ATV

Category: Lajme

  • Lëndime nga mjetet piroteknike: Gjashtë pacientë të hospitalizuar, shumica fëmijë dhe adoleshentë

    Lëndime nga mjetet piroteknike: Gjashtë pacientë të hospitalizuar, shumica fëmijë dhe adoleshentë

    Gjashtë persona të cilët pësuan lëndime gjatë festave të fundvitit si shkak i mjeteve piroteknike janë hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, derisa bëjnë të ditur se gjatë festave të funditvitit kanë trajtuar një numër të konsiderueshëm pacientësh që u lënduan si shkak i mjeteve piroteknike.

    Ata bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë.

  • Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter në Manhattan, pritet të dalin para Gjykatës

    Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter në Manhattan, pritet të dalin para Gjykatës

    Nicolas Maduro ka zbritur tani nga helikopteri në Manhattan, së bashku me një grua që duket se është bashkëshortja e tij.

    Ata po shoqërohen nga disa agjentë të Agjencisë për Zbatimin e Drogave (DEA).

    Ata janë veshur me atë që duket si uniforma të burgut, dhe Maduro duket se ecën me një gjymtyrë të dobësuar.

  • Zjarri përfshin një objekt pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, s’ka të lënduar

    Zjarri përfshin një objekt pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, s’ka të lënduar

    Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën Enver Zymberi, afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

    Ai theksoi se nuk ka të lënduar dhe se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    “Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.

  • Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton

    Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje”.

    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.”

    Kushdo që ka informacione, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]

  • Vërshime edhe në disa fshatra të Klinës si pasojë e reshjeve të shiut

    Vërshime edhe në disa fshatra të Klinës si pasojë e reshjeve të shiut

    Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë dhe fshatra të komunës së Klinës.

    Sipas pamjeve të publikuara në mediat lokale, më të prekura nga vërshimet janë fshatrat Bokshiq dhe Qeskovë.

    Po ashtu, në Qeskovë raportohet se shiu i rrëmbyeshëm ka rrëzuar edhe disa pemë.

  • Komuna e Deçanit ndan 500 euro për pacientët me sëmundje malinje dhe 300 euro për çdo nënë lehonë

    Komuna e Deçanit ndan 500 euro për pacientët me sëmundje malinje dhe 300 euro për çdo nënë lehonë

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në ditën e parë të punës për këtë vit ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke vënë në zbatim premtime të dhëna për mandatin e ri.

    Sipas Ramosajt, komuna do të subvencionojë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si formë mbështetjeje morale dhe financiare gjatë periudhave të vështira.

    Po ashtu, është marrë vendim që çdo nënë lehonë të përfitojë subvencion prej 300 eurosh për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për rolin dhe sakrificën e tyre në familje dhe shoqëri.

    “Këto vendime janë dëshmi e fjalës së mbajtur dhe e përkushtimit tonë për politika sociale në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Ramosaj.

    Ai ka shtuar se komuna do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve përmes politikave sociale që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe përkrahjen e kategorive në nevojë.

  • Trump paralajmëron vendet e tjera, s’e përjashton mundësinë e një operacioni edhe në Kolumbi

    Trump paralajmëron vendet e tjera, s’e përjashton mundësinë e një operacioni edhe në Kolumbi

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli me gazetarët në bordin e Air Force One dje, teksa po udhëtonte nga Florida drejt Shtëpisë së Bardhë.

    Ai la të kuptohet se veprime ushtarake mund të ndodhin në Kolumbi, pas goditjes amerikane ndaj Venezuelës dhe kapjes së presidentit Nicolas Maduro, dhe tha se “Meksika duhet t’i rregullojë punët e veta”, duke u shfaqur i inkurajuar pas sulmit të përmasave të mëdha kundër Venezuelës dhe kapjes së udhëheqësit të saj, raporton CNN.

    “Edhe Kolumbia është shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara, dhe ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë”, tha Trump.

    “Ne merremi me të pasurit përreth nesh vende që janë të qëndrueshme dhe të suksesshme dhe ku nafta lejohet të dalë lirshëm”, tha Trump, duke shtuar: “Kjo i ul çmimet. Kjo është mirë për vendin tonë”.

    Kur u pyet nga një gazetar nëse këto komente nënkuptonin se mund të ketë një “operacion” në Kolumbi në të ardhmen, Trump u përgjigj: “Më tingëllon mirë”.

    Ai gjithashtu e drejtoi vëmendjen te fqinji jugor i SHBA-së, duke thënë: “Meksika duhet t’i rregullojë punët e veta, sepse ata po kalojnë përmes Meksikës, dhe ne do të duhet të bëjmë diçka”, duke iu referuar drogës.

    Trump tha se i ka ofruar vazhdimisht ndihmën e trupave amerikane presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, por se “ajo është pak e frikësuar”.

    Ndërkohë, ai përsëriti komentet që i bëri të shtunën, në të cilat tha se Kuba do të binte vetë.

    “Mendoj se thjesht do të bjerë. Nuk mendoj se na nevojitet ndonjë veprim”, tha ai të dielën.

  • Haxhiu e Beqa në garë të ngushtë për mandatin e fundit në PDK

    Haxhiu e Beqa në garë të ngushtë për mandatin e fundit në PDK

    Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 sollën një rezultat, ku VV doli e para, PDK u rendit e dyta, pasuar nga LDK – teksa AAK mori mbi 5% të votave.

    Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në rezultatet e KQZ-së do t’i ketë 23 mandate, përfshirë së paku 7 gra.

    Sipas këtyre përditësimeve, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa janë në një garë të ngushtë për mandatin e fundit në PDK.

    ‘Kamishi’ ka 20 mijë e 398 vota, ndërda Beqa 20 mijë e 197 vota.

  • Gati 80% e votave me postë të numëruara – VV vazhdon të prijë, LDK e dyta

    Gati 80% e votave me postë të numëruara – VV vazhdon të prijë, LDK e dyta

    Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) tashmë janë numëruar rreth 80% të votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Sipas përditësimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me mbi 70%, e ndjekur nga LDK me 10.64%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës me 8.33%.

    Ndërkohë, bazuar në rezultatet e përmbledhura nga KQZ, VV ka marrë 50.52% apo 462,487 vota, ndërsa e dyta është PDK me 20.48% dhe 187,455 vota.

  • Komunave iu morën mbi 126 milionë euro nga vendimet gjyqësore

    Komunave iu morën mbi 126 milionë euro nga vendimet gjyqësore

    Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një barrë të rëndë financiare si pasojë e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore.

    Si rezultat, nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro, prej të cilave mbi 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale, duke dëmtuar seriozisht mundësinë e komunave për të realizuar projekte zhvillimore.

    Komunikata e plotë:

    Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një barrë tejet të rëndë financiare si rezultat i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore, përmes të cilave nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro. Nga kjo shumë Mbi 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale, Në këtë barrë financiare ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme edhe zbatimi i Kontratës Kolektive për Arsimin, e cila, ndonëse e nënshkruar në nivel qendror, po zbatohet financiarisht nga komunat. Pasojat e këtyre proceseve përmbarimore dhe të kontratës kolektive do të vazhdojnë të reflektohen edhe kët vit. Për këtë arsye, kërkohet urgjentisht një zgjidhje institucionale nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë:

    • adresimin e pasojave financiare të proceseve përmbarimore;

    • gjetjen e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e kontratave kolektive;

    • mbrojtjen e buxheteve kapitale të komunave nga ekzekutimet e mëtejme. Pa një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar, komunat do të vazhdojnë të humbasin kapacitetin për të investuar në zhvillim lokal, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.