ATV

Category: Lajme

  • Hap tjetër drejt BE-së, Shqipëria mbyll tre kapituj negociues në Bruksel

    Hap tjetër drejt BE-së, Shqipëria mbyll tre kapituj negociues në Bruksel

    Shqipëria ka mbyllur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së IX-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila u mbajt të martën në Bruksel.

    Bëhet fjalë për kapitujt 25, 26 dhe 30, të cilët lidhen me shkencën dhe hulumtimet, arsimin dhe kulturën, si dhe politikën e jashtme.

    Dy prej këtyre kapitujve, 25 (Shkenca dhe Hulumtimet) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura), zakonisht konsiderohen fusha ku nuk ka nevojë për negociata të thelluara, pasi nuk ekziston një kornizë e përbashkët ligjore e Bashkimit Evropian, por vetëm disa parime bazë.

    Megjithatë, sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, edhe këto kapituj nuk mund të mbyllen pa miratimin e raportit të ndërmjetëm për përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e sundimit të ligjit (IBAR).

    Shqipëria e ka siguruar këtë raport pas disa vonesave, për shkak të rezervave të disa shteteve anëtare të BE-së, duke hapur kështu rrugën për mbylljen e kapitujve negociues.

    Kapitulli 30, që lidhet me politikën e jashtme, është mbyllur gjithashtu, pasi Shqipëria ka qenë e përafruar plotësisht me qëndrimet e Bashkimit Evropian në këtë fushë. Për më tepër, vendi është anëtar i NATO-s.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas konferencës në Bruksel, e ka cilësuar këtë zhvillim si një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

    “Ky është një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin tonë të pakthyeshëm drejt Bashkimit Evropian”, është shprehur Rama.

    Ndërkaq, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e ka cilësuar këtë moment historik për Shqipërinë, por ka paralajmëruar se vendi ka ende punë përpara për përmbylljen e të gjithë kapitujve negociues.

    Negociatat e Shqipërisë me BE-në përfshijnë gjithsej 33 kapituj. Vendi kishte shënuar progres të madh vitin e kaluar duke arritur hapjen e të gjithë kapitujve, ndërsa tash ka hyrë në fazën e mbylljes së tyre.

  • “Jam e tmerruar”: Marta Kos për deklaratën e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës

    “Jam e tmerruar”: Marta Kos për deklaratën e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të martën në Bruksel se është “e tmerruar” nga deklarata e një ministreje në Qeverinë e Serbisë, e cila tha se Kosova duhej të ishte spastruar etnikisht më 1998.

    “Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon ose madhëron spastrimin etnik dhe personalisht jam vërtet e tmerruar që në këtë situatë duhet të thuhet diçka e tillë”, deklaroi Kos në një konferencë për media, raporton N1 edicioni kroat.

    Ajo iu përgjigj një pyetjeje për të komentuar deklaratën e ministres serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, në dritën e faktit se Komisioni Evropian kishte rekomanduar fuqishëm hapjen e negociatave me Serbinë në kuadër të Klasterit 3. Megjithatë, ky rekomandim nuk mori mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së.

    “Këto deklarata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit – për të cilin ka shumë nevojë – përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ecë përpara. Ato janë gjithashtu në kundërshtim me detyrimet e Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kos.

    Ajo shtoi se “mund të supozojë vetëm se këto janë qëndrime personale të një ministreje dhe jo qëndrimi i Qeverisë së Serbisë”.

    “Presim që udhëheqësit politikë të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit rajonal”, deklaroi Kos në konferencën për media pas konferencës së anëtarësimit me Malin e Zi.

    Paunoviq, në një intervistë për “TV Kurir” të transmetuar të shtunën, tha se “po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

  • Përparim Rama i reagon Qeverisë pas skandalit në Pediatri: “Ja, kështu punohet”

    Përparim Rama i reagon Qeverisë pas skandalit në Pediatri: “Ja, kështu punohet”

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet për të treguar kushtet e mira brenda.

