ATV

Category: Lajme

  • Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas vrasjes të “El Mencho”

    Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas vrasjes të “El Mencho”

    Një ditë pasi ushtria vrau një nga figurat më të fuqishme të krimit në vend, bilanci i viktimave dhe përshkallëzimi i dhunës kanë tronditur thellë Meksikën. Sipas autoriteteve, më shumë se 70 persona humbën jetën gjatë operacionit për kapjen e Nemesio Oseguera Cervantes dhe në përplasjet që pasuan.

    I njohur si “El Mencho”, ai ishte lideri i kartelit Jalisco New Generation Cartel, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, me aktivitet të gjerë në trafikun e fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

    Viktimat: ushtarë, të dyshuar dhe civilë

    Numri i të vdekurve përfshin efektivë të forcave të sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe persona të tjerë, për të cilët rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota për shumicën e rasteve.

    Sipas raportimeve zyrtare:

    U vranë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare meksikane u vranë

    – Rreth 30 të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale u vranë në Jalisco

    – Katër të tjerë humbën jetën në shtetin fqinj Michoacán, mes viktimave janë edhe një roje burgu dhe një agjent i prokurorisë së shtetit, shkruan Abcnews.al.

    Dhuna shpërtheu me intensitet të lartë, ndërsa grupet e armatosura të kartelit reaguan ndaj vrasjes së liderit të tyre duke ngritur mbi 250 barrikada në 20 shtete dhe duke i vënë flakën dhjetëra automjeteve.

  • Ngordhin 72 tigra në parkun turistik tajlandez, nisin hetimet

    Ngordhin 72 tigra në parkun turistik tajlandez, nisin hetimet

    Autoritetet në Chiang Mai, një qytet në Tajlandën veriore, po hetojnë ngordhjen e 72 tigrave në një atraksion turistik të njohur këtë muaj.

    Tigrat ngordhën në një hark kohor prej më pak se dy javësh në dy objekte të Tiger Kingdom Chiang Mai, një park ku vizitorët mund të prekin dhe të bashkëveprojnë me kafshët, shkruan BBC.

    Departamenti lokal i bagëtive tha se mostrat nga tigrat treguan virusin e murtajës së qenve – megjithëse autoritetet nuk kanë konfirmuar se si ndodhi shpërthimi.

    Zyrtarët thanë të hënën se kishin djegur dhe varrosur mbetjet e tigrave.

  • Harry Bajraktari mohon ambiciet për President: Vazhdoj ta mbështes Vjosa Osmanin

    Harry Bajraktari mohon ambiciet për President: Vazhdoj ta mbështes Vjosa Osmanin

    Shqiptaro-amerikani, Harry Bajraktari, ka mohuar se ka ambicie për t’u bërë President i Kosovës, pas Raportimeve i njëjti po lobon në ShBA për këtë post.

    Bajraktari ka thënë se vazhdon të mbështes presidenten aktuale, Vjosa Osmanin, edhe për një mandat, duke thënë se ajo është kandidatja e duhur.

    “Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish: NUK KAM AMBICIE PËR T’U BËRË PRESIDENT I KOSOVËS”, ka shkruar Bajraktari.

  • Kallas: Është vendosur reduktimi i diplomatëve rusë në Bruksel

    Kallas: Është vendosur reduktimi i diplomatëve rusë në Bruksel

    Është marrë një vendim për të zvogëluar numrin e diplomatëve rusë në misionin rus në Bruksel në 40.

    Kjo u deklarua nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kallas, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel mbi rezultatet e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).

    “Brukseli nuk ka ndërmend të tolerojë abuzimin me statusin diplomatik”, tha Kallas. Sipas tij, vendimi është pjesë e një strategjie për të ushtruar presion mbi Moskën në sfondin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

    “Diplomacia është gjithmonë më e mirë se lufta, por pas një viti negociatash, nuk kemi arritur as një armëpushim. Pengesa për paqen nuk është Ukraina, por Rusia”, vuri në dukje Kallas.

    BE-ja e konsideron të domosdoshme kalimin nga presioni mbi Kievin në kërkesa specifike ndaj Moskës për çështjen e lëshimeve territoriale. Siç vuri në dukje Kallas, kushtet kryesore për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme përfshijnë respektimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, fundin e provokimeve, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të çuar në Rusi.

