ATV

Category: Lajme

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë pas here me riga shiu.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.

    Po ashtu, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    Moti i plotë për pesë ditë:

    E hënë

    Moti i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: -3 deri -1°C.

    Temperaturat maksimale: 5-9°C.

    Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë

    Mot kryesisht i vranët.

    Temperaturat minimale: -1 deri 0C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°

    Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s.

    E mërkurë

    Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1-3 °C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°C.

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1 deri 3°C.

    Temperaturat maksimale: 7-10°C.

    Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s.

    E premte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat mnimale: 1-4 °C.

    Temperaturat maksimale: 8-11°C.

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Policia del me detajet e para

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Policia del me detajet e para

    Policia e Shtetit ka dal me detaje lidhur me vrasjen e biznesmenin në Elbasan të dielën.

    Sipas Policisë 43- vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri në një automjet të parkuar rreth orës 20:35.

    Policia ka bërë të ditur se janë ngritur se po vazhdon hetimin e rastin dhe punë për kapjen e autorit/autorëve.

    “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet nga Policia e Shtetit.

  • AAK regjistrohet e vetme në KQZ për zgjedhjet e 28 Dhjetorit

    AAK regjistrohet e vetme në KQZ për zgjedhjet e 28 Dhjetorit

    Sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Deri më tani 18 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, konfirmoi Valmir Elezi nga KQZ.

    Subjekti i 18-të është AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), e cila është regjistruar e vetme për zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

  • Vetëvendosje me tri parti në koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Vetëvendosje me tri parti në koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentaret të 28 dhjetorit do të marrë pjesë në koalicion edhe me tri parti të tjera.

    Përveç dy parterëve të deri tashëm, partinë Alternativa dhe Guxo, në LVV ka bërë koalicion edhe me Partinë Shqiptare Demokristiane.

    KQZ bëri të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

    Sipas KQZ-së deri në orën 22:00 kanë aplikuar 18 subjekte politike, ku tri prej tyre janë koalicione.

    Koalicionet e arritura deri më tash:

    1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
    2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
    3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

    Ndëra partitë politike që kanë aplikuar janë:

    4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

    5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

    6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

    7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

    8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

    9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

    10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

    11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

    12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

    13. SRPSKA LISTA;

    14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

    15. FJALA;

    16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

    17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

    18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK).

    Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:

    Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 22:00), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e 3 koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:
    1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
    2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
    3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

    Po ashu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor:

    Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

  • Vritet me armë zjarri një biznesmen në Elbasan

    Vritet me armë zjarri një biznesmen në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë mbrëmjen e sontme.

    Me armë zjarri është vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla në Elbasan.

    Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.

  • Imami Gurra alarmon për ‘xhami problematike’ në Tiranë, thotë se disa janë kthyer në filiza ekstremistësh

    Imami Gurra alarmon për ‘xhami problematike’ në Tiranë, thotë se disa janë kthyer në filiza ekstremistësh

    Imami Ylli Gurra ka ngritur alarmin për prezencën e disa xhamive në Shqipëri, të cilat sipas tij janë kthyer në filiza të ekstremizmit dhe radikalizmit.

    Gurra përmendi konkretisht një xhami brenda Unazës së Tiranës, duke akuzuar Komunitetin Mysliman se nuk ka ndërhyrë për të rikthyer rendin dhe për të emëruar imam të duhur.

    “Duhet të bëhet një ndarje mes besimit të sinqertë të myslimanëve dhe atyre që manipulojnë ideologjinë. Ka xhami që janë kthyer në filiza ekstremizmi, duke dërguar qytetarë shqiptarë në Siri dhe Jemen. Një nga këto objekte është brenda Unazës së Tiranës, ndërkohë që ka raste edhe në Pogradec, Pukë dhe Kryeviz,” tha Gurra për A2CNN.

    Ai kujtoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe të SHISH në Xhaminë e Mëzezit në vitin 2014, ku u vendos që të caktohej një imam për të frenuar predikimet radikale dhe keqpërdorimet e besimit.

