ATV

Category: Lajme

  • “Babi të do shumë”- Vritet aksidentalisht në Suedi i riu shqiptar, babai prek me dedikimin për djalin

    “Babi të do shumë”- Vritet aksidentalisht në Suedi i riu shqiptar, babai prek me dedikimin për djalin

    Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje.

    Sipas informacioneve të para, viktima ishte kalimtar rasti në një përleshje mes bandave kriminale.

    Babai i viktimës, ka ndarë një postim prekës për humbjen e djalit të tij.

    “U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë”, ka shkruar ai.

  • Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë

    Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë

    Fermerët kosovarë të qumështit kanë nisur protestën e paralajmëruar pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe gjendjes në sektorin e qumështit.

    Protestuesit kanë sjellë traktorë para objektit të ministrisë, ndërsa në shenjë revolte kanë derdhur qumësht në hyrje të institucionit dhe kanë larë me qumësht dritaret e objektit.

    Ata gjithashtu kanë tentuar të fusin qumësht edhe brenda ndërtesës së Ministrisë, por janë penguar.

    Gjatë protestës, fermerët kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Mos e dobësoni industrinë vendore!”, duke kërkuar nga institucionet mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë dhe masa konkrete për mbrojtjen e sektorit të qumështit.

    Vendimi për organizimin e protestës është marrë nga Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, e cila e ka cilësuar protestën si të domosdoshme pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat, situatë që, sipas tyre, rrezikon seriozisht ekzistencën e shumë prodhuesve vendorë.

    Protesta vjen edhe pas mbylljes së përkohshme të fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita” në Istog, pas një aksioni të autoriteteve.

    Përmes protestës, ata kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për tejkalimin e krizës dhe kanë paraqitur tri kërkesa kryesore:

    -rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat;

    – publikimin urgjent të rezultateve të analizave, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi cilësinë e produkteve vendore;

    – rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, duke theksuar se ulja e çmimit po i çon shumë ferma drejt falimentimit.

    Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet.

  • Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

    Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

    Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë homazhe për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në betejë, duke theksuar se Loxha mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit.

    “Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka shprehur nderimin e përjetshëm për dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët, sipas tij, u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.

    Haradinaj ka kujtuar gjithashtu luftëtarët, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili ra po në të njëjtën ditë.

    “Lavdi!”, ka përfunduar postimin e tij Haradinaj.

  • Abdixhiku përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

    Abdixhiku përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës 28 vjet më parë.

    Në këtë përvjetor, Abdixhiku kujtoi dhe nderoi heronjtë e shquar të historisë kombëtare, të gjithë ata që lanë gjurmë të paharrueshme duke luftuar për rrugëtimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur.

    “Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit”, ka thënë ai.

    Në Betejën e Lavdishme të Loxhës, Abdixhiku theksoi se ranë për të mos vdekur kurrë edhe heronjtë Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, “të cilët me trimërinë e pashoq treguan se ëndrrat kombëtare janë më të vlefshme se çdo gjë tjetër”.

    “Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të gjithë të rënëve në betejën e Loxhës!”

  • Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, 6 të lënduar

    Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, 6 të lënduar

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

    Elezaj theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj.

  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, avokati Koci në emër të familjes kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, avokati Koci në emër të familjes kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Avokati i familjes së Gani Gjokajt, njërit prej të vrarëve në Gllogjan më 2021, Arianit Koci, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Halil, Kastriot e Kreshnik Mehemtaj.

    Ai ka thënë se Gjokaj, nuk ishte viktimë e rastësishme, por ishte shënjestër, shkruan Koha.net.

    “Të gjithë e përshkruajnë të njëjtën skenë, që një person i maskuar ecte si i dehur që autobusi të ndalte shpejtësinë. U vërtetua se Gani Gjokajn ngriti duart, si shenjë vetëmbrojtje. Nga raportet e autopsisë u vërtetua vdekja e tre viktimave. Plumbat nuk e prekën vetëm hekurin e autobusit, por prekën jetë njerëzish. Nga bastisjet në shtëpinë e të akuzuarve u vërtetua se u gjetën 157 fishekë… kërkojmë të akuzuarit të shpallen fajtor, sipas aktakuzës. Kërkojmë që nga të akuzuarit, të shpallet dënimi më i rëndë, burgimi i përjetshëm”, është shprehur Koci.

    Ai ka thënë se ky është dënimi që i jep kuptim drejtësisë.

    Dënim maksimal ka kërkuar edhe bashkëshortja e Gjokajt. “Shpresoj të jepet dënimi maksimal” , ka theksuar ajo.

    Përveç Gjokajt, që ka qenë shofer i autobusit ku ka ndodhur rasti, u patën vrarë edhe dy të miturit, L.H. 17-vjeçar dhe G.M. 17-vjeçare.

    Në seancën e së hënës nxënësit që kanë qenë në autobus, në kohën kur ka ndodhur rasti, kanë kërkuar drejtësi shokët e tyre.

