ATV

Category: Lajme

  • Presidentja Osmani mban konferencë për media

    Presidentja Osmani mban konferencë për media

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban konferencë për media sot nga ora 16:00.

    Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja.

    “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.

  • Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

    Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

    NGA AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

    Ditë më parë, Presidenti Donald J. Trump, nënshkroi në ligj Aktin GENIUS, një ligj historik që do të hapë rrugën për Shtetet e Bashkuara që të udhëheqin revolucionin global të valutave digjitale. Në thelbin e vet, ky ligj synon t’i japë përparësi mbrojtjes së konsumatorit, të forcojë statusin e dollarit amerikan si monedhë rezervë dhe të fuqizoje sigurinë kombëtare. Ligji do ta bëjë Amerikën liderin e padiskutueshëm në asetet digjitale, duke sjellë investime dhe inovacion masiv në Amerikë.

    AMERIKA KRYEQYTETI GLOBAL I KRIPTOMONEDHAVE

    Që në fushatën elektorale presidenciale, Presidenti Trump, premtoi se do t’i poziciononte SHBA-të si lider global në kriptomonedha, duke synuar që SHBA ,të bëhej “kryeqyteti i kriptove në botë”, si nevojë për të përqafuar asetet digjitale për rritjen ekonomike dhe lidershipin teknologjik. Evolucioni i shpejtë i tregut të kriptomonedhave, dëshmi e revolucionit digjital në fushën monetare, kërkon edhe aktet rregullatore të këtij tregut. Që në javën e tij të parë në detyrë, ai, nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për të promovuar lidershipin amerikan në asetet digjitale. Pak më vonë në muajin mars, Presidenti Trump, nënshkroi një tjetër Urdhër Ekzekutiv për të krijuar një Rezervë Strategjike Bitcoin dhe një Stok të Aseteve Digjitale të SHBA, duke e pozicionuar Amerikën si udhëheqëse në strategjinë shtetërore për asetet digjitale. Presidenti Trump ka qenë prej kohësh mbështetës dhe nxitës i Aktit GENIUS, duke thënë:

    “Ky ligj do ta bëjë Amerikën liderin e padiskutueshëm në Asetet Digjitale – Askush s’do ta bëjë më mirë, është gjenialitet i pastër! Asetet Digjitale janë e ardhmja, dhe Kombi ynë do ta zotërojë atë. Po flasim për investime masive dhe inovacion të madh. Dëshiroj që Dhoma të veprojë shpejt, dhe ta miratojë një Akt GENIUS ‘të pastër’. Ta sjellin në tavolinën time, sa më shpejt — pa vonesë, pa shtesa. Kjo është gjeni amerikane në formën e saj më të mirë, dhe do t’i tregojmë botës si fitohet me asetet digjitale si asnjëherë më parë!” Po perse kjo mbështetje?

    1-Mbrojtja e konsumatorëve në tregun digjital

    Presidenti Trump mbështet Aktin GENIUS, sepse mbron konsumatorët nga aktorë të rrezikshëm në tregjet financiare.

    Ky legjislacion i vonuar prej kohësh krijon sistemin e parë rregullator federal për stablecoins, duke garantuar stabilitet dhe besueshmëri përmes kërkesave të forta për rezerva.

    -Akti kërkon që çdo stablecoin të ketë mbulim 100% me asete likuide si dollarë amerikanë ose bono afatshkurtra të thesarit dhe detyron ofruesit të publikojnë deklarata mujore për përbërjen e rezervave.

    -Emituesit e stablecoins duhet të ndjekin rregulla të rrepta marketingu për të mbrojtur konsumatorët nga praktikat mashtruese. Sidomos, ndalohet të pretendojnë se stablecoin-i i tyre është i mbështetur nga qeveria amerikane, i siguruar në mënyrë federale, apo se është monedhë ligjore.

    -Akti harmonizon kornizat rregullatore shtetërore dhe federale për stablecoins, duke siguruar rregullim të drejtë dhe të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

    -Në rast falimentimi të një emetuesi stablecoin, akti jep përparësi kërkesave të mbajtësve të stablecoins mbi të gjithë kreditorët e tjerë, duke ofruar mbrojtje përfundimtare për konsumatorët.

    2-Forcimi i statusit të dollarit si monedhë rezervë globale

    Duke nxitur kërkesën për bonot amerikane, stablecoins do të luajnë një rol kyç në sigurimin e dominimit të vazhdueshëm të dollarit në nivel global. Në këtë mënyrë Akti GENIUS:

    -Do të rrisë kërkesën për borxhin amerikan dhe do të forcojë statusin e dollarit si monedhë rezervë globale, duke kërkuar që emetuesit e stablecoin-eve të mbështesin asetet e tyre me bono thesaresh dhe dollarë amerikanë.

