ATV

Category: Lajme

  • Komandanti i KFOR-it: Jemi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

    Komandanti i KFOR-it: Jemi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

    KFOR bëri të ditur se vizita ishte një mundësi për të prezantuar veprimtaritë e misionit të tij, dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet  në njoftimin e KFOR-it.

    Gjeneralmajor Barduani gjithashtu uroi gjeneralin Michaud për kontributet e gjata të CHE në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

  • Trendafilova miraton modifikimin e dënimit të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, mundësohet lirimi i tyre më 21 shkurt

    Trendafilova miraton modifikimin e dënimit të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, mundësohet lirimi i tyre më 21 shkurt

    Më 19 shkurt, Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse, raporton Ekonomia Online.

    Nga DHSK njoftohet se këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.

    “Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

    Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, thuhet në njoftim.

    Vendimet e Kryetares, që janë vendimi i tretë dhe i katërt mbi uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimeve, mund t’i gjeni këtu në faqen e internetit të DHSK-së (Januzi; Bahtijari).

    Po ashtu bëhet e ditur se procedura në lidhje me uljen, modifikimin dhe ndryshimin e dënimit sipas nenit 51(2) të Ligjit, është procedurë më vete. Kur personi i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtën që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet.

  • Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat padit Kuvendin e Kosovës dhe kompaninë “Schalberger”

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat padit Kuvendin e Kosovës dhe kompaninë “Schalberger”

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka dorëzuar padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë “Schalberger”, raporton Ekonomia Online.

    Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi disa punëtore teknike të Kuvendit të Kosovës u larguan nga puna disa muaj më parë.

    “Ne sot sapo dorëzuam padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë ‘Schalberger’. Ju e dini se për 79 ditë ne kemi qenë në grevë dhe realisht e kemi shtyrë në funksion Inspektoratin e Punës i cili ka vlerësuar se greva jonë ka qenë gjithçka në rregull dhe e ligjshme. Kërkesat tona kanë qenë të ligjshme dhe legjitime dhe pas kësaj IP i ka propozuar kompanisë ‘Schalberger’ që brenda tre ditësh t’i paguajë të gjitha obligimet që i kanë ndaj punëtorëve gjatë kohës së grevës dhe të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk kemi asnjë njoftim nga kompania se si do të veprojë dhe normalisht se sot e dorëzuam padinë dhe sipas njohësve të fushës, lënda jonë do të jetë në favor tonin”, u shpreh Azemi, teksa tregoi edhe për dëmin që kompania “Schalberger” u ka shkaktuar dëme punëtorëve.

    Azemi tha se punëtoret duhet të paguhen për sa kohë qëndrojnë jashtë procesit të punës.

    “Ne konsiderojmë se përgjatë gjithë kësaj kohe sa do të qëndrojnë jashtë procesit të punës, këto duhet të kenë një pagesë afër 400 euro, e tani mund të themi se vetëm në tre muajt e fundit janë tre pagesa, janë 1200 euro për secilin person”, deklaroi Azemi.

  • ​KFOR-i me patrulla për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë

    ​KFOR-i me patrulla për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë

    Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla rutinore në komuna të shumta në tërë Kosovën.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla rutinore në komuna të shumta në tërë Kosovën. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Mbyllen tri struktura paralele në veri, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

    Mbyllen tri struktura paralele në veri, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

    Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar një aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës, në lidhje me kërcënimet nga Qendra për Punë Sociale ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, kontrolli po kryhet me leje urdhër të Gjykatës, pasi një ditë para zgjedhjeve, disa zyrtarë të qendrës për punë sociale dyshohet se përmes telefonit i kanë kërcënuar disa qytetarë, duke iu treguar se kë të votojnë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Me 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve

    Ne fakt këta zyrtar te qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirre qytetar te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte ne gare për zgjedhjet parlamentare ne Kosove.

    Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftu Prokurorin Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

    Prokuroria Themelore ne Mitrovice e ka aprovu kërkesën tone dhe e ka dergu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës”, ka potencuar ai.

  • Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

    Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

    Pas përmbylljes së numërimit të votave në 35 komuna të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur për t`u numëruar votat në tri komuna, Prishtina, Peja dhe Leposaviqi, të cilat pritet të përfundojnë sot, raporton Ekonomia Online.

    Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës. Mirëpo, ka njoftuar se numërimi i votave do të vazhdoj dhe sot.

    “Janë numëruar 94.31% apo 2,389 nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 144 vendvotime që i takojnë këtyre komunave tri komunave”, tha Elezi.

    Ai theksoi se gjatë procesit të numërimit, i zhvilluar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët për deputetë, është realizuar edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

    “Ky është një proces sigurie që çdo votë të jetë e evidentuar me saktësi”, ka thënë ai.

    Elezi po ashtu tha se KQZ ka publikuar platformën elektronike ku janë shfaqur të dhënat për votat e kandidatëve për deputetë dhe të dhënat për rezultatin e subjekteve politike.

    Pas numërimit të votave në komuna fillon numërimi fillimisht i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

  • 21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti.

    Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

    Një nga dokumentet e UNESCO-s (viti 1970) thotë: “Gjuha amtare shënjon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj, njeriu hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale”.

    Sot njihen rreth 8324 gjuhë, shumë prej të cilave janë në rrezik të zhdukjes për shkak të globalizimit dhe ndryshimeve shoqërore.

    Sigurimi që sistemet arsimore mbështesin të drejtën për të mësuar në gjuhën amtare është thelbësore për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, pasi studentët që mësohen në një gjuhë që ata e kuptojnë plotësisht tregojnë aftësi më të mira të të kuptuarit, angazhimit dhe të menduarit kritik.

    Çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektuale.

    UNESCO vlerëson se vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë vërtet një vend në sistemet arsimore dhe në domenin publik, dhe më pak se njëqind përdoren në botën digjitale.

  • Edukatorja ushtron dhunë ndaj një fëmije në Tiranë, e godet me shuplakë

    Edukatorja ushtron dhunë ndaj një fëmije në Tiranë, e godet me shuplakë

    Një edukatore në Tiranë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi një fëmijë.

    Sipas policisë, 55-vjeçarja ka goditur me shuplakë një fëmijë, teksa rastin e ka paraqitur nëna e viktimës, raporton Euronews.al.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj“, njofton policia.

  • Hamidi: Grupi Parlamentar i Drenicës ka 15 deputetë veç në PDK, se në Kuvend mundet me i pasë 20

    Hamidi: Grupi Parlamentar i Drenicës ka 15 deputetë veç në PDK, se në Kuvend mundet me i pasë 20

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se përfaqësimi i rajonit të Drenicës në Kuvend është dukshëm i lartë, veçanërisht brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa zona të tjera kanë mbetur pa përfaqësim.

    Sipas Hamidit, vetëm në PDK, Drenica ka të paktën 15 deputetë, ndërsa numri total i përfaqësuesve nga ky rajon në Kuvend mund të arrijë deri në 20.

    “Grupi Parlamentar i Drenicës e ka nja 15 deputetë, minimumi ka më shumë. Krejt Kuvendi lehtësisht kalon 20. Vetëm në PDK janë 15”, tha Hamidi.

    Ai shtoi se ky përqendrim i madh i deputetëve në një rajon mund të sjellë disavantazhe për zgjedhjet lokale, pasi zona të tjera, mund të kenë mbetur pa përfaqësim.

    “Nëse Dukagjini ka mbetur pa asnjë përfaqësim dhe shumica e deputetëve të PDK-së janë koncentruar në Drenicë dhe Prishtinë, kjo mund të jetë një disavantazh për zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet”, u shpreh Hamidi.

    Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hodaj: AAK është identifikuar si parti lokaliste, andaj është në shuarje e sipër

    Hodaj: AAK është identifikuar si parti lokaliste, andaj është në shuarje e sipër

    Avokati Taulant Hodaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është identifikuar si një parti lokaliste dhe kjo po ndikon në dobësimin e saj politik.

    Sipas Hodajt, përqendrimi i votave në zona të caktuara dhe mungesa e përfaqësimit në rajone të tjera mund të jetë një faktor i rrezikshëm për partitë politike, duke i bërë ato të perceptohen si rajonale.

    “kjo mundet me qenë pak edhe e rrezikshme edhe për partitë politike, sepse pastaj etiketohet si parti rajonale, lokaliste dhe atë që e cekëm në fillim, AAK-ja është identifiku si një gjë e tillë dhe është në shuarje e sipër”, tha Hodaj.

    Deklaratën e plotë të Taulant Hodajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: