ATV

Category: Lajme

  • Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

    Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

    Në seancën e kuvendit të Kosovës, ministri Hekuran Murati ka kërkuar që të procedohet projektligji për buxhetin.

    Murati ka thënë se është nevojë emergjente që ky projektligj të miratohet. Ai ka theksuar se e vetmja gjë që ndryshon në këtë projektligj është për pagën e 13’të që të bëhet në fillim të vitit e jo në fund të vitit.

    Tutje, ai ka treguar se si do bëhet ndarja buxhetore.

    “Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, deklaroi Murati.

  • Xhavit Haliti pyetet nëse do ta votoj Vjosa Osmanin edhe për një mandat: Vota ime është votë e PDK-së

    Xhavit Haliti pyetet nëse do ta votoj Vjosa Osmanin edhe për një mandat: Vota ime është votë e PDK-së

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar në lidhej me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

    Haliti deklaroi se deputetët e kanë obligim që të votojnë dhe të zgjedhin presidenten e Kosovës.

    Po ashtu ai tha se diskutimet veçse po bëhen në secilën parti.

    Por ai nënvizoi se natyrisht Vetëvendosjes si parti fituese është më e fokusuar në këtë pikë.

    “Kandidatë ka shumë, me na pyet 120 deputetë thonë jam më i miri për President, por ka dhe jashtë parlamentit”, deklaroi Haliti derisa u pyet se kush mund të jetë kandidat për President.

    Gjithashtu Haliti u pyet nëse do të votoj pro Vjosa Osmanit për një mandat të dytë, ai deklaroi se vota e tij është “Votë e PDK-së”.

  • Nis seanca e Kuvendit për buxhetin (VIDEO)

    Nis seanca e Kuvendit për buxhetin (VIDEO)

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për buxhetin, çështje kjo për të cilën nuk pati pajtim në sesionin e fundit, që u mbajt të premten.

    PDK, LDK dhe AAK, ishin kundër që projektligji të votohet me procedurë të shpejt, pa pasur diskutim paraprakisht dhe pa një analizë të detajuar.

    Pasi opozita kërkoi tri ditë shtesë, ndërsa është bërë thirrje që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

  • Fillon seanca në Hagë, ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit vazhdon deklaratat përmbyllëse

    Fillon seanca në Hagë, ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit vazhdon deklaratat përmbyllëse

    Ka nisur paraqitja e fjalëve përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Seanca po vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqi, i cili e nisi paraqitjen të premten.

    Mbrojtja pritet ta përmbyllë sot paraqitjen e saj, ndërsa më pas Zyra e Prokurorit të Specializuar do t’u përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.

    Gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, ka bërë të ditur se sot pritet të dëgjohet edhe zëri i një tjetër avokati shqiptar në këtë proces.

    “Furtuna Sheremeti nuk do të jetë avokatja e vetme shqiptare, zëri i së cilës do të dëgjohet në fjalët përmbyllëse këtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është e rëndësishme që edhe një avokat tjetër do të flasë në këtë proces gjyqësor, sepse gjatë ditës së [sotme] avokati tjetër, Mentor Beqiri, do të marrë fjalën. Ai do flasë për mënyrën e krijimit të UÇK-së, zakonet dhe të drejtën zakonore të shqiptarëve për mbrojtjen e shtëpisë dhe tokës, si dhe arsyet që çuan në krijimin e guerilës me synim mbrojtjen e vendit dhe luftën për liri e pavarësi”, tha Mujku.

  • Putin zhduket mbi një javë, Zelensky: Atij nuk i ka mbetur shumë kohë

    Putin zhduket mbi një javë, Zelensky: Atij nuk i ka mbetur shumë kohë

    Presidenti i Ukrainës ka thënë se Vladimir Putinit “nuk i ka mbetur shumë kohë” mes pyetjeve rreth vendndodhjes së udhëheqësit të Kremlinit, pasi ai nuk është parë prej më shumë se një jave.

    Duke folur për Politico gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të premten, Zelensky tha: “Unë jam më i ri se Putini… Ai nuk ka shumë kohë, e dini”.

    Ndërsa komentet e tij shkaktuan të qeshura nga publiku, presidenti ukrainas shtoi: “Jo, jo, më besoni, kjo është e rëndësishme”.

    Komentet e fundit të Zelenskyt vijnë ndërsa Putin është zhdukur në mënyrë misterioze nga sytë e publikut për më shumë se një javë, shkruan Daily Mail.

    Udhëheqësi rus u pa për herë të fundit nga publiku duke mbajtur një fjalim më 5 shkurt dhe mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar mungesën e tij.

    Ndryshe, nuk është hera e parë që Putini zhduket nga sytë e publikut.

    Megjithatë, mungesa të tilla kanë çuar në spekulime se ai po i nënshtrohet një trajtimi të fshehtë mjekësor.

  • Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar

    Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve nё rrugën Pejё-Rugovё.

    Kjo thirrje vjen pasi ditëve të fundit në këtë rrugë ka pasur persona të lënduar si dhe dёme materiale pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmosferike, që kanë rritur mundësinë e shembjeve tё gurёve.

    “Kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Policia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen këta dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

    Policia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen këta dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

    Policia njoftoi se në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

    Vërejtje:

    Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.

    RAPORTO 192

    Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected]

    192 OSE 080019999

    APO PËRMES APLIKACIONIT: LAJMËRO POLICINË.

  • “Pavarësia e Kosovës është një mrekulli e vërtetë”, Rama në aktivitetin e shkollës “Meto Bajraktari”

    “Pavarësia e Kosovës është një mrekulli e vërtetë”, Rama në aktivitetin e shkollës “Meto Bajraktari”

    Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një vizitë në shkollën “Meto Bajraktari”, ku u mbajt një program festiv i përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

    Kryetari Përparim Rama përgëzoi organizimin dhe theksoi rëndësinë historike të Pavarësisë së Kosovës për brezat e rinj.