    -Do të tërheqë më shumë aktivitete digjitale në SHBA, duke ofruar rregulla të qarta dhe duke nxitur inovacion të përgjegjshëm në tregun e stablecoins.

    3-Lufta kundër aktiviteteve të paligjshme në asetet digjitale

    Nëpërmjet rregullimit dhe regjistrimit të emetuesve të stablecoins dhe bashkëpunimit me Departamentin e Thesarit për zbatimin e sanksioneve, Akti GENIUS përforcon sigurinë kombëtare.

    -Emetuesit e stablecoin-eve do t’i nënshtrohen Ligjit për Sekretin Bankar, duke qenë të detyruar të krijojnë programe efektive kundër pastrimit të parave dhe përputhshmërisë me sanksionet, përfshirë vlerësime të rrezikut, verifikimin e listave të sanksioneve dhe identifikimin e klientëve.

    -Ky ligj përmirëson aftësinë e Departamentit të Thesarit për të luftuar aktivitetet e paligjshme me stablecoins duke forcuar zbatimin ndaj shmangies së sanksioneve dhe pastrimit të parave.

    -Të gjithë emetuesit e stablecoins duhet të kenë aftësinë teknike për të sekuestruar, ngrirë ose djegur stablecoin-et kur kërkohet me ligj dhe të veprojnë në përputhje me urdhrat ligjorë.

    Presidenti Trump sulmon sërish BRICS

    Pas goditjes dhe paralajmërimit të fortë që i bëri Brazilit për vendosjen e tarifës 50%, në përfundim të Samitit të fundit të BRICS në Rio De Janerio, Presidenti Tump, pas nënshkrimit të Aktit GENIUS, iu rikthye edhe njëherë sulmit ndaj vendeve të BRICS duke u zotuar se “Do ta shuaj BRICS”, dhe do të luftojë ekonominë e vendeve në zhvillim. Trump njoftoi tarifën e re më 6 korrik, duke thënë se do të zbatohej për çdo vend që përputhet me atë që ai e quajti “politika anti-amerikane” të grupit BRICS. Vendosja e tarifave nga Donald Trump, në thelb kanë për qëllim eliminimin e rrezikut të vendeve të BRICS. Rreziku kryesor është shfaqja e një monedhe konkurruese të dollarit, e cila për Presidentin e Shteteve të Bashkuara do të ishte njësoj si të humbje luftën botërore. Për këtë arsye Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimin e tij për vendosjen e tarifave ndaj anëtarëve të grupit të kombeve BRICS dhe tha se grupi do të shuhet shumë shpejt nëse ata ndonjëherë formohen në një mënyrë kuptimplote.

    Trump tha, gjithashtu, se ishte i përkushtuar për të ruajtur statusin global të dollarit si një monedhë rezervë dhe u zotua të mos lejonte kurrë krijimin e një monedhe digjitale të bankës qendrore në Amerikë.

    “Monedha rezervë është kaq e rëndësishme. E dini, nëse e humbitnim këtë do të ishte si të humbitnim një luftë botërore. Nuk mund të lejojmë kurrë askënd të luajë lojëra me ne dhe për këtë arsye, kur dëgjova për këtë grup nga BRICS, gjashtë vende në thelb, i godita shumë, shumë fort. Nëse formohen ndonjëherë, nëse formohen ndonjëherë në një mënyrë kuptimplote, do të mbaronte shumë shpejt. Do t’jua them këtë. Ata do të zhduken për shumë kohë, as nuk mendoj se do ta bëjnë. Ata praktikisht kanë frikë nga unë. Unë, gjithashtu, mbetem plotësisht i përkushtuar ndaj premtimit tim për të mos lejuar të ndodhë”, shtoi Presidenti i SHBA.