  • Grabitje në një tjetër muze të Francës, vidhen 4 milionë euro bizhuteri

    Grabitje në një tjetër muze të Francës, vidhen 4 milionë euro bizhuteri

    Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique.

    Autorët hynë me forcë në muzeun në Wingen-sur-Moder në Francën verilindore dhe u nisën drejt e në dhomën e bizhuterive.

    “Rreth 20 bizhuteri u vodhën. Humbja po vlerësohet aktualisht, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër katër milionë”, sipas një personi.

    Muzeu tha në faqen e tij të internetit se do të jetë i mbyllur për disa ditë për shkak të vjedhjes.

    “Një alarm u dëgjua, por në kohën kur kompania e sigurisë kishte përfunduar kontrollet e saj, ishte një pastruese që mbërriti e para në vendngjarje dhe thirri policinë”, thanë hetuesit.

    Pamjet e kamerave të sigurisë po shqyrtohen aktualisht.

    Muzeu, i dedikuar argjendarit dhe prodhuesit të qelqit të stilit Art Nouveau dhe Art Deco, Rene Lalique, u hap në vitin 2011 pranë fabrikës së kompanisë.

    Një grabitje e xhevahireve gjatë ditës në muzeun e Luvrit në Paris në tetor të vitit të kaluar e vuri sigurinë në muzetë dhe galeritë franceze në qendër të vëmendjes.

    Hajdutët ia mbathën me bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë nga Luvri në një bastisje që zgjati më pak se tetë minuta.

  • Raportohet se i riu nga Kosova u vra në Suedi, ishte kalimtar rasti

    Raportohet se i riu nga Kosova u vra në Suedi, ishte kalimtar rasti

    Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në Suedi. Ai dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konflikti mes bandave rivale. Viktima ishte kalimtar rasti.

    Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimës përmes një njoftimi publik, ku thuhet se i riu, Genti, nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ishte kalimtar i rastit në momentin kur ndodhën të shtënat.

    ““Mbremë Genti na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve te bandave te shumta në Suedi, ku Genti duke ecur ne lagje u vra aksidentalisht nga qerimi i hesapeve te bandave rivale”, thuhet në reagimin e familjes./Indeksonline/

  • Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës dhe pastrimit të parave – sekuestrohen 1 milion euro asete në Kosovë

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës dhe pastrimit të parave – sekuestrohen 1 milion euro asete në Kosovë

    Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.

    Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

    Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali. Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve.

    Po ashtu, po në shtator 2025, ishin sekuestruan të ardhura të tjera nga veprimet kriminale me vlerë më shumë se 30 milion euro. Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë.

    Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.

    Në ekzekutimin e kërkesës për ndihmë të ndërsjellë ligjore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ndërmori të gjitha masat e nevojshme procedurale dhe hetimore, duke rezultuar në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve brenda territorit të Republikës së Kosovës me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 1 milion eurosh.Europol dhe Eurojust ofruan mbështetje të konsiderueshme gjatë gjithë hetimit duke lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe operacional ndërkufitar midis autoriteteve italiane, franceze dhe atyre të Kosovës, të cilat kanë luajtur një rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale në juridiksione të shumta.

    Autoritetet Pjesëmarrëse:

    Francë: Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Marsejës (JIRS); Xhandarmëria Kombëtare e Marsejës – Seksioni i Hetimit.

    Itali: Zyra e Prokurorit Publik të Milanos – Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA); Guardia di Finanza – Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Milanos (GICO) dhe Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO).

    Kosovë: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    Hetimi mori gjithashtu mbështetje nga Programi i Punëve të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE).

  • KGJK autorizon reduktimin ose pezullimin e punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të larta

    KGJK autorizon reduktimin ose pezullimin e punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të larta

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar kryetarët e Gjykatave të Supremes, Apelit, Administratives, Komerciales dhe Themelores në Prishtinë, që të ndërmarrin masa për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Pallatin e Drejtësisë.

    Tashmë iu mbetet kryetarëve të gjykatave në Pallatin e Drejtësisë, që në bazë të vlerësimit të mund të reduktojnë ose pezullojnë punën.

    Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi pavarësisht nga vlerësimi i kryetarëve, tha se mund të vendosin për reduktimin apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes.

    “Autorizojmë kryetarët e Gjykatës Supreme, së Apelit, Komerciale, Themelore dhe Administrative që të vlerësojnë kushtet e punës, gjendjen e temperaturave të larta dhe pavarësisht nga vlerësimi të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes”, tha Thaçi.

    Ai tha se gjendja në Pallatin e Drejtësisë është alarmante dhe e patolerueshme.

    “Unë që nga 2017 kam qenë pjesë e punës në Gjykatën e Apelit dhe Supreme dhe gjendja është alarmante, është e papranueshme, e patolerueshme. Më nuk po flasim për kushtet e punës po flasim për jetën e njerëzve, është detyrim i joni që të sigurojmë të paktën mos të pësojnë me shëndet. Në ora 11 mendojnë se a munden me mbijetua deri në ora 16:00”, tha ai. /KP/