ATV

Category: Lajme

  • Me kollare me shqiponjë, Krasniqi para trupit gjykues: Nuk jam kriminel, por njeri që luftoi për liri

    Me kollare me shqiponjë, Krasniqi para trupit gjykues: Nuk jam kriminel, por njeri që luftoi për liri

    Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se paraburgimi i tij dhe tre ish-krerët e UÇK-së ka qenë i padrejtë.

    Mes emocioneve të shumta, derisa në fyt mbante kollaren me shqiponjë, Krasniqi në fillim të fjalës së tij uroj qytetarët e Kosovës për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë.

    “Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri I lindur dhe I kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se pjesën më të madhe të jetës time e ka kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.

    “Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar që herët. Më janë mohuar të drejtat e njeriut, për këto pesë vite, e më rëndësishmja e drejta për të jetuar në liri, e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha Krasniqi.

    Ish-kryeparlamentari u shpreh se sot ndodhet në vitin e tij të 16-të të burgimit vetëm se luftoi për lirinë e pavarësinë e popullit të tij.

  • Shkencëtarët tregojnë se cilat ushqime mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj

    Shkencëtarët tregojnë se cilat ushqime mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj

    Ushqimet e gatshme dhe ushqimi i shpejtë mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj.

    Shkencëtarët thonë se ushqimet shumë të përpunuara, që përmbajnë konservantë janë të lidhura ngushtë me humbjen e kujtesës.

    Studiuesit paralajmërojnë se nga këto ushqimet është e prekur edhe pjesa e trurit që rregullon frikën, shkruan The Sun.

    Pra, një dietë e keqe mund të nënkuptojë disa vendime të rrezikshme.

    Por dietat me acid yndyror omega-3 shtesë DHA, të gjetura në peshq të tillë si salmoni, mund të shmangin këto probleme.

  • ​Selimi: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

    ​Selimi: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

    10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.

    “Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? Asnjerën dhe as tjetrën. UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja, ishte reagim për mbijetesë”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.

    Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.

    “Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare.”

    “Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash ndërsa po vazhdon fjalimin e tij.

  • Kadri Veseli: Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë

    Kadri Veseli: Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij përfundimtare para trupit gjykues tha se gjykata duhet me cdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë, raporton Ekonomia Online.

    “Përshëndetje të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mysafirëve në sallën e pritjes dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në fund të gjykimit tim po ju drejtohem për të theksuar një pikë të vetme dhe të jashtëzakonshme prej rëndësie. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë. Kjo nuk është thjesht detyrë ligjore, është kontributi i saj i madh dhe trashëgimia që do të mbetet prej kësaj gjykate. Kjo është edhe shkaku që iu bashkova atyre mijëra grave e burrave që u rreshtuan në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.”

  • Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në një përrua në Librazhd

    Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në një përrua në Librazhd

    Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd.

    Sipas informacionit paraprak nga policia e Elbasanit, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç.

    Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

    Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor, shkruan TCH.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Rama-Muratit: Ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026

    Rama-Muratit: Ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke thënë se e ka detyrim institicional e moral që të tregojë pse buxheti i Kryeqytetit po lihet jashtë buxhetit për vitin 2026.

    Rama ka publikuar shkresën e drejtuar Muratit ku i kërkon që buxheti i Prishtinës të përfshihet në ligj.

    “Me këtë akt percjellës po ju dërgojmë Buxhetin për vitin 2026, i miratuar nga Kuvendi Komunës së Prishtinës me dt. 06.02.2026.
    Duke marr parasysh faktin se Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës së Kosovës është në procedurë të shqyrtimit parlamentar, ndërmjet dy leximeve, kërkojmë nga ana juaj që të veproni mënjeherë në pajtim me nenin 62.3 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, duke e dorëzuar buxhetin e miratuar të Komunës së Prishtinës, për ta përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026”, thuhet në shkresë.

    “Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026?!”, ka shkruar Rama, krahas dokumentit.

  • Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

    Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

    Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha se “drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet”.

    “Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore”, ka thënë ai.

    “Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë.

    “ Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm”.

    “Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

    Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij. /kp/

  • Komuna e Prizrenit nis ndërtimin e 50 shtëpive për familjet me asistencë sociale

    Komuna e Prizrenit nis ndërtimin e 50 shtëpive për familjet me asistencë sociale

    Kryetari i Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet që përfitojnë asistencë sociale, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Jetimat e Ballkanit.

    Sipas njoftimit, nga gjithsej 50 shtëpitë e planifikuara, 35 do të ndërtohen në Lagjen e Trimave në Prizren, ndërsa 15 të tjera do të ndërtohen në pronat private të familjeve që janë raste sociale.

    Ky projekt synon përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë dhe forcimin e solidaritetit social, duke ofruar strehim të qëndrueshëm për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

  • Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

    Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues.

    Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

    Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    “Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.

    “Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi.

    “Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.”

    Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.

    “Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë”, ka thënë ai.

    “Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, shtoi ai.

    Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit.

  • Enver Hoxhaj nga Haga: E vërteta e luftës së UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e popullit

    Enver Hoxhaj nga Haga: E vërteta e luftës së UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e popullit

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përkrah familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor.

    Ai ka publikuar fotografi nga vendngjarja dhe ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për luftën çlirimtare të UÇK-së.

    “Ndodhem para Dhomave të Specializuara në Hagë, përkrah familjarëve të shokëve tanë. E vërteta e luftës çlirimtare të UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e kombit tonë,” ka shkruar Hoxhaj.