    Përveç kufizimeve diplomatike, BE-ja po rrit gjithashtu sanksionet dhe presionin ekonomik. Në veçanti, masat janë zgjeruar kundër “flotës në hije” të Rusisë, janë vendosur sanksione të reja për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe kontributet në Fondin e Mbështetjes së Energjisë për Ukrainën janë dyfishuar në 1.85 miliardë euro në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

    Kallas vuri në dukje se për të siguruar sigurinë brenda BE-së, po përgatiten masa për të parandaluar hyrjen në zonën Shengen të qindra mijëra ish-ushtarakëve rusë. “Ne nuk duam që kriminelët e luftës dhe sabotatorët të lëvizin lirshëm në rrugët tona”, theksoi kreu i diplomacisë evropiane.

  • Rob Jetten, kryeministri holandez që adoptoi qenin nga Kosova

    Rob Jetten, kryeministri holandez që adoptoi qenin nga Kosova

    Rob Jetten është kryeministri i parë holandez që ka adoptuar qen nga Kosova.

    “Muja me të vërtetë ka sjellë strukturë dhe ritëm në jetën time”, është cituar të ketë thënë kryeministri holandez.

    Holanda ka nisur dje zyrtarisht mandatin e qeverisë së re “Jetten 1”.

    Informacionin e dha Stefan van Dijk (@stefaninkosovo), një shtetas holandez që erdhi në Kosovë dhe është i njohur për promovimin e vendit përmes turizmit, medias dhe konsulencës biznesore.

  • Mblidhen katër komisione parlamentare, shqyrtohet konkursi për një anëtar të KPK-së

    Mblidhen katër komisione parlamentare, shqyrtohet konkursi për një anëtar të KPK-së

    Gjatë ditës së sotme, disa nga komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje me fokus në përcaktimin dhe miratimin e fushëveprimtarisë së tyre për mandatin aktual.

    Në orën 10:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të bëjë hartimin e fushëveprimtarisë së Komisionit.

    Po në të njëjtën orë, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do të mblidhet për të miratuar fushëveprimin e tij.

    Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion pritet të miratojë fushëveprimin e Komisionit.

    Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së.

  • Tetë ditë kohë për presidentin, Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake – çka u tha pas takimeve me Hamzën e Abdixhikun

    Tetë ditë kohë për presidentin, Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake – çka u tha pas takimeve me Hamzën e Abdixhikun

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një seri takimesh me liderët e partive opozitare për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

    Të hënën, Albin Kurti, ka takuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, e një ditë më herët edhe atë të PDK-së, Bedri Hamza. Për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë mbetur edhe tetë ditë. Kurti, ka paralajmëruar intensifikim të bisedimeve për të gjetur zgjidhje për çështjen e Presidentit, pas takimeve që zhvilloi me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

    Ai tha se zgjidhja është tek tri partitë e para, Vetëvendosja, PDK dhe LDK, teksa qartësoi se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila po synon edhe një mandat, nuk është kandidatja e tij për president.

    “ Në vijim do të intesifikojmë bisedimet në mënyrë që ta kemi një zgjidhje për çështjen e presidentit, për shkak se përgjithësisht përshtypja është që subjektet politike konsiderojnë që pas atyre katër palë zgjedhjeve që i patëm, nuk do të duhej që edhe në vitin 2026, gjysmën e parë të na e marrin zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti tha se do të përpiqen maksimalisht që t’i evitojnë zgjedhjet e reja. Ai tha se nuk ka përafrim më shumë me asnjërin nga liderët e partive opozitare, por bëri një llogaritje të numrave me LDK’në, për çka tha se nuk ëshyë një formulë e sigurtë për ta tejkaluar këtë çështje.

    “Edhe Vetëvendosje me LDK’në nuk është një formulë e sigurtë që ne ta tejkalojmë këtë çështje dhe të mos detyrohemi që të shkojmë sërish në zgjedhje. Nuk mund të them që kam përafrim më shumë me njërin ose tjetrin, por e bëra aritmetikën e numrave që është një fakt objektiv mes nesh që duhet trajtuar me seriozitet maksimal. Me fjalë të tjera do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të mos zgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

    Megjithatë, ai u shpreh optimist se do të gjendet zgjidhje.

    “Mua ajo që më bën optimist ësstë konstruktiviteti i atmosferës në këto takime, fakti që e kuptojmë plotësisht njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë që nuk shoh zell për zgjedhje të reja. Gatishmëria ekziston, por zell për zgjedhje të reja nuk shoh. Këto elemente më bëjnë optimist që në këto ditët e pakta të mbetura do të mund të gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

    Fillimisht, mbrëmjen e së dielës, Kurti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Ky i fundit theksoi se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha forcave politike.

    “Si subjekt opozitar, nuk do të jemi pengesë e proceseve shtetërore, por nuk do të mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese,” deklaroi Hamza, duke bërë thirrje për reflektim dhe shmangie të kalkulimeve afatshkurtra partiake.

    Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se në takim me Kurtin janë diskutuar dy rrugë të mundshme: arritja e një konsensusi të gjerë politik brenda nëntë ditëve të mbetura nga afati kushtetues, ose një marrëveshje klasike politike mes partive.

    “Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë: ose konsensus politik mes faktorëve të vendit, ose marrëveshje politike mes partive. Në të dyja rastet duhen dy të tretat e votave,” tha ai, duke shtuar se palët do të vazhdojnë takimet në ditët në vijim.

    Mandati i presidentes Osmani përfundon në fillim të prillit, ndërsa sipas afateve kushtetuese, presidenti i ri duhet të zgjidhet deri më 4 mars. Osmani ka shprehur ambicien për një mandat të dytë pesëvjeçar, por ende nuk është e qartë nëse gëzon mbështetjen e nevojshme parlamentare.

    Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Një kandidat duhet të sigurojë fillimisht të paktën 30 nënshkrime për të hyrë në garë.

  • Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?

    Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?

    Vjosa Osmani po kërkon mandatin e dytë në krye të shtetit. Ajo synon të jetë e para e vendit edhe për pesë vitet e ardhshme. Teksa kanë mbetur nëntë ditë nga afati kushtetues kur Kuvendi duhet t’ia besojë edhe një mandat Osmanit, ose të zgjedhë dikë tjetër për President, ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja, këto janë procedurat se si arrihet deri aty.

    Dilema e kuorumit

    Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë çështjen e kuorumit dhe mënyrën se si zgjidhet Presidenti i Republikës. Megjithatë, meqenëse këto dispozita janë interpretuar në mënyra të ndryshme, varësisht nga interesat politike, çështja është dërguar dy herë në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe është trajtuar në detaje.

    Fillimisht ishte rasti i Behgjet Pacolli. Në atë rast, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje, sepse në raundin e parë kishin marrë pjesë më pak se 80 deputetë dhe nuk kishte dy kandidatë në garë. Prandaj, çështja e raundeve veç e veç ishte përmendur vetëm shkarazi.

    Për ta kuptuar më qartë çështjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit, duhet t’i referohemi rastit të Hashim Thaçi. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka dhënë sqarime të hollësishme.

    Në Aktgjykimin KO47/16, saktësisht në pikën 63, thuhet: “Gjykata thekson që, për të qenë e vlefshme procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, në raundin e parë dhe të dytë të votimit, të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, ndërsa në raundin e tretë, të paktën shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, në pajtim me paragrafët 4 dhe 5 të nenit 86 të Kushtetutës.”

    Pra, në raundin e parë dhe të dytë duhen të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë dhe që votojnë, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë të paktën 61 deputetë.

    Si konsumohen raundet?

    Raundi i parë dhe i dytë konsiderohen të konsumuar vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë dhe ata votojnë. Në të kundërtën, raundi është i pavlefshëm dhe nuk mund të vazhdohet me raundet e tjera, pasi raundi mbetet i pakonsumuar.

    Në pikën 64 të të njëjtit aktgjykim thuhet: “Në mënyrë që raundi i parë i votimit të jetë i vlefshëm, të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, raundi i parë do të jetë i pavlefshëm. Rrjedhimisht, nuk mund të mbahet raundi i dytë. Në mënyrë që raundi i dytë i votimit të jetë i vlefshëm, i njëjti numër, pra të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, raundi i dytë i votimit do të jetë i pavlefshëm. Vetëm atëherë kur raundi i parë dhe raundi i dytë janë të vlefshëm, mbahet raundi i tretë. Për të qenë i vlefshëm, raundi i tretë kërkon të paktën praninë dhe votimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.”

