Ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Deçanit, Mehmet Bojku.
I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Bojku ka qenë ish i burgosur politik kryetari i parë i zgjedhur me votë të lirë pas çlirimit, dhe kryetar i nderuar i LDK-së në Deçan.

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Deçanit, Mehmet Bojku.
I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Bojku ka qenë ish i burgosur politik kryetari i parë i zgjedhur me votë të lirë pas çlirimit, dhe kryetar i nderuar i LDK-së në Deçan.

Rifat Jashari, figura publike shqiptare dhe patriark i familjes Jashari, vëllai i mbijetuar i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, feston sot ditëlindjen.
Ai ka mbushur plot 79 vjet.
Këtë 1 dhjetor, ai pranoi urime të përzemërta si nga familja, ashtu edhe nga figura të njohura politike.
Jashari, ndër vite ka qenë zëri i luftës çlirimtare të Kosovës, të cilët iu vranë dhjetëra familjarë nga forcat e regjimit serb.

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot feston ditëlindjen.
Një urim të veçantë ia ka kushtuar kryetari i AAK-së, njëherësh ish-komandant në UÇK, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi Bacës Rifat edhe shumë vite të tjera.
“Baca Rifat, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe shumë vite të tjera, gjithmonë pranë nipërve e mbesave, me shëndet dhe mbarësi!”, ka shkruar ai.

Biznesmeni nga Shqipëria, i cili u identifikua si Edmond Hyka, por është i njohur edhe si Mondi Mëhalla, është vrarë mbrëmë me armë zjarri në Elbasan.
Top Channel ka siguruar fotografinë e tij mëngjesin e sotëm. I ndjeri u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që u vra kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë shkaktuar 46 aksidente trafiku ku prej tyre 15 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se në këtë interval kohor janë shqiptuar 1830 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
5 persona janë dërguar në mbajte, ndërsa 21 të tjerë janë arrestuar.

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e vendit nga Serbia.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25, kur njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja.
Automjeti drejtohej nga një kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.
“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

21 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë për 24-orë në vend.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, përvec arrestimeve janë shqiptuar edhe 1 mijë e 830 gjoba trafiku.
Policia bën të ditur po ashtu se kanë ndodhur 46 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

Kompania ukrainase Contra-drone ka zhvilluar Contra-drone NEO, një robot me rrota të pajisur me një sistem të përparuar të luftës elektronike.
Roboti është i aftë të mbrojë pozicionet dhe grupet ushtarake nga dronët gjatë misioneve.
Sistemi robotik ka dy lloje antenash – një antenë kupole, e cila punon në të gjitha drejtimet, dhe një antenë drejtuese, e cila punon vetëm në drejtimin e treguar nga operatori, por me fuqi më të madhe.
Antena drejtuese, e vendosur në pjesën e përparme të robotit, është e nevojshme për të konkurruar me dronë si Mavic dhe Autel.
Operatori mund ta rregullojë këndin e saj për të synuar një dron zbulimi ose ngarkesë të armikut, shkruan yahoonews.
Sistemi robotik mund të mbajë një ngarkesë prej 300 kg në një distancë prej 30 km dhe të arrijë shpejtësi deri në 15 km/h.
Roboti është i pajisur me goma që mund t’i rezistojnë shpërthimit të një mine kundër personelit.
Droni Contra-NEO mund të rrotullohet 360 gradë në vend, duke u kthyer në drejtimin e kërkuar.
Gjithashtu, ai mund të kontrollohet nëpërmjet Starlink, i cili shërben si metoda kryesore e komunikimit.
Nëse droni hyn në zona me shkurre ose pyje dhe humbet lidhjen, operatori kalon në kontrollin me radio.
Rrezja e kontrollit me radio është 5 km.
Një kamerë ditore dhe një kamerë termike janë instaluar në drejtim të udhëtimit.
Gjatë misioneve, droni i zbulimit ajror ndihmon operatorin duke rregulluar rrugën dhe duke identifikuar kërcënimet.
Ndryshe, pajisjet e luftës elektronike të montuara mbi platformë mund të hiqen në mënyrë që roboti të mund të përshtatet për detyra të tjera.
Disa njësi të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë blerë tashmë robotë NEO Contra-drone.
Çmimi i tyre ndryshon në varësi të konfigurimit, por fillon nga afërsisht 28,400 dollarë.

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal.
Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

Katër raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Kaçanik dhe një në Rahovec.
“Prishtinë / 29.11.2025 – 19:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë, ku edhe është ndaluar për trajtim të mëtejmë.”
“Prishtinë / 30.11.2025 – 20:50. Është raportuar se viktima femër kosovare përmes mesazheve në telefon ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar rast dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
Kaçanik / 30.11.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti paraprakisht përmes telefonit kishte ofenduar e kanosur viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij, po ashtu kishte shkuar në oborrin e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”
“Rahovec / 30.11.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Te viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”