ATV

Category: Lajme

  • Fitoi zgjedhet në Republikën Srpska, kush është Sinisa Karan

    Fitoi zgjedhet në Republikën Srpska, kush është Sinisa Karan

    Kandidati i partisë nacionaliste serbe SNSD, Sinisa Karan ka arritur të fitojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Srpska. Karan konsiderohet si njeri i Milorad Dodik i cili u shkarkua nga detyra me një vendim gjykate.

    Sinisa Karan është një politikan dhe jurist nga Republika Sërpska, i cili në vitet e fundit ka zënë një rol qendror në jetën institucionale dhe politike të entitetit. Ai ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Shkencor-Teknologjik dhe Arsimit të Lartë të Republikës Srpska që nga shtatori 2025. Ai shërbeu edhe si Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska nga viti 2022 deri në vitin 2025.

    Ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në administratë, siguri dhe akademi. Studimet i ka kryer në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, ndërsa më vonë ka përfunduar masterin dhe doktoratën në të drejtë në Universitetin e Banja Lukës. Paralelisht me detyrat shtetërore, ka punuar si profesor i së drejtës kushtetuese në institucione të arsimit të lartë, ku ka botuar libra dhe punime kërkimore mbi çështjet e kushtetueshmërisë dhe funksionimin e institucioneve.

    Karrierën e ka nisur në fund të viteve ’80 në strukturat policore dhe të sigurisë, ku ka shërbyer deri në vitin 2008 në poste të ndryshme operative dhe administrative. Më pas është përfshirë në kabinetin e presidentit të Republikës Sërpska, fillimisht si këshilltar për sigurinë dhe më vonë si sekretar i përgjithshëm i presidencës. Ka mbajtur gjithashtu detyrën e sekretarit të qeverisë dhe më vonë të ministrit të brendshëm, ku është marrë me menaxhimin e strukturave të rendit dhe ligjit.

  • Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njëjtë sikur kishte bërë dikur Millosheviqi

    Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njëjtë sikur kishte bërë dikur Millosheviqi

    Ligji për forcat e armatosura të Serbisë do të ndryshohet sipas dëshirës së presidentit Aleksandar Vuçiq – ndryshime personeli do të ketë edhe në polici

    Ndërsa Serbia ka qenë në trazira për më shumë se një vit, Presidenti Aleksandar Vuçiq duket se po e konsolidon më tej pushtetin e tij.

    Vetëm pak ditë më parë, qeveria miratoi një ndryshim në Aktin e Forcave të Armatosura, duke e bërë Vuçiqin praktikisht komandant suprem, një term që disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e kanë preferuar për disa vite.

    Amendamenti, i cili pritet të miratohet së shpejti nga parlamenti, përcakton që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët e forcave të armatosura, duhet të udhëheqin ato në përputhje me ligjin dhe vendimet e presidentit. Versioni aktual i ligjit nuk e përmend presidentin në këtë kontekst.

    Sipas analistit ushtarak të Beogradit, Aleksandar Radiq, ndryshimi i ligjit praktikisht do të kthehej në modelin e viteve të 90-ta, kur Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të kreut të shtetit të atëhershëm, Slobodan Milloseviq.

    Gjenerali në pension Momir Stojanoviq e konsideron ndryshimin e ligjit “absurd”. Serbia është një vend me sistem qeverisjeje parlamentare, argumentoi ai për mediat.

    “Kjo mund të jetë e vërtetë, por vetëm në letër. Në Serbi, shumica e njerëzve e kanë kuptuar prej kohësh se asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e presidentit”, tha ai.

    Sigurisht, kjo nuk vlen vetëm për forcat e armatosura. Ndryshimet e fundit në personel brenda forcës policore sugjerojnë se tani synohet që ajo të jetë nën kontrollin e plotë të kreut të shtetit.

    “Rruga e transformimit të policisë në një degë të Progresistëve (Partisë Progresive Serbe në pushtet), e cila filloi në vitin 2014, po i afrohet përfundimit”, vërejti së fundmi revista antiqeveritare “Radar”.

    Sipas revistës, ndryshimet e fundit në personel tregojnë se edhe një shëmbëlltyrë profesionalizmi është zhdukur.

    Përmbushja e pamohueshme e dëshirave të Vuçiqit është kriteri i vetëm për përzgjedhjen e zyrtarëve kryesorë të policisë.

    Sipas “Radar”, Marko Kriçak, komandanti aktual i Njësisë së Përbashkët të Sigurisë (JZO), pritet të bëhet kreu i ri i Drejtorisë së Hetimit Penal.

    Midis studentëve dhe mbështetësve të opozitës që kanë demonstruar për një vit, Kriçak ka reputacionin e njërit prej oficerëve të policisë të njohur për brutalitetin e tij ndaj protestuesve.

  • Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, katër të lënduar

    Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, katër të lënduar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Dollc të Klinës, ku janë lënduar katër persona.