    Pra, për të kaluar në raundin e tretë, ku kërkohen vetëm 61 deputetë, duhet që më parë të jenë konsumuar në mënyrë të vlefshme dy raundet paraprake. Dhe për t’u konsumuar këto dy raunde, është e domosdoshme që të paktën 80 deputetë të jenë në sallë dhe të votojnë

  • Temperatura deri në 15 gradë sot, pasdite shtim i vranësirave e shi

    Temperatura deri në 15 gradë sot, pasdite shtim i vranësirave e shi

    Pas një mëngjesi të ftohtë, dita e martë fillon me intervale me diell. Deri nga mesdita temperaturat më të larta shënojnë rritje deri në 12C e 15C. Pasdite vransirat shtohen me afrimin e sistemit frontal nga verilindja e rajonit, që shoqërohet me erëra verilindore me hove mbi 15m/s, dhe reshje të dobëta shiu pjesëve të ulëta, derisa ato dëbore shfaqen viseve malore. Temperaturat pësojnë rënie në 5C e 7C.

    Më shumë intervale me diell parashihen ditën e mërkurë dhe të enjte, megjithëse orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira të pakta lokale. Mëngjeseve paraqiten kushte për ngrica, me minimale që zbresin deri në -2C e -1C, ndërkohë që ato maksimale, të mërkurën arrinë 10C e nga e enjta, sërish shënojnë rritje deri në 13C e 15C.

    Më shumë kthjellime parashihet për ditën e premtë, e të shtunën kalojnë vransira, që më vonë mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Erëra veriore frynë ende ditën e mërkurë dhe të enjte, e nga e premta ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore.

  • Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga pushtimi rus

    Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga pushtimi rus

    Ukraina ka nevojë për 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga pushtimi katërvjeçar i Rusisë, një shifër pothuajse tre herë më e lartë se prodhimi vjetor ekonomik i vendit, thanë Banka Botërore dhe institucione të tjera në një raport të hënën.

    Totali i vlerësuar është 12 për qind më i lartë se shuma e dhënë vitin e kaluar, mes një dimri sulmesh shkatërruese ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që lanë miliona njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike.

    Katër vjet luftë kanë shkatërruar ekonominë e Ukrainës, kanë shndërruar qytete të tëra në rrënoja dhe kanë detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Aleatët perëndimorë të Kievit kanë premtuar qindra miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën që kur Rusia pushtoi në shkurt 2022, por Kievi përdor pjesën më të madhe të saj për përpjekjet e luftës dhe për të mbajtur ekonominë e saj mbi ujë.

    “Nevojat për rimëkëmbje dhe rindërtim vazhdojnë të rriten dhe tani vlerësohen në 587.7 miliardë dollarë amerikanë gjatë një horizonti 10-vjeçar – ekuivalente me pothuajse tre herë PBB-në e Ukrainës për vitin 2025”, tha raporti i botuar bashkërisht nga Banka Botërore, qeveria ukrainase, Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.

    Shifra u llogarit bazuar në një vlerësim të dëmeve të shkaktuara deri më 31 dhjetor 2025.

    Që atëherë, Rusia ka nisur sulme më shkatërruese në rrjetin energjetik të Ukrainës, duke përfshirë valë sulmesh me raketa dhe dronë që kanë shkatërruar plotësisht disa termocentrale. Më shumë se një në shtatë shtëpi në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar si rezultat i luftës, tha raporti.

    Kostot e rindërtimit ishin më të larta në sektorin e transportit, me rreth 96 miliardë dollarë, të ndjekura nga sektorët e energjisë dhe të strehimit me rreth 90 miliardë dollarë secili.

    Pastrimi i mbeturinave dhe “menaxhimi i rrezikut nga eksplozivët” – në thelb përpjekjet për çminim – do të kërkojnë 28 miliardë dollarë.

    Rajonet e vijës së frontit Donetsk dhe Kharkiv do të kenë nevojë për investimet më të mëdha, ndërsa kryeqyteti Kiev do të kërkojë më shumë se 15 miliardë dollarë për t’u rikuperuar, tregoi raporti.

    Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë ndarë më shumë se 400 miliardë dollarë në ndihmë financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë, sipas të dhënave nga Instituti Kiel me seli në Gjermani.

    Një kredi e planifikuar e BE-së prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) do të shkojë kryesisht për mbulimin e shpenzimeve ushtarake të Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për mbështetje të përgjithshme buxhetore, tha Brukseli në janar.