ATV

Category: Lajme

  • ​Hetohet një rast i vdekjes në Pejë

    ​Hetohet një rast i vdekjes në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete të hënën një person në Pejë.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, raporton KP.

    “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Berisha kërkon ndërhyrjen e Trumpit për ta zgjidhur situatën në Kosovë

    Berisha kërkon ndërhyrjen e Trumpit për ta zgjidhur situatën në Kosovë

    Deputeti e AAK-së, Bekë Berisha ka dhënë një deklaratë interesante pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.

    Ai kërkon ndërhyrjen e Trumpit për ta zgjidhur situatën në Kosovë, pasi siç thotë ai “ne nuk jemi të zotë”

    “Po shihet që kjo nuk po mbaron edhe nuk do me dalë dikush. Si duket i kanë mësu këta liderët tanë politik veç me i kallxu, me i kap për krahu me i than qeshtu duhet me ba. Jemi të shqetësum për këtë situatë. E kemi propozim si GP, kërkojmë nga Përparim Rama që me zgjedh një shesh kryesor të Prishtinës dhe me ia vnu emrin Presideni Trump që të angazhohen dhe të mos na harrojnë miqtë sepse na kanë harru. Spo merret kush me neve e si duket ne nuk jemi të zot për me zgjidh asnjë situatë politike në Kosovë”, tha Berisha.

  • Bajrami: Kuvendi është shndërruar në cirk, VV-ja ka marrë peng institucionet

    Bajrami: Kuvendi është shndërruar në cirk, VV-ja ka marrë peng institucionet

    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar për media pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, e duke thënë se parlamenti është shndërruar në cirk.

    Ajo, situatën e krijuar e ka cilësuar si pengmarrje e institucioneve nga VV-ja, dhe duke deklaruar se kjo është duke i kushtuar qytetarëve të vendit.

    ‘‘Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshme është shndërruar tanimë në një cirk. Është era e gjashtë qël Haxhiu morri, kësaj radhe vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë . LDK është për një zgjedhje, për të gjetur një zgjedhje kushtetuese. Peng marrja e institucioneve nga VV-ja është duke i kushtuar qytetarëve të Kosovës, ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush to nuk po i adreson. Edhe njëherë po them që na vjen keq, që në bazë të rezultati dhe vullnetit tonë jemi pjesë e kuvendit të Kosovës, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj që është bërë mjaft për secilin qytetarë të Kosovës’’, ka thënë ajo.

  • Murati: Ka deputetë të opozitës që do të votonin për, qëndrimet partiake s’i lejojnë

    Murati: Ka deputetë të opozitës që do të votonin për, qëndrimet partiake s’i lejojnë

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë nga ana e opozitës që dëshirojnë që të votojnë pro Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij, nuk po iu lejohet nga partitë e tyre, raporton EO.

    “Siç e patë kemi një përsëritje të seancave të kaluara. Kjo vjen si rezulatat për shkak se një pjesë e deputetëve refuzon që të votojë për Albulena Haxhiun. Konsideroj që një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për dhe të njëjtit po ankohen që po ka bllokadë. Ka akuza që po kërkohet që të votohet me zor. Ne kemi dëgjuar se deputetë individualë kanë shprehur dëshirë që të votojnë për, por jam qëndrimet partiake që nuk po i lejojnë”, tha Murati.

  • Kolegji AAB organizon tryezë mbi parandalimin e ngacmimeve seksuale

    Kolegji AAB organizon tryezë mbi parandalimin e ngacmimeve seksuale

    Me temën “Së bashku qëndrojmë, së bashku veprojmë”, Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka organizuar tryezë diskutimi në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Ngacmimeve Seksuale.

    Rektori Blerim Olluri, përmblodhi angazhimin dhe përkushtimin e Kolegjit AAB për të luftuar ngacmimet seksuale dhe për të promovuar barazinë gjinore. Ai theksoi se, në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të thella, arsimi duhet të udhëheqë me shembuj dhe të krijojë mjedise ku dinjiteti njerëzor dhe barazia janë parime të patundur.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, vlerësoi rolin proaktiv të Kolegjit AAB dhe nënvizoi domosdoshmërinë e koordinimit ndërinstitucional për trajtimin dhe parandalimin e këtij fenomeni. Ajo theksoi se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, duke fuqizuar politikat ligjore, ashpërsuar dënimet në Kodin Penal dhe forcuar mekanizmat mbrojtës për viktimat.

    Dekani i Fakultetit të Psikologjisë, Naim Telaku, foli mbi ndikimet afatgjata të ngacmimeve në mirëqenien psikologjike të individëve, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të strukturuara në fushën e edukimit dhe politikave institucionale.

    Në tryezë kontribuan edhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Lendine Balaj, e cila ndau përvojat e saj në mbështetje të të mbijetuarve dhe përfshirjen e të rinjve në fushata vetëdijësuese, si dhe prorektorja Venera Llunji, e cila prezantoi qasjen institucionale të AAB-së për ndërtimin e politikave të brendshme që synojnë mbrojtjen dhe fuqizimin e viktimave potenciale të ngacmimeve.

