ATV

Category: Lajme

  • Gruda i PDK pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    Gruda i PDK pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    Deputeti i PDK’së, Pëparim Gruda, tha se ka shkuar në seancën e sotme për të treguar se pse kjo parti nuk po merr pjesë.

    “Sot kam ardhur këtu për të shpjeguar qëndirmin pse nuk marrin pjesë në këtë seanvë. Së pari nuk e di nëse ka kuorum, ajo ju mbetet me verifiku ju kryetar”, tha ai.

    Gruda shtoi se “asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”.

    Më pas atij i ndërhyri deputeti i VV’së, Agim Bahtiri, i cili nuk dëgjohej se cka fliste.

    “Mos u ngut se njo jom, kështu që duroni sot pak të foli edhe unë… Ju nuk ma diktoni qysh e mbaj fjalimin unë”, tha ai.

    Më pas ndërhyri kryetari i kuvendit, Dimal Basha, që i kërkoi Grudës ta vazhdojë fjalimin.

    “Z. Gruda vazhdonë fjalimin, se s’dëgjohen”, tha Basha.

    “Midis konstitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet me u mbajt seancë për asnjë cështje. Ky është standard i njohur në mbarë botën”, vazhdoi Gruda.

    “Si mund të formohen komisionet parlamentare kur nuk definohen kush është opozita dhe kush është pozita. Kosova s’ka opozitë dhe pozitë sot… I vetmi përjashtim bëhet kur qeveria në dorëheqje ka të drejtë me propozu buxhetin në kuvend, kjo nuk është qeveri në dorëheqje”, tha ai.

  • Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë

    Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njësitë e Policisë së Kosovës kanë zbuluar pajisje ushtarake të lidhura me strukturat serbe, gjatë një patrullimi në veri të vendit.

    Sipas Sveçlës, mbrëmjen e kaluar policia ka hasur në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, ku janë gjetur uniforma ushtarake, xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

    Ai tha se këto gjetje janë pjesë e “çmontimit të elementeve kriminale e terroriste të Serbisë”, duke theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë me aksionet për të garantuar rendin dhe sigurinë.

    “Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë”, ka deklaruar Sveçla në një postim në Facebook.

    Ministri u shpreh se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

    “Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, ka theksuar ai.

  • Gruda: Seanca për buxhetin është e paligjshme, përplasjet me deputetët e VV-së tensionojnë sallën

    Gruda: Seanca për buxhetin është e paligjshme, përplasjet me deputetët e VV-së tensionojnë sallën

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.

    Së pari, ai tha se ka pikëpyetje nëse kryetari Dimal Basha e di nëse kjo seancë ka kuorum për t’u mbajtur.

    “Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë”, u shpreh Gruda.

    Ai ka marrë fjalën duke thënë se “kam ardhur në emër të PDK-së të iu tregoj se pse seanca që e keni thirrur sot është e jashtëligjshme”

    Derisa në nisje të fjalimit ai u pengua nga deputetë të LVVsë konkretisht ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

    “A mundesh të lutem kryetar Basha me ma mundësu me mbajt fjalimin, veq një jam sot bëni durim…, ju s’më tregoni se si me e mbajt fjallimin tim.

    Ai është përplasur edhe me nënkryetaren e Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiun.

  • Kusari-Lila kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në sallë: Mos të humbim fondet

    Kusari-Lila kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në sallë: Mos të humbim fondet

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar përpara deputetëve që duhet reflektuar për pasojat që shkakton mos-votimi i buxhetit.

    Në një fjalim të mbajtur përpara grupit parlamentar të LVV-së, i vetmi i pranishëm në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila tha se deputetët kanë mandat të plotë dhe është përgjegjësi e tyre të formojnë komisionet parlamentare.

    “Më e lehta është që të abstenohet mos, të mos vihet fare, siç kanë bërë fatkeqësisht përfaqësuesit e grupeve tjera parlamentare. Ajo nuk e arsyeton as heqë përgjegjësinë që e kanë për formimin e komisioneve të përhershme parlamentare” deklaroi ajo.

    Kusari-Lila u shpreh se ligji nuk e përjashton mundësinë e votimit të buxhetit nga një qeveri në detyrë, teksa formimi i komisioneve parlamentare iu takon deputetëve.

    “Kush jemi ne që t’iu humbim qytetarëve të drejtën e fondeve, që humbin në dhjetor të vitit. Në dhjetor të vitit 2025, nëse nuk miratohen, 10% e mbi 800 milionë eurove humbin…” u shpreh Kusari-Lila.

    Ajo iu bëri thirrje deputetëve të bashkohen në seancë dhe të votojnë, për të mos humbur miliona euro fonde nga BE-ja.

