ATV

Category: Lajme

  • ​Kurti zotohet se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajë 1 miliardë euro

    ​Kurti zotohet se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajë 1 miliardë euro

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mburrur për punën e ekzekutivit gjatë mandatit katërvjeçar.

    Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, përkundër siç shtoi pandemisë, inflacionit pas luftës në Ukrainë, tendencave për destabilizim të Serbisë dhe “pengesës së opozitës që përmes Gjykatës Kushtetuese t’i pengojë reformat”, raporton KosovaPress.

    Ai foli edhe për katër komunat në veri, ku tha se kanë shtrirë ligjshmërinë dhe sovranitetin në atë pjesë.

    “Nuk lëvizi kufiri në veri. Zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë nuk mbahen më në Kosovë”, tha ai.

    Kurti tha se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajnë mbi 1 miliard euro, ndërkaq premtoi edhe ndërtimin e dy spitaleve të reja.

  • ​Kurti e nis mbledhjen e qeverisë duke folur për vrasjet e fundit

    ​Kurti e nis mbledhjen e qeverisë duke folur për vrasjet e fundit

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me katër vrasjet e ndodhura në tri ditët e fundit në Kosovë.

    Kurti para kabinetit qeveritar tha se duhet reflektim shoqëror për të adresuar dhunën që po ndodh.

    Ai ftoi institucionet për drejtësi si dhe të parandalohen këto raste në të ardhmen, përcjellë KP.

    Vetëm në tre ditë, 4 persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kosovë – në tri raste të ndara.

    Të dielën më 23 mars në Vushtrri ka vdekur një 19-vjeçar i cili dyshohet të jetë vrarë nga një bashkëmoshatar i tij.

    I dyshuari e ka pranuar fajësinë dhe ndodhet në paraburgim.

    Një tjetër vrasje – kjo e dyfishtë – ka ndodhur një ditë më vonë, më 24 mars, gjithashtu në Vushtrri.

    Lidhur me ketë rast, dyshohet se një burrë në fshatin Stanoc ka vrarë një grua e më pas vetën, transmeton KosovaPress

    Vrasje tjetër ka ndodhur të martën mbrëma, më 25 mars në Prishtinë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Rrustem Hyseni”. Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. I dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

  • ​Të paktën 18 të vdekur nga zjarret në Korenë e Jugut

    ​Të paktën 18 të vdekur nga zjarret në Korenë e Jugut

    Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur nga zjarret në juglindje të Koresë së Jugut, sipas Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë.

    Zjarret kanë detyruar evakuimin e mbi 23,000 personave dhe kanë shkatërruar disa monumente kulturore, përfshirë tempullin budist 1,300-vjeçar Gounsa.

    Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e Uiseong të mërkurën, ndërsa mijëra zjarrfikës dhe rreth 5,000 ushtarë po luftojnë flakët, raporton BBC.

    Ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e vendit, duke djegur rreth 17,000 hektarë pyje. Erërat e forta po vështirësojnë përpjekjet për shuarjen e tij, ndërsa reshjet e pritshme janë të pakta, përcjell KosovaPress.

    Qeveria ka premtuar masa më të forta për parandalimin e zjarreve dhe ndëshkime për djegiet e paligjshme.

  • ​Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

    ​Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

    Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio kanë biseduar për një serë çështjesh me interes global dhe rajonal gjatë takimit të tyre në Washington, duke përfshirë Sirinë dhe Rripin e Gazës, ndërkohë që në mesin e temave të diskutuara ka qenë edhe rajoni i Ballkanit, njoftuan burime të Ministrisë së Jashtme turke, transmeton Anadolu.

    “Të dyja palët theksuan rëndësinë e angazhimit me qeverinë siriane dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të stabilizuar Sirinë dhe për të luftuar terrorizmin”, thanë burimet.