    Ky reagim i Ramës vjen pasi një postim në Facebook i Aulona Memetit, një qytetareje, mori vëmendjen e masës, pasi denoncoi kushtet e këqija në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një ditë më pas ajo tha se ndjeu presion nga zyrtarë të institucionit.

    “Pediatria në Kryeqytet. Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet. Ky është standardi që ndërtojmë në Kryeqytet, institucione publike moderne, funksionale dhe në shërbim të secilit qytetar”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

  • Këto vende mbesin pa rrymë nesër

    Këto vende mbesin pa rrymë nesër

    KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë ndërprerjen e rrymës në disa zona të vendit.

    Prishtinë
    1.
    Në TS 110/35/10[kV] Fushë Kosovë
    Nga dalja 10[kV] Albana, nga ora 10:30 deri 15:30 do të ndërprehet:
    NS 10/0.4[kV] Albana e M.-Xhamia (kodi: 15100008074)
    Vendet: Pjesë të Albanës së Madhe.
    Arsyeja: Instalimi i kabllos ABC. – Punime në projektin M.26.01.016 – “TS Albana e Madhe-Xhamija”.

    Pejë

    1.

    Në TS 110/10(20) [kV] Peja 2 do të ndërpritet:
    Nga dalja 10 [kV] Kastrati, degëzimi Poqestë, nga ora 09:30 deri në 16:00 do të ndërpritet:

    NS 10/0.4 [kV] Kombinati i LK (kodi: 51000007018)
    NS 10/0.4 [kV] Kastrat te Kisha (kodi: 51000007019)
    NS 10/0.4 [kV] Poqesta Shkolla (kodi: 51000007020)
    NS 10/0.4 [kV] Belinca I (kodi: 51000007021)
    NS 10/0.4 [kV] Dobërdoli III (kodi: 51000007022)
    NS 10/0.4 [kV] Dobërdoli I (kodi: 51000007023)
    NS 10/0.4 [kV] Dobërdoli II (kodi: 51000007024)
    NS 10/0.4 [kV] Poqesta I (kodi: 51000007025)
    NS 10/0.4 [kV] Poqesta Krasniqt (kodi: 51000007026)
    NS 10/0.4 [kV] Millovanci (kodi: 51000007029)
    NS 10/0.4 [kV] Vragoci (kodi: 51000007030)
    NS 10/0.4 [kV] Babiqi (kodi: 51000007031)
    NS 10/0.4 [kV] Belinca II (kodi: 51000007033)
    NS 10/0.4 [kV] Qaush Berisha (Sepa) (kodi: 51000007034)
    NS 10/0.4 [kV] Destilerija-Euro Fokus (kodi: 51000007036)
    NS 10/0.4 [kV] Adem Berisha Separacion (kodi: 51000007042)
    NS 10/0.4 [kV] Ambulanta-Gorazhdevc (kodi: 51000007045)
    NS 10/0.4 [kV] SEPARACIONI I ZALLIT Kreshnik Sahit Krasniqi (kodi: 51000007050)
    Vendet: Gorazhdevc, Poqestë, Dobërdol, Millovanc, Vragoc, Babiq, Belincë, Gllaviqicë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i trasesë nga vegjetacioni në degëzimin e Poqestës.

    Nga TS 110/10 [kV] Deçani do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Barani (kodi: 53000002) nga ora 09:00 deri në 14:00.
    Vendet: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit, Buqani.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i trasesë, kontrollimi i rrjetit.

    Nga TS 35/10 [kV] Gurakoci do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Dobrusha (kodi: 50052001) nga ora 08:00 deri në 13:00.
    Vendet: Fshatrat Prekall, Dobrushë, Kashic, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat, Ruhot.
    Arsyeja: Pastrimi i trasesë nga vegjetacioni.

  • Labinot Tahiri i bën thirrje Kurtit: Dil publikisht dhe uroji Hashim Thaçit lirim sa më të shpejtë

    Labinot Tahiri i bën thirrje Kurtit: Dil publikisht dhe uroji Hashim Thaçit lirim sa më të shpejtë

    Labinot Tahiri ka folur për zhvillimet politike në vend, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Tahiri i bëri thirrje publike Albin Kurtit që të dalë dhe t’u urojë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve rikthim sa më të shpejtë në Kosovë, si dhe lirimin e tyre.