    Aktualisht, në seancën ku parashihet të votohet buxheti i shtetit, i tri komunave, buxheti i RTK-së dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, nuk po marrin pjesë partitë opozitare.

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

    Dita Ndërkombëtare e Burrave shënohet çdo 19 nëntor, duke vënë në qendër rolin pozitiv të burrave në familje dhe shoqëri. Kjo ditë synon të theksojë rëndësinë e mbështetjes, përgjegjësisë dhe vlerave që kontribuojnë në një komunitet më të shëndetshëm.

    Fokusi kryesor mbetet shëndeti i burrave, sidomos ai mendor, i cili shpesh anashkalohet. Përmes aktiviteteve sensibilizuese, organizatat inkurajojnë burrat të flasin hapur për sfidat emocionale dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë.

    Nga ana tjetër, muaji nëntor lidhet edhe me fushatën “Movember”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës, kancerin e testikujve dhe kontrollet e rregullta shëndetësore. Kjo ditë kujton se investimi në mirëqenien e burrave është një përfitim për të gjithë shoqërinë.

  • Përparim Gruda i PDK’së në “seancën” e thirrur nga VV

    Përparim Gruda i PDK’së në “seancën” e thirrur nga VV

    Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në Kuvend ku po mbahet seanca për miratimin e buxhetit.

    Deputeti Gruda pritet që ta marrë fjalën gjatë kësaj seance, ku do të flasë rreth temës së buxhetit.

    Kjo seancë është bojkotuar nga të gjitha ish-partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar mbajtjen e saj si jolegjitime.

    IMG_5763

  • Rexhepi: Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca

    Rexhepi: Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca

    Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, është deklaruar para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.

    Ajo tha se si kjo seancë, ashtu edhe ajo pasuese për Qeverinë e Kosovës, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, tha Rexhepi.

    Megjithatë, ajo nuk dha detaje nëse do të arrihet votimi i Buxhetit 2026, por shtoi se personalisht do ta votojë atë dhe mandatarin Glauk Konjufcën.

  • Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

    Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

    Në seancën e parë të thirrur nga Kuvendi i Kosovës për buxhetin, po merr pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

    PDK, LDK, AAK e Nisma e kanë bojkotuar këtë seancë, duke e akuzuar partinë e Albin Kurtit.

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo seancë është një skemë e radhës e Qeverisë në ikje siç tha ajo për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin, si dhe është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se ky është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Teksa Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, tha se ky subjket nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas tyre është e thirrur jashtë rregullave ligjore.

  • NISMA bojkoton seancën e jashtëzakonshme

    NISMA bojkoton seancën e jashtëzakonshme

    Deputetja nga radhët e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi thekson se NISMA e bojkoton seancën e jashtëzakonshme për buxhetin.

    Ajo gjatë një konference për media theksoi se kjo seancë është jashtë rregullave ligjore.

    “Përgjatë këtyre 10 muajve, NISMA dhe Limaj kanë qenë konstruktiv për ti dhënë Kosovës mundësi dhe për të bërë më të mirën, por kjo nuk ka ndodh. Si rezultat i gjtihë kësaj kohe dhe pagadishmërisë së LVV dhe Kurtit nuk ësht arritur një gjë e tillë. Si rezultat kemi ardhë në gjendje të tillë. Nisma nuk merr pjesë në seancën sot në ora 11:00 dhe arsyet pse NISMA nuk merr pjesë janë kuptimplota. Seancë jashtë rregullave ligjore”, tha ajo.

    Kryeziu njofton se NISMA nuk ka votë as për formimin e qeverisë.

    “NISMA nuk ka votë për Konjufcën. Edhe kjo është jolegjitime. Nuk ka pas vullnet për të krijuar shumicën parlamentare në Kuvend”.

  • Zemaj: Seanca sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, pjesë e lojërave politike të VV-së

    Zemaj: Seanca sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, pjesë e lojërave politike të VV-së

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se seanca e sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, duke konfirmuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.

    Zemaj ka thënë se kjo seancë është pjesë e lojërave politike të VV-së.

    “Sot po provohet ta quajmë treni i fundit, një seancë plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm që Kurti dhe VV-ja të zhveshet nga përgjegjësia e dështimit të saj. Kanë përfshirë projektbuxhetin, marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë proces të mirëfilltë e jo improvizime. LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. VV-ja po tenton të përdorë institucionet si instrument i lojërave të tyre politike. E njëjta logjikë u pa edhe me mandatarin”, tha Zemaj.

    Në seancë ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë as PDK, AAK dhe Nisma.