    Fidan dhe Rubio diskutuan një sërë çështjesh të tjera rajonale dhe dypalëshe, duke përfshirë nevojën për një armëpushim të përhershëm në Gaza, i cili u konsiderua thelbësor për paqen rajonale, thanë burimet për Anadolu.

    Takimi vazhdoi gjithashtu mbi çështjet e diskutuara gjatë telefonatës së 16 marsit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, thanë burimet.

    Të dyja palët kanë diskutuar gjithashtu përgatitjet për vizitat e ardhshme të nivelit të krerëve të shtetit, ku të dy ministrat kanë shprehur angazhimin e tyre për heqjen e pengesave për bashkëpunimin në mbrojtje, përcjell KosovaPress.

    “Të dyja palët shprehën qartë vullnetin e tyre politik për të hequr pengesat për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Takime teknike do të zhvillohen për të zgjidhur çështjet ekzistuese”, shtuan burimet.

    Palët kanë folur gjithashtu për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, me Türkiyen që ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e fundit të SHBA-së në këtë drejtim.

    Diskutimet kanë mbuluar po ashtu procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe rëndësinë e stabilitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës për rajonin më të gjerë të Ballkanit.

  • Qeveria mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Qeveria mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

    Sipas njoftimit, mbledhje do të fillojë në ora 09:00, kurse në rend dite për këtë mbledhje janë tetë pika.

    Ky është rendi i ditës:

  • Policia për vrasjen e mbrëmshme: Dy persona të armatosur dhe maskuar kanë shtënë me armë zjarri

    Policia për vrasjen e mbrëmshme: Dy persona të armatosur dhe maskuar kanë shtënë me armë zjarri

    Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

    Për rastin sot më shumë detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Dy personat e dyshuar, thuhet se kanë qenë të maskuar.

    “Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

  • Kallas viziton BeH-në në fillim të muajit prill

    Kallas viziton BeH-në në fillim të muajit prill

    Nënkryetari i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviq, ka zhvilluar dje në Komisionin Evropian një takim pune me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

    Në fokus të bisedës ishte momenti aktual politik dhe rruga evropiane e Bosnjë-Hercegovinës, me theks të veçantë në rëndësinë e përshpejtimit të përmbushjes së prioriteteve kyçe të reformës dhe ruajtjes së stabilitetit politik.

    Nënkryetari Covic theksoi se e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian është një synim i përbashkët të cilit të gjithë aktorët politikë duhet t’i qasen me përgjegjësi dhe konstruktive, duke zbatuar urgjentisht hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.

    Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ruhet paqja, stabiliteti dhe integriteti territorial i BeH dhe se në një vit jozgjedhor duhet të zbatohen ndryshimet e nevojshme në Ligjin Zgjedhor, i cili përfundimisht do të garantojë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese për popullin kroat në BeH.

    Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për sfidat në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë dhe nevojën e forcimit të përpjekjeve të përbashkëta evropiane për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

    Përfaqësuesja e Lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas përsëriti gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin e forcuar të partneritetit me Bosnjë-Hercegovinën në rrugën e saj reformuese dhe integruese, me mesazhin se dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapura për vendet që ndajnë vlerat dhe standardet e tij.

    Kallas njoftoi gjithashtu një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të prillit.

    Në fund, u konkludua se vazhdimi i dialogut të rregullt është i një rëndësie kyçe për përshpejtimin e integrimit evropian të Bosnjë-Hercegovinës dhe zbatimin e hapave kyç përpara, si ndryshimi i legjislacionit zgjedhor me qëllim të garantimit të mbrojtjes së të drejtave kushtetuese të tre popujve përbërës, ndërkohë që përgjegjësia politike, bashkëpunimi dhe hapat e reformës së Kuvendit të Zëvendës së Popullit duhet të ndërtohen njoftoi Kuvendi i BeH-së, Dragan Çoviq.

  • Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën e hapur edhe për partnerët

    Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën e hapur edhe për partnerët

    Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, që “duan të kontribuojnë në ndërtimin e stabilitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore”.

    Kështu e komenton Qeveria e Kroacisë deklaratën e nënshkruar nga tri vendet, më 18 mars.

    Sipas saj, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.

    Qëllim i saj “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.

    “Një aleancë e tillë – përveç anëtarësimit në NATO – as që është e nevojshme”, theksohet në përgjigjen me shkrim të Qeverisë kroate, dërguar Radios Evropa e Lirë.

    Ndryshe nga Shqipëria dhe Kroacia, Kosova nuk është anëtare e NATO-s.

    Në reagimet e tij të para ndaj nismës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me nënshkrimin e dokumentit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova “kanë hapur një garë armësh në rajon” dhe “kanë shkelur marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996”.

    Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

    Qeveria kroate thotë se kjo marrëveshje është zbatuar vazhdimisht për 29 vjet.

    Ajo, po ashtu, kujton se as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë palë në atë marrëveshje.

    “Në këtë kontekst, është krejtësisht e kotë të lidhet me Deklaratën e përbashkët, të nënshkruar së voni ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, qëllimi kryesor i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet ministrive të mbrojtjes të vendeve mike, partnerëve dhe aleatëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kroacisë.

    Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse e shohin si kërcënim nismën e tri vendeve ballkanike.

  • Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

    Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

    Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ideja që opozita mund ta formojë qeverinë është e paqëndrueshme dhe e pamundur, për shkak të numrave aktualë në Kuvend.

    Ai theksoi se me 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të komuniteteve jo-shumicë, çdo përpjekje për ta rrëzuar këtë qeveri është e destinuar të dështojë.

    “Ky diskursi që opozita mundet me formu qeverinë… opozita s’mund me formu qeverinë. Me këta numra që i ka Vetëvendosja, me 48 deputetë edhe me nja 5 a 6 të komunitet joshumicë që janë të barikadum bllok pra Vetëvendosjes, jo që është zor, është mision i pamundur”, deklaroi Peci.

    Ai shtoi se mbi 42 për qind e qytetarëve e kanë votuar këtë qeveri dhe një ndryshim pa zgjedhje do të çonte në jostabilitet politik.

    “42.3 për qind e qytetarëve të Kosovës që e kanë votu Vetëvendosjen, GUXO dhe Alternativën… përkthye te kjo pjesë e etnisë shqiptare i bjen 47 ose 48 për qind e shqiptarëve që e kanë besu Albin Kurtin për kryeministër. Nuk mund të pasë këtu alternativë tjetër, me shkak se ka jostabilitet mandej”, tha Peci.

    Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci tregon pse në Kosovë një kilogram speca po kushton 5 euro

    Peci tregon pse në Kosovë një kilogram speca po kushton 5 euro

    Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çmimi i lartë i specave në treg gjatë dimrit është rezultat i zbrazëtisë së prodhimit vendor dhe varësisë nga importi.

    Ai tha se kërkesa e lartë dhe oferta e ulët në muajt e ftohtë ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore si specat.

    “Raporti i kërkesës edhe ofertës është kjo që po ndodh. Kërkesa në Kosovë po është e madhe gjatë periudhës së dimrit për speca. Por për shkak të kushteve klimatike që ne i kemi, kemi një zbrazëti të periudhës së prodhimit dhe rrjedhimisht kostot e importit po i rrisin çmimet”, deklaroi Peci.

    Ai tha se po punohet intensivisht për të rritur prodhimin vendor dhe eksportin, duke përmendur rritje të ndjeshme në sektorin e domates si shembull i suksesit.

    “Vetëm për domate, kur kam marrë detyrën si ministër, Kosova ka eksportuar 135 tonë. Në vitin 2024 janë eksportuar 2,900 tonë, që është një rritje prej 2048 për qind vetëm për një produkt”, tha Peci.

    Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: