ATV

Category: Lajme

  • Një grua humb jetën si pasojë e një aksidenti në Drenas, policia jep detaje

    Një grua humb jetën si pasojë e një aksidenti në Drenas, policia jep detaje

    Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk u ishte përshtatur kushteve të shpejtësisë dhe si pasojë kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte përfunduar në një kanal.

    Lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

    Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen palestineze, duke theksuar se krijimi i një shteti palestinez është i pamundur dhe përbën një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

    Ai shtoi se edhe nëse do të ndërmerren reforma të thella, ideja e një shteti të tillë mbetet e parealizueshme.

    Deklarata e udhëheqësit palestinez vjen në një moment kur tensionet në rajon janë të larta dhe bisedimet për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez kanë hasur në pengesa të shumta.

    Kryeministri izraelit argumentoi se siguria e Izraelit është prioritet absolut dhe se çdo hap drejt krijimit të një shteti palestinez duhet të analizohet me kujdes për pasojat strategjike.

    Shumë analistë politikë shprehen se fjalët e Netanyahut reflektojnë një pozicion të vendosur që ka tendencë të forcojë qëndrimet e brendshme të Izraelit, por që mund të shkaktojë tensione të reja në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet palestineze.

    Ndryshe, Kanada, Franca, Britania e Madhe kanë njohur tashmë shtetin palestinez.

  • Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

    Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

    Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e kthyer çështjen për rivendosje në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Gashi ishte ankuar fillimisht në PZAP, duke kërkuar rinumërimin e votave dhe verifikimin e materialit zgjedhor në disa vendvotime të caktuara, mirëpo ankesa e tij ishte refuzuar si e pabazuar më 14 nëntor. Pas këtij vendimi, ai iu drejtua Gjykatës Supreme.

    Supremja konstatoi se PZAP nuk ka vepruar në përputhje me vërejtjet e mëparshme të gjykatës dhe nuk ka respektuar nenin 117 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili i jep PZAP-së kompetencë për të urdhëruar rinumërimin e votave dhe shqyrtimin e materialit zgjedhor si pjesë e hetimeve.

    Sipas Gjykatës Supreme, rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të garantuar saktësinë e rezultatit zgjedhor dhe integritetin e procesit, në pajtim me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës.

    PZAP tani obligohet që, në rivendosje, të shqyrtojë përsëri të gjitha pretendimet e ankuesit, provat e dorëzuara dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme, duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe të mos devijohet vullneti i qytetarëve.

  • Tërmet me magnitudë 5.7 godet Bangladeshin

    Tërmet me magnitudë 5.7 godet Bangladeshin

    Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Bangladeshin të premten, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), me epiqendrën në një thellësi prej 10 kilometra.

    Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet lindore në Indinë fqinje që kufizohen me Bangladeshin, por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha në asnjërin vend, thanë autoritetet.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Narsingdi, rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit Daka.

    Banorët nxituan të dilnin nga shtëpitë e tyre në Daka ndërsa ndërtesat dridheshin dhe disa struktura të improvizuara u shembën, thanë dëshmitarë të Reuters.

    “Nuk kam ndjerë kurrë një dridhje të tillë në jetën time. Ishim në zyrë kur mobiljet filluan të dridheshin. Ne nxituam poshtë shkallëve në rrugë dhe pamë njerëz të tjerë në rrugë”, tha Sadman Sakib, i cili punon në një firmë private në Daka.

    Media lokale tregoi fotografi të njerëzve që mbanin fëmijët e tyre dhe ndihmonin të moshuarit të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa dridhjet shkaktuan panik.

  • Dështon tenderi i policisë për të furnizuar zyrtarët e Njësisë së Biçiklistave me uniforma (Dokument)

    Dështon tenderi i policisë për të furnizuar zyrtarët e Njësisë së Biçiklistave me uniforma (Dokument)

    Policia e Kosovës ditë më parë pati hapur tender për të furnizuar me uniforma zyrtarët e Njësisë së Biçikletave.

    Megjithatë një tender i tillë nuk është arritur të finalizohet me kontratë, kjo pasi një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik, ka kërkuar anulimin e këtij aktiviteti.

    Në njoftim nga E- prokurimi bëhet e ditur se për të njëjtin tender ka aplikuar vetëm një operator ekonomik.

    Për një furnizim të tillë, nga buxheti janë ndarë hiç më pak se 125,980.00 euro.

    Tutje, në njoftimin për këtë tender u patën specifikuar detajisht kërkesat rreth uniformave.

    “Lënda e kontratës ka të bëjë me furnizim me Pantollona të gjatë, pantolona të shkurtër,fanela të bardha (polo), dorëza për biciklista, helmeta ,syza të diellit të polarizuara,patika për biciklistë,dhe Xhaketë (jakne)verore –për njësinë e bicikletave sipas nevojave te autoritetit kontraktues”.

    Ndërkohë, ende nuk dihet nëse policia e Kosovës, do të shpall një ri-tender për këtë furnizim.

  • Këto zona do të mbeten pa rrymë sot

    Këto zona do të mbeten pa rrymë sot

    KEDS ka njoftuar se të premten, më 21.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si pasojë në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Fushë Kosova do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Shtepia e kulturës (kodi: 15100003) nga ora 11:00 deri 14:00

    Vendet: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni ITrenit dhe ana majtë deri te rruga e Çerdhes.

    Arsyeja: Nderprerje per shkaqe sigurie, Shtrirja e kabllos XHE 49-A , 1×150/25mm2 sipas projektit

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Varoshi (kodi: 40042005) nga ora 09:30 deri 18:00

    Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:30 deri 18:00

    Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

    3.

    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Gaçka (kodi: 40042002) prej orës 09:30 deri në ora 18:00.

    Vendet: Greme,Gaçka,Burrnik,Izhanc,Kashtanjeva,Bajnicë,Semaj,Prushaj,Sllatina dhe bizniset private.

    Arsyeja: Projekte investive, Energjizimi i linjave të reja

    *****

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

    TS 10/0.4[kV] Kosovatransi (kodi: 40041038079) nga ora 09:00 deri 13:00

    Vendet: Konsumatorë ne afërsi te Stacionit te autobuseve

    Arsyeja: Ndrimin e trafos dhe panelit TU sepas PEE

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri 15:30.

    Vendet: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika

    Arsyeja: Pozicionimi i transformatorit, përforcimi me shtylla metalike anësore dhe punët përcjellëse në ormanin e transformatorit.

    Gjakovë

    Punime në projekte investiv

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    NS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080051003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Lekë Dukagjini.

    Arsyeja: Projekte investive. Kyqja e konsumatoreve egzistues ne rrjetin e ri.

  • KQZ sot certifikon rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

    KQZ sot certifikon rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës është përfshirë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale në ato komuna për të cilat është përmbyllur trajtimi i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) dhe Gjykata Supreme.

    Po ashtu, në rend dite do të certifikohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e 18 komunave, i zhvilluar më 9 nëntor.

    Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

    “Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është përfshirë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale të atyre komunave për të cilat është përmbyllur trajtimi i ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Po ashtu, në rend dite është edhe certifikimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, të cilat u mbajtën më 9 nëntor.”, tha Elezi.

    Në Kosovë me 12 tetor u mbajtën zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Kryetarë të Komunave.

    Në raundin e parë procesin e përmbyllën 20 komuna, kurse 18 të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor.

  • Presidenti turk, Erdogan: Po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT

    Presidenti turk, Erdogan: Po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbajti fjalë në Simpoziumin e Familjes dhe Kulturës-Artit në kryeqytetin Ankara, duke vënë në dukje, siç tha ai, sfidat në rritje me të cilat po përballet institucioni i familjes.

    Duke u fokusuar te sfidat ndaj familjes, Erdogan tha: “Po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT, pa lejuar asnjë lëshim apo pakujdesi”.

    Ai theksoi se Turqia po e mbron familjen në një periudhë kur kapitalizmi global po hap fronte të reja, ndërsa imperializmi kulturor dhe rrethimi digjital po intensifikohen në mbarë botën, shkruan AA.

    Presidenti turk paralajmëroi gjithashtu për një krizë demografike, duke thënë se “aktualisht po përballemi me një katastrofë”, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se niveli i përgjithshëm i fertilitetit në vend ka rënë në 1,48 vitin e kaluar.

    Erdogan tha se rënia e normës së lindshmërisë tingëllon “si kambanë alarmi për të ardhmen tonë” dhe se “askush që kujdeset për fatin e këtij vendi nuk mund të jetë indiferent”.

  • Plani i Rritjes, Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor

    Plani i Rritjes, Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor

    Në Pallatin e Brigadave këtë të premte do të zhvillohet samiti për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

    Në këtë samit të pranishëm do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të Bashkimit Evropian.

    Samiti do të nisë në orën 09:30 ku pritet që kryeministri Edi Rama së bashku me Kos të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

    Gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Kos, raporton euronews.al. Rama mbrëmjen e së enjtes ka zhvilluar edhe një darkë zyrtare me komisioneren.

  • Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu

    Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu

    Sot pritet mot i qëndrueshëm, me intervale dielli dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona mund të sjellin edhe riga lokale shiu, por reshjet do të jenë kalimtare.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 13–15°C.

    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, duke mbajtur kushtet e motit të favorshme gjatë pjesës më të madhe të ditës.