    Gurra shtoi se, për fat të keq, disa xhami në Tiranë dhe në vend mbeten të paprekura dhe disa individë vazhdojnë të shfrytëzojnë objektet e kultit për përfitime personale në emër të islamit.

    Më tej akuzoi rrogëtarët e Komunitetit Mysliman për apati dhe mosbashkëpunim, duke nënvizuar se ky qëndrim mund të lejojë përhapjen e ideologjive ekstremiste edhe në të ardhmen.

    “Komuniteti nuk tregoi vullnet për të përfshirë xhaminë e Unazës së Re me imam të emëruar dhe të funksionojë siç duhet, si gjithë objektet e tjera të kultit në Shqipëri,” përfundoi Gurra.

  • PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së: S’ka votim jashtë përfaqësive diplomatike

    PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së: S’ka votim jashtë përfaqësive diplomatike

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së p♪7r zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.

    “Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40 mijë e 850 votues. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit për votimin jashtë Kosovës, të miratuara nga KQZ është 60, me gjithsej 109 vendvotime”, thuhej në vendimin e KQZ-së.

  • Adem Grabovci po i rikthehet politikës, propozohet kandidat për deputet nga dega e PDK’së në Pejë

    Adem Grabovci po i rikthehet politikës, propozohet kandidat për deputet nga dega e PDK’së në Pejë

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, siç duket po i rikthehet garës politike.

    GazetaDemos raporton se ish-deputeti është i propozuari për kandidat për deputet nga dega e kësaj partie në Pejë.

    Përveç Grabovcit, edhe Xhavit Haliti është kandidati tjetër i propozuar nga dega e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

    65 vjeçari është një nga bashkëthemeluesit e PDK-së, ndërsa në karrierën e tij politike, ka shërbyer edhe si Zëvendës Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit nga viti 2007, dhe ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit.

    Ai është ish i burgosur politik dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve në vitin 1990 ku në shtëpinë e tij u nis karvani i pajtimeve, si dhe një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

  • Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

    Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë pas here me riga shiu.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.

    Po ashtu, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    Moti i plotë për pesë ditë:

    E hënë

    Moti i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: -3 deri -1°C.

    Temperaturat maksimale: 5-9°C.

    Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë

    Mot kryesisht i vranët.

    Temperaturat minimale: -1 deri 0C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°.

    Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s.

    E mërkurë

    Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1-3 °C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°C.

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1 deri 3°C.

    Temperaturat maksimale: 7-10°C.

    Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s.

    E premte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat mnimale: 1-4 °C.

    Temperaturat maksimale: 8-11°C.

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

  • Izmir Zeqiri gati t’ia dorëzojë detyrën Listës Serbe në Zubin Potok

    Izmir Zeqiri gati t’ia dorëzojë detyrën Listës Serbe në Zubin Potok

    Izmir Zeqirin, aktualisht kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se tashmë është koha që t’ia dorëzojë detyrën e tij kandidatit të Listës Serbe, Millosh Peroviq, që ka fituar në këtë qytet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Ai ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë detyrën e pranim-dorëzimit, siç e kërkojnë ligjet e Republikë së Kosovës.

    “Sifdat në ardhje janë sepse e dini që tanimë në këto zgjedhjet e fundit lokale fituese ka dalë Lista Serbe dhe natyrisht, proceduralisht që këtë zhvillim që ka qenë demokratik, që numerikisht Lista Serbe është më e madhe”.

    “Prandaj, tani kemi ardhur në fazën që ata duhet të thërrasin Kuvendet për të dhënë betimet dhe më pastaj të bëhet pranim-dorëzimi i detyrave siç e kërkojnë procedurat”.

    “Unë që nga fillimi kam qenë dhe jam i gatshëm që t’i bëjmë proceduralisht pranim-dorëzimin e detyrave ashtu siç e kërkojnë ligjet dhe protokolli e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.