ATV

Category: Lajme

  • Gjendje e rënduar nga vërshimet edhe në Ratkoc të Rahovecit – pamje

    Gjendje e rënduar nga vërshimet edhe në Ratkoc të Rahovecit – pamje

    Si shkak i reshjeve të shiut të vazhdueshme gjendje e rënduar e vërshimeve është në disa komuna të Kosovës.

    Gjendje tejet e rëndë raportohet të jetë edhe në rajonin e Dukagjinit.

    Kurse në fshatin Ratkoc të Rahovecit shumë familje veçse kanë pësuar dëme të mëdha, si shkak i ujërave të mbledhura në oborre e në shtëpi.

    Pamjet nga ky fshat tregojnë se situata vazhdon të jetë tejet kritike.

  • Vdes Eva Schloss, e mbijetuara e Holokaustit dhe njerka e Anne Frank

    Vdes Eva Schloss, e mbijetuara e Holokaustit dhe njerka e Anne Frank

    Eva Schloss, e mbijetuar e kampit nazist të Aushvicit dhe njerka e autores së famshme Anne Frank, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, njoftoi Anne Frank Trust UK.

    Mbretit Charles III e vlerësoi Schloss si një zë të fuqishëm kundër urrejtjes dhe paragjykimit, duke theksuar kontributin e saj shumëvjeçar në edukimin për Holokaustin. Edhe Kongresi Hebraik Evropian shprehu pikëllim për humbjen e saj, shkruan Aljazeera.

    E lindur në Vjenë në vitin 1929, Schloss u deportua në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbijetoi së bashku me nënën e saj. Pas luftës, ajo jetoi në Londër dhe ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj mbi krimet naziste.

    Eva Schloss la pas tre vajza, nipër dhe mbesa.

  • Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet

    Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet

    Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre.

    Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

    Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

    E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.

  • Maduro-s i bllokohen asetet që i kishte në Zvicër

    Maduro-s i bllokohen asetet që i kishte në Zvicër

    Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të bllokojë çdo pasuri të mundshme që presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mund të ketë në territorin zviceran. Vendimi u mor të hënën dhe hyn në fuqi menjëherë.

    Sipas autoriteteve zvicerane, masa zbatohet në kuadër të një rregulloreje për ngrirjen e aseteve, e cila do të jetë në fuqi për një periudhë katërvjeçare, duke filluar nga 5 janari 2026. Megjithatë, anëtarët aktualë të qeverisë venezuelane janë të përjashtuar nga kjo masë, shkruan Blick, transmeton Insajderi.

    Nicolas Maduro u arrestua më 3 janar nga forcat amerikane dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara. Arrestimi pasoi sulmet e kryera nga SHBA gjatë natës së së shtunës kundër disa objektivave në Venezuelë. Sipas autoriteteve amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen me trafikun e drogës.

    Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës reagoi duke theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme. “Situata është volatile dhe në ditët e javët në vijim janë të mundshme disa skenarë”, thuhet në deklaratën zyrtare. Zvicra njoftoi se po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve.

    Bernë ka bërë thirrje për deeskalim të situatës, vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar ndalimin e përdorimit të forcës dhe respektimin e integritetit territorial. Gjithashtu, Zvicra ka ofruar sërish shërbimet e saj të mira për të gjitha palët e përfshira, me synimin për të kontribuar në një zgjidhje paqësore të krizës.

  • Raporti i fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës

    Raporti i fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës

    Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar të përditësuara më 6 janar 2026 në ora 07:15.

    Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku, Jarinja, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë.

  • Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

    Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

    Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës.

    Betimi i detyrës u administrua të hënën pasdite nga vëllai i saj, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, shkruan CNN.

    Kryetarja në detyrë tha se po bënte betimin me zemër të thyer për atë që e konsideroi “rrëmbim” të Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores.

    “Vij si nënkryetar ekzekutiv i presidentit kushtetues të Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nicolás Maduro Moros, për të bërë betimin e detyrës”, tha Rodríguez.

  • Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu më të theksuara në Dukagjin.

