ATV

Category: Lajme

  • MPJD: 13 qytetarë të Kosovës që janë në Izrael, s’kanë shprehur interes për evakuim

    MPJD: 13 qytetarë të Kosovës që janë në Izrael, s’kanë shprehur interes për evakuim

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se aktualisht 13 qytetarë të Kosovës ndodhen ende në territorin e Izraelit, por deri tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë.

    Në një njoftim në Facebook kjo ministri ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës që ndodheshin atje në ditët e para të përshkallëzimit të krizës me Iranin.

    MPJD-ja shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e ofruar gjatë këtij procesi dhe bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur në Izrael.

  • Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, ka kaluar të gjitha kufijtë e normales

    Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, ka kaluar të gjitha kufijtë e normales

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ashpër ndaj seancave të shkurtra dhe të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se situata ka dalë jashtë çdo norme demokratike.

    Cakolli para mediave ka thënë se tashmë është bërë boll, pasi qytetarët janë lodhur.

    “Kjo situatë i ka kaluar të gjitha kufijtë e normales. Është bërë boll. Të vetmeve që nuk iu është bërë boll janë deputetët e Kuvendit, të cilët me një papërgjegjësi të plotë e trajtojnë situatën aktuale si diçka të zakonshme, ndonëse situata nuk është e tillë. Tashmë Kuvendi është shndërruar në një cirk të demokracisë i cili po vazhdon me shfaqjen e njëjtë tragjikomike, ku çdo 48 orë deputetët mblidhen për disa minuta punë dhe të njëjtëve pagat po iu ecin”, ka thënë Cakolli.

    Dështon edhe përpjekja e 37-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

  • Oda Amerikane në Kosovë kërkon pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë

    Oda Amerikane në Kosovë kërkon pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë

    Pas reagimit të Odës Ekonomike të Kosovës, edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të ndalojë menjëherë zbatimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, duke u mbështetur në aktvendimet e fundit gjyqësore që kanë pezulluar ekzekutimin e vendimeve të ZRRE-së.

    “Oda Ekonomike Amerikane përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”, thuhet në komunikatën e OEAK-ut.

    Organizata thekson se ajo që e bën këtë situatë edhe më domethënëse është përputhja e qëndrimeve të dy gjyqtarëve të ndryshëm, në raste të ndara, që të dy kanë vendosur për pezullimin e vendimeve të ZRRE-së.

    “Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste. Edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej. Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik”, thuhet tutje.

    Sipas OEAK-ut, reformat në sektorin e energjisë duhet të udhëhiqen nga parimet e drejtësisë, transparencës dhe trajtimit të barabartë për të gjitha kompanitë.

    “Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse. Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara, e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta”, përfundon reagimi.

  • Sveçla: Arsenijeviq të dorëzohet sa më parë

    Sveçla: Arsenijeviq të dorëzohet sa më parë

    Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, te një pronë e të cilit ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan.

    Sveçla tha se Arsenijeviq është i dyshuar dhe duhet dorëzuar sa më parë.

    Politikani serb, Arsenijeviq, e ka pranuar që objekti ku u kap armatim në veri është nën pronësi të tij, por tha se nuk është vendbanim i përhershëm, pasi është stallë ku mban kafshët “dhe objekti është gjithmonë i hapur e i qasshëm për këdo”.

  • Arrestohen pesë të dyshuar – Sekuestrohen para, vetura dhe substancë narkotike

    Arrestohen pesë të dyshuar – Sekuestrohen para, vetura dhe substancë narkotike

    Pesë persona në dy raste të ndara janë arrestuar pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në rastin e parë i koduar si “Driver”, ka rezultuar me arrestimin e dy personave.

    Veç substancave narkotike, policia ka sekuestruar vetura e para.

    Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

    Ndërsa në rastin e dytë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt

  • Dështon edhe përpjekja e 37-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Dështon edhe përpjekja e 37-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin e legjislaturës së re.

    Deputetët nuk votuan as këtë herë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë, i cili është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky është dështimi i 37-të me radhë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas rezultateve zyrtare të votimit, vetëm 52 deputetë votuan pro themelimit të këtij komisioni – numër që nuk mjafton për ta çuar procesin përpara.

    Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën parlamentare për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Edhe propozimi për komisionin e fshehtë është refuzuar vazhdimisht nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.

    Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet të premten, më 28 qershor, me fillim nga ora 11:00.

  • Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci

    Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci

    Ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të Nebi Tejecit, banor nga Gorozhupi i Hasit, i lindur më 1940.

    Gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka treguar se bashkë me policinë, FSK-në, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë duke realizuar kërkimet në Has.

    Megjithatë, mbrëmë nuk kanë arritur ta gjejnë atë, ndërsa është njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe sot, duke filluar nga ora mëngjesi.

    Gjithashtu, shoqata ka bërë lutje për të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm për vend-ndodhjen e tij, që t’i lajmërojnë menjëherë autoritetet.

  • Vdes një motoçiklist në Lipjan, u aksidentua me një veturë

    Vdes një motoçiklist në Lipjan, u aksidentua me një veturë

    Një person ka vdekur për shkak të një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Sllovi të Lipjanit, rreth orës 18:00.

    Viktima ishte duke ngasur motoçikletën, kur ishte përplasur me një veturë.

    Sipas njoftimit të policisë, motoçiklisti ka humbur jetën në vend të ngjarjes, gjë që është konstatuar nga ekipi mjekësor.

    Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rrethanave të aksidentit.

  • Kërcënimi rus, Rutte: Duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen

    Kërcënimi rus, Rutte: Duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen

    Nuk ka alternativë tjetër përveç shpenzimeve më të larta për mbrojtjen ndaj kërcënimit të vazhdueshëm nga Rusia, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

    “Duke pasur parasysh kërcënimin afatgjatë nga Rusia, por edhe shtimin masiv të ushtrisë në Kinë dhe faktin që Koreja e Veriut, Kina dhe Irani po mbështesin përpjekjet e luftës në Ukrainë, është me të vërtetë e rëndësishme të shpenzojmë më shumë. Pra, kjo do të jetë pika numër një në rendin e ditës sot”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, transmeton TCh.

    Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi shumë në pyetjet me të cilat u përball Rutte ndërsa mbërriti në Samitin e sotëm të NATO-s.

    Samiti pritet të miratojë një objektiv më të lartë shpenzimesh për mbrojtjen dhe sigurinë prej 5% të PBB-së, në përgjigje të një kërkese nga presidenti i SHBA-së.

  • Takimi i liderëve të NATO-s, Edi Rama publikon foton e darkës nga mikpritja e Familjes Mbretërore

    Takimi i liderëve të NATO-s, Edi Rama publikon foton e darkës nga mikpritja e Familjes Mbretërore

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me publikun një foto familjare nga darka e mikpritjes që u organizua nga Familja Mbretërore në nder të liderëve të NATO-s,

    “FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama në Facebook.