ATV

Category: Lajme

  • Gjenden pjesë të veturave të prodhimit serb në një objekt në Gjilan, sekuestrohen nga Dogana

    Gjenden pjesë të veturave të prodhimit serb në një objekt në Gjilan, sekuestrohen nga Dogana

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kundërvajtjes doganore në Gjilan.

    Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara dje është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

    Gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.

    Lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

  • Punëtorët e sektorit privat kërkojnë paga siç u rritën sektorit publik, kërcënojnë me grevë e protestë

    Punëtorët e sektorit privat kërkojnë paga siç u rritën sektorit publik, kërcënojnë me grevë e protestë

    Punëtorët e sektorit privat në Kosovë që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kanë kërkuar rritje te pagave, ashtu siç u bë për punëtoret e sektorit publik, të cilëve nga ky muaj u është rritur paga për 55 euro, raporton Ekonomia Online.

    Për këtë çështje, Federata Sindikale e Punëtoreve Privat të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është vendosur që nëse institucionet publike nuk i rritin pagat për këtë punëtorë, nga muaji mars do të fillojnë grevat dhe protestat.

    Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, nuk i përjashtojnë grevat dhe protestat.

    “Ndarja e mjeteve për 55 euro për sektorin publik na gëzon, por ne jemi të barabartë dhe jemi punëtorë që paguhemi nga buxheti i Kosovës, buxheti komunal. Në javën e parë që kaloi zgjedhjen ne sot do të marrim vendim që do të mbajmë greve dhe protestë. Takimi i sotshëm është parapërgatitje për veprime sindikale, protesta dhe greva nëse nuk merren parasysh kërkesat tona që të barazohemi me të gjithë punëtoret e sektorit publike. Po flas për punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe ato komunale. Është një përgatitje për protesta dhe greva e cila do të filloj që nga një marsi e tutje”, u shpreh Azemi.

  • Arrestohet një person, ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “vjedhje’’

    Arrestohet një person, ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “vjedhje’’

    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka arrestuar një person. Ai ishte shpallur në kërkim për shkak të veprën penale “Vrasje’’.

    ‘’Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar’’, thuhet në njoftim.

    I dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005 me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

    Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

    Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka deklaruar sot shteti serb ka intensifikuar sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pasi ka diskriminim të hapur dhe ndëshkim politik ndaj institucioneve shqiptare.

    Rexhepi në një postim në Facebook ka përmendur edhe sulmet që po i bëhen Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke refuzuar regjistrimin e kryetarit të ri të KKSH-së.

    Postimi e tij i plotë:

    Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron vendimin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Social të Serbisë një akt të hapur armiqësor ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i cili synon bllokimin e ndihmës ekonomike dhe shkatërrimin e autonomisë institucionale të shqiptarëve në Serbi. Në dy ditë radhazi, kjo Ministri ka ndërmarrë hapa që përbëjnë sulm frontal ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar:

    Shfuqizimin e vendimit për subvencionet e fermerëve shqiptarë, të financuara nga Fondi i Qeverisë së Kosovës.

    Refuzimin e regjistrimit të kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, duke përdorur argumente absurde dhe teknikalitete burokratike.

    Këto akte janë shembuj të qartë të politikave diskriminuese të shtetit serb ndaj shqiptarëve, të cilët vazhdojnë të përballen me shtypje politike, izolim ekonomik dhe përjashtim nga vendimmarrja institucionale.

    Ndëshkimi i ndihmës nga Kosova – Bllokadë ekonomike e shqiptarëve të Luginës

    Me aktin e datës 27 janar 2025, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Social anuloi vendimin legjitim të Këshillit Kombëtar Shqiptar për shpalljen e një thirrjeje publike për subvencionimin e fermerëve shqiptarë me fonde nga Qeveria e Kosovës. Ky vendim është i pabazuar ligjërisht dhe i motivuar qartazi politikisht, duke synuar që shqiptarët e Luginës të mbeten të izoluar, të varfër dhe të pamundur për të përfituar nga ndihma ndërkombëtare.

    Këshilli Kombëtar Shqiptar thekson:

    Asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon pranimin e fondeve apo donacioneve të ligjshme, sidomos ku ato janë për qëllime zhvillimi dhe avancim.

    Ndihma nga Qeveria e Kosovës synon të përmirësojë jetën e shqiptarëve në një sektor jetik si bujqësia, që është lënë krejtësisht pas dore nga shteti serb.

    Ky vendim përbën një akt bllokade të qëllimshme ekonomike, duke dëshmuar qartë qëllimin e Serbisë për të penguar zhvillimin e shqiptarëve në çdo mënyrë të mundshme. Serbia nuk ofron ndihmë për Luginën e Preshevës dhe, njëkohësisht, ndalon çdo përpjekje për mbështetje nga Kosova, duke krijuar një rreth vicioz varfërie dhe izolimi.

    Sabotimi i autonomisë institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar

    Një ditë pas këtij akti skandaloz, më 28 janar 2025, Ministria refuzoi të regjistrojë zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Në vend që të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të Këshillit, Ministria përdori argumente të dobëta dhe teknikalitete burokratike për të delegjitimuar procesin e zgjedhjes.

