ATV

Category: Lajme

  • Lista Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar, Rashiq u zgjodh padrejtësisht

    Lista Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar, Rashiq u zgjodh padrejtësisht

    Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, tha se, sipas kësaj partie, Kuvendi nuk është konstituuar as pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar.

    “Edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë. Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha ai, i shoqëruar në hollin e Kuvendit nga deputetët e tjerë të Listës Serbe.

    Ai citoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, siç lexoi ai, “fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb duhet të ketë të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit për komunitetin serb”.

    “Është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si edhe Kushtetuta dhe Rregullorja”, tha Simiq.

    Simiq tha se Rashiq “është zgjedhur me forcë si deputet, e tani edhe si nënkryetar.

    “E kanë zgjedhur një njeri pa thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit”, tha Simiq, duke shtuar Lista Serbe do të ankohet ndaj këtij vendimi të Kuvendit.

    Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

    Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti./REL

  • Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

    Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

    Sot, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Nenad Rashiq si nënkryetar të pestë të Kuvendit, përfaqësues nga komuniteti serb, duke përmbyllur kështu një proces të gjatë votimesh që dështuan për disa kandidatë të tjerë të propozuar nga Lista Serbe.

    Zgjedhja e Rashiqit erdhi pas nëntë raundesh votimi në të cilat emra të ndryshëm të propozuar nga Lista Serbe.

    Me këtë zhvillim, Kuvendi i Kosovës plotëson pesëshen e nënkryetarëve dhe i hapet rruga fazës së ardhshme për formimin e institucioneve të reja.

  • Dështojnë të gjitha propozimet e Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Dështojnë të gjitha propozimet e Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Të gjitha propozimet e Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar, duke bërë që deputeti Igor Simiq, si dhe kandidaturat e tjera, të mos arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Edhe ai, ashtu si të gjithë deputetët e tjerë të Listës Serbe, nuk ka mundur të marrë shumicën e votave për këtë post.

    Me këtë, nuk ka mbetur asnjë deputet nga Lista Serbe që mund të propozohet për t’u zgjedhur nënkryetar.

    Tani, i vetmi deputet i komunitetit serb që ka mundësi të kandidohet për këtë post është Nenad Rashiq, i cili është anëtar i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetësë, dhe jo i Listës Serbe.

    Dështimet e vazhdueshme për këtë post kanë shtyrë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e bërë më të vështirë përmbylljen e këtij procesi, i cili është i detyrueshëm sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

  • Kosova tashmë ka platformën e parë financiare me Inteligjencë Artificiale – Vinvest Ferri

    Kosova tashmë ka platformën e parë financiare me Inteligjencë Artificiale – Vinvest Ferri

    Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe diskutojë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, bursat dhe kriptovalutat.

    Faqja www.vinvestferri.com synon të ofrojë përmbajtje financiare të përditësuar dhe të qasshme për publikun që kërkon informim të pavarur dhe të bazuar në burime të verifikuara.

    Ky bashkëveprim mes inteligjencës artificiale dhe kontrollit editorial njerëzor siguron përmbajtje të balancuar, të saktë dhe të kuptueshme për lexuesin kosovar dhe rajonal.

    Përveç lajmeve dhe analizave, platforma do të publikojë edhe tekste edukative për ata që duan të mësojnë më shumë rreth tregjeve financiare, mënyrave të investimit dhe procesit të tregtimit. Këto materiale synojnë të ndihmojnë publikun të kuptojë më mirë mekanizmat e ekonomisë dhe të zhvillojë kulturë financiare moderne.

    “Qëllimi ynë është të ndërtojmë një urë midis teknologjisë, transparencës dhe investimeve të mençura. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ne sjellim përmbajtje të besueshme që e ndihmon lexuesin të kuptojë më mirë dinamikën e tregjeve,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

  • Deputeti tjetër i Listës Srpska, Srdjan Popovic, nuk i merr votat e mjaftueshme për nënkryetar

    Deputeti tjetër i Listës Srpska, Srdjan Popovic, nuk i merr votat e mjaftueshme për nënkryetar

    Sërxhan Popoviq, kandidati i tetë i propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Në votimin e fundit, Popoviq mori vetëm 9 vota pro, të gjitha nga deputetët e partisë së tij, ndërsa pati 49 vota kundër dhe 33 abstenime.

    Ky është dështimi i tetë radhazi për Listën Serbe në përpjekjet për të zgjedhur një nënkryetar serb të Kuvendit, duke shtyrë edhe më tej procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë, procesi ka hyrë në një fazë të bllokuar, ndërsa ende mbeten vetëm tre kandidatë të tjerë nga Lista Serbe që mund të propozojnë për këtë pozitë.

    Kuvendi i Kosovës ka afat 12 ditë për të përfunduar këtë proces, siç kërkohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe dështimet e vazhdueshme po e vështirësojnë përmbylljen e këtij procesi, që është një parakusht për funksionimin e plotë të Kuvendit.

  • As Stefan Kovaçeviq nuk i merr votat për nënkryetar

    As Stefan Kovaçeviq nuk i merr votat për nënkryetar

    Stefan Kovaçeviq, kandidati i shtatë i propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar edhe ai të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Në këtë përpjekje, ai mori vetëm mbështetje nga deputetët e partisë së tij, duke vazhduar kështu dështimet e njëpasnjëshme në këtë proces.

  • Nuk e fiton Donald Trump – Politikania nga Venezuela, Maria Corina Machado, fiton Nobelin për Paqe

    Nuk e fiton Donald Trump – Politikania nga Venezuela, Maria Corina Machado, fiton Nobelin për Paqe

    Politikania Maria Corina Machado është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025, ka bërë të ditur Komiteti Norvegjez i Nobelit.

    Komiteti ka thënë se ajo është përzgjedhur për punën e saj të palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për tranzicion paqësor nga diktatura në demokraci.

    “Kur autoritarët e marrin pushtetin, është jetike që të njihen mbrojtësit guximtarë të lirisë, të cilët ngrihen dhe rezistojnë”, është thënë në deklaratën e Komitetit.

    Çmimi Nobel për Paqe, në vlerë të rreth 1.2 milion dollarëve, do të ndahet edhe zyrtarisht në një ceremoni të organizuar në Oslo më 10 dhjetor.

    Ceremonia mbahet gjithmonë në datën e njëjtë, për të shënuar edhe përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, me dëshirën e tij të cilit janë krijuar çmimet më 1895.

  • Branisllav Nikoliq nuk arrin votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, dështim i gjashtë për Listën Serbe

    Branisllav Nikoliq nuk arrin votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, dështim i gjashtë për Listën Serbe

    Branisllav Nikoliq, kandidati i gjashtë i propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Në votimin e fundit, ai mori vetëm 9 vota pro, të gjitha nga deputetët e partisë së tij, ndërsa pati 49 vota kundër dhe 37 abstenime.

    Ky dështim e shtyn edhe më tej përpjekjen e Listës Serbe për të zgjedhur një nënkryetar serb, duke e bërë më të vështirë përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

    Pas këtij dështimi, Lista Serbe ka vetëm edhe tre kandidatët e mbetur për t’i propozuar për këtë post. Kuvendi ka afat 12 ditë për ta përfunduar këtë proces, siç kërkohet nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

  • Dështon edhe propozimi i pestë i Listës Serbe

    Dështon edhe propozimi i pestë i Listës Serbe

    Milana Nikolliq nga Lista Serbe, deputetja e pestë e propozuar nga kjo parti për postin e nënkryetares, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për ta marrë atë post.

    Në të tria tentimet, ajo mori vota për vetëm nga bashkëpartiakët e saj.

    Kështu, tani kanë mbetur vetëm edhe katër deputetë të tjerë nga Lista Serbe që mund të kandidohen për postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

     

  • S’ka votë as për Verika Qenariqin

    S’ka votë as për Verika Qenariqin

    Verika Qenariq, kandidatja e katërt e propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Në tri votime të ndara, ajo mori vetëm 9 vota, të gjitha nga deputetët e partisë së saj, duke pasur kështu një mbështetje shumë të kufizuar.

    Ky është dështimi i katërt radhazi për Listën Serbe në tentativën për të siguruar këtë post, që është i detyrueshëm për përfundimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Afati për ta mbyllur këtë proces është 12 ditë, sipas kërkesave të Gjykatës Kushtetuese.