ATV

Category: Lajme

  • Veteranët e OVL-UÇK-së protestojnë rotestojnë kundër vizitës së kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

    Veteranët e OVL-UÇK-së protestojnë rotestojnë kundër vizitës së kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

    Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në një protestë paqësore para hotelit Sheraton në Prishtinë, ku pritet të mbahet konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, znj. Ekaterina Trendafilova, ndërkohë që protestuesit janë afruar pranë hyrjes së hotelit, Trendafilova ndodhet brenda objektit, raporton ATV.

    Rreth 15 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë pranë derës kryesore të hotelit për të monitoruar situatën, ndërsa protestuesit kanë filluar me fjalimet e tyre.

    Në mesin e tyre janë vërejtur edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët kanë shprehur mbështetje për protestën.

    Vizita e Trendafilovës në Kosovë, e cila nisi më 12 maj dhe do të zgjasë deri më 14 maj, po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Policia ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, për të mundësuar lëvizjen dhe takimet e saj sipas agjendës.

    Megjithatë, kjo vizitë ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat e dala nga lufta, të cilat e kanë cilësuar “të papranueshme dhe fyese”. Në një deklaratë të përbashkët, OVL-UÇK, SHIL dhe SHFD kanë dënuar praninë e saj, duke e konsideruar si një nënvlerësim të sakrificës për liri dhe mungesë të transparencës.

    “Vizita e saj e mbyllur për qytetarët dhe mediat është shprehje e mungesës së llogaridhënies. Gjykata që heshti për krimet serbe mbi civilët shqiptarë, sot vjen si autoritet drejtësie në Kosovë. Kjo është hipokrizi e pastër,” thuhet në deklaratë.

    Organizatat kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të distancohen nga kjo vizitë dhe i kanë bërë thirrje opinionit publik, shoqatave të dala nga lufta dhe mediave të qëndrojnë në krah të
    së vërtetës dhe historisë. /atvlive.tv

  • ​Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

    ​Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

    Është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, ka njoftuar ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ka ndodhur me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë, shkruan KosovaPress.

    “Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë. Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Rizvanolli.

    Ajo ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës për mbështetjen dhe ka falënderuar KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

  • ​Limaj ka një ftesë për partitë: Të bëhet hapi i guximshëm

    ​Limaj ka një ftesë për partitë: Të bëhet hapi i guximshëm

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se partitë politike duke dashur t’i ikin përgjegjësisë po kërkojnë që t’i zgjedh problemet e tyre Gjykata Kushtetuese.

    Limaj pas dështimit për të pesëmbëdhjetën herë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se çështja e Kuvendit është çështje politike dhe jo e gjykatës

    Ai tha se të gjithë të marrin përgjegjësin dhe të vinë drejt formimit të institucioneve të Kosovës

    “Është çështje tërësisht politike, është e gjykuar kjo çështje dhe kjo mënyrë unë besoj që është me i ikë përgjegjësit partitë politike dhe me kërkuar të ia zgjedh dikush tjetër me ia zgjedh problemet e tyre. Ne jemi të zgjedhur nga populli, nga qytetarët e Kosovës me votë. Duhet të ketë guxim politik, çdo vendim politik ka kosto politike dhe duhet t’i lënë anash kalkulimet politike, ditore, elektorale dhe të ulen të bëhet hapi i guximshëm”, tha ai.

  • ​Paratë e falsifikuara në qarkullim, sekuestrohen 365 euro në Prishtinë

    ​Paratë e falsifikuara në qarkullim, sekuestrohen 365 euro në Prishtinë

    Një qytetar mashkull kosovar ka raportuar në polici se ka pranuar para të gatshme nga klientë të ndryshëm, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, bëhet fjalë për një shumë totale prej rreth 365 euro, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

    Rasti është në procedurë hetimore, ndërkohë që njësitet përkatëse janë duke punuar për të identifikuar burimin dhe mënyrën se si kanë qarkulluar paratë e dyshuara.

  • Kusari-Lila: Kurti pranoi ftesën e presidentes Osmani, besoj që përgjigja është pozitive

    Kusari-Lila: Kurti pranoi ftesën e presidentes Osmani, besoj që përgjigja është pozitive

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti ka pranuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrje në takimin me partitë politike, raporton EO.

    “Besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim,” tha Kusari-Lila.

    Ajo theksoi se takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se zyra e presidentes nuk duhet të përdoret për marrëveshje politike, por për të diskutuar krizën aktuale dhe mundësitë për zhbllokim institucional.

    “Kryetari Kurti ka marrë ftesën dhe besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Rikujtojmë që takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, për arsye se nuk mundet që zyra e presidentes të përdoret për marrëveshje politike, por do të diskutohet ky proces që po dështon për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në votim dhe për hapat e mëtejshëm,” u shpreh ajo.

