ATV

Category: Lajme

  • Japonia kërkon falje dhe rimburson pasagjerët për një vonesë 35-sekondëshe të trenit

    Japonia kërkon falje dhe rimburson pasagjerët për një vonesë 35-sekondëshe të trenit

    Në Japoni, një vonesë prej 35 sekondash e trenit Shinkansen çoi në një kërkim falje publike nga drejtuesi dhe rimbursim të plotë të biletave për pasagjerët, duke reflektuar përqendrimin e fortë kulturor të vendit në përpikëri dhe respekt për kohën.

    I njohur për saktësinë, me një mesatare vjetore vonesash më pak se një minutë, Japonia e trajton edhe një vonesë të vogël si çështje nderi dhe shërbimi publik, ndryshe nga shumica e vendeve.

    Kjo thekson se si disiplina e vërtetë shfaqet në momentet më të vogla.

  • Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

    Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar protestën e paralajmëruar për 7 gusht, duke e cilësuar si një thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta.

    Në një postim në rrjetet sociale, Haziri ka shkruar: “Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë,” ka thënë ai, duke shtuar se protesta është një reagim qytetar për mbrojtjen e qëllimit të përbashkët dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

    Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë nuk është vetëm politike, por një angazhim në emër të vlerave kombëtare dhe demokratike: “Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”

    Protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale.

  • Jeta e egër përballë flakëve – Si mbijetojnë kafshët pas zjarreve në pyje?

    Jeta e egër përballë flakëve – Si mbijetojnë kafshët pas zjarreve në pyje?

    Gjatë zjarreve shkatërrimtare që përfshinë Kaliforninë në janar të vitit 2025, mediat u mbushën me pamje dramatike të ndërtesave të rrënuara, komuniteteve të shkatërruara dhe kafshëve të egra të plagosur që përpiqeshin të mbijetonin në mes të shkatërrimit.

    Por, ndryshe nga njerëzit, për të cilët rreziku më i madh është gjatë vetë zjarrit, për jetën e egër sfida më e madhe vjen pas flakëve. Ekspertët vërejnë se megjithëse shumë kafshë arrijnë të shpëtojnë nga zjarri, ditët dhe javët që pasojnë janë kritike. Ushqimi, uji dhe strehimi bëhen burime të rralla, dhe për shumë specie, mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur.

    Disa kafshë janë të përshtatura për të jetuar në mjedise që ndjekin një zjarr pyjor, por rritja në intensitetin dhe shpeshtësinë e zjarreve po e tejkalon kapacitetin adaptues të shumë prej tyre. Habitatet e shkatërruara nënkuptojnë mungesë të resurseve thelbësore dhe zhvendosje të detyruar, shpesh në zona urbane, ku rreziku për kafshët është edhe më i madh.

    Për më tepër, shkencëtarët theksojnë një cikël shqetësues siç është humbja e biodiversitetit, e cila vjen si pasojë e zjarreve, mund të përkeqësojë vetë kushtet që çojnë në zjarre të tjera.

    Apeli i komunitetit shkencor është i qartë thotë se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për restaurimin e habitateve, ruajtjen e biodiversitetit dhe parandalimin e fatkeqësive të ardhshme, jo vetëm për jetën e egër, por edhe për sigurinë e njerëzve.

  • Zjarr masiv në Francë, një person humb jetën nga flakët që po përhapen shpejt

    Zjarr masiv në Francë, një person humb jetën nga flakët që po përhapen shpejt

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në rajonin Aude në Francën jugore, kanë bërë të ditur autoritetet lokale të mërkurën.

    Prefektura e Aude ka njoftuar se zjarri po përparon “shumë shpejt”, ndërsa 1,820 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët.

    Rreth 2,500 familje në zonën e prekur janë aktualisht pa energji elektrike, sipas njoftimit të prefekturës.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkruar në X të martën në mbrëmje se të gjitha burimet e qeverisë janë mobilizuar për të luftuar zjarrin dhe për të ofruar ndihmë në këtë situatë kritike.

  • Protesta e 7 gushtit, Mustafa: Po të kisha shëndet, do isha në shesh

    Protesta e 7 gushtit, Mustafa: Po të kisha shëndet, do isha në shesh

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur mbështetjen për protestën e thirrur më 7 gusht nga veteranët e luftës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

    “Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ai ka theksuar se shteti i Kosovës është rezultat i dy shtyllave, rezistencës paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova dhe luftës së armatosur të UÇK-së. Sipas tij, këto janë vlera të përbashkëta që nuk duhet relativizuar.

    Mustafa ka kujtuar se Kuvendi i Kosovës, me besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare, kishte votuar themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

    “Jam dëshmitar se këtë besim e kishin edhe asokohe presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli, me të cilët kam punuar në atë kohë”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, askush nuk e kishte menduar se drejtësia do të merrte kthesën e tanishme.

    “Askujt s’do t’i shkonte mendja se bartësit kryesorë të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë, njerëz me rol kyç në Rambuje, në bisedimet e Vjenës dhe në shpalljen e pavarësisë, do të përballeshin me akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka shtuar se, pavarësisht dallimeve politike me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, në këtë rast mbështet kauzën e tyre për drejtësi.

    “Kemi garuar se kush e bën Kosovën më mirë. Por në këtë rast, sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në shesh”, ka shkruar ish-kryetari i LDK-së.

  • Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

    Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procesin e shkatërrimit të materialit zgjedhor të përdorur në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.

    Ky veprim bëhet në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e përcaktuara për ruajtjen dhe më pas asgjësimin e materialit zgjedhor, pasi është përmbyllur tërësisht procesi i shqyrtimit dhe certifikimit të rezultateve.

  • Mbi 100 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Indinë veriore

    Mbi 100 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Indinë veriore

    Më shumë se 100 persona raportohen të zhdukur pasi përmbytjeve të mëdha në shtetin verior indian të Uttarakhand.

    Ngjarja tragjike ndodhi të martën në zonën malore të Uttarkashi, ku ujëra të furishme përfshinë fshatin turistik Dharali, duke përmbytur rrugë, ndërtesa dhe duke lënë pas rrënoja të shumta.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim, por përparimi është i ngadalshëm për shkak të shiut të dendur, rrëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të dëmtuara rëndë. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se rreth 130 persona janë shpëtuar deri tani, ndërsa të paktën 10 ushtarë të bazës ushtarake në Harsil figurojnë të zhdukur.

    Sipas mediave vendase, katër persona janë konfirmuar të vdekur, por autoritetet nuk kanë gjetur ende asnjë trup.

    Shpërthimi i reshjeve ndodhi të martën rreth orës 13:30 me orën lokale, duke bërë që lumi Kheerganga të fryhej në mënyrë të menjëhershme dhe të përmbytë zonën përreth. Një pjesë e madhe e lumit Bhagirathi është bllokuar nga balta dhe mbetjet, duke krijuar një liqen artificial që ka përmbytur edhe një helipad qeveritar. Zyrtarët paralajmërojnë se nëse uji nuk largohet shpejt, mund të kërcënohen seriozisht vendbanimet përreth.

    Situata rëndohet më tej nga moti i keq, me reshje që vijojnë edhe sot. Rrugët kryesore në rajon janë të dëmtuara rëndë, me çarje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Komunikimi me ekipet e emergjencës në terren është i pamundur për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së sinjalit.

    Zyrtarët e motit kanë parashikuar reshje të tjera të dendura në ditët në vijim dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonat me rrezik të lartë për rrëshqitje dhe përmbytje. Shkollat janë mbyllur në disa pjesë të Uttarakhand-it.

    Fshati Dharali, një ndalesë e njohur për pelegrinazhin Char Dham Yatra, zakonisht ka shumë turistë gjatë verës. Por këtë sezon, për shkak të reshjeve dhe paralajmërimeve për rrezik, numri i vizitorëve ishte i ulët – çka ndoshta parandaloi një tragjedi edhe më të madhe.

    Uttarakhand është një prej rajoneve më të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Himalaje. Kujtojmë se në vitin 2013, përmbytje të ngjashme morën jetën e mijëra personave, shumë prej të cilëve nuk u gjetën kurrë.

  • Sorensen arrin në Presidencë, pritet nga Osmani

    Sorensen arrin në Presidencë, pritet nga Osmani

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen.

    Ende nuk është bërë e ditur nëse Sorensen do të zhvillojë takime me liderët e partive politike.

    Vizita e Sorensenit në Kosovë vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku ai, së bashku me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka diskutuar rreth çështjeve të sigurisë, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

  • BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

    BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

    Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar.

    “Komisioni Evropian ka miratuar sot procedurat e nevojshme ligjore për të pezulluar zbatimin e kundërmasave tona, të cilat pritej të hynin në fuqi më 7 gusht”, tha zëdhënësi për tregti i BE-së, Olof Gill.

    Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për politikat tregtare të bllokut prej 27 shtetesh, kishte përgatitur një listë me mallra amerikane që do të goditeshin me tarifa nëse bisedimet me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonin me marrëveshje.

    Kundërmasat e BE-së kishin në shënjestër një sërë eksportesh amerikane, nga soja deri tek aeroplanët, makinat e uiski.

    Por, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, arriti një marrëveshje kornizë me presidentin amerikan, Donald Trump, më 27 korrik, teksa afati i 1 gushtit për vendosjen e tarifave të larta po afrohej, njofton REL.

    Pas arritjes së marrëveshjes, eksportet e BE-së pritet të përballen me tarifa gjithëpërfshirëse prej 15 për qind që nga data 8 gusht – më të larta se taksat doganore para se Trump të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por më të ulëta se tarifat prej 30 për qind, që presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të vendoste.

  • Presidentja Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese, shkak gjyqtari serb që “paraqet rrezik për siguri kombëtare”

    Presidentja Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese, shkak gjyqtari serb që “paraqet rrezik për siguri kombëtare”

    Vjosa Osmani, presidentja e vendit, ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

    Nëpërmjet një konference për media të martën, Osmani ka thënë se arsyeja e tërheqjes së kësaj kërkese është caktimi si gjyqtar raportues për këtë rast Radomir Laban.

    “Sot në përputhje me Lgijin për Gjykatën Kushtetuese dhe në përputhje me Rregulloren, kam tërhequr kërkesën të paraqitur në gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar institucione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës“, ka thënë Osmani.

    Ajo ka thënë se caktimi i Laban është shqetësues dhe mund të krijojë pasoja të rënda për institucionet.