ATV

Author: ATV

  • Kolegji AAB në mesin e 3 institucioneve më të mira në botë për ceremonitë e diplomimit

    Kolegji AAB në mesin e 3 institucioneve më të mira në botë për ceremonitë e diplomimit

    Kolegji AAB ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur i treti në botë për organizimin inovativ dhe modern të ceremonive të diplomimit. Vlerësimi zyrtar vjen nga platforma prestigjioze SocialWalls, e cila e ka cilësuar AAB-në si një model global të organizimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe frymëzues për institucionet akademike anembanë botës.

    Ceremonia e diplomimit në AAB këtë vit u konceptua si shumë më tepër sesa një akt formal akademik. Ajo u shndërrua në një ngjarje të fuqishme emocionale dhe komunitare, ku u reflektua krenaria, përkatësia dhe lidhja e fortë mes studentëve, familjeve të tyre dhe stafit akademik. Me një vizion modern dhe një qasje të menduar deri në detaje, AAB e tejkaloi formatin tradicional, duke krijuar një përvojë unike dhe të paharrueshme.

    Në përputhje me trendet më të fundit globale të theksuara nga SocialWalls, ceremonia përfshiu edhe social media wall, një mur digjital inovativ që solli një dimension krejtësisht të ri komunikimi dhe ndërveprimi. Në kohë reale u shfaqën fotografi, video dhe mesazhe urimi, duke e bërë ngjarjen të gjallë dhe gjithëpërfshirëse, edhe për familjarët dhe miqtë që ndodheshin jashtë vendit.

    Ky kombinim i suksesshëm i traditës akademike me teknologjinë, emocionin dhe kreativitetin e shndërroi ceremoninë e diplomimit të AAB-së në një standard të ri ndërkombëtar. Studentët përjetuan një lidhje të drejtpërdrejtë me publikun, ndërsa të afërmit e tyre u bënë pjesë aktive e festës, pavarësisht distancës.

    Falë kësaj qasjeje vizionare dhe transformuese, AAB konfirmon rolin e saj si institucion lider në rajon dhe më gjerë, duke vendosur standarde të reja për organizimin e ngjarjeve akademike madhore dhe duke reflektuar pritshmëritë dhe energjinë e gjeneratës së sotme të studentëve.

  • Sot, shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

    Sot, shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

    Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

    Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një, shkruan KO, transmeton Klan Kosova.

    Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

  • Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

    Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

    ATV ka përgatitur një ofertë speciale për të gjitha subjektet e certifikuara politike, pjesëmarrëse në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2025, për marketing politik me pagesë.

    Ofertën e ATV-së mund ta shkarkoni KËTU.

    Ftojmë të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë në numrat tanë të telefonit:
    +383 (0) 48 959 959
    +383 (0) 48 999 090
    +383 (0) 46 775 776

    ose përmes email:
    [email protected],
    [email protected]

  • Orari i emetimit të spoteve pa pagesë, të subjekteve politike për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2025

    Orari i emetimit të spoteve pa pagesë, të subjekteve politike për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2025

    Në përputhje me Rregulloren e KPM-2024/03 dhe obligimet ligjore për ofruesit e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore, ATV ka përgatitur media planin për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
    Të gjitha subjekteve të certifikuara politike, pjesëmarrëse në zgjedhje, ATV ju ofron 120 sekonda në ditë hapësirë për marketing politik pa pagesë.

    Radhitja e transmetimit të spoteve pa pagesë është bërë sipas renditjes numerike të subjekteve pjesëmarrëse.

    Mediaplanin e transmetimit të spoteve pa pagesë, mund ta gjeni KËTU.

    ATV ka përgatitur edhe ofertën për transmetimin e spoteve politike dhe materialeve të tjera me pagesë.
    Ofertën mund ta gjeni KËTU.

  • 24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar më 7 dhjetor 2001 dhe kjo është bërë pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb.

    Ai u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

    Procesi gjyqësore ndaj Kurtit filloi më 9 mars 2000 ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.
    Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

    Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë ndërkaq, prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

    Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë./Kosovapress

  • KQZ del me njoftim të ri për tërheqjen e shortit

    KQZ del me njoftim të ri për tërheqjen e shortit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me njoftim të ri për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

    Në njoftim thuhet se shorti do të tërhiqet në ora 14:00 në “Sëiss Diamond”, Prishtinë.

    Njoftimi:

    ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Datë: 7 dhjetor 2025

    Ora: 14:00

    Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.

  • Sonte mbyllet dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë

    Sonte mbyllet dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë

    Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës përfundon sonte në mesnatë, konkretisht në orën 23:59.

    Menjëherë para këtij afati, tashmë janë mbyllur tri etapa të rëndësishme të procesit zgjedhor, raporton Klankosova.tv.

    Bëhet fjalë për aplikimin për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimin e koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimin e subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.

    Të gjitha këto procedura janë përmbyllur më 30 nëntor, deri në orën 23:59. Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale do të nisë më 17 dhjetor.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar qendrën e votimit

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar qendrën e votimit

    Sot mbyllet afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar qendrën e tyre të votimit.

    KQZ gjithashtu ka treguar se qendrën tuaj mund ta ndërroni online ose në zyrën e komisionit komunal të zgjedhjeve.

    Linku për ndërrimin e qendrës së votimit: https://qv.kqz-ks.org/sq.

  • Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

    Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

    Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia Demokratike e Kosovës, e udhehqur nga Bedri Hamza, dhe NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt do të mund të garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Sipas rregullave të KQZ-së, një subjekt i certifikuar mund të tërhiqet nga gara më së largu dy ditë para tërheqjes së shortit për numrat e fletëvotimit, e cila mbahet të hënën. Kjo e bën mesditën apo mbrëmjen e sotme momentin e fundit ku një marrëveshje politike mes dy subjekteve do të ishte ende e mundur.

    Deklarata e Fatmir Limajt se “marrëveshja me PDK-në mund të arrihet për një minutë” ka nxitur një valë të fuqishme reagimesh brenda PDK-së. Veçanërisht gjatë 24 orëve të fundit, kërkesat për bashkëpunim janë rritur tej mase, disa degë, nëndegë, Kosova dhe Diaspora që po kërkojnë hapur bashkimin e forcave me NISMA-n.

    Mbështetja për rikthimin e Limajt po vjen nga figura të njohura të PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun, Kryetar i Skenderajt, Ramiz Lladrovcin, Kryetar i Drenasit, Ferid Idrizin, Kryetar i Vushtrrisë, deputetin Artan Behrami etj. Kërkesa të ngjashme po vijnë edhe nga strukturat e PDK-së në Diasporë, veçanërisht nga Suedia, Zvicra dhe Gjermania.

    Në këtë valë reagimesh po përfshihen edhe figura të larta të UÇK-së, dhe komandantë të tjerë të Zonave Operative, të cilët e shohin bashkimin e PDK-së me NISMËN dhe rikthimin e Limajt si një hap të natyrshëm drejt forcimit të qendrës së djathtë dhe rritjes së garancave për një rezultat të fortë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Për shumë prej këtyre strukturave, Fatmir Limaj mbetet një figurë me peshë të madhe politike, me kontribut në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe me një rrjet të konsoliduar strukturash në terren. Sipas vlerësimeve brenda PDK-së, një bashkim i tillë do të krijonte një sinergji të fortë, duke kombinuar potencialin tradicional të PDK-së me mbi 25 mijë votat besnike të NISMËS. Kjo shihet si mundësi reale për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, për të krijuar një pol të fuqishëm e stabil dhe për të rikthyer energjinë e elektoratit të qendrës së djathtë.

    Tani vëmendja është e gjitha te PDK-ja. Nëse Bedri Hamza dhe drejtuesit e partisë japin dritën e gjelbër brenda afatit ligjor, NISMA mund të tërhiqet sot nga gara për të hapur rrugë një liste të përbashkët. Nëse përgjigjja nuk jepet deri pasdite, mundësia ligjore për një bashkim PDK–NISMA mbyllet.

    Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për konfigurimin përfundimtar të skenës zgjedhore në Kosovë.

  • Fisi Buton nga Indonezia me sytë blu elektrik

    Fisi Buton nga Indonezia me sytë blu elektrik

    Edhe pse shumica e indonezianëve kanë flokë të zinj, lëkurë në ngjyrë ulliri dhe sy kafe të errët, ekziston një nën-grup i vogël në ishullin Buton që ka këta sy blu të ndritshëm; disa prej tyre kanë vetëm një sy blu dhe tjetrin kafe!
    Kjo ndodh si rezultat i një çrregullimi gjenetik të quajtur Sindroma Waardenburg – që prek rreth 1 në çdo 42,000 njerëz në botë – i cili zakonisht shoqërohet me humbje të dëgjimit dhe ndryshime të veçanta në pigmentimin e syve, lëkurës dhe flokëve.