ATV

Category: Lajme

  • Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, Ambasada e SHBA: Kushtetuta e Kosovës garanton përfaqësimin e serbëve, Qeveria të sigurojë barazi

    Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, Ambasada e SHBA: Kushtetuta e Kosovës garanton përfaqësimin e serbëve, Qeveria të sigurojë barazi

    U.d e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022. Lidhur me këtë çështje, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e garanton përfaqësimim e serbëve në institucionet e vendit.

    Ambasada tutje në përgjigje thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësishtë pjesë në jetën politike dhe qytetare.

    “Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për Gazetën Express.

    Lidhur me këtë dje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të U.d Presidentes Haxhiu.

  • Foshnja në Gjermani vdiq nga uria, burgim të përjetshëm për prindërit

    Foshnja në Gjermani vdiq nga uria, burgim të përjetshëm për prindërit

    Gjykata Rajonale e Itzehoes në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm prindërit e një foshnje katërmuajshe, pasi i shpalli fajtorë për vrasje përmes mosveprimit dhe keqtrajtim të rëndë të një fëmije nën përkujdesje.

    Sipas vendimit të gjykatës, çifti kishte neglizhuar për një kohë të gjatë vajzën e tyre Ashley, duke mos i siguruar ushqimin dhe lëngjet e nevojshme. Si pasojë e kequshqyerjes së rëndë, foshnja humbi jetën nga uria.

    Kryetari i trupit gjykues, Johann Lohmann, e përshkroi rastin si një ngjarje “që të lë pa fjalë”, duke theksuar se provat treguan një neglizhencë ekstreme nga ana e të dy prindërve.

    Sipas gjetjeve të gjykatës, Ashley, e lindur në maj të vitit 2025, në momentin e vdekjes peshonte vetëm rreth një kilogram. Autopsia konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte uria, si pasojë e kequshqyerjes së rëndë.

    Prokuroria kishte argumentuar se prindërit nuk i kishin dhënë vajzës ushqimin dhe lëngjet e nevojshme, duke e pranuar rrezikun që kjo mund të çonte në pasoja fatale.

    Më 26 shtator 2025, prindërit kishin thirrur shërbimet emergjente në banesën e tyre në Brunsbüttel, por për foshnjën ishte tepër vonë. Mjeku i urgjencës vetëm kishte konstatuar vdekjen e saj.

    Një ditë më pas, çifti, i cili në atë kohë ishte 24 vjeç, u arrestua dhe qëndroi në paraburgim deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Gjatë gjykimit, prindërit u mbrojtën duke thënë se ishin ndier të mbingarkuar nga kujdesi për fëmijët. Babai deklaroi se nuk mbante mend shumë nga periudha para vdekjes së vajzës, ndërsa përmendi probleme psikologjike dhe mungesë mbështetjeje.

    Nëna tha se kishte vërejtur humbjen e madhe në peshë të foshnjës rreth dy javë para vdekjes, por vizitat e planifikuara te mjeku nuk ishin realizuar. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë version të ngjarjes.

  • ​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

    ​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës.

    E kjo date, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit.

    “Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu, në orët e vona të së martës në Prizren.

    Ajo bëri me dije se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë mjaftë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.

    “Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.

    Ajo mohoi të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes Kurtit e Lumir Abxhixhikut për formimi të institucioneve, përfshirë çështjen e presidentit.

    “Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që të të bënim publike. Në takim ka qenë Kryeministri Kurti dhe Ministri I Financave z. Murati, dhe në anën tjetër Zoti Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, tha Haxhiu. /KP

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 22.07.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1. Nga TS 35/10 kV Badovci do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J04 Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

    2. Nga TS 35/10 kV Mazgiti do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J09 Qyteti (Obiliq) (kodi: 15019001) nga ora 11:00 deri 14:00.

    Vendet: Mazgit te Tyrbja, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berisht dhe Fakulteti i Gazetarisë.

    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie – vendosja e trafos së re Qerdhja Mazgit.

    Pejë

    TS 110/10 kV Deçani

    Nga dalja 10 kV Deçani do të ndërpritet:

    TS 10/0.4 kV TS Laxhja Lataj Carabreg (kodi: 53000003019) nga ora 09:45 deri 15:30.

    Vendet: Rr. Dëshmorët e Kombit.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe ndërrimi i ormanit të TU 0.4 kV, të dhëna si në pëlqimin elektroenergjetik.

    Prizren

    1. Nga TS 110/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J16 Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2. Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J14 Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushë, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës së thyer në fshatin Nashec

    Ferizaj

    Nga TS 35/10 kV Kaçaniku do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J02 Pylltaria (kodi: 40043004) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Kërbliq dhe Leskovicë, Drenushë, Rakoc, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagje e Re.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

    Mitrovicë

    Stabilimenti 10 kV Shupkovci

    Nga dalja 10 kV J07 Kqiqi – Degëzimi Cërrnushë do të ndërpriten këto TS nga ora 09:00 deri 16:00:

    TS 10/0.4 kV RTK (kod: 70000102005)

    TS 10/0.4 kV Ipkoneti (kod: 70000102026)

    TS 10/0.4 kV Lirigzoni S SH.P.K. (kod: 70000102047)

    Vendet: Cërrnushë.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit të ri dhe TS-it të ri.

    Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërpritet:

    LP 10 kV J05 Qyteti 1 (kodi: 74000009) nga ora 12:00 deri 16:00.

    Vendet: Rrugët: 18 Qershori, Sheshi Adem Jashari, Ahmet Delija (një pjesë), Bekim Berisha (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Fazli Grajqevci (një pjesë), Fehmi dhe Xheva Lladrovci, Gjergj Fishta, Kamer Lloshi (një pjesë), Sala dhe Hamit Jashari, Selman Vojvoda (një pjesë), Tahir Hasani (një pjesë), Tahir Meha, UÇK (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Klina e Ulët.

    Arsyeja: Punime sipas PEE.

    Gjakovë

    Nga NS 110/10 kV Gjakova 2 do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J44 Ura Terezive (kodi: 81000052) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujz.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – pastrim i trasesë.

  • Siguria në punë, Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan veç Zoti

    Siguria në punë, Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan veç Zoti

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka vlerësuar se siguria në punë është një nga problemet më prioritare me të cilat duhet të merret e gjithë shoqëria, e në veçanti institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.

    Azemi tha se institucionet nuk janë as për së afërmi aty ku duhet të jenë dhe se, sipas tij, në shumë raste punëtorët “i ruan vetëm Zoti”.

    “Mendoj që në njëfarë forme është problemi më prioritar i cili duhet të merret e gjithë shoqëria, e në veçanti institucionet që janë përkatëse për ta mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sigurinë në punë të punëtorëve. Po çalojmë dhe nuk jemi as për së afërmi aty ku duhet. Shpeshherë unë kam përcjellë që në këto raste, karshi asaj çka jemi duke vepruar ne, këta punëtorë dinë t’i ruajë vetëm Zoti, përndryshe ne si institucione nuk jemi duke bërë as minimumin e asaj për çka jemi thirrur dhe duhet me bë”, tha Azemi për EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ai fajësoi në radhë të parë pronarët e kompanive, duke thënë se nuk po e vlerësojnë rrezikshmërinë në vendet e punës dhe nuk po ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.

    “Shkaqet kryesore në rend të parë janë, po e themi, pronarët e kompanive nuk janë në nivelin e duhur sepse ata duhet ta vlerësojnë rrezikshmërinë në vendin e punës për punëtorët dhe në momentin kur ata e shohin se ka ndonjë rrezikshmëri, atëherë ata duhet t’i ndërmarrin masat adekuate. Por këta nuk po e vlerësojnë këtë dhe në njëfarë forme nuk po kanë qasje adekuate lidhur me parandalimin e këtyre gjërave, që në veçanti po e themi në rend të parë janë pronarët e kompanive, pastaj institucionet relevante duke u nisur nga Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës”, deklaroi ai.

    Sipas Azemit, rreth 90 për qind e punëdhënësve në sektorin privat nuk po e zbatojnë Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    “Absolutisht as për së afërmi! Unë e kam thënë pak më herët që 90% e pronarëve të sektorit privat të Kosovës nuk janë duke e respektuar ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë në atë aspektin se vetë pronari i kompanisë nuk po e kërkon këtë. Dhe vetë fakti kur pronari i kompanisë nuk e përcjell sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorit, atëherë i bie që faktori kryesor për këtë ngjarje çka po ndodhë është pronari i kompanisë”, tha Azemi.

