ATV

Author: Samir Dalipi

  • Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal në lidhje dashurie?

    Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal në lidhje dashurie?

    Në Hollywood po qarkullojnë thashetheme pasi Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal u panë duke kaluar një darkë tre-orëshe së bashku në Toëer Bar në West Hollywood.

    Kimia që ata treguan gjatë mbrëmjes dhe interaksioni i ngushtë i të dyve kanë nxitur fansat dhe mediat të mendojnë nëse mund të ketë një lidhje romantike që po lind mes dy aktorëve të njohur.

    Të dy kanë mbajtur një jetë private të rezervuar, duke e bërë këtë moment edhe më tërheqës për ata që i ndjekin dhe për gazetarët e industrisë së argëtimit.

    Kujtojmë se në vitin 2024, u përhapën thashetheme që pretendonin një lidhje romantike mes aktorës Jennifer Aniston dhe ish-Presidentit Barack Obama. Këto spekulime u bazuan kryesisht në një artikull të revistës InTouch, që pretendonte se dyshja kishin një romancë të fshehtë. ​

    Jennifer Aniston i hodhi poshtë këto thashetheme gjatë një interviste në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” në tetor 2024. Ajo qeshi për këtë ide dhe sqaroi se kishte takuar Obama-n vetëm një herë, duke theksuar se kishte një lidhje më të ngushtë me gruan e tij, Michelle Obama.

    Pavarësisht mohimit të qartë nga Aniston, thashethemet vazhduan të qarkullojnë, duke u përforcuar nga spekulimet për probleme martesore mes Barack dhe Michelle Obama. /NO FILT/

  • Së shpejti Kim Kardashian dëshmon në gjyq kundër bandës që e grabitën në Paris

    Së shpejti Kim Kardashian dëshmon në gjyq kundër bandës që e grabitën në Paris

    Pothuajse një dekadë pas incidentit, Kim Kardashian po përgatitet të dëshmojë në gjyqin ndaj bandës që akuzohet për organizimin e grabitjes së saj në Paris në vitin 2016.

    Kim e kishin lidhur dhe mbahej nën kërcënimin e armës gjatë grabitjes prej 10 milionë dollarësh, ku u vjedhën bizhuteri, përfshirë unazën e angazhimit të saj. Dëshmia e Kardashian pritet të ofrojë informacione thelbësore në lidhje me rastin, pasi procesi gjyqësor nis në maj.

    Rasti i grabitjes së Kim Kardashian në Paris ndodhi më 3 tetor 2016, dhe ishte një nga ngjarjet më të tronditshme dhe mediatikisht të mbuluara të asaj periudhe. Kim Kardashian, që ishte në Paris për javën e modës, u grabit nga një bandë e armatosur, ndërsa ndodhej në apartamentin e saj luksoz në Hotel de Pourtalès, një nga hotelet më të shtrenjta në qytet.

    Grabitësit, që kishin ndjekur lëvizjet e Kardashian gjatë qëndrimit të saj, e lidhën dhe e mbajtën të mbyllur në një dhomë, duke e kërcënuar me armë. Ata arritën të vjedhin një pasuri të konsiderueshme, përfshirë bizhuteri që kishin vlerë rreth 10 milionë dollarë, mes të cilave ishte edhe një unazë e shtrenjtë angazhimi e markës Lorraine Schwartz, që kishte një vlerë prej 4.5 milionë dollarë. Kim Kardashian më pas u shpall e sigurt dhe pa lëndime fizike, por mbeti e traumatizuar nga ngjarja.

    Pas grabitjes, policia franceze filloi hetimet dhe u morën në pyetje të dyshuarit. Ndërsa disa prej grabitësve u kapën dhe u arrestuan, hetimi zbuloi se bandën e kishin udhëhequr disa individë që ishin të përfshirë në veprimtari kriminale të organizuara. Ata kishin përdorur një taktikë të sofistikuar për të fituar hyrje në apartament dhe për të kryer grabitjen, duke përdorur gjithashtu një sistem të mirëkoordinuar të vëzhgimit dhe mbikëqyrjes.