    “Performancë fantastike jashtë! Ju lumtë për këtë organizim, drejtoreshë. Prindër të nderuar, faleminderit shumë, e posaçërisht nxënës të mrekullueshëm të shkollës ‘Meto Bajraktari’, faleminderit për këtë organizim që është shumë domethënës. Në një ditë para festës së madhe, festës së Pavarësisë së vendit tonë, Pavarësisë së Kosovës. Për vetëm me u ndërlidh çka domethënë kjo, Pavarësia e Kosovës. Unë i kam pasur 16 vjet në vitin 1992, tash mundeni me kalkulu sa vjet i kam sot, kur është dashtë me lënë Kosovën, Prishtinën. Pra si 16-vjeçar kam shkuar në Londër. Edhe asnjëherë atëherë nuk kam besuar, pra s’kam mujt me besu që një ditë kam me u kthy në vend edhe kemi me pas Kosovën shtet të pavarur, shtet demokratik. Ku rinia jonë ka me mujt me planifiku për të ardhmen në vendin tonë. Pra, Pavarësia e Kosovës është një mrekulli e vërtetë, të cilën sot e kemi, të cilën sot e gëzojmë. Por kjo nuk ka ardhë, nuk ka pikë prej qielli. S’ka ardhë lehtë. Ka ardhë si rezultat i punëve shumë të vështira, punëve të mëdha që i kanë bërë paraardhësit tanë. Duke filluar prej të burgosurve politikë të viteve ’60-ta, ’70-ta, ’80-ta e ’90-ta. Deri tek proceset paqësore të doktor Ibrahim Rugovës, që e kanë institucionalizu edhe e kanë ndërkombëtarizu çështjen e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë po në gjithë Jugosllavinë. Dhe lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar, me evropianët, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe ka kulmu në Pavarësinë e vendit tonë. E sot që e kemi këtë mrekulli, pra sot që e kemi vendin të pavarur, e kemi realitet, duhet të punojmë fuqishëm”, tha ai.

    Drejtoresha e shkollës, Kreshnike Kabashi, vlerësoi sakrificën historike për lirinë dhe rolin e arsimit në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

    “Sot është një ditë e veçantë për ne, dita e 17 Shkurtit. Sot e festojmë këtë festë me krenari dhe përkushtim, sepse luftuan dhe punuan, sakrifikuan të parët tanë për këtë festë. Andaj jemi mbledhur këtu. Është një ditë që na kujton sakrificën, punën dhe përkushtimin, guximin e brezave të tërë që punuan dhe flijuan për këtë vend. Pavarësia është fryt i shumë përpjekjeve dhe përgjegjësive për të gjithë ne, që ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë çdo ditë. Si institucion arsimor, ne kemi një mision të shenjtë, të veçantë: të edukojmë breza, të mbjellim atdhedashurinë dhe përgjegjësinë për shtetin tonë, sepse këta do jenë udhëheqësit e gjeneratave të reja. Në këtë ditë të shënuar, të reflektojmë po ashtu për arritjet tona, por edhe për detyrat që na presin përpara.

    Urime 17 Shkurti të gjithëve! Le të jetë kjo ditë gjithmonë burim krenarie, shprese dhe motivimi për të vazhduar rrugën tonë që na pret, të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë”, tha ajo.

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, theksoi se Pavarësia përfaqëson një mrekulli historike dhe një përgjegjësi për brezat e sotëm.

    “Pritja madhështore jashtë sikur i humbi pak kuptimin këtyre fjalëve që i përgatisim paraprakisht. E, ajo që tha kryetari, po ashtu e plotëson gjithë atë çka unë desha të them.

    Megjithatë, po ndalem veç te një fjalë e kryetarit, që tha: ‘kjo sot që kemi është një mrekulli’. Edhe vërtet kur sheh kështu: nxënës, shkolla, mësimdhënës, liri e demokracisë – s’ka si të jetë ndryshe përveçse një mrekulli, për të cilën ata para nesh kanë dhënë shumë, dikush ka dhënë gjithçka. Dhe ne sot kemi shumë borxh ndaj tyre, duke filluar nga Presidenti, dëshmorët, Ushtria Çlirimtare e të gjithë të tjerët, që amanetin e tyre ta çojmë aty ku duhet, raporton Ekonomia Online.

    Nxënës të dashur, urime edhe një herë festën e Pavarësisë. E, qysh tha saktë e drejtë kryetari: ‘Na prini përpara!’”, tha Shahini.

  • Plagoset një person në Obiliq, i dyshuari shpallet në kërkim

    Plagoset një person në Obiliq, i dyshuari shpallet në kërkim

    Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Milloshevë të Obiliq.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar pasi një njëjti ka ndihmë mjekësore.

    I lënduari është dërguar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

    Hetimet lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë duke vazhduar.

  • Këto zona në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht sot

    Këto zona në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht sot

    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur për intervenimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë ditës së sotme.

    Për pasojë, gjatë realizimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm në disa pjesë mund të ndërpritet përkohësisht.

    Punimet në rrjetin e ujësjellësit:

    Rr. “Dëshmorët e Kombit”

    Rr. “Abedin Ahmeti”

    Rr. “Emin Duraku”

    Rr. “Isak Ibrahimi”

    Fshati Kqiq

    Fshati Shupkofc

    Punimet në rrjetin e kanalizimit:

    Rr. “Shaban Bahtiri”

    Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”

    Rr. “Evlia Qelebia”

    Rr. “Josip Rela”

    Lagja Lugina e Diellit

    Fshati Tunel i Parë.