ATV

Author: N.T.

  • NBA, Celtics, Nuggets e Rockets vahzdojnë me fitore, Warriors pësojn sërish humbje

    NBA, Celtics, Nuggets e Rockets vahzdojnë me fitore, Warriors pësojn sërish humbje

    Mëngjesin e sotëm janë luajtur katër ndeshje në kuadër të ligës më te fortë të basketbollit në botë, NBA.

    Boston Celtics ka shënuar fitoren e tretë radhazi pasi mundi Milwakuee Bucks me rezultat 108-81.

    Payton Pritchard udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 25 pikë e nëntë asistime derisa kontribuan edhe Hugo Gonzalez me 18 pikë e 16 kërcime dhe Derrick White me 18 pikë e nëntë asistime.

    Te Bucks si gjithmonë paraqitje të mirë kishte Gianns Antetokounmpo me 19 pikë e 11 kërcime por nuk mjaftuan për fitore.

    Celtics renditen në vendin e tret në Konferencën e Lindjes derisa Bucks në vendin e 11-të.

     

    Golden State Warriros kanë pësuar humbjën e dytë rresht pasi u mundën nga Los Angeles Clippers me rezultat 114-101.

    Më meritoret për këtë fitore ishin, Kawhi Leonard me 23 pikë e tëtë kërcime, Benneditct Mathurin me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Kris Dunn me 16 pikë, shtatë kërcime e po aq asistime.

    Te skuadra humbëse Brandin Podzimeski u dallua me 22 pikë e shtatë kërcime.

    Clippers redniten në vendin e nëntë në Konferencën e Perëndimit derisa Warriors në vendin e tetë.

     

    Denver Nuggest është këndellur me fitore pas triumfit ndaj Utah Jazz me shifrat 128-125.

    Jamal Murray ishte i pandalshëm me 45 pikë e tetë asistime, derisa Nikola Jokic shtojë 22 pikë e 12 kërcime për në fitore.

    Nga ana tjetër Keyonte George po ashtu kishte paraqitje të mirë me 36 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

    Nuggets renditen në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit derisa Jazz në vendin e 14 ku kjo ishte edhe humbja e gjashtë radhazi për ta.

     

    Me fitore është këndellur edhe Houston Rocekts pasi mundi Washington Wizards duke i’a shkaktuar humbjen e pestë rresht, me rezultat 123-118.

    Më efikaset në këtë fitore ishin Alperen Sengun me 32 pikë e 13 kërcime dhe Kevin Durant me 30 pikë e shtatë kërcime.

    Kujtojmë që Rockets renditen në poziten e tretë në Konferencën e Perëndimit derisa Wizards në vendin e 13 në Lindje.

  • Heshtje dhe polemika, Kombëtarja e femrave e Iranit nuk këndon himnin në Kupën e Azisë

    Heshtje dhe polemika, Kombëtarja e femrave e Iranit nuk këndon himnin në Kupën e Azisë

    Kombëtarja e femrave e Irani në futboll shkaktoi reagime të hënën mbrëma në ndeshjen hapëse të Kupës së Azisë në konkurrencën e Femrave, pasi lojtaret refuzuan të këndonin himnin shtetëror para përballjes me Koreja e Jugut në stadiumin Cbus Super Stadium.

    Futbollistet qëndruan të rreshtuara dhe të heshtura gjatë intonimit të himnit, ndërsa nga tribuna u dëgjuan reagime të përziera. Në fushë, Koreja e Jugut fitoi bindshëm me rezultat 3-0.

    Sipas raportimeve, heshtja e ekipit erdhi pas zhvillimeve të fundit në rajon dhe sulmeve të raportuara mes Izraeli dhe Iranit, që kanë rritur tensionet.

    Gjatë një konference për media, trajnerja Marziyeh Jafari dhe kapitenia Zahra Ghanbari u pyetën për situatën politike në vend, por pyetja u ndërpre dhe nuk pati koment zyrtar.

    Ngjarja mori vëmendje të madhe mediatike, ndërsa fokusi sportiv mbeti te paraqitja në fushë dhe rezultati i ndeshjes.

  • SC Gjilani në shqetësim, Hamdi Namani mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

    SC Gjilani në shqetësim, Hamdi Namani mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

    SC Gjilani ka marrë një lajm të hidhur pas ndeshjes kundër FC Prishtina, pasi mesfushori i tyre Hamdi Namani pësoi një dëmtim serioz që e detyron të përfundojë sezonin më herët.

    Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Namani u lëndua gjatë përballjes së fundit në regjionin e gjurit. Pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore, u konfirmua se ai ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL), një dëmtim serioz që kërkon kohë të gjatë rehabilitimi.

    Për shkak të këtij dëmtimi, lojtari do të ndjekë trajtimin dhe programin e rikuperimit sipas protokollit mjekësor të klubit, ndërsa sezoni aktual konsiderohet i mbyllur për të.