    Parashihen edhe intervale të shkurtra kohore me diell sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

    E mërkura sjellë mot të ngjashëm paradite, kurse pasdite vonë dhe në mbrëmje do të ketë dendësim masiv të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje dhe në mbrëmje masa të ftohta polare përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, pastaj këto masa të ftohta shtrihen gradualisht në viset tjera.

    Të enjten në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Parashihet edhe krijimi i shtresave të borës, por jo aq të mëdha. Reshje bore priten edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.

  • Presidenti kolumbian kërcënon Trumpin: Nëse më arrestojnë do të ketë kryengritje popullore

    Presidenti kolumbian kërcënon Trumpin: Nëse më arrestojnë do të ketë kryengritje popullore

    Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka paralajmëruar se do t’i “ngrejë armët” nëse SHBA vendos ta sulmojë atë ose vendin e tij pas një serie kërcënimesh nga presidenti amerikan Donald Trump.

    Në një postim në X, Petro theksoi përpjekjet e tij për ta luftuar trafikimin e drogës, të cilat Trump i ka kritikuar, dhe vazhdoi duke pretenduar se sulmet ushtarake amerikane kundër trafikantëve në Kolumbi do të rrezikonin vrasjen e fëmijëve dhe do të nxisnin rekrutimin për grupet separatiste që kanë qenë në konflikt me shtetin për dekada.

    “Dhe nëse e arrestojnë një president që e ka mbështetjen dhe respektin e një pjese të madhe të vendit, ata do të nxisin një kryengritje popullore”, shtoi ai.

    Petro, ish-anëtar i grupit gueril M19, gjithashtu tha se ai vetë do të luftonte për ta mbrojtur Kolumbinë, raporton CNN.

    “Betova të mos prek më armë… por për atdheun do t’i ngre armët përsëri”, tha ai.

    Trump pati fjalë të ashpra për Petron të dielën, duke e përshkruar atë si “një njeri të sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do ta bëjë këtë shumë gjatë”.

    Kur u pyet nga një gazetar nëse këto komente nënkuptonin se mund të ketë një “operacion” në Kolumbi në të ardhmen, Trump u përgjigj, “më tingëllon mirë”.

    Duke folur për The New York Times të hënën, ministri i mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanchez, refuzoi t’i trajtonte kërcënimet e Trumpit, duke theksuar në vend të kësaj se dy vendet kanë “një marrëdhënie shumë të afërt”.

    Sanchez tha se mbetet në komunikim me zyrtarët amerikanë dhe se sulmet e mundshme ushtarake ndaj Kolumbisë nuk janë diskutuar gjatë bisedimeve të fundit, raportoi Times.

  • Haxhiu thotë se nga ky muaj KPK fillon punën më përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë

    Haxhiu thotë se nga ky muaj KPK fillon punën më përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ka thënë se si rezultat i ndryshimeve të miratuara, nga janari 2026 Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon punën me përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë.

    Haxhiu ka thënë se sapo të konstituohet Kuvendit, edhe anëtari i mbetur jo-prokuror të zgjidhet pa vonesa.

    “Për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe jo‑prokurorë është dukshëm më i afërt. Kjo siguron që KPK, si një institucion kyç për funksionimin e drejtësisë, të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, që marrin vendime pa u ndikuar nga askush”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

  • U raportua i zhdukur që nga 23 dhjetori, familja në kërkim të Riza Thaqit

    U raportua i zhdukur që nga 23 dhjetori, familja në kërkim të Riza Thaqit

    Një burrë raportohet të jetë zhdukur.

    Bëhet fjalë për Riza (Rrustem )Thaqi, i lindur në vitin 1983 në Rogovë të Hasit , me banim në Prizren.

    Familjarët kanë raportuar për zhdukjen e Riza Thaqit që nga data 25 dhjetor 2025 dhe deri më tani nuk kanë pranuar asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij.

    “Pasi është iniciuar rasti nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe është duke u kërkuar personi i raportuar si i zhdukur, megjithatë, deri më sot nuk është gjetur. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të personit te raportuar si i zhdukur, në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në lokalizimin edhe gjetjen e viktimës”.

    Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për gjetjen e tij.