    Kim Kardashian, e cila fillimisht kishte qenë e heshtur për këtë ngjarje, ka folur hapur për traumat që ka përjetuar dhe pasojat që ka pasur kjo për jetën e saj. Ajo ka thënë se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për t’u rikuperuar emocionalisht, pasi ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar për sigurinë e saj dhe të familjes së saj./ NO FILT/

  • Chanel zbulon bashkëpunimin e ri me Dua Lipën për çantën ‘Chanel 25’

    Chanel zbulon bashkëpunimin e ri me Dua Lipën për çantën ‘Chanel 25’

    Chanel ka zbuluar kampanjën e re për çantën e saj Chanel 25, e cila paraqet dy nga ikonat më të pëlqyera të kohës sonë: Dua Lipën dhe Jennie.

    Të dyja janë zgjedhur si fytyrat e këtij dizajni të guximshëm të ri, duke sjellë energjinë, stilin dhe karizmën e tyre të veçantë në një kampanjë që kremton lirinë, lëvizjen dhe vetë-shprehjen—vlera kyçe të çantës dhe të grave që e mbajnë atë.

    Dua Lipa ka realizuar gjithashtu disa bashkëpunime të suksesshme me marka të njohura globale, duke konsoliduar imazhin e saj si një ikonë stili dhe influencuese ndërkombëtare. Ja disa nga bashkëpunimet e saj me marka si; Versace,YSL Beauty, Max Mara,Puma etj./ NO FILT/

  • Era Istrefi befason me një veturë të re luksoze

    Era Istrefi befason me një veturë të re luksoze

    Era Istrefi, vazhdon të bëjë bujë jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me stilin e jetesës luksoz. Së fundmi, ajo ka bërë një blerje të re që ka tërhequr vëmendjen: një Porsche Cayenne E-Hybrid 2025.

    Makina e re e Era Istrefit vjen me një çmim mbi 200.000 euro, duke e bërë një nga SUV-të më ekskluzivë në treg.

    Përveç kësaj, Era jeton në një nga lagjet më luksoze në Prishtinë./ NO FILT/

  • Buta bashkëpunon me Llunin, Lumi B dhe Ya Ninën në albumin “Pranverë/Verë 2025

    Buta bashkëpunon me Llunin, Lumi B dhe Ya Ninën në albumin “Pranverë/Verë 2025

    Reperi Buta, ka njoftuar publikimin e albumit të tij më të ri, të titulluar ‘Pranverë/Verë 2025’, i cili do të dalë më 29 Mars 2025.

    Një nga risitë e këtij albumi është mundësia që fansat të porosisin CD-në online, një opsion që Buta nuk e ka ofruar më parë. Përveç kësaj, secili që blen CD-në do të marrë edhe një bluzë ekskluzive me titullin e albumit, për një çmim prej 29.40 EUR.

    Albumi ‘Pranverë/Verë 2025’ përmban gjithsej 16 këngë, ku Buta ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të hip-hop-it shqiptar. Disa nga artistët që do të jenë pjesë e këtij projekti janë:Lluni,Lumi B,Ya Nina.

    Përndryshe, ky album do të jetë albumi i katërt që reperi ka realizuar në karrierën e tij.

    Buta në Spotify ka rreth 200 mijë dëgjues mujorë, kurse në Youtube deri më tani në total ka 151 milionë shikime./ NO FILT/

  • Luana Vjollca rikthehet në ekran – Fero, Enca dhe Olsi bylyku pjesë e ‘’Ferma VIP’’?!

    Luana Vjollca rikthehet në ekran – Fero, Enca dhe Olsi bylyku pjesë e ‘’Ferma VIP’’?!

    Luana Vjollca është një nga figurat më të spikatura të ekranit shqiptar, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në televizion dhe botën e shoëbizit. Me një karrierë që fillon në vitin 2007, ajo ka arritur të shndërrohet në një nga personalitetet më të dashura në industrinë e shoëbizit në Shqipëri dhe më gjerë.

    Së fundmi, Luana ka konfirmuar se duke filluar nga data 31 mars do të moderojë reality shoë-n ,”Ferma VIP”. Me përvojën e saj të gjerë dhe aftësinë për të mbajtur vëmendjen e shikuesve, interesimi për ta parë atë është mjaft i madh.

    Përndryshe, Fero, Enca, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, janë vetëm disa nga emrat që po përfliten se do të jenë pjesëmarrës në këtë format.

    Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm për Luanën jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo mori pjesë në dy evente të rëndësishme në Miami./ NO FILT/

  • Fero si dikur, paralajmëron rikthimin në muzikë por pas Ramazanit

    Fero si dikur, paralajmëron rikthimin në muzikë por pas Ramazanit

    Burime të sigurta për ‘’No Filt’’ me Rrona Hoxhën, kanë bërë të ditur se Fero pritet të rikthehet në skenën muzikore pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas informacioneve, ai është duke bashkëpunuar me një nga menaxherët më të njohur të estradës shqiptare, Rinor Hykollin.