    VLERËSIME, KRITIKA DHE RREZIQE PËR AKTIN GENIUS

    Nuk munguan reagimet e menjëhershme me vlerësime, kritika, rreziqe ndaj Akti Genius, i firmosur nga Presidenti Trump reagimet kanë qenë në nivel politik, mediatik dhe akademik dhe komuniteti i bisnesit. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, shkroi në rrjetin X të enjten: “Presidenti Trump premtoi të bëjë Amerikën ‘kryeqytetin e kriptovalutave’ në botë. Veprimet e sotme të @HouseGOP për të kaluar Ligjin CLARITY dhe për të dërguar GENIUS në zyrën presidenciale e përmbushin këtë premtim.”French Hill, republikani më i lartë në komisionin e shërbimeve financiare të Dhomës, deklaroi se këto ligje kanë të bëjnë me: “mbrojtjen e konsumatorëve amerikanë, mbrojtjen e investimeve, kthimin e kapitalit në SHBA dhe bëjnë që SHBA-ja të jetë një lider në fushën e pagesave dhe aseteve digjitale në fintech”. Por, Maxine Waters, demokratja kryesore në komisionin e shërbimeve financiare, paralajmëroi se ligji i strukturës së tregut “do të mbjellë farat e krizës së ardhshme financiare.” -Gazeta The New York Times e konsideron si – “ligj kaotik” dhe rrezik për stabilitetin financiar. Media e ka cilësuar Projektligjin GENIUS si një “chaotic piece of legislation”, duke paralajmëruar se hapësira e tij ligjore mund të çojë në destabilizim të sistemit financiar. -Grupi Public Citizen (përkrahës i konsumatorëve) ka paralajmëruar se GENIUS Act është “i keq perceptuar, i pa plotë, dhe kërcënues”, duke theksuar se ligji mund të inkurajojë manipulimin e çmimeve, kolapsin e monedhave dhe përdorimin kriminal të kriptove. Kritikët theksojnë mungesën e kufizimeve në bazë të Bank Holding Company Act, duke lejuar korporatat si Amazon, Walmart, ose Meta të hyjnë në sektorin bankar pa kontroll të mjaftueshëm.

    -Forbes: Financë globale – Rrezik sistemik dhe bankë e errët (shadow banking).Analistë dhe institucione të tilla si Amundi dhe Briefing Book paralajmërojnë se stablecoins mund të sjellin “shadow banking”, sepse lejohen të investojnë në repurchase agrëments, Treasury bills ose money market funds, të cilët sërish mund të shtrëngojnë likuiditetin dhe të shkaktojnë kolaps. Kjo mund të përfundojë me nevojën për shpëtim nga taksa pagesa në rast krize.

    -Të tjera media e shikojnë Aktin Genius të lidhur me Etikën dhe konfliktin e interesit.

    Sipas Reuters Media fin-tech dhe industry e konsiderojnë – Rrezik për konkurrencën dhe sovranitetin monetar. Kështu, Sipas Reuters (Amundi), përdorimi global i stablecoins dollarë-mbështetur rrezikon sovranitetin monetar të vendeve dhe mund të çojë drejt një norme virtuale të dollarizimit, ku sistemi financiar tradicional përjashtohet dhe një sistem zëvendësues privat merr kontrollin.

    -Sipas Financial Times: Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve ka miratuar një legjislacion për të rregulluar stablecoins, duke shënuar ligjin e parë madhor për kriptovalutat të miratuar nga Kongresi amerikan. Dhoma votoi 308 pro dhe 122 kundër për të ashtuquajturin Ligj GENIUS, që synon të rregullojë stablecoins – tokena të lidhur me asete të tilla si dollari amerikan – dhe i hap rrugë bankave që të nxjerrin asetet e tyre digjitale. Ky ligj përbën një fitore për industrinë e kriptovalutave, e cila shpenzoi qindra miliona dollarë për të ndikuar zgjedhjet e vitit 2024, pas një vale procesesh gjyqësore të nisura nga administrata Biden

    -Mediat europiane, italiane,greke etj., janë mjaftuar kryesisht në paraqitjen e lajmit dhe analizë se çfarë përmban ligji, duke argumentuar Pse ky zhvillim ndikon në gjithë tregun e kriptomonedhave? Çfarë përfshin Genius Act? Çfarë Ligji Genius Act synon të rregullojë? etj..

    -Zërat akademikë –janë mbështetur në krahasime historike dhe paralajmërime për efekt domino. Profesorë si Alistair Milne dhe Dan Awrey argumentojnë se ligji bashkon rregullin e teknologjisë me financat në mënyrë jo të ekuilibruar, pa mjaft mbrojtje për konsumatorët apo kontroll antitrust, duke lehtësuar monopolizmin e firmave fintech. Milne i përshkroi stablecoins si “zgjidhje të mbivlerësuara”, ndërsa Awrey sugjeron një model më të fortë për mbikëqyrje institucionale.

    HYRJA E KRIPTOMONEDHAVE-FILLON GARA

    Ligji Genius Act synon të rregullojë në mënyrë zyrtare stablecoins, që janë kriptomonedha të lidhura me vlerën e dollarit amerikan.Ky kuadër i ri hap rrugën që kompani të mëdha si Amazon, Walmart, Expedia dhe kompani ajrore të adoptojnë përdorimin e stablecoins.

