ATV

Category: Lajme

  • Hap dyert panairi ​Kosova 2025, turizmi vlerësohet urë e bashkëpunimit rajonal dhe global

    Hap dyert panairi ​Kosova 2025, turizmi vlerësohet urë e bashkëpunimit rajonal dhe global

    Përgatiti: Armand Hoti

    Kosova ishte adresë turistike për më shumë se 24 mijë vizitorë të huaj, gjatë shkurtit.

    Disa preferuan t’i vizitojnë malet e Kosovës, e të tjerë zonat urbane.
    Për ta stimuluar edhe më shumë turizmin në vend, të premten u mbajt edicioni i radhës i panairit ndërkombëtar të turnizmit “Kosova 2025”.

    “Si një shtyllë kyçe e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme, turizmi ka rolin themelor në lidhjen e njerëzve dhe kulturave në rajon dhe botë. Vetëm në këtë mandat kemi rritje prej 50% të numrit të turistëve krahasuar me vitet 2017–2020”, tha Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Panairin e shfrytëzuan edhe shtete që nuk e njohin Kosovën shtet, por edhe biznese që operojnë matanë oqeanit.

    “Filluam me 60 kompani para katër vjetësh, ndërsa sot kemi mbi 340 biznese nga 16 shtete. Sot kemi përfaqësues edhe nga Kanadaja, Austria dhe Norvegjia”, tha kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti.

    Hotelier nga Shqipëria, thonë se kosovarët vazhdojnë t’i kenë mysafirë kryesor.

    Kishte edhe të atillë që panairin dy ditor e përdorën për të promovuar diçka që karakterizon vetëm shqiptarët.

    Kosova e ka edhe një strategji përmes së cilës synohet zhvillimi i turizmit. Strategjia, që ka afat deri në vitin 2030, mes tjerash përcakton edhe zhvillimin e infrastrukturës turistike.

  • Gjilani shpalli presidentin e Shqipërisë Begaj, qytetar nderi

    Gjilani shpalli presidentin e Shqipërisë Begaj, qytetar nderi

    Përgatiti: Egzona Mema

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u mirëprit të enjten, në Komunën e Gjilanit, nga zyrtarët e kësaj të fundit.

    Vizita e Begajt, pati një qëllim.

    “Jemi mbledhur për të nderuar Presidentin e Shqipërisë. Teksa Kuvendi Komunal ju shpall qytetar nderi, një titull që vjen shenjë mirënjohje dhe respekti, për mbështetje veçanërisht në ditët më të errëta”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

    Në mesin e duartrokitjeve, kryetari Alban Hyseni, i dha mysafirit të tij titullin ‘’Qytetar nderi’’. Presidenti Begaj, për dekoratën që iu dha u shpreh se e ka të vështirë të gjej fjalë për të shprehur mirënjohje.

    “Është e vështirë të gjej fjalët e duhura, teksa pranoj këtë titull. Gjilani ky qytet I sakrificës, më bën sot pjesë të tij, vlerësim që e bëj me shumë përulësi”, tha Begaj.

    Ndërkaq, kjo ceremoni u mbajt për të nderuar siç u tha, kontributin e Presidentit Bajram Begaj, gjatë vitit 1998-99, kohës së luftës në Kosovë.

  • Ndalohet kthimi gjysmërrethor nga Dardania deri te Menza

    Ndalohet kthimi gjysmërrethor nga Dardania deri te Menza

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Nga e mërkura, në një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, u bë një ndryshim në komunikacion.

    Ngasësit e automjeteve ankohen për këtë vendim të komunës, duke thënë se po u shkakton telashe.

    “Na kanë sakatue se po duhet me shku te parkingu atje me u kthye”, tha Gani Mulolli, taksist.

    “Kjo nuk është normale e pengon secilin prej neve. Ndalesa për mos me u kthy në Larkishte te katedralja nuk ka sens nuk e di cili është ai ekspert i komunikacionit që e merr një vendim të tillë”, tha Gazmend Gashi, taksist.

