjinalizuar dhe një Kosovë të internuar në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gjini.

    Deklaratën e plotë të Labinot Gjinit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Cana: PDK do të ndryshojë kursin e gabuar ku ndodhet Kosova sot në politikën e jashtme

    Cana: PDK do të ndryshojë kursin e gabuar ku ndodhet Kosova sot në politikën e jashtme

    Kandidati për deputet nga PDK, Edon Cana, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi ashpër qeverinë aktuale lidhur me politikën e jashtme, duke thënë se Kosova ndodhet në një kurs të gabuar që ka dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe proceset e integrimit evropian.

    Cana tha se Kosova po përballet me izolim ndërkombëtar, duke përmendur mungesën e vizitave diplomatike dhe përjashtimin nga proceset si ‘Defender 2023’ dhe përafrimi me NATO-n.

    “Kosova sot është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa vizita diplomatike dhe përjashtuar nga procesi i përafrimit me NATO-n. Është hera e parë në historinë e Republikës së Kosovës që ndodh kjo”, tha Cana.

    Deklaratën e plotë të Edon Canës në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Kryeziu-Hyseni: Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim do të jetë në qeverisje

    Kryeziu-Hyseni: Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim do të jetë në qeverisje

    Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e qeverisjes edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe do të vazhdojë realizimin e planeve të saj.

    Kryeziu-Hyseni tha se përparësitë e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me politikën e jashtme, përfshijnë rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e procesit të integrimit evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    “Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim që ka me qenë në qeverisje dhe gjatë mandatit që vjen pas datës 9 shkurt do të vazhdojmë të realizojmë planin tonë të zotimeve nga viti 2021. Ju e dini që tashmë kemi dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Kosova nuk ka qenë ndonjëherë më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës sesa sot”, tha Kryeziu-Hyseni.

    Deklaratën e plotë të saj në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Bllokohet urdhri i Trump për nënshtetësinë

    ​Bllokohet urdhri i Trump për nënshtetësinë

    Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump që shfuqizon garancinë kushtetuese të shtetësisë së të drejtës së lindjes, duke e quajtur atë “qartësisht jo-kushtetuese”.

    Gjykatësi i qarkut i SHBA-së John Coughenour në Seattle vendosi në një çështje të ngritur nga shtetet e Uashingtonit, Arizonës, Illinois dhe Oregon, të cilat argumentojnë se Amendamenti i 14-të i Kushtetutës dhe jurisprudenca e Gjykatës së Lartë çimentonin shtetësinë në lindje.

    Ashtu si avokati i Departamentit të Drejtësisë, Brett Shumate filloi argumentet e tij duke mbrojtur urdhrin ekzekutiv të Trump, gjykatësi Coughenour e ndërpreu atë, duke e pyetur: “A është ky urdhër ekzekutiv kushtetues”

    Gjykatësi e ndërpreu sërish ndërsa Shumate filloi të përgjigjej, duke thënë: “Kjo është qartësisht një urdhëresë antikushtetuese”.

    “Ne shikojmë prapa në histori dhe themi ‘ku ishin gjyqtarët, ku ishin avokatët,” vazhdoi gjyqtari. “Të them të drejtën, nuk e di se si ndonjë anëtar i Odës së Avokatëve mund të thotë me besim se kjo rregullore është kushtetuese.

    Urdhri ekzekutiv, të cilin Trump e nënshkroi të hënën pas marrjes së detyrës, i udhëzon agjencitë amerikane që të refuzojnë të njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse as nëna dhe as babai nuk janë shtetase amerikane ose banore të përhershme të ligjshme.

    Për më shumë se 125 vjet, pothuajse të gjithë të lindurit në tokën amerikane i është dhënë shtetësia, pavarësisht nga statusi i imigrimit të prindërve të tyre. Por shumë e kanë kritikuar praktikën, duke pretenduar se është një “magnet i madh për imigracionin e paligjshëm”.

    Avokatët e Trump kanë argumentuar se Amendamenti i 14-të i Kushtetutës duhet të interpretohet ndryshe. Në mënyrë të veçantë, ata thonë se ka formulim në amendament që do të thotë se nuk duhet të zbatohet për fëmijët e atyre që ndodhen në SHBA ilegalisht ose me viza të përkohshme. Ai seksion thotë: “dhe i nënshtrohet juridiksionit të tyre”.

    Megjithatë, disa shtete dhe grupe të të drejtave civile nuk pajtohen me këtë interpretim dhe thonë se mohimi i shtetësisë në lindje është jo-kushtetues.