    Ai kërkoi rritjen e numrit të inspektorëve të punës, specializimin e tyre për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe sindikatave për edukimin e punëdhënësve dhe punëtorëve.

    “Mendoj që në rend të parë Inspektorati i Punës duhet ta rrisë numrin e inspektorëve në një numër shumë më të madh. Në rend të parë. Në rend të dytë, këta inspektorë duhet të jenë në njëfarë forme të certifikuar, ose duhet të jenë të specializuar për ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, sepse një inspektor i cili është inspektor i përgjithshëm nuk mund të dijë dhe nuk i din rreziqet e vendit të punës për këta punëtorë. Dhe unë kam paralajmëruar që duhet të jenë mekanizmat, sindikat, Ministria e Punës dhe Inspektorati që ta kemi një grup të përbashkët që dalim të lobojmë dhe në njëfarë forme t’i edukojmë ose edhe t’i trajnojmë shumë pronarë të kompanive së bashku me punëtorë dhe t’ju tregojmë që rrezikshmëria në punë është e barabartë me vdekjen e punëtorëve”, shpreh ai.

  • Përleshje në një familje në Gjilan, lëndohen tre persona

    Përleshje në një familje në Gjilan, lëndohen tre persona

    Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike në një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Gjilan.

    Policia njofton përmes raportit se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Të përfshirë në rast janë dy meshkuj kosovarë dhe një grua shtetase e huaj, të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.

    Si pasojë e incidentit, të tre kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa personi i tretë ka refuzuar trajtimin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    “Gjilan / 19.07.2026 – 22:30. Raportohet se janë përleshur fizikisht tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e huaj. Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, dy nga ta kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa një ka refuzuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

  • Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, publikohen rrugët alternative

    Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, publikohen rrugët alternative

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 22 korriku do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

    Sipas njoftimit, segmenti që do të jetë i mbyllur për pesë ditë shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative të përcaktuara gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

    Rrugët alternative të rekomanduara janë: rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”, Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”, rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

    Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kufizimi i përkohshëm i qarkullimit është i nevojshëm për realizimin e punimeve në këtë segment rrugor.

  • Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

    Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

    Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, dy prej tyre vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa rasti i tretë po hetohet nga autoritetet si “hetim i vdekjes”, pasi një person u gjet pa shenja jete në komunën e Vitisë.

    Aksidenti i parë me pasojë vdekjen ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Komoran të Drenasit.

    Sipas Policisë së Kosovës, një veturë me targa vendore u përfshi në aksident, ku një grua humbi jetën.

    Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore pësuan edhe tre persona të tjerë – një burrë dhe dy gra.

    “Fsh. Komoran, Gllogoc / 21.07.2026 – 05:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një femër kosovare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për Obduksion.Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

    Një tjetër aksident fatal u regjistrua rreth orës 10:00 në rrugën “Besim Ndreca” në Suharekë.

    Sipas policisë, drejtuesi i një veture humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një objekt.

    Ai pësoi lëndime vdekjeprurëse dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

    “Rr. Besim Ndreca, Suharekë / 21.07.2026 – 10:05. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një objekt. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.Edhe në këtë rast, prokurori urdhëroi që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Ndërkohë, në Viti, rreth orës 16:30, një burrë u gjet pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    “Viti/ 21.07.2026 – 16:40. Lidhur me rastin nga mjeku kujdestar është konstatuar që viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.

  • Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

    Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 22 korrik 2026.

    Sipas njoftimit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë:

    Nafta (dizel): 1.67 euro-litri

    Benzina: 1.48 euro-litri

    Gazi: 0.60 euro-litri

    MINT-i njofton se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

  • Doli nga shtëpia më 7 korrik dhe s’u kthye më, zhduket gruaja në Fushë Kosovë

    Doli nga shtëpia më 7 korrik dhe s’u kthye më, zhduket gruaja në Fushë Kosovë

    Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë.

    Policia bën të ditur përmes raportit se rasti është denoncuar më 21 korrik. Ankuesit kanë bërë të ditur se viktima, një grua kosovare, kishte dalë nga shtëpia më 7 korrik, rreth orës 15:00, dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.

    Policia ka iniciuar rastin dhe po vazhdon hetimet për gjetjen e saj.