    Nga komuna thonë se shenja u vendosën për ta liruar trafikun e dendur.

    Por njohësi i komunikacionit, Visar Baxhaku, këtë vendim e quan të nxituar.

    “për shkak që nuk ka alternativa. Të gjitha rrugët e tjera bartin ngarkesa të pa nevojshme në mungesë të mundësisë për kthim”, tha Baxhaku.

    Edhe banorët e qendrës e kanë kundërshtuar ndalimin kthimit gjysmërrethor, por thonë se kanë marrë një premtim nga komuna.

    Në këtë rrugë janë bërë edhe më herët prova, por që ende nuk është bërë zgjidhje e përhershme për kolonat e gjata.

  • Kosova qe tre ditë po përballet me sulme kibernetike prej Rusisë e Serbisë

    Kosova qe tre ditë po përballet me sulme kibernetike prej Rusisë e Serbisë

    Përgatiti: Armand Hoti

    500 klikime në minutë i erdhën në ueb-faqe, Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Megjithatë, organizata thotë se ky nuk ishte interesim për t’i lexuar materialet online, por sulm kibernetik i hakerëve rusë dhe serbë.

    “Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e QKSS-së.

    Njohësi i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, thotë se ka informacione që një grup i hakerëve rusë e kanë në shënjestër infrastrukturën online të disa institucioneve dhe organizatave në Kosovë. Sipas tij, arsye është përkrahja e Kosovës ndaj Ukrainës.

    “Këto sulme janë kryer nga grupe të ndryshme të hakerëve rus, që dyshohet se edhe e kanë mbështetjen direkte shtetit rus. Target kanë qenë faqja e kryeminitrit, faqja e Kuvendit, e disa ministrive, po ashtu edhe e aeroportit”, tha Berisha.

    Qeveria nuk e konfirmoi të enjten nëse kanë hasur në këso sulmesh.

    Megjithatë, Berisha konsideron se shteti ka kapacitet për t’i ruajtur faqet nga sulme të tilla.

    “Duke pasur parasysh llojin e sulmit dhe reagimin e shpejtë që është bërë, mundësia e rrjedhjes së informatave është shumë e vogël”, tha Berisha.

    Kosova e ka aktive Strategjinë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027.

  • Rohde takon edhe Abdixhikun, kryetari i LDK: Folëm për qëndrimet tona lidhur me zhvillimet politike në vend

    Rohde takon edhe Abdixhikun, kryetari i LDK: Folëm për qëndrimet tona lidhur me zhvillimet politike në vend

    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot për takim ambasadorin gjerman Jorn Rohde.

    Në postimin tij, kryetari i LDK ka bërë të ditur se ai me Rohde’n kanë biseduar për situatën politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto çështje.

    Po ashtu, Abdixhiku ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

    ”Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi:

    Kam pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde.

    Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këto çështje. Shpreha mirënjohjen time dhe të LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin ekonomik.

    Ndërsa me theks të veçantë, fola për nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike.

    Përmes ambasadorit Rohde, shfrytëzova rastin ta uroj koalicionin e ri qeverisēs nē Gjermani, duke besuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet vendeve tona, por në veçanti besoj shumë në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes CDU-së dhe LDK-së, si dhe shpreha angazhimin tonë të përbashkët për forcimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi politik e institucional mes partive tona.

  • Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur qytetar nderi i Komunës së Gjilanit.

    Begaj pasi u shpall “Qytetar Nderi” tha se është e vështirë për të shprehur mirënjohje.

    “Gjilani si qytet i sakrificës dhe i qëndresës më bënë sot pjesë të tij dhe ky është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi. Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira qëndruan pranë dhe krah jush si pjesë e pandashme… Kosova nuk është e lirë rastësisht, ajo është një fitore e madhe. Madje nuk hoqi dorë nga ëndrra për pavarësi”, tha ai.

    Tutje begaj theksoi se e din mirë peshën dhe sakrificën e lirisë.

