Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë LINK mund t’i gjeni emrat e secilit deputet dhe votat që kanë marrë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë LINK mund t’i gjeni emrat e secilit deputet dhe votat që kanë marrë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, edhe në këtë legjislaturë ka siguruar vetëm nëntë (9) ulëse, e jo dhjetë (10) siç ishte raportuar më herët.
Mandati i dhjetë nga komuniteti serb i ka takuar Nenad Rashiqit, i cili nuk është pjesë e Listës Serbe, transmeton Indeksonline
Rashiqi ka deklaruar se është i gatshëm të votojë për formimin e qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, është rikthyer sërish në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Sipas njoftimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PDK ka arritur të sigurojë 23 ulëse, ndërsa LDK ka rënë në 14 ulëse.
Si pasojë e këtij ndryshimi, mandatin e deputetit e ka humbur Fadil Hadergjonaj, ish-komandant i zonës së Koshares.
Ndërkohë, partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës mbetet Lëvizja Vetëvendosje, me gjithsej 57 ulëse.

Sipas rezultateve preleminare, Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvendin e Kosovës do ti ketë 14 deputetë.
Këta janë të zgjedhurit:
LUMIR ABDIXHIKU 86,618 Vota
HYKMETE BAJRAMI 55,659 Vota
UKË RUGOVA 48,260 Vota
AVDULLAH HOTI 43,383 Vota
DOARSA KICA XHELILI 42,988 Vota
KUJTIM SHALA 39,959 Vota
ANTON QUNI 31,017 Vota
ARMEND ZEMAJ 28,000 Vota
LUTFI HAZIRI 25,993 Vota
JEHONA LUSHAKU SADRIU 20,916 Vota
JANINA YMERI 19,928 Vota
BESIAN MUSTAFA 18,936 Vota
ADELINA THAQI META 17,712 Vota
ERMAL SADIKU 17,293 Vota.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.
Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:
Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht. Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën
Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod
Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec
Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.
Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.

Komuna e Malishevës ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe çerdhet për fëmijë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, vendimi është marrë bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësim të motit, si dhe në gjendjen e rënduar në terren në komunën e Malishevës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse të gjitha vendbanimet.
“Ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më datën 12 janar 2026”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës.
Po ashtu, nga kjo drejtori bëhet e ditur se institucionet arsimore do të mbahen të informuara në vazhdim për të gjitha rrjedhat e përgatitjeve për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
“Ditët e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim, kur të kemi mot të qëndrueshëm dhe të mirë”, thuhet më tej në njoftim.
Vendimi vlen për të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore në territorin e Komunës së Malishevës.

Zvicra është një qendër ndërkombëtare për arin. Kjo ka të ngjarë ta ketë motivuar Nicolas Maduron që një pjesë të rezervave të arit të vendit të tij të shkrijë atje.
Maduro kishte dërguar gjithsej 127 ton ar venezuelan në Zvicër midis viteve 2012 dhe 2016.
Ari, i sjellë me aeroplan midis viteve 2012 dhe 2016, vinte nga banka qendrore e Venezuelës.
Gjatë dekadës së fundit, banka kishte zvogëluar rezervat e saj të arit për të parandaluar kërcënimin e falimentimit kombëtar. Në atë kohë, ari vlente 4.7 miliardë franga zvicerane.
Venezuela kishte nevojë për arin për ta përdorur si kolateral për kredi ose për ta shitur direkt për monedhë të fortë.
Pavarësisht kësaj, Venezuela falimentoi në vitin 2017, një vit pas dërgesës më të madhe në Zvicër: Venezuela nuk mundi më të përmbushte kërkesat e kreditorëve të saj.
Borxhi i saj i jashtëm tani vlerësohet në afërsisht 170 miliardë dollarë – dyfishi i prodhimit ekonomik vjetor të vendit./Indeksonline

Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme në Kosovë ka shkaktuar përmbytje në disa zona, ndërsa në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me këtë gjendje, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga institucionet:
“Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje.”
Haradinaj thekson se koordinimi mes institucioneve qendrore dhe lokale është i domosdoshëm për të siguruar reagim të shpejtë dhe mbrojtje të qytetarëve nga pasojat e reshjeve të pandërprera.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.
Kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme.
Në këtë institucion, mes të dënuarve të tjerë, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për 10 familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani, shkruan A2CNN.
Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur mbrëmë, në disa zona të Kosovës janë regjistruar vërshime dhe dëme në infrastrukturë.
Situata më e rënduar paraqitet në rrugën që çon drejt fshatit Polluzhë, ku një pjesë e rrugës është çarë dhe është dëmtuar rëndë, duke rrezikuar bllokimin e plotë të fshatit.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, uji ka dalë nga shtrati, ka gërryer tokën nën rrugë dhe ka dëmtuar tubacionet, ndërsa qarkullimi është bërë i rrezikshëm për banorët.