    SC Gjilani ka bërë të ditur se Namani do të ketë mbështetjen maksimale gjatë gjithë fazës së rikuperimit, duke i uruar një shërim të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në fushë.

    Namani është pjesë e SC Gjilanit në formë huazimi nga FC Prishtina deri në fund të këtij sezoni.

  • Leon Goretzka në radar të klubeve evropiane

    Leon Goretzka në radar të klubeve evropiane

    Mesfushori gjerman Leon Goretzka vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, teksa kontrata e tij me FC Bayern Munich skadon këtë verë dhe ai është i disponueshëm si transferim i lirë.

    Pas tetë viteve në Mynih, rruga e Goretzkas me Bayern po merr fund. Edhe pse 31-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë titullar i padiskutueshëm dhe ka pasur momente debatës, aftësitë e tij kanë mbetur tërheqëse për shumë klube.

    Nga Liga Premier, interesim konkret kanë shfaqur Tottenham Hotspur dhe Arsenal FC. Në garë janë futur edhe Bayer Leverkusen dhe Atlético Madrid. Në Itali, për Goretzkën është interesuar AC Milan, ndërsa sipas gazetarit Christian Falk, edhe Inter Milan po monitoron situatën e mesfushorit.

    Interi, që aktualisht udhëheq renditjen në Serie A, po kalon një periudhë ristrukturimi pas eliminimit të papritur nga Bodø/Glimt në UEFA Champions League. Avantazhi i Interit është mundësia për të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një faktor që e vendos në pozitë të favorshme krahasuar me rivalët e tjerë.

    Goretzka duket se favorizon një kalim në Premier League, por ka ende kohë deri në verë për negociata. Mesfushori dhe agjencia e tij do të analizojnë të gjitha opsionet për t’u siguruar që vendimi i ardhshëm të jetë i duhur, duke vëzhguar situatën me qetësi dhe pa nxitim.

  • Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Majorka rrezikon rënien

    Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Majorka rrezikon rënien

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në nivel të lartë. Me 16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje, ai është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, vetëm pas Kylian Mbappé.

    Megjithatë, performanca fantastike e Muriqit nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar RCD Mallorca nga vështirësitë. Ekipi renditet aktualisht në vendin e 18-të, në zonën e rënies, dhe kjo situatë hedh dyshime edhe mbi të ardhmen e sulmuesit kosovar.

    Është e vështirë të imagjinohet që Muriqi të qëndrojë në klub edhe në rast rënieje në La Liga 2, veçanërisht kur ka interesim të madh nga Fenerbahçe. Klubi turk tentoi gjatë janarit të transferonte “bomberin” dardan, por Majorka e ndaloi largimin e sulmuesit të tyre kryesor.

    Sipas mediave turke, Fenerbahçe nuk ka ndërmend të heqë dorë. Në verë pritet një ofertë e re për Muriqin, dhe klubi shpreson që një eventuale rënie e Majorkës në La Liga do ta lehtësonte transferimin e sulmuesit kosovar. Muriqi ka luajtur më parë te Fenerbahçe në sezonin 2019/2020, ku në 32 ndeshje shënoi 15 gola.

  • Trajneri i Celjes: Fitorja ndaj Dritës në Prishtinë nuk na bën favoritë

    Trajneri i Celjes: Fitorja ndaj Dritës në Prishtinë nuk na bën favoritë

    NK Celje do të presë të enjten skuadrën e FC Drita në ndeshjen kthyese të fazës play-off të UEFA Europa Conference League, një përballje vendimtare për kualifikimin që nis nga ora 18:45.

    Trajneri i Celjes, Ivan Mayewski, kërkoi nga lojtarët e tij të mos mbështeten te rezultati i ndeshjes së parë, ku Celje fitoi 3-2 në Prishtinë. Ai theksoi se skuadra do të luajë sikur gjithçka të ishte e barabartë.

    “Do ta nisim ndeshjen sikur rezultati të jetë 0-0. Nuk do të mendojmë për avantazhin e ndeshjes së kaluar,” tha Mayewski në konferencën për media.

    Trajneri foli edhe për mbështetjen që pritet nga tifozët e Dritës, duke sqaruar se numri i tyre do të jetë i kufizuar.

    “Sipas informacioneve që kemi tani, do të jenë rreth 100 përkrahës të Dritës, përveç anëtarëve dhe delegacionit të klubit,” shtoi ai.

    Mayewski gjithashtu përjashtoi mundësinë që ndeshja të shkojë në vazhdime, duke shprehur besim se skuadra e tij do ta vendosë sfidën brenda 90 minutave.

    “Ne nuk i kemi stërvitur penalltitë, sepse besoj se lojtarët do ta vendosin ndeshjen gjatë 90 minutave. Nëse nuk jemi 100% ndaj Dritës, mund të kemi probleme. Shihni futbollin e sotëm: dje Bodø/Glimt eliminoi Interin – duhet të japim 120% për të kaluar tutje,” përfundoi trajneri i Celjes.

    Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e fortë dhe vendimtare për skuadrën sllovene, e

  • Chelsea dhe West Ham gjobiten pas kacafytjes masive në Stamford Bridge

    Chelsea dhe West Ham gjobiten pas kacafytjes masive në Stamford Bridge

    Chelsea FC dhe West Ham United FC janë dënuar me gjoba të konsiderueshme nga The Football Association (FA) pas një përplasje masive gjatë ndeshjes së tyre në Premier League më 31 janar në “Stamford Bridge”.

    Ndeshja e javës së 24-të, e fituar nga Chelsea me rezultat 3-2, u karakterizua nga tensione të shumta në fund të takimit, ku lojtarët e të dy ekipeve u përfshinë në një kacafytje masive.

    FA njoftoi se një Komision Rregullator i Pavarur kishte vendosur gjobat, duke konstatuar sjellje “të papërshtatshme dhe/ose provokuese” nga lojtarët e Chelsea-s dhe sjellje “të papërshtatshme, provokuese dhe/ose të dhunshme” nga lojtarët e West Ham.

    Si rezultat, Chelsea u gjobit me 325,000 funte, ndërsa West Ham me 300,000 funte. Të dy klubet pranuan akuzat pa kundërshtim, duke shmangur procedurat e mëtejshme disiplinore.

    Në tabelën e Premier League, Chelsea renditet në vendin e pestë këtë sezon, ndërsa West Ham aktualisht ndodhet në vendin e 18-të, duke luftuar për mbijetesë.

    Ndeshja mbetet e diskutueshme për incidentet e saj, ndërsa Federata angleze ka dërguar mesazh të qartë për ndëshkimin e sjelljeve të dhunshme në fushë.

  • Drita udhëton drejt Sllovenisë për sfidën vendimtare ndaj Celjes në Play-Off-in e Conference League

    Drita udhëton drejt Sllovenisë për sfidën vendimtare ndaj Celjes në Play-Off-in e Conference League

    Kampioni i Kosovës, FC Drita, po vazhdon aventurën e tij evropiane, teksa ka arritur në fazën e “Play-Off”-it të UEFA Europa Conference League.

    Skuadra nga Gjilani ka udhëtuar drejt Sllovenisë për t’u përballur me NK Celje në ndeshjen e kthimit, e cila pritet të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit. Takimi i parë i zhvilluar në Prishtinë përfundoi me fitore 3-2 për mysafirët, të cilët realizuan golin e triumfit në minutat shtesë, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e dytë.

    Drita, që aktualisht kryeson kampionatin kosovar, synon të bëjë një përmbysje të madhe në transfertë dhe të sigurojë një sukses historik në arenën ndërkombëtare.

    Përballja mes Celjes dhe Dritës do të zhvillohet të enjten mbrëma nga ora 18:45, në një duel që pritet me interes të madh nga tifozët e futbollit kosovar.

  • Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të mërkurën listën e 16 lojtareve të ftuara për dy ndeshjet vendimtare ndaj Finlandës, në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për European Women’s Handball Championship 2026.

    Kosova do të përballet fillimisht me Finlandën më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Grumbullimi i ekipit nis të dielën në kryeqytet, ndërsa udhëtimi drejt Finlandës është planifikuar për javën e ardhshme.

    Në listën e publikuar nga Shabani bie në sy rikthimi i Dafina Mustafës, Yllka Shatrit dhe Melisa Mulajt, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe disa prej talenteve të Kombëtares U19: Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

    Ftesat për lojtaret e reja konfirmojnë procesin e ndërrimit të gjeneratës në përfaqësuesen tonë, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.

    Kosova i ka zhvilluar tashmë dy ndeshje në këtë cikël kualifikues, duke u përballur me dy kundërshtarë të fortë si Franca dhe Kroacia, nga të cilat ka pësuar humbje. Edhe Finlanda ka dy humbje, çka e bën përballjen direkte të marsit vendimtare për vendin e tretë në grup, pozitë që gjithashtu mund të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

  • Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Trajneri I Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka reaguar sërish ashpër lidhur me të ashtuquajturin “rasti Negreira”, duke e cilësuar atë si skandalin më të madh në historinë e futbollit spanjoll.

    “Do ta them sërish, rasti Negreira është skandali më i keq në historinë e futbollit spanjoll dhe është skandal që ende nuk është zgjidhur”, deklaroi Arbeloa, duke theksuar pakënaqësinë e tij për zvarritjen e procesit.

    Çështja lidhet me pagesat e pretenduara të bëra nga Barcelona ndaj ish-zyrtarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debate të forta në Spanjë.

    Arbeloa shtoi gjithashtu se nuk do t’i përgjigjet më deklaratave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. “Nuk do t’i përgjigjem Laportës për asgjë tjetër”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij për këtë çështje mbetet i palëkundur.

    Debati rreth rastit Negreira vazhdon të dominojë futbollin spanjoll, ndërsa opinioni publik dhe klubet rivale presin një vendim përfundimtar nga autoritetet përkatëse.