ATV

Category: Lajme

  • Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i cili si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë.

    Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Gashi tha se është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega Fushë-Kosovë.

    Ndryshe, si pasojë e aksidentit nga vetura, më 30 mars vdiq një këmbësor në Bresje, ndërsa shoferi i veturës u arrestua.

  • Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

    Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pritet shumë shpejt formimi i Qeverisë së re, pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

    I pyetur nëse Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për votimin e Qeverisë, ai u shpreh optimist.

    “Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht, Parlamenti duhet të konstituohet,” ka thënë Konjufca.

    “Besoj që i kemi numrat,” tha shkurt Konjufca.

    Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.

  • “Asnjë cent më shumë” liston pasojat që priten nga vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

    “Asnjë cent më shumë” liston pasojat që priten nga vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

    Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të mbajë mbledhje, ku pritet të marrë vendimin për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike.

    Lidhur me këtë, grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë rritje si një goditje të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset.

    “Inflacioni nuk është vetëm një term teknik, por një realitet që prek drejtpërdrejt familjet, bizneset dhe mirëqenien e përgjithshme në Kosovë,” thuhet në reagimin e grupit.

    Ata kanë listuar disa pasoja të rënda që, sipas tyre, do të vijnë si rezultat i këtij vendimi:

    Rritje e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazike;
    Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin për shkak të kostove të shtuara;
    Qytetarët detyrohen të kufizojnë nevojat elementare për të paguar faturat e energjisë;
    Rënia e fuqisë blerëse, rritja e varfërisë dhe thellimi i pabarazisë sociale;
    Presioni për emigrim ekonomik, veçanërisht tek të rinjtë.
    Vendimi i ZRRE-së pritet të ngjallë reagime të shumta, ndërsa qytetarët dhe bizneset tashmë po përballen me çmime të larta të energjisë elektrike.

  • Dy kosovarë ekstradohen në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Dy kosovarë ekstradohen në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikane.

    “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.

    Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.

    Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.

    Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.

    Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër, raporton REL.

    Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.

    Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.

    “Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

  • Sulmi në Zveçan, kryetari i komunës: Sulm terrorist, e dënojmë ashpër

    Sulmi në Zveçan, kryetari i komunës: Sulm terrorist, e dënojmë ashpër

    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të mbrëmshëm, ku persona të panjohur hodhën dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në këtë komunë.

    Në një deklaratë për mediat, Peci e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e këtyre veprimeve në Zveçan.

    “Këto sulme në komunën e Zveçanit janë të ditura që herë pas here janë duke ndodhur, mirëpo këtë sulm terrorist e dënojmë ashpër. Ne mendojmë se këto sulme kanë vetëm një qëllim – të sillen frikë tek qytetarët,” ka thënë Peci.

    Peci gjithashtu ka theksuar se sulmuesit dyshohet të jenë pjesë e të njëjtit grup, duke shtuar se ata vazhdojnë të kryejnë veprime të tilla destabilizuese.

    “Sipas disa informatave, është edhe grupi i njëjtë dhe vazhdimisht janë duke vazhduar me këto veprime dhe kanë një qëllim të tillë,” shtoi ai.

  • Kurti: Sulmi në veri ka elemente terroriste, orvatje nga pafuqia e atyre që nuk sundojnë më

    Kurti: Sulmi në veri ka elemente terroriste, orvatje nga pafuqia e atyre që nuk sundojnë më

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj sulmit të mbrëmshëm siç e quajti ai, me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan. Në një deklaratë të ashpër, ai e ka cilësuar këtë akt si një përpjekje për të minuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit.

    Ky akt dhune, siç u shpreh Kurti, është një orvatje e drejtpërdrejtë për të penguar integrimin e qytetarëve të Kosovës në sistemin ligjor dhe institucional të shtetit.

    “Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës.”

    Ai theksoi se ky sulm është një tentativë për të krijuar tensione artificiale dhe për të minuar funksionimin e institucioneve kosovare.

    Kurti ka përmendur edhe lidhjen e individëve të njohur për lidhjet me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, të cilët vazhdojnë të mbeten të lirë dhe të shfrytëzohen nga pushteti në Serbi.

    “Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste,” shtoi ai, duke theksuar se qëndrimi në liri i Radoiçiq është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon veprime destabilizuese nga grupe kriminale dhe ekstremistë.

    Kurti ka theksuar se Kosova është e vendosur të vazhdojë të mbrojë rendin dhe stabilitetin e vendit dhe se do të reagojë me forcë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

    “Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese,” u shpreh ai.

    Në përfundim, Kryeministri Kurti nënvizoi se Posta e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët dhe se autoritetet janë duke kryer hetime për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij sulmi.

    “Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët,” theksoi ai.

    Kryeministri përfundoi duke theksuar se shteti do të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë, dhe se nuk do të lejohet asnjë përpjekje për të sfiduar rendin kushtetues të Kosovës.

  • ​ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës merret më 11 prill

    ​ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës merret më 11 prill

    Sot është paralajmëruar se do të ndodh shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind, megjithatë, nga ZRrE-ja kanë thënë se vendimi pritet të merret më 11 prill.

    Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese.

    “Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu, duke shtuar se aktualisht janë duke shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët.

    “Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.

    Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar dhe as reaguar lidhur për rritjen e paralajmëruar. Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.

    Përndryshe, më 30 mars 2025, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës. KESCO ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri me 30 shtator.

    Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00. Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.

  • (VIDEO) Momenti kur dy kosovarë arrestohen në Tiranë, të dyshuar për shitjen e armëve

    (VIDEO) Momenti kur dy kosovarë arrestohen në Tiranë, të dyshuar për shitjen e armëve

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy kosovarë në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë” pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion luftarak.

    Hetimet kanë treguar se dy kosovarët dyshohet se i kanë trafikuar armët nga Kosova, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë për një vlerë prej afro 10,000 eurosh.

    Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

    Ky operacion i koduar “Suspend” është finalizuar pas hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit.

  • Mbështetja e Handikos, për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

    Mbështetja e Handikos, për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

    Handikos është një organizatë e njohur në Prishtinë që ka për qëllim mbështetje dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara.

    Ajo ofron shërbime dhe mundësi për t’i integruar këta individë në shoqëri dhe për të siguruar kushte të barabarta për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, Handikos ndihmon në përmirësimin e kushteve të jetesës së personave me nevoja speciale dhe lufton për drejtësinë sociale.

    Qëllimi i Handikos është të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të sigurojë mundësi arsimimi, punësimi dhe përfshirje në aktivitete shoqërore për këtë grup. Organizata gjithashtu angazhohet në ofrimin e ndihmës praktike, si pajisje të specializuara për mbështetje dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre ligjore.

    Në Prishtinë, Handikos është një nga zërat kryesorë për të promovuar barazinë dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, duke luftuar kundër diskriminimit dhe duke krijuar një shoqëri më të ndjeshme dhe të kujdesshme ndaj nevojave të individëve me aftësi të kufizuara.

  • Bëhen ​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

    Bëhen ​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

    Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e asaj kohe, demonstrata këto që shënuan edhe fillimin e shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

    Me kërkesat e demonstruesve: Kosova Republikë, Duam Liri, Barazi, Drejtësi, Duam Bashkim, të lirohen të burgosurit politikë e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

    Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare, raporton KosovaPress.

    Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

    Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz sadiku” në Prishtinë.

    Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.