    “Gjilani ka heronjtë e vet, Idriz Seferi, Ramiz Cërnica , Kadri Zeka, Rexhep Malaj,Nuhi Berisha, Agim Berisha, Rrahim Beqiri, Xhevat Qerimi. Sot ky qytet është i mbushur me jetë, me shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë mirë sa sakrifica u desh për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm. Liria duhet të mbrohet dhe të ndërtohet çdo ditë”, tha ai duke shtuar se “Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

    “Ne do të qëndrojmë kurdo herë edhe në kohë paqe. Ne jemi një komb që ndonëse nuk e harron të kaluarën , sheh drejtë së ardhmes. Shqipëria dhe Kosova duhet ta shohin të ardhmen të përbashkët drejt Integrimit Evropian. Qyteti i Gjilanit ka ruajtur frymën e atdhe dashurisë, në rrugët e tij ndjehet shpresa për të ardhmen”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Begaj./Telegrafi/

  • Kurti mirëpriti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski

    Kurti mirëpriti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

    Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

    Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s.

    Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit.

  • ​Greqia rrezikon të humbasë fondet e BE-së

    ​Greqia rrezikon të humbasë fondet e BE-së

    Greqia rrezikon të humbasë fondet e BE-së për shtyrjet e supozuara të paligjshme të emigrantëve.

    Rreziku erdhi si rezultat i hetimeve nga agjencia kufitare e BE-së, Frontex, në 12 raste të hapura të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut të emigrantëve në kufijtë e saj – numri më i madh i hetimeve në vazhdim nga agjencia që përfshin një shtet anëtar, sipas gazetës me bazë në SHBA, raporton sot Politico.

    Ai theksoi se shumica e rasteve lidhen me shtyrjet e pretenduara të emigrantëve nga zyrtarët grekë të migracionit në kufijtë tokësorë dhe në det, gjë që është e paligjshme sipas Konventës së OKB-së për Refugjatët dhe ligjit ndërkombëtar.

    Frontex njoftoi se do të bënte sugjerime specifike që Greqia t’i zbatonte, me pasoja të mundshme nëse shpërfilleshin, transmeton KosovaPress.

    “Drejtori ekzekutiv i Frontex ka thënë se ai pret që të gjitha këto rekomandime të zbatohen. Përndryshe, ai do të konsideronte reduktimin ose shkurtimin e fondeve për asetet e bashkëfinancuara (anijet e Rojës Bregdetare Greke të financuara nga Frontex)”, tha zëdhënësi i agjencisë Chris Borowski.

  • Lufta tregtare SHBA-Rusi, Shtëpia e Bardhë: Tarifa ndaj mallrave kineze është 145%, 125% i djeshëm ishte shtesë

    Lufta tregtare SHBA-Rusi, Shtëpia e Bardhë: Tarifa ndaj mallrave kineze është 145%, 125% i djeshëm ishte shtesë

    Mallrat që vijnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara tani janë subjekt i një tarife prej të paktën 145%, sqaroi sot Shtëpia e Bardhë.

    Tarifa “reciproke” prej 125% e njoftuar dje për Kinën nga Presidenti Donald Trump, vjen në krye të tarifës prej 20% që kishte qenë tashmë në fuqi. Dje nuk ishte e qartë nëse tarifat ishin shtesë, por Shtëpia e Bardhë sqaroi sot se janë enjten se janë.

    Trump e ka lidhur atë tarifë 20% me imigracionin e paligjsh

    Për më tepër, Trump rriti gjithashtu tarifat për mallrat më pak se 800 dollarë që vijnë nga Kina në 120% që nga 2 maji.

  • Vdes në rrethana të dyshimta një 54 vjeçare në Prishtinë

    Vdes në rrethana të dyshimta një 54 vjeçare në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

    Sipas Sinjalit, ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe me vetëdije të ndërprerë.

    Menjëherë pas gjetjes, gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim. Megjithë përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar jetën e saj, ajo ka ndërruar jetë.

    Policia po heton për rrethanat e vdekjes dhe janë duke mbledhur informacione për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.