    Ngjarja u moderua nga Arlinda Gashi, koordinatore në Fakultetin e Psikologjisë.

  • Limaj pas dështimit të seancës: E rëndësishme është që qytetarët kanë votuar që njerëzit këtu të gjejnë marrëveshje

    Limaj pas dështimit të seancës: E rëndësishme është që qytetarët kanë votuar që njerëzit këtu të gjejnë marrëveshje

    Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj pas të seancës konstituive të kuvendit tha se nuk është diçka e jashtzakonshme duke kujtuar kohët më përpara ku konstituimi i kuvendit ka zgjatur edhe më shumë kohë.

    “Nuk është duke ndodh diçka e jashtzakonshme… Përpara ka zgjatë me muaj, kur nuk e kemi pasur kufizimin 48 orë për thirrje të kuvendit, seancat nuk janë thirrë me javë të tëra”, tha Limaj për media.

    Sipas Limës e rëndësishme është vota e qytetarit.

    “E rëndësishmë është që qytetari i Kosovës ka votuar që njerëzit këtu duhet të gjejnë marrëveshje , kjo është e mira, demokracia gjithmonë është marrëveshje, bashkpunim, kompromis për vendin”, tha Limaj.

    Tutje Fatmit Limaj shtoi se janë të vetdijshëm që duhet të ndërtohet shumica parlamentare dhe se duhet të jepet një mandat me qeveri të plotë.

  • “Është e tepërt”, Krasniqi i nervozuar pas dështimit të seancës: LVV me qëllim po e bllokon

    “Është e tepërt”, Krasniqi i nervozuar pas dështimit të seancës: LVV me qëllim po e bllokon

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj LVV-së pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.

    Ai thotë se partia në pushtet po e mban me qëllim Kuvendin e bllokuar.

    Krasniqi dha tri mesazhe nga holli i Kuvendit.

    “Qysh në fillim u shprehi keqardhje qytetarët e Kosovës me talljen që po bëhet me verdiktin e tyre nga ana e partisë së parë e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend dhe sillet me mentalitet të njëjtë.
    Tri mesazhe kam nga holli i Kuvendit. Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim. Insittucionet janë të popullit, të asnjë partie politike të veçantë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit njëpartik ka përfundu”.

    “Sa më parë që t’i kupton LVV këto tri çështje, aq më mirë për vendin”, theksoi Krasniqi duke shtuar se “është e tepërt që të sillemi këtu çdo dy ditë dhe të presim që t’i thirrin arsyes dhe të propozojnë një kandidat që e merr shumicën”.

    “I takon LVV me propozu por nuk mundet me i kërku votat me zor. Ky mentalitet duhet të merr fund. Vërtetë është e tepërt. LVV me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës”.

  • Dështon për herë të tetë seanca për konstituimin e Kuvendit, Haxhiu s’i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

    Dështon për herë të tetë seanca për konstituimin e Kuvendit, Haxhiu s’i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, as në seancën e së martës nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

    Me 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenime, Haxhiu nuk mori votat e duhura për pozitën e kryetares, andaj edhe kjo seancë u ndërpre.

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të enjten.

    “Konstatoj se deputetja e propozuar për deputete nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, e ndërprejmë seancën. Shihemi më 1 maj në orën 10:00”, tha Dehari.

  • LIVE: Tentimi i tetë për konstituimin e Kuvendit

    LIVE: Tentimi i tetë për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nisë tentativa e tetë për konstituimin e legjislaturës së re.

    Përkundër përpjekjeve të shumta, gjasat që sot të zgjidhet kryetari i Kuvendit janë minimale.

    E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar asnjë votë më shumë sesa 57 që mori në seancat e kaluara – shumë larg 61 të nevojshme për t’u zgjedhur.

    Në mungesë të ndryshimeve në qëndrimet e partive opozitare, sipas informatave të deritashme, edhe ky tentim pritet të përfundojë me ndërprerje të seancës. /ATV/

  • Basha: Do ta votojmë prapë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

    Basha: Do ta votojmë prapë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, rikonfirmoi se sërish do të votojnë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, raporton EO.

    “Pjesa e parë është që ne prapë do të votojmë pro dhe bllokimi vjen nga deputetë që votojnë kundër. E dyta: konstituimi i Kuvendit bëhet me zgjedhjen e kryesisë. Kjo nuk i takon krejt VV-së. Argumenti i opozitës që po thirret se Haxhiu nuk duhet të bëhet kryeparlamentare, për shkak se është përçarëse në thellësi kjo është ofenduese. Haxhiu ka qenë deputete mbi dhjetë vjet, ministre mbi katër vjet dhe nuk e gjeni askund një njollë të vetmë gjatë këtyre viteve”, tha Basha.