    Pretendimi se kandidatura për kryetar nuk u dorëzua brenda afatit të parashikuar është një alibi e pastër politike, e përdorur për të paralizuar funksionimin e Këshillit.

    Ky veprim synon të krijojë një ngërç institucional, duke i mohuar shqiptarëve të drejtën për të udhëhequr dhe përfaqësuar veten në një organ që supozohet të jetë autonom.

    Kjo qasje e hapur diskriminuese dëshmon se Serbia nuk e ka qëllim respektimin e të drejtave të pakicave, por synon të kontrollojë dhe dobësojë çdo institucion shqiptar që përpiqet të funksionojë në përputhje me ligjin dhe të mbrojë të drejtat e komunitetit të tij.

    Ky është një sulm i koordinuar politik dhe institucional ndaj shqiptarëve të Luginës

    Këto dy vendime janë pjesë e një strategjie më të gjerë të shtetit serb për të shuar çdo përpjekje për zhvillim dhe përfaqësim të shqiptarëve në Serbi. Ato pasojnë një varg masash diskriminuese si pasivizimi i adresave, margjinalizimi ekonomik dhe ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucione.

    Këshilli Kombëtar Shqiptar paralajmëron masa ligjore dhe diplomatike

    Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do ta pranojë këtë dhunë administrative dhe do të ndjekë të gjitha rrugët për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës:

    Do të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative të Serbisë për shfuqizimin e këtyre vendimeve arbitrare dhe diskriminuese.

    Do të njoftojë institucionet ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut për ndërhyrjen brutale të shtetit serb ndaj institucioneve shqiptare.

    Do të kërkojë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, duke theksuar se veprime të tilla janë të papajtueshme me rrugën e pretenduar evropiane të Serbisë.

    Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do të heshtë dhe nuk do të lejojë që shqiptarët e Luginës të shndërrohen në qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm ndaj të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar komunitetin tonë të mbijetojë dhe të zhvillohet.

    Ne nuk do të nënshtrohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona deri në fund. /Telegrafi/

  • Infeksionet seksualisht të transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim

    Infeksionet seksualisht të transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim

    Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë serioze për shëndetin publik në Kosovë, me një rritje të ndjeshme të rasteve ku vetëm gjatë viti 2023 janë raportuar 480 raste.

    Këtë të dhëna u bënë të ditura në tryezën e rrumbullakët të mbajtur të martën me temën “Përmbledhje e Politikave: Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë”, e cila u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga CFLI (Canada Fund for Local Initiatives) dhe implementuar nga Action for Mothers and Children (AMC).

    Dr. Murat Mehmeti, ekspert në fushën e shëndetit publik i cili është edhe autor i këtij raporti, tha se rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim.

    “Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë e madhe për shëndetin publik në vendin tonë. Të dhënat e IKSHP ka rritje të raportimit të rasteve nga 178 raste në vitin 2022 në 480 në vitin 2023. Ka një rritje apo një përmirësim të raportimit. Rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim. Përpjekjet aktuale nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), organizatat ndërkombëtare si kanë përmirësuar ndërgjegjësimin dhe qasjen në testim. Megjithatë, stigma, mungesa e objekteve të mjaftueshme për testim dhe edukimi i pamjaftueshëm seksual janë të pa mjaftueshëm”, tha Mehmeti.

    Sipas Mehmetit grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm.

    “IST transmetohen përmes kontaktit seksual të pambrojtur dhe përfshijnë infeksione bakteriale, virale dhe parazitare. Grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm. Ka rritje edhe të HIV/AIDS vitin e kaluar kemi pasur 30 raste te reja që janë paraqitur, e që asnjë herë më parë nuk kemi pasur kaq raste . Ka pasur raste të rritjes edhe të Syphilis”, tha ai.

    Mehmeti tha se nga 480 raste të raportuara nga viti 2023,  Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV.

    “480 raste të raportuara nga viti 2023,  Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV. Prishtina, Peja dhe Ferizaj kanë numrin më të lartë të rasteve. Gjinia femërore më e prekur (326 raste nga 480). Grup mosha më e atakuar 25-49 vjeçe. Ka mungesë të qasjes në testim dhe trajtim”, tha ai.

  • Stoltenberg kthehet në politikë si ministër i Financave i Norvegjisë

    Stoltenberg kthehet në politikë si ministër i Financave i Norvegjisë

    Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kthehet politikës kombëtare pasi ka pranuar postin e ministrit të Financave si pjesë e një riorganizimi të kabinetit pas rënies së koalicionit të Partisë Laburiste me Partinë e Qendrës.

    Mediat norvegjeze po raportojnë se ai ka marrë një pushim të pacaktuar nga pozita e tij tjetër si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut për të marrë rolin e ri.

    Stoltenberg ka qenë më parë kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013, shkruan The Guardian.

  • Patrullimi i përbashkët ajror ShBA-Filipine mbi Detin e Kinës Jugore nxit reagimin e Kinës

    Patrullimi i përbashkët ajror ShBA-Filipine mbi Detin e Kinës Jugore nxit reagimin e Kinës

    Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Filipineve kanë mbajtur patrullime të përbashkëta mbi Detin e Kinës Jugore, duke e zemëruar Kinën.

    Edhe vetë Kina kreu një “patrullim rutinor” mbi një cekëtinë të kontestuar.

    Nën presidentin Ferdinand Marcos Jr., Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin për sigurinë, pas rritjes së tensioneve mes Filipineve dhe Kinës në rrugën e dendur ujore.

    Ushtrimi njëditor mes dy vendeve aleate u zhvillua në Detin e Filipineve Perëndimore, tha zëdhënësja e Forcave Ajrore të Filipineve, Maria Consuelo Castillo, duke e përdorur termin e Manilës për ujërat në Detin e Kinës Jugore, të cilat shtrihen brenda zonës së saj ekonomike, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    “Synimi i ushtrimit ishte përmirësimi i koordinimit operacional, rritja e ndërgjegjësimit mbi hapësirën ajrore dhe forcimi i aftësive për përdorimin fleksibil të forcës luftarake midis dy forcave ajrore”, tha Castillo në një deklaratë.

    Castillo tha se në ushtrim morën pjesë tre avionë luftarakë filipinas, FA-50, dhe dy bombardues amerikanë B1-B, duke përfshirë një fluturim mbi cekëtinën Scarborough, ku forcat ajrore kineze gjithashtu kryen atë që e quajtën patrullë rutinore.

    Ushtria e Kinës i akuzoi Filipinet se iu bashkua patrullimeve që, sipas saj, ishin organizuar nga vende të huaja për ta “minuar paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore”.

    Njësitë e forcave ajrore kineze do të “jenë në gatishmëri të lartë, do ta mbrojnë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat detare të Kinës dhe do ta kontrollojnë çdo aktivitet ushtarak që destabilizon Detin e Kinës Jugore”, shtoi ajo.

    Kina pretendon se pothuajse e gjithë kjo rrugë ujore strategjike është e saj, pavarësisht pretendimeve nga Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Vietnami. Kjo rrugë ujore është rrugëkalim për tregti vjetore në vlerë 3 trilionë dollarë.

    Në një konferencë për shtyp të martën, marina filipinase tha se po i “vëzhgon nga afër” tri anije të marinës kineze brenda zonave detare të Manilës, përfshirë një fregatë të pajisur me raketa.

    “Prania e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore pasqyron shpërfilljen e plotë të ligjit ndërkombëtar nga Republika Popullore e Kinës ndaj dhe minon paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zëdhënësi i marinës, John Percie Alcos.

    Të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se kalimi i flotës kineze ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke cituar një zëdhënës të Komandës së Zonës Jugore të PLA-së.

    Një tribunal ndërkombëtar i arbitrazhit vendosi në vitin 2016 se pretendimet e Kinës, të bazuara në hartat e saj historike, nuk kanë asnjë bazë ligjore ndërkombëtare, por Pekini nuk e njeh këtë vendim./REL

  • Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

    Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

    Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave për importet amerikane si kundërpërgjigje.

    Kina tha se do të vendoste tarifa prej 15 për qind për qymyrin amerikan dhe gazin natyror të lëngshëm, si dhe tarifa prej 10 për qind për naftën e papërpunuar, makineritë bujqësore dhe disa lloje makinash.

    Masat amerikane përfshijnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha mallrat kineze, të cilën Presidenti Donald Trump e shpalli në një përpjekje për të ushtruar trysni mbi Kinën që të ndërmarrë veprime për të parandaluar kontrabandën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara.

    Qeveria amerikane e ka identifikuar Kinën si një burim kryesor të kimikateve të përdorura nga kartelet meksikane të drogës për të prodhuar fentanil.

    Kina ka thënë se ka ndërmarrë hapa për të goditur industrinë dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

    “Shpresoj që Kina do të ndalojë së dërguari fentanil dhe nëse jo, tarifat do të rriten ndjeshëm”, tha Presidenti Trump.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, tha të hënën se Presidenti Trump do të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping në ditët në vijim.

    Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25 për qind për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

  • Mbi 60 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

    Mbi 60 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

    Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

    Por, pavarësisht kësaj, nga komuna kanë deklaruar se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve.

    Kjo çështje u ngrit në opinionin publik pas ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë vdiqën tragjikisht si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër në këtë fshat.

    Objekti i rrënuar, që u bë vend i kësaj tragjedie, ishte i braktisur që pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999.

    Deri në atë kohë kishte qenë dyqan ushqimor.

    Duke qenë në pronësi private, komuna nuk ka pasur kompetenca të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me objektin.

    Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

  • Kërkohen masa urgjente për qentë endacakë, Huruglica: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

    Kërkohen masa urgjente për qentë endacakë, Huruglica: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

    Ish-kryeshefja e infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Fetije Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në kryeqytetin e Kosovës.

    Përmes një postimi Facebook, ajo ka bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

    “Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet.

    Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike”, ka shkruar Huruglica.

    Huruglica ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qensh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.