    Ky përparim mund të çlirojë triliona dollarë në sisteme pagesash dhe aplikacione teknologjike. Aktualisht, vlera e përgjithshme e stablecoins (si USDT dhe USDC) i kalon 250 miliardë dollarë, ndërsa analistët e Standard Chartered parashikojnë që kjo vlerë të arrijë në 2 trilionë brenda pak vitesh.

    Gjigantë si Amazon dhe Walmart po shqyrtojnë mundësinë për të hedhur në treg stablecoins të tyre. Në vend që të mbështeten te zgjidhjet ekzistuese si USDT, ato synojnë të krijojnë sisteme të brendshme pagesash për të ulur kostot dhe kohën e përpunimit të transaksioneve.

    Kjo situatë i ngjan shumë futjes së kazinove online të reja, që i kaluan platformat tradicionale falë teknologjisë së avancuar dhe transparencës. Ashtu si në rastin e kazinove, edhe te bizneset e mëdha, besimi dhe shpejtësia do të jenë faktorë kyç për suksesin.

    Madje, shumë kompani bastesh ndërkombëtare tashmë përdorin stablecoins për tërheqje të menjëhershme dhe pagesa ndërkombëtare, dhe kjo pritet të ndiqet së shpejti edhe nga gjigantë të tjerë globalë. Për ata që posedojnë kripto ose planifikojnë të investojnë, zhvillimet e fundit krijojnë një klimë shumë të favorshme. Rritja e kërkesës dhe garancitë rregullatore ofrojnë më shumë siguri dhe më pak paqëndrueshmëri. Platforma si Best Wallet japin akses në monedha të reja me fitime të larta dhe rrezik të ulët. Investitorët mund të përfitojnë nga valët pozitive të tregut pa pasur nevojë për njohuri komplekse.

    Epoka e pasigurisë në tregun e kriptomonedhave duket se po i vjen fundi. Me Genius Act, qeveria amerikane po vendos rregull në një treg në rritje të shpejtë. Nga kazinotë më të mira online deri te gjigantët si Amazon, kripto do të bëhet pjesë e pandashme e pagesave të përditshme.

    Nëse realizohen parashikimet për 2 trilionë dollarë, do të kemi të bëjmë me transferimin më të madh të pasurisë drejt botës së kriptomonedhave. Ata që do të përgatiten siç duhet dhe do të investojnë përmes zgjidhjeve të sigurta dhe inovative si Best Wallet, do të kenë përparësi në këtë epokë të re të stablecoins dhe Bitcoin-it.

    -Bankat amerikane kanë shprehur interes të lartë për të hyrë në hapësirën e aseteve digjitale. Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, deklaroi këtë javë se: “banka jonë do të përfshihet si në monedhën digjitale të depozitave të JPMorgan, ashtu edhe në stablecoins”.

    Ndërkohë, shefja ekzekutive e Citigroup, Jane Fraser, deklaroi të martën se banka ishte “entuziaste” për Ligjin GENIUS: “E mirëpresim vullnetin e administratës për t’u lejuar bankave pjesëmarrjen në hapësirën e aseteve digjitale më lehtë… Deri tani, ka qenë shumë e vështirë të konkurrojmë në mënyrë të barabartë.”

    Shefi ekzekutiv i Bank of America, Brian Moynihan, gjithashtu ka folur për dëshirën e bankës për të ofruar pagesa përmes stablecoin. Megjithatë, ai shtoi se: “mbetet e paqartë sa kërkesë reale ekziston për tokenat digjitalë”.

    Bankat janë nën një presion të rritur për të konkurruar në tregun e aseteve digjitale, veçanërisht pasi kompani si Uber po eksplorojnë mundësinë për të lansuar stablecoin-et e tyre, duke anashkaluar rrjetet tradicionale të pagesave si Visa dhe Mastercard.

    Kryetari i SEC, Paul Atkins, përshëndeti miratimin e Ligjit GENIUS. Ai shtoi se Komisioni mund të zbatojë “përjashtime inovative” për të lejuar kompanitë të nxjerrin dhe tregtojnë letra me vlerë të tokenizuara më shpejt, pa pritur detyrimisht legjislacion të ri: “E përqafoj atë që po përpiqet të bëjë Kongresi, por, gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë pasivë duke pritur që gjithçka të rregullohet nga ligji.”

  • Rohde viziton trupat gjermane në KFOR: U ndjeva pak si të isha kthyer në shtëpi

    Rohde viziton trupat gjermane në KFOR: U ndjeva pak si të isha kthyer në shtëpi

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde bashkë me zëvendësin e tij, Christian Böttcher kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it në Kampin Bondsteel, ku morën një informim të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “U ndjeva pak si të isha kthyer në shtëpi”, tha Ambasadori Rohde, duke kujtuar kohën e tij në Strandmeisterkompanie të Gjermanisë në vitet 1980.