    Rreth këtij rasti detaje ka dhënë Policia e Pejës, përmes zëdhënësit Fadil Gashi.

    Gashi tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

    “Njësitet kompetente janë në vendngjarje për të kuptuar se si ka ardhur deri tek aksdenti”, u shpreh Gashi

  • Senatorja australiane hyn me burka në parlament, ndalet seanca

    Senatorja australiane hyn me burka në parlament, ndalet seanca

    Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, veshi burka në parlament në përpjekjen e saj për të ndaluar veshjet myslimane në publik.

    Hanson e veshi burkën menjëherë pasi iu refuzua të paraqiste legjislacionin për të ndaluar burkat dhe mbulesat e tjera që mbulojnë të gjithë fytyrën në vendet publike në Australi.

    Hyrja e saj në Senat shkaktoi protesta, me procedurat e pezulluara kur Hanson refuzoi ta hiqte atë.

    Ligjvënësit myslimanë e akuzuan atë për “fyerje të fesë”.

    “Kjo është një senatore që tregon racizëm të hapur”, tha Mehreen Faruqi.

    Fatima Payman, senatore e pavarur nga shteti i Australisë Perëndimore, e quajti këtë veprim “të turpshëm”.

    Ndryshe, Hanson u bë e njohur për herë të parë në vitet 1990 për kundërshtimin e saj të fortë ndaj imigracionit nga Azia dhe azilkërkuesve, dhe ka bërë fushatë të gjatë kundër veshjeve islamike gjatë karrierës së saj parlamentare.

    Në një deklaratë të postuar më vonë ajo tha: “Pra, nëse parlamenti nuk e ndalon, unë do të mbaj këtë mbulesë koke shtypëse, radikale dhe jofetare që kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe degradon një grua në parlamentin tonë, në mënyrë që çdo australian të dijë se çfarë është në rrezik.”

  • Vrasja e Liridonës/ Kush janë Biondina dhe Kanuni që babai i Naimit përmendi në dëshminë e tij

    Vrasja e Liridonës/ Kush janë Biondina dhe Kanuni që babai i Naimit përmendi në dëshminë e tij

    Gjatë leximit të deklaratës së dhënë në polici nga gjyqtarja, Shaban Murseli ka sqaruar një situatë të mëhershme që lidhet me një konflikt brenda familjes, duke përmendur djalin e hallës së Naimit, Kanunit dhe bashkëshortes së tij, Biondinës.

    “Unë përveç një problemi që e ka pas Naimi me djalin e hallës së vet Kanunit, gjegjësisht me gruan e tij, Biondinen…është një foto ku shihen afër, por jo intime me gruan e tij.

    Ata janë marrë (Liridona me Naimin) vesh që kjo të mbyllet me kaq.

    “Nuk kam idenë pse mund ta ketë kryer aktin”, ka shtuar ai.

  • Ja çfarë dëshmoi Shaban Murseli në polici për vrasjen e Liridona Ademajt

    Ja çfarë dëshmoi Shaban Murseli në polici për vrasjen e Liridona Ademajt

    Në gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së dhënë në polici nga Shaban Murseli, të datës 06.12.2023.

    Në këtë deklaratë, ai tregon momentet e para kur ka marrë vesh për vrasjen e Liridonës dhe raportet brenda familjes. Deklarata e tij:

    “Unë për rast jam njoftu ditën e vrasjes, më ka njoftuar djali i dytë Mergimi dhe më ka thënë ‘babe a ke fol me Naimin, se po thonë e kanë vra Liridonën’.

    Kam qenë i shokuar dhe jam lajmëruar me gruan time Sanijen; me familjarë jemi nis në Kosovë. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit sepse kemi qenë të angazhuar për procedurat e varrimit. Pastaj e kanë marrë policia Naimin.

    Një polic më ka njoftuar se Naimi është përfshirë në vrasje. Kemi qenë të tronditur. Naimi është kthyer në Kosovë për të punuar. Liridona ka pas me fillu me punu në Kosovë, në Lindex. Unë përveç një problemi që e ka pas me djalin e hallës së vet Kanunit, gjegjësisht me biondinen… është një foto ku shihem afër, por jo intime me gruan e tij. Ata janë marrë vesh që kjo të mbyllet me kaq.

    Jo, nuk jam në njohuri se ata kishin plan divorcin. Unë nuk kam vërejte ndonjë ndryshim në marrëdhënien e tyre. Kur pati problem me Kanunin, Naimi u ftofë në raport me mua. Naimi i ka urrejt armën dhe dhunën.”

  • Transportuesit privatë drejt Qeverisë, protestës i bashkohet edhe Rama

    Transportuesit privatë drejt Qeverisë, protestës i bashkohet edhe Rama

    Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje.

    Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar.

    “E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.

  • Mungon babai i Naim Murselit, aprovohet propozimi të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici

    Mungon babai i Naim Murselit, aprovohet propozimi të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën mungoi dëshmitari Shaban Murseli- babai i të akuzuarit Naim. Gjykata mori vendim të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici.

    Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësja Fatime Dermaku tha se mungon Shaban Murseli, për të cilin Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese.

    Ajo tha se sipas nipit të Murselit, ai jeton në Suedi. Dhe se Shaban Murseli të pretemten e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

    Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se meqenëse dëshmitari Murseli ka dhënë deklaratë në procedurën paraprake më 6 dhjetor 2023, dhe se tani nuk është i qasshëm për organet e gjyqësisë dhe se e ka njoftuar që nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, propozoi që deklarata e tij e dhënë në Polici të lexohet si provë me qëllim të ekonomizimit dhe racionalitetit të kësaj procedure penale.

    Avokati i palës së dëmtuar- Leotrim Syla dhe mbrojtësja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku e përkrahën mendimin e prokurorit.

    Edhe i akuzuari Murseli u pajtua me propozimin, me qëllim që të mos zvarritet procedura.

    Edhe i akuzuari Granit Plava dhe avokati i tij Skender Gojani, u pajtuan të lexohet deklarata e Murselit.

    Kurse, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrecë Doda tha se pajtohen ta kenë vetëm si shkresë e jo si provë. Njëjtë i pajtua edhe Kokalla.

    Më pas, trupi gjykies mori vendim për leximin e deklaratës së dëshmitarit Shaban Murseli e dhënë në Polici më 6 dhjetor 2023.

    Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

    Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.

    Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

    “Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

    Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

  • Çfarë po ndodh me familjet shqiptare? Ulet numri i martesave, rriten divorcet

    Çfarë po ndodh me familjet shqiptare? Ulet numri i martesave, rriten divorcet

    Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose 65 më pak se në 2023.

    Edhe pse numri absolut i divorceve ka luhatje, raporti i tyre për 100 martesa është rritur dukshëm. Në vitin 2021, për çdo 100 martesa kishte vetëm 15.8 divorce, ndërsa më 2024 ky raport arrin në rreth 25 divorce për 100 martesa, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit.

    Martesat po vijnë gjithnjë e në ulje për faktorë që lidhen me emigracionin dhe rënien e të rinjve që redukton bazën e popullsisë që martohet.

    Presioni ekonomik është bërë një faktor vendimtar si për mos-lidhjen në martesë ashtu edhe për divorcet. Të rinjtë përballen me paga të ulëta, qira të larta, apartamente të papërballueshme për t`u blerë dhe vështirësi serioze për të krijuar kushte të qëndrueshme për një familje.

    Si rrjedhojë martesa shtyhet në kohë ose shmanget krejtësisht. Nga ana tjetër, divorcet po vijnë në rritje nga vështirësitë financiare që nxisin tensione edhe brenda familjeve.

    Shumë çifte jetojnë të ndarë për shkak të migracionit ekonomik, ç`ka shpesh çon në prishje të martesës ose në moskryerjen e saj.

    Emigracioni dhe rënia e lindjeve, kanë bërë që baza e popullsisë së re brenda vendit të tkurret.

    Gjithashtu, mentaliteti po ndryshon. Të rinjtë përqendrohen më shumë te karriera dhe pavarësia financiare, duke e shtyrë martesën deri në një moshë më të vonë ose duke preferuar bashkëjetesën pa formalizim.

    Nga ana tjetër, pjesëmarrja më e lartë në tregun e punës dhe të ardhurat e pavarura u japin grave më shumë autonomi, duke i bërë më pak të varura nga martesa si mekanizëm ekonomik.

    Në të njëjtën kohë, kjo rrit edhe gatishmërinë për t’u divorcuar kur marrëdhënia nuk funksionon, duke shmangur sakrificat që dikur konsideroheshin të domosdoshme për ruajtjen e familjes.

    Gjithnjë e më shumë, sidomos në zonat urbane, stresi është më i lartë. Ritmi i shpejtë i jetesës dhe mungesa e mbështetjes sociale po shton presionet brenda familjes.

    Teksa normat shoqërore janë liberalizuar, stigma ndaj divorcit është dobësuar ndjeshëm. Sot, divorci shihet si një zgjidhje e pranueshme dhe jo si dështim, gjë që e bën më të lehtë marrjen e këtij vendimi.

  • Vrasja e Liridona Ademajt, me duar të lidhura Naim Murseli dhe të tjerët dalin para gjykatës

    Vrasja e Liridona Ademajt, me duar të lidhura Naim Murseli dhe të tjerët dalin para gjykatës

    Të tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë futur tashmë në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie, ku po vazhdon seanca gjyqësore në prag të dyvjetorit.

    Naim Murseli dhe dy të akuzuarit e tjerë të prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në gjykatë.