    “Po shihet që, përderisa po vazhdon kjo përpjekje, në anën tjetër po zhvillohet një përpjekje jashtë kësaj ndërtese, e pasuksesshme për proceset, siç e pamë tek ndikimi në tërheqjen e vendimit të ZRrE-së. Kjo është për fat të keq jo vetëm për formën se si po ndodh jashtë Kuvendit, por edhe për mungesën e pjesëmarrjes në votim,” shtoi Kusari-Lila.

  • Bajrami: VV-ja i ka edhe 47 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojë

    Bajrami: VV-ja i ka edhe 47 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka insistuar që Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndërrojë emrin për kandidat për kryetar të Kuvendit me qëllim që të marrë votat e deputetëve të partive të tjera.

    Ajo ka përsëritur qëndrimin se VV-ja as partitë e tjera nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë.

    “As VV-ja dhe ne kemi pranuar me sinqertë që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat. Kjo është alternativa [qeveria në tranzicion v.j.] që e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja dhe nëse janë kundër propozimit tonë atëherë janë ata [VV-ja] që duhet të lëvizin”, ka thënë Bajrami.

    “Sa i përket kandidatit për kryetar të parlamentit ata i kanë edhe 47 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojnë dhe të shohin nëse mund të kalojnë. Sikur kishin pas interes për të zhbllokuar situatën, situata do të ishte zhbllokuar qëmoti. Ata janë shkaktarët e bllokadës”, ka thënë deputetja Bajrami.

  • Krasniqi: I pakuptimtë insistimi i Kurtit me Haxhiun, demokratët në SHBA ndërruan kandidatin për president

    Krasniqi: I pakuptimtë insistimi i Kurtit me Haxhiun, demokratët në SHBA ndërruan kandidatin për president

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë shembull vendimin e partisë demokrate në SHBA për ta ndërruar Joe Bidenin me Kamala Harrisin për garën presidenciale.

    Ai ka thënë se është i pakuptimtë insistimi i Albin Kurtit për ta mbajtur Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.

    “Unë shpreh keqardhje për situatën në të cilën krejt institucionet kanë mbetur peng i VV-së, e cila përkundër insistimit tonë për ndërrim të kandidates, ani pse nuk e ka votën, ajo vazhdon. Në situata aktuale ndërrohen kandidatët në mes të garës. Edhe në SHBA në mes të garës partia demokrate ndërroi kandidatin për president, është e pakuptimtë insistimi i Kurtit për Haxhiun”, ka thënë Krasniqi.

    “Unë si kryetar i PDK-së do të vazhdojë përpjekjet për zhbllokimin e situatës. Mirëpres edhe ftesën e Osmanit për takim dhe shpresoj që të ketë diskutime për një rrugë për dalje nga kriza”, ka thënë ai.

  • Dështon për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit

    Dështon për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit

    Për të 15-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve Tahir dhe Nebih Meha, në përvjetorin e 44-të të rënies së tyre në përleshje me policinë okupatore serbe.

    Gjatë seancës, Komisioni Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mori vetëm 56 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim – vota të pamjaftueshme për të ecur me procesin.

    Seanca u ndërpre dhe u caktua që të vazhdojë më 15 maj, në orën 10:30. /ATV/

  • Peci: Guxo s’ka marrë ftesë nga presidentja, do të duhej sepse jemi subjekt i regjistruar në KQZ

    Peci: Guxo s’ka marrë ftesë nga presidentja, do të duhej sepse jemi subjekt i regjistruar në KQZ

    Deputeti Faton Peci, i cili është bashkëkryetar i partisë Guxo ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e thirrur për subjektet politike.

    “S’kemi marrë ftesë, do të duhej me marrë ftesë sepse jemi subjekt politik i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor pavarësisht që s’kemi garuar vetëm. Kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha shkurt ai para gazetarëve.

    Pjesëmarrjen në takim deri më tani e kanë konfirmuar liderët e partive që deri vonë kanë qenë në opozitë, derisa nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ende s’janë përgjigjur nëse do t’i shkojnë Osmanit në takim.

    Përgjigje nuk ka dhënë sot as kreu i VV-së, Albin Kurti. Kurti para gazetarëve nuk e ka thënë asnjë fjalë, i pyetur se a do të jetë prezent në takimin e së enjtes të thirrur nga presidentja Osmani.

  • Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

    Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot (e martë) do të mbahet seanca e radhës e 15-ta në tentim për konstituimin e Kuvendit.

    Edhe kjo seancë nuk pritet të sjellë ndonjë të re pasi partitë politike nuk kanë dhënë sinjale për ndryshim qëndrimesh.

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut, e cila po kundërshtohet nga PDK, LDK e AAK.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari në disa seanca ka propozuar votim të fshehtë për kryeparlamnetarin, por që nuk është votuar komisioni në mungesë do të votave.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të hënën ka dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimet e kryesuesit të seancës.

    Dështimi i konstituimit të Kuvendit ka bërë që presidentja Vjosa Osmani t’i thërras në një takim të përbashkët partitë politike.

    Ky takim është caktuar më 15 maj.

    PDK, LDK e AAK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Nga Vetëvendosje nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim të hënën.