    Sipas Tahirit, askush nuk qëndron përgjithmonë në pushtet.

    “Edhe Ibrahim Rugova ishte dikur kryeministër, edhe Ramush Haradinaj, edhe Hashim Thaçi, por sot nuk janë më. As Albin Kurti nuk do të jetë përgjithmonë kryeministër,” u shpreh ai.

    Tahiri tha se një deklaratë e tillë do të dëshmonte se Kurti nuk ka lidhje me pretendimet që janë bërë ndër vite, por se edhe ai është një shqiptar që dëshiron lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai shtoi se, nëse ndaj tyre do të bëhej ndonjë padrejtësi, shpreson që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të dalin në protesta për t’i mbështetur. Labinot Tahiri ka folur për zhvillimet politike në vend, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Tahiri i bëri thirrje publike Albin Kurtit që të dalë dhe t’u urojë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve rikthim sa më të shpejtë në Kosovë, si dhe lirimin e tyre.

    Sipas Tahirit, askush nuk qëndron përgjithmonë në pushtet.

    “Edhe Ibrahim Rugova ishte dikur kryeministër, edhe Ramush Haradinaj, edhe Hashim Thaçi, por sot nuk janë më. As Albin Kurti nuk do të jetë përgjithmonë kryeministër,” u shpreh ai.

    Tahiri tha se një deklaratë e tillë do të dëshmonte se Kurti nuk ka lidhje me pretendimet që janë bërë ndër vite, por se edhe ai është një shqiptar që dëshiron lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai shtoi se, nëse ndaj tyre do të bëhej ndonjë padrejtësi, shpreson që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të dalin në protesta për t’i mbështetur.

  • Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse na sulmoni, përgjigjja do të jetë shumë më e fuqishme

    Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse na sulmoni, përgjigjja do të jetë shumë më e fuqishme

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm i ri ndaj Izraelit do të pasohet nga një kundërpërgjigje shumë më e fuqishme, në rast se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit prishet.

    Duke folur në Konferencën e Negevit në Dimona, Netanyahu tha se Irani nuk duhet të llogarisë në një përsëritje të situatës së mëparshme.

    “Mos mbështetuni në qetësi nëse na sulmoni. Mos mbështetuni në një përsëritje të zgjedhjeve. Sepse nuk do të jetë një përsëritje, dhe kjo ishte tashmë mjaft e fuqishme. Kjo do të jetë një ngjarje e ndryshme, shumë më e fuqishme”, deklaroi Netanyahu.

    Dimona, ku u mbajt konferenca, ndodhet pranë qendrës kryesore të kërkimit bërthamor të Izraelit.

    Irani e sulmoi për herë të fundit Izraelin më 8 qershor, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shënjestruan Hezbollahun në Bejrut.

    Izraeli ishte përgatitur për një valë shumë më të madhe sulmesh ndaj Iranit, përpara se presidenti amerikan Donald Trump të minimizonte sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit dhe të vendoste një armëpushim.

  • BE-ja dënon kërcënimet e ShBA-së ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

    BE-ja dënon kërcënimet e ShBA-së ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

    Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratat e administratës së presidentit amerikan Donald Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), pasi Uashingtoni paralajmëroi masa të reja për ta izoluar institucionin me seli në Hagë.

    Zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, tha se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm drejtësinë penale ndërkombëtare dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, duke theksuar se kërcënimet ndaj zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ICC-së janë të papranueshme.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja synon ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sovranitetin amerikan.

    Ai paralajmëroi se Uashingtoni do t’u bëjë presion edhe vendeve të tjera që të tërhiqen nga ICC-ja dhe të ndërpresin mbështetjen financiare për të, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

    Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, administrata do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për të kufizuar veprimtarinë e gjykatës dhe për të parandaluar çdo përpjekje të saj për të hetuar ose ndjekur penalisht zyrtarë dhe ushtarakë amerikanë.