    Kujtojmë se në vitin 2023, Fero kishte bërë një deklaratë publike në të cilën njoftonte largimin e tij nga muzika. Ai kishte shprehur se arsyeja kryesore për këtë vendim ishte përkushtimi i tij ndaj Islamit, duke theksuar se muzika është e ndaluar në fenë islame. Madje, reperi kishte shprehur keqardhje për çdo këngë që kishte publikuar më parë, duke u bërë thirrje dëgjuesve të tij që të ndalonin dëgjimin e tyre.

    Megjithatë, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, duket se Fero ka vendosur të rikthehet me projekte të reja muzikore. Krahas angazhimit në muzikë, ai kishte njoftuar më herët edhe hapjen e një podcast-i personal, ku do të adresonte tema të ndryshme dhe do të mirëpriste figura publike. Ky projekt pritet të nisë në muajin maj, duke sjellë surpriza për publikun.

    Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë reperi në këtë fazë të re të karrierës së tij dhe nëse rikthimi i tij në muzikë do të konfirmohet zyrtarisht në javët në vijim.

    Muajin e kaluar, Fero u martua me një vajzë me emrin Nita, e cila nuk është pjesë e shoëbizit shqiptar. Pasi e etiketuan si modele, ajo reagoi duke thënë se ka një karrierë akademike dhe nuk është modele.

    Kujtojmë se Fero kishte kurorëzuar dashurinë me modelen e njohur Arbenita Ismajli katër vite më parë, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në fund të vitit 2018. Marrëdhënia e tyre u komentua gjatë në media, e sidomos viteve të fundit pasi u divorcuan dhe për shkak të thashethemeve të shumta, deklaratave dhe akuzave reciproke që ata hodhën ndaj njëri-tjetrit./ NO FILT/

     

  • Blero uron partneren me një mesazh romantik për ditëlindje

    Blero uron partneren me një mesazh romantik për ditëlindje

    Blero Muharremi ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke i bërë një urim romantik partneres së tij për ditëlindje. Në një postim të fundit në Instagram, ai ka publikuar një foto me ndriçim të kuq, ku shfaqet duke mbajtur dorën e saj.

    Në përshkrimin e fotos, Blero ka shkruar:
    “Gëzuar ditëlindjen, e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm ne të dy, siç dimë më së miri… je thjesht mahnitëse. ”

    Prej vitesh, ai ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për projektet e tij artistike, por edhe për marrëdhëniet romantike dhe postimet e tij personale./ NO FILT/

     

  • Ledri Vula publikon këngën e re me titullin ‘’Vet te dhoma’’

    Ledri Vula publikon këngën e re me titullin ‘’Vet te dhoma’’

    Ledri Vula ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Vet te dhomat”. Kënga, e publikuar së fundmi, pritet të kthehet në një hit, duke marrë parasysh suksesin e projekteve të tij të mëparshme.

    Pas publikimit të këngës, Ledri ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar artistin për krijimtarinë dhe përkushtimin e tij në muzikë.

    Por, pati edhe prej tyre që e kritikuan duke I thënë se ‘’ka kaluar ajo koha të japësh 60% per videoclip e 40% per muzikë’’. Sidoqoftë, kënga është tashmë e publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe ka nisur të grumbullojë mijëra dëgjime./NO FILT/

  • Dafina Zeqiri: Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë

    Dafina Zeqiri: Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se vazhdon të performojë edhe gjatë shtatzënisë, duke theksuar rëndësinë që muzika ka pasur gjithmonë në jetën e saj.

    “Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” ka shkruar ajo.

    Ajo gjithashtu ka përcjellë një mesazh fuqizues për gratë, duke thënë se çdo grua ka të drejtën të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë që është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt.

    “Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde,” ka shtuar këngëtarja, duke dhënë një mesazh motivues për të gjitha gratë që ndjekin ëndrrat e tyre.

    Pavarësisht ndryshimeve në jetën e saj, Dafina vazhdon të jetë energjike dhe e pranishme për publikun e saj. Performancat e saj të fundit kanë pasur një emocion dhe ndjesi të veçantë, pasi ajo ka shfaqur me krenari barkun e saj të rrumbullakosur, duke reflektuar gëzimin dhe sigurinë e saj në këtë fazë të re të jetës./ NO FILT /