ATV

Author: K.B.

  • Arrestohet një protestues që po kundërshtonte shtrenjtimin e çmimit të rrymës

    Arrestohet një protestues që po kundërshtonte shtrenjtimin e çmimit të rrymës

    Një protestues është arrestuar teksa po protestonte kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Ekonomia Online.

    Ai u arrestua pasi u gjuajt një tymit, ani pse ai thoshte se nuk e gjuajti atë.

  • Skoda raportoi 1 milion makina të prodhuara në vitin 2025

    Skoda raportoi 1 milion makina të prodhuara në vitin 2025

    Në vitin 2025, Skoda Auto prodhoi 1,065,000 makina në të gjithë botën.

    Kjo është 15% më shumë se një vit më parë dhe rezultati më i mirë për markën në gjashtë vitet e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas tyre, fabrika kryesore në Mlada Boleslav prodhoi 605,600 makina dhe gjithashtu montoi mbi 329,000 sisteme baterish për makinat elektrike dhe hibridet plug-in Skoda, si dhe modele të tjera të Grupit Volkswagen.

    Në përgjithësi, kompania prodhoi gjithashtu mbi 1,030,000 transmisione dhe më shumë se 500,000 motorë.

    Në segmentin e automjeteve elektrike, që nga janari i vitit 2025, janë prodhuar 112,500 crossover kompakte Elroq, dhe prodhimi i Enyaq më të madh arriti në rreth 77,000 njësi.

    Skoda thekson se fabrika në Mlada Boleslav mbetet e vetmja në Grupin Volkswagen ku si modelet me motor djegieje ashtu edhe ato plotësisht elektrike montohen në një linjë të vetme prodhimi.

    “Për herë të parë në gjashtë vjet, kemi tejkaluar shifrën e 1,000,000 makinave Skoda të prodhuara. Ky është një arritje e madhe dhe rezultat i punës së koordinuar të ekipeve tona të prodhimit”, ka thënë Anëtari i Bordit për Prodhimin dhe Logjistikën, Andreas Dick.

    Fabrika në Kvasiny rriti vëllimin e prodhimit në 301,500 makina krahasuar me 248,000 vitin e kaluar. Prodhimi në Indi u dyfishua në 73,800 makina falë lansimit të crossover-it të ri Kylaq.

    Përveç kësaj, Skoda hapi një fabrikë të re në Vietnam në bashkëpunim me Thanh Cong Group, ku 2,500 makina Slavia dhe Kushaq u montuan nga kompletet e furnizuara nga India.

  • KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët

    KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët

    Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave, KRM Pastrimi, ka bërë apel te qytetarët për kujdes në hedhjen e mbeturinave në kontejnerët e qytetit.

    “Mos hedhni mjete që mund të shkaktojnë ndezjen e zjarrit dhe djegien e kontejnerëve. Dijeni që kontejnerët i blejmë me paratë publike të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KRM Pastrimi.

    Në njoftim gjithashtu shfaqet një fotografi e një kontejneri duke u djegur në rrugën “Agim Ramadani”, duke rikujtuar se pronën publike duhet ta ruajmë të gjithë së bashku.

    KRM Pastrimi fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastrisë dhe sigurisë në hapësirat publike.

  • Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

    Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

    Ekspertët e quajnë mëlçinë “laboratori i trupit tonë”, prandaj është shumë e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme.

    Ekzistojnë lëngje natyrale dhe ushqime medicinale që kanë një efekt veçanërisht të dobishëm në gjendjen e saj.

    Së pari dhe më kryesorja janë lëngu i karrotës ose karrotat e grira, të cilat janë veçanërisht të dobishme për mëlçinë e yndyrshme. Rekomandohet t’i konsumoni me stomak bosh.

    Përveç kësaj, mëlçia “e do” limonin, mjaltin e gështenjës, domatet, panxharin dhe kërcejtë e luleradhiqes së papërpunuar.

    Konsumimi i këtyre ushqimeve gjatë një periudhe prej tre javësh mund të kontribuojë në rigjenerimin e mëlçisë. Spinaqi është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer, më e mira në formën e sallatës, dhe rekomandohet sa më shpesh të jetë e mundur.

    Lëngu i rrepkës është gjithashtu i dobishëm për mëlçinë, dhe mund të pini disa lugë çaji prej tij çdo ditë sepse ndihmon në eliminimin e yndyrës. Lëngu nga gjethet e freskëta të lakrës është gjithashtu efektiv sepse stimulon rigjenerimin e mëlçisë.

    Mëlçia ndodhet në pjesën e sipërme të djathtë të barkut dhe ka tre anë, një anë të sipërme, të fryrë, një anë të poshtme, e cila shtrihet mbi zorrën e trashë dhe stomakun, dhe një anë të pasme, e cila është e bashkangjitur në diafragmë.

    Kryqëzimi i anëve të sipërme dhe të poshtme formon skajin e mëlçisë, i cili ndihet lehtësisht kur organi zmadhohet ose ulet.

  • Rovena Stefës i vdes babai: E deshe shumë Kosovën, aty dhe frymën e fundit

    Rovena Stefës i vdes babai: E deshe shumë Kosovën, aty dhe frymën e fundit

    Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, ka njoftuar pak më parë se babai i saj ka ndërruar jetë.

    Rovena Stefa e bëri një njoftim të shkurtër në Facebook, duke dhënë lajmin e trishtë për vdekjen e Pandeli Stefës, i cili qëlloi në Kosovë në çastet e fundit.

    ”E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët tu të rriteshim të mbarë”, tregoi Rovena.

    ”Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në orën 14:00, pranë varrezave në Fier”, përmbyllet ky njoftim mortor.

  • “Rryma rritet, populli djeget”- nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë në Prishtinë

    “Rryma rritet, populli djeget”- nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë në Prishtinë

    Qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën që pritet të fillojë pas pak në Prishtinë, kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Pika e grumbullimit është paraparë të jetë pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

    Ndërkohë, bazuar në pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shumë qytetarë tashmë janë mbledhur me pankarta në duar, ku shkruan “Stop hajnisë me faturat e rrymës”, “Rryma rritet, populli djeget”.

  • Turqia arreston dy të dyshuar si spiun të Mossadit

    Turqia arreston dy të dyshuar si spiun të Mossadit

    Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MİT) ka ndaluar dy të dyshuar në Stamboll për akuzat e spiunazhit në favor të Mossad-it, shërbimit sekret izraelit.

    Operacioni, i koduar “MONITUM”, u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me prokurorët dhe njësitë e policisë kundër-