    Nga ana tjetër, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare e kanë kritikuar këtë qasje. Ish-drejtori i Human Rights Watch, Kenneth Roth, tha se administrata amerikane po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krime lufte, duke e paraqitur këtë si mbrojtje të sovranitetit.

    Gjykata Penale Ndërkombëtare ka juridiksion vetëm për krimet e kryera në territorin e shteteve që janë palë në Statutin e Romës. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar këtë traktat.

  • Zejnullah Gashi dekretohet Kryeprokuror i Shtetit

    Zejnullah Gashi dekretohet Kryeprokuror i Shtetit

    Zejnullah Gashi është dekretuar në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë të ditur se vendimi është marrë pas një shqyrtimi të kujdesshëm të propozimit dhe dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

    Sipas Haxhiut, në procesin e shqyrtimit janë përfshirë edhe informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

    Ajo ka theksuar se vendimi është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

    “Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo i ka uruar Gashit sukses në detyrën e re, duke shprehur pritjen që ai ta ushtrojë funksionin me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

  • Franca shfaq fuqinë ushtarake, Zelensky i ftuar nderi në paradë

    Franca shfaq fuqinë ushtarake, Zelensky i ftuar nderi në paradë

    Franca ka zhvilluar paradën më të madhe ushtarake të mbajtur ndonjëherë për Ditën e Bastijës, duke shfaqur forcën e saj ushtarake dhe mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë.

    Në paradën e udhëhequr nga presidenti Emmanuel Macron morën pjesë rreth 6.700 ushtarë, 98 avionë, 31 helikopterë dhe 315 mjete ushtarake. I ftuari i nderit ishte presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ndërsa të pranishëm ishin edhe dhjetëra liderë evropianë.

    Në paradë marshuan edhe rreth 500 ushtarë nga vendet e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, si dhe 25 ushtarë ukrainas, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

    Macron tha se Evropa duhet të jetë e gatshme të mbrojë lirinë dhe sigurinë e saj, duke theksuar se paqja mbetet qëllimi kryesor, por se kontinenti duhet të jetë i përgatitur të luftojë nëse është e nevojshme.

    Parada e këtij viti u mbajt gjithashtu në 10-vjetorin e sulmit terrorist në Nicë, ku një kamion goditi turmën gjatë festimeve të 14 Korrikut, duke vrarë 86 persona dhe plagosur mbi 400 të tjerë.

  • BE-ja paralajmëron masa ndaj importeve të lira nga Kina

    BE-ja paralajmëron masa ndaj importeve të lira nga Kina

    Bashkimi Evropian pritet të marrë masa të reja për të kufizuar importet e lira nga Kina, të cilat sipas zyrtarëve evropianë po dëmtojnë industrinë vendore.

    Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Tregti në Komisionin Evropian, Denis Redonnet, tha se BE-ja do të miratojë masa mbrojtëse të njëanshme para afatit të tetorit, nëse nuk ka përparim në bisedimet me Kinën.

    Sipas tij, Komisioni Evropian do të shqyrtojë disa sektorë dhe do të përpiqet të ulë nivelin e importeve kineze që po krijojnë presion mbi prodhuesit evropianë.

    Industria e çelikut, kimikateve, makinerive dhe elektronikës janë ndër sektorët më të prekur nga konkurrenca e produkteve kineze me çmime të ulëta.

    BE-ja tashmë ka rritur tarifat për disa importe të çelikut dhe ka ulur kuotat e importit, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

    Zyrtarët evropianë kanë bërë të ditur se masa të ngjashme mund të zbatohen edhe në fusha të tjera.

    Komisioni Evropian po shqyrton gjithashtu përdorimin e tarifave kundër subvencioneve kineze, pasi Pekini akuzohet se mbështet eksportet e kompanive të tij me ndihma shtetërore.

    Tensionet tregtare mes BE-së dhe Kinës janë rritur për shkak të shqetësimeve se produktet kineze po mbushin tregun evropian dhe po kërcënojnë prodhimin vendas.