    “Një vizitë e mbushur me kujtime dhe përshtypje të thella: Së bashku me zëvendësin tim, eksploruam pajisjet teknike dhe fuqinë operacionale të trupave tona të KFOR-it në Kampin Bondsteel.

    Ende ndihem krenar që pashë “Ahlmann-in” në veprim, tashmë pak më modern se në ditët e mia në Marinë. Falënderime ekipit për punën e shkëlqyer”, shkroi Rohde në BlueSky.

  • Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit

    Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit

    Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në një reagim në profilin e tij në “X”, ka shkruar për bllokadën politike në Kosovë, duke pyetur se a do të mund të krijojë vendi ndonjëherë një qeveri të re.

    Bildt ka thënë se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.

    “ A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai.

  • Aksidentohet familja nga Kosova në rrugën Shëngjin-Velipojë, shoferi humb drejtimin dhe përplaset në një dyqan

    Aksidentohet familja nga Kosova në rrugën Shëngjin-Velipojë, shoferi humb drejtimin dhe përplaset në një dyqan

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.

    Shqiptari i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një dyqan.

    Të lënduar kanë mbetur ai së bashku me tre familjarët.

    “Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

    Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton Top Channel.

  • Gjykata e Apelit kalon në orar të reduktuar për shkak të temperaturave të larta

    Gjykata e Apelit kalon në orar të reduktuar për shkak të temperaturave të larta

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se, do të zbatojë një orar të reduktuar pune duke filluar nga sot.

    Kjo vie si rezultat i vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Nr. 261/2025, datë 27 qershor 2025), dhe për shkak të paralajmërimeve nga institucionet kompetente lidhur me temperaturat ekstreme që pritet të godasin vendin në ditët në vijim.

    Kjo masë është ndërmarrë si pjesë e kujdesit për mirëqenien e stafit dhe palëve që kanë qasje në shërbimet e gjykatës, si dhe për të garantuar funksionimin efikas të institucionit në kushte të motit të papërshtatshëm.

    Gjykata bën të ditur se orari i reduktuar do të rishikohet në vazhdimësi, në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në përputhje me rrethanat teknike.

    Për informata shtesë, qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare të Gjykatës së Apelit dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • Në Kosovë çdo vit 5% më shumë raste me kancer

    Në Kosovë çdo vit 5% më shumë raste me kancer

    Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

    Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

    Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

    Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

    Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

    Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

    • “Infeksionet me viruse, përdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e të tjera”.
    • Organet e sistemit tretës – si zorra e trashë apo stomaku – janë ndër më të cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
    • Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

    Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

    Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

    Prevalenca – që tregon se sa persona jetojnë me kancer në një kohë të caktuar – ishte 288.3 raste për 100 mijë banorë në vitin 2024, ndërsa incidenca – që mat rastet e reja të diagnostikuara gjatë vitit – arriti në 227.4 raste për 100 mijë banorë, tregojnë të dhënat e IKSHPK-së.

    Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

    Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

    Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

    Kushtet në këtë klinikë vazhdojnë të jenë të kufizuara – qoftë në hapësirë, personel apo pajisje.

    Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

    Gjithashtu, pacientët përballen shpesh me pritje të gjata, në mungesë të kapaciteteve – qoftë në mjekë, apo barna.

    Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

    Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

    Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./rel

  • Rasti “Thaçi dhe të tjerë”, sot mbahet seancë në Hagë

    Rasti “Thaçi dhe të tjerë”, sot mbahet seancë në Hagë

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot pritet të mbahet seanca e radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në seancën e sotme korrikut do të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur.

    Në seancën e 16 korrikut, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

    Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese.

    Smith tha se “ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara” që sipas tij përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzës.

    Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura.

    Ai theksoi se interpretimi i kësaj rregulle kërkon një shqyrtim të plotë të secilës pikë të aktakuzës, e jo të çdo fakti individual që kontribuon në ndërtimin e saj.

  • Temperatura të larta në Kosovë, MSh-ja apelon për mbrojtje të punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme

    Temperatura të larta në Kosovë, MSh-ja apelon për mbrojtje të punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje institucioneve publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për punëtorët nga temperaturat e larta gjatë periudhës 22 – 25 korrik 2025.

    “Temperaturat ekstreme përbëjnë rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët në ambiente të hapura”.

    “Institucionet ftohen të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullatës”.

  • 15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

    15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

    Sot bëhen 15 vjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

    Me vota pro, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

    Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.