ATV

Category: Lajme

  • 28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, Xhamia e Vjetër në Podujevë ka shënuar festën kombëtare në një mënyrë simbolike dhe domethënëse. Gjatë faljes së Xhumasë, xhemati i këtij fshati është paraqitur me plisë në kokë, si shenjë nderimi për Dita e Flamurit dhe për të dërguar një mesazh të fortë bashkimi kombëtar.

    Ky veprim ka pasur për qëllim jo vetëm nderimin e flamurit, por edhe mbështetje për unitetin dhe krenarinë kombëtare në një ditë kaq të shënuar për shqiptarët. Plisat, si pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare, u bënë një simbol i identitetit dhe bashkimit të qytetarëve të Kosovës në këtë ditë të rëndësishme.

    Ky akt simbolik i xhematit të Xhamisë së Vjetër në Podujevë ka qenë një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat kombëtare, si dhe për të theksuar rëndësinë e unitetit dhe identitetit kombëtar, sidomos në ditët e festave që lidhin shqiptarët në të gjitha trojet e tyre.

  • Peci publikon fotografinë e Kurtit me plis: Isa Boletini e nisi, Albin Kurti e bitisi

    Peci publikon fotografinë e Kurtit me plis: Isa Boletini e nisi, Albin Kurti e bitisi

    Faton Peci nga “Guxo” ka uruar festën e 28 Nëntorit duke zgjedhur një foto të tijën me kryeministrin në detyrë Albin Kurti me plis në kokë nga kulla e Isa Boletinit në Boletin.

    Ai shkruan se Isa Boletini e nisi e Albin Kurti siç shkruan ai e bitisi.

    “N’këtë trevë kreshnikësh, Isa Boletini e nisi, Albin Kurti e bitisi!Urime 28 Nëntori!”, shkruan Peci.

  • Shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Orllani me rrethinë

    Shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Orllani me rrethinë

    Në nderim të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në fshatin Orllan është shpalosur një pllakë përkujtimore e cila i kushtohet martirëve dhe dëshmorëve të lirisë.

    Emrat e tyre janë renditur krah viktimave civile që u vranë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

  • Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

    Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

    Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.

    Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”

    “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

    Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

    Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

    Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

  • Vdes veterani i UÇK-së nga Baica e Drenasit, Halit Zariqi

    Vdes veterani i UÇK-së nga Baica e Drenasit, Halit Zariqi

    Me dhimbje është pranuar lajmi për vdekjen e Veteranit dhe Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit.

    Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

    Ai i përkiste brezit të atyre që e vendosën atdheun mbi çdo gjë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

    Në këtë ditë të rëndë, ngushëllimet më të sinqerta u drejtohen familjes Zariqi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

    “Lavdi jetës dhe veprës së Halit Zariqit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha gjithçka,” thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.

  • Dhjetë persona të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri

    Dhjetë persona të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri

    Dhjetë persona u vranë nga zjarri izraelit në një fshat në Sirinë jugore të premten, raportoi media shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite tha se pesë ushtarë u plagosën në një përleshje gjatë një operacioni për të kapur anëtarët e një grupi militant atje.

    Raportet e medias shtetërore siriane sugjeruan se bastisja izraelite në zonën Beit Jinn ishte shndërruar në një nga incidentet më vdekjeprurëse të tilla që nga rrëzimi i Presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.

    Izraeli ka ndërmarrë inkursione të rregullta në Sirinë jugore që atëherë, duke përmendur qëllime që përfshijnë mbajtjen e militantëve larg kufirit, shkruan Reuters.

    Ushtria izraelite tha se trupat e saj u qëlluan nga militantët gjatë një operacioni gjatë natës për të ndaluar të dyshuarit që i përkisnin një grupi që ajo e identifikoi si Jaama Islamiya. Ajo e përshkroi bastisjen si pjesë të operacioneve rutinë në zonë në muajt e fundit.

  • Urimi i veçantë i Endrit Thaçit, Ismail Qemalin e Hashim Thaçin i vendos krah për krah

    Urimi i veçantë i Endrit Thaçit, Ismail Qemalin e Hashim Thaçin i vendos krah për krah

    Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka bërë një urim të veçantë në festat e 28 Nëntorit.

    Në një storie të tij ai ka vënë krah për krah Ismail Qemalin dhe babain e tij Hashim Thaçin.

    Ismail Qemalin si ati themelues i shtetit shqiptar e Hashim Thaçin si ati themelues i shtetit të Kosovës.

  • Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi

    Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi

    Gjyqtari i Gjykatës Specile, Christoph Gosnell, ka reaguar pas kritikave të Hashim Thaçit rreth mbajtjes së seancës sot më 28 Nëntor.

    Ai e ka falënderuar ish-presidentin e Kosovës për fjalët e tij.

    Sipas tij, seanca e sotme për konferencën përgatitore është caktuar në koordinim me të gjitha palët.

    “Faleminderit z. Thaçi për këto fjalë, me duhet të iu them se këtë datë e caktuar pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pari për këtë ditë, për konferencën e përgatitjes”, ka thënë gjyqtari.

  • Haradinaj prezanton kandidatin për deputet Kreshnik Smajlaj

    Haradinaj prezanton kandidatin për deputet Kreshnik Smajlaj

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot kandidaturën për deputet të Kreshnik Smajlajt, një prej figurave më dinamike dhe më të suksesshme të gjeneratës së re në Prishtinë.

    Haradinaj vlerësoi se Kreshniku është personifikim i angazhimit të pandalshëm për të rinjtë e vendit. Në një kohë kur shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë të ardhme jashtë Kosovës, Smajlaj ka zgjedhur rrugën e vështirë, por fisnike: të investojë, të punojë dhe të krijojë mundësi këtu, në qytetin e tij.

    Sipas Haradinajt, Kreshniku nuk është vetëm sipërmarrës i suksesshëm, por shembull i frymës së re të prodhuesve vendorë, që me punë dhe përkushtim rrisin kapacitetet dhe i japin besim ekonomisë së vendit.

    “Ai dallohet për vendosmërinë dhe seriozitetin e punës. Prishtina dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që sjellin energji, ide të reja dhe shpresë – dhe Kreshniku i ka të gjitha këto,” u shpreh Haradinaj.

    Kreshnik Smajlaj ishte asambleisti më i votuar nga lista e AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë, duke dëshmuar besimin e qytetarëve në punën e tij. Kandidatura e tij për deputet, sipas Haradinajt, është hap i natyrshëm pas angazhimit të tij ndër vite për komunitetin dhe të rinjtë.

    “Jam krenar ta prezantoj kandidaturën e Kreshës për deputet. Ai është njeri me vizion të qartë për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar. Paç suksese, Kreshnik, dhe na priftë e mbara bashkë,” deklaroi Haradinaj.

  • Thaçi: Urime 28 Nëntori, festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

    Thaçi: Urime 28 Nëntori, festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seancës në Hagë në fjalën e tij ka uruar festën e 28 Nëntorit.

    Tutje ai ka shtuar se besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht.

    “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Por i nderuari gjyqtar, se në këtë gjykatë, të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet të huaja përkatëse. Si çdo popull, edhe ne shqiptarët, i kemi traditat dhe vlerat kombëtare shtetërore. Caktimi i kësaj seance sot, më 28 Nëntor, do të duhej evituar. Për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar, sot çdo shqiptar ka festë kombëtarë, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare, kujton dhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet tjetër, veç t’i uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, tha Thaçi.