ATV

Category: Lajme

  • OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    Në Strasburg të Francës sot është mbajtur protesta e radhës kundër padrejtësisë, ku pjesëmarrësit kërkuan që zërat e ish-luftëtarëve të lirisë të mos injorohen më.

    Gjatë protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dorëzuar plot 285 letra, nga një për secilin anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

    OVL-UÇK përsëriti se do të vazhdojë angazhimin e saj për drejtësi dhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve të lirisë.

    Në vazhdim gjendet letra e dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropë.

    DEKLARATA E PLOTË:

    Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës.
Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë.
    (kjo është letra që e kemi dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës)

  • Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para tre ditësh në Turqi ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.

    Vdekja e tij erdhi krejt papritur pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

    I riu shqiptar kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.

    Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

    Rama u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor pasi u dërgua në emergjencë.

    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.

    Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.

  • Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së 10 detonatorëve në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq, duke e cilësuar rastin si një tentativë të rrezikshme që mund të kishte rezultuar në sulme terroriste.

    Sveçla ka bërë publike edhe fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se detonatorët ishin të pajisur me ndezës me fitila, ndërsa ka vlerësuar se ndërhyrja e shpejtë e organeve të sigurisë ka parandaluar një skenar të rëndë.

    Sipas tij, prania e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtyre mjeteve, të cilat, siç thotë ai, do të përktheheshin në sulme me synim shkaktimin e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.

    Sveçla theksoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë mbeten të vendosura në ballafaqim me bandat kriminale, duke paralajmëruar se sulme të tilla do të hasin në përgjigjen e merituar.

  • S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    11 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 41 aksidente në vend ku prej tyre 30 janë me dëme materiale.

    Kështu, policisë i doli goxha punë për t’i disciplinuar shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Veç gjatë së shtunës, organet e rendit shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 749 gjoba.

    Organet e rendit kanë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale, pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

  • Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës, protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit

    Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës, protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit

    Mijëra persona dolën në rrugët e qytetit të Meksikos për të protestuar kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, në një valë demonstratash të thirrura kryesisht nga të rinjtë, të njohur si Gjenerata Z. Autoritetet njoftuan se 120 njerëz mbetën të plagosur, mes tyre 100 policë – 40 prej të cilëve u shtruan në spital. Po ashtu, 20 persona u arrestuan.

    Protesta ishte kryesisht paqësore, por u mbyll me përleshje mes një grupi demonstruesish dhe forcave të rendit. Sipas Pablo Vazquez, sekretar për sigurinë në kryeqytet, incidentet shpërthyen pasi disa protestues tentuan të shembnin barrierat përreth Pallatit Kombëtar, rezidenca e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Policia reagoi me gaz lotsjellës.

    Kryetarja e qytetit, Clara Brugada, dënoi aktet e dhunshme duke deklaruar në X se “shprehja e dhunshme cenon të drejtat e të tjerëve” dhe se ato u kryen nga një grup i vogël radikal.

    Një grup që e quan veten Generation Z Mexico publikoi një “manifest”, ku thotë se përfaqëson të rinjtë meksikanë të lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Tubimet vijnë pas një sërë vrasjesh të profilit të lartë, mes tyre edhe ekzekutimi i kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Alberto Manzo Rodriguez, gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve.

    Mbështetësit e Manzos, një kritik i hapur i krimit të organizuar, u panë të veshur me kapele kashte – simbol i lëvizjes së tij politike – teksa brohorisnin: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

    Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shtete të tjera, përfshirë Michoacán, ku Manzo u vra. Ndërkohë, qeveria meksikane pretendon se demonstratat u organizuan kryesisht nga kundërshtarë të djathtë dhe u shtynë përpara nga llogari të automatizuara në rrjetet sociale.

  • Rama: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari

    Rama: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

    Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.

    “Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.

    Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

    Kostoja totale e rritjes së pagave dhe indeksimit parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës.

  • Vrau djalin me thikë të bukës, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 74-vjeçarin

    Vrau djalin me thikë të bukës, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 74-vjeçarin

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim, Hekuran Gjoni, 74 vjeçarin i cili dyshohet se vrau të birin me thikën e bukës pas një konflikti banal.

    Prokuroria ka dhënë detaje se si rrodhi i gjithë rasti.

    “Në përfundim të hetimeve rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen”.

    “I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali Asim Gjoni, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vajza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

    Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve.

    Shkaku i vdekjes së Asim Gjoni, sipas njoftimit, është shoku i rëndë traumatik hemorragjik.

  • Raportojeni menjëherë në policinë sllovene, reagon Ambasada pas heqjes së targave të kosovarëve

    Raportojeni menjëherë në policinë sllovene, reagon Ambasada pas heqjes së targave të kosovarëve

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka dalë me një njoftim urgjent për qytetarët kosovarë, pasi mbrëmë dhjetëra shoferë kanë mbetur pa targa të automjeteve në kryeqytetin slloven, Lubjanë. Qytetarët e prekur janë ftuar të kontaktojnë ambasadën për këshilla dhe asistencë rreth kthimit në Kosovë.

    Në njoftim, theksohet se para se të kërkohet asistencë nga Ambasada, rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.

    Njoftimi i Ambasadës:

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.

    Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.

    Ju faleminderit për bashkëpunimin.

  • Rryma ndërpritet sot në disa zona, njoftohen qytetarët për oraret

    Rryma ndërpritet sot në disa zona, njoftohen qytetarët për oraret

    Orari sipas rajoneve të Kosovës, e diele 16 nëntor:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet J20 Fusha Lidhse nga ora 07:00 deri 09:00

    Pa tension mbesin te gjitha daljet 10(20)kV si me poshtë:

    1.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J15 Viva Fresh (kodi: 19000089) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: Viva Fresh, Hotel Gorenja, Al Petroll, Koral, fusha Sheki, Skender Mramori, Proten, Ondeks Mont.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    2.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    J12 Rezervë (kodi: ……….) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: …

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    3.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J13 Fabrika e Kasetave (kodi: 19000096) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    4.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J14 Grand Store (kodi: 19000095 ) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagjja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store(Te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagjja NICI-Veterniku, Lagjja,,Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, Afër servisit Gorenje- Janina 2, Konsumatorët e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi- Nic holding, AL TRADE SH.P.K-TS 3 dhe AL TRADE SH.P.K-TS 4.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    5.

    Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    .Dalja 10kV J15 Pallati i Drejtësisë (kodi: 19000091) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: Pallati i Drejtësisë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    6.

    Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J15 MAP (kodi: 19000092) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: MAP.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    7.

    Nga NS 110/10[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J17 Veterrniku 1 (kodi: 19000094) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: 376.Rr.Rexhep Krasniqi te TMk,120.Lagjja e Spitalit te BMW, ExDCdcdc-LLAM-8,Qazim Sadiku te Betoni Dino, rr.Behar Begolli,Stadioni Veternik(h.Fontana), rr. Shkupi Lokal-3, rr.Richard hollbruk garazha nr.35

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    8.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J06 Hajvalia (kodi: 19000040) nga ora 07:00 deri 09:00

    Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

    * * *

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 35/20[kV] Prishtina I do të ndërprehet:

    LP 20[kV] Dalja F.K. nr.10 (kodi: 10012182) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Bercom, Europrint, Semitronix, rr. Hamdi Grajqevci, objekte në rr.Dardania, banesat e Tregtisë, një pjesë e rr. Nënë Tereza disa objekte në rr. Enver Maloku.

    Arsyeja: Realizimi i hyrje-dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

    Prizren

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Prizren 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J29 Kamenica (kodi: 31000029 ) nga ora 12:00 deri në ora 16:00

    Vendet:rrugët: 101 Enver Hadri, 130 Besëlidhja (një pjesë), 15 Faik Çabrati (një pjesë), 17 Mbreti Gent, 18 Beteja e Pashtrikut, 196 Aleks Buda, 205 Janina, 206 Arta, 208 Flamuri, 222 Ali Pashë Tepelena (një pjesë), 239 Luj Pasteri, 240 Petro Marko, 35 Skender Latifi, 37 Verrat e Llukës, 38 Afrim Bytyqi, 40 Ismail Qemajli, 41 Lasgush Poradeci, 42 Ismet Gashi, 49 Aziz Kelmendi, 51 Jashar Salihu, 54 Enkelejt, 55 Sadik Ramë Gjurgjeviku, 65 Brigadat, 7 Ismail Kryeziu, Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë), Fshatrat: Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).

    Arsyeja: Risistemimi i shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elekroenergjetik.

    Ferizaj

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri në ora 15:30

    Vendet: TS Repititori, TS Shkolla e Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.

    Arsyeja: Eliminimi i problemeve teknike në transformator.

    Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Pataqani (kodi: 82000001) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

    Vendet: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak dhe Zatriq.

    Arsyeja: Projekte investive. Ngritja e shtyllave nen tension, montimi i konzollave, montimi i izolatorëve, shtrirja e përçuesit me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 12, Pataqani.

  • Ahmeti: Pafajësia e Hashimit, Kadriut, Rexhepit e Jakupit u konfirmua nga miqtë amerikanë e europianë në Hagë

    Ahmeti: Pafajësia e Hashimit, Kadriut, Rexhepit e Jakupit u konfirmua nga miqtë amerikanë e europianë në Hagë

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se sot ndodhet “me mendje e me zemër pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg”, siç shprehet, “aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

    Ahmeti pohon se “kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia”.

    Ai shton: “Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸 dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!”

    Ahmeti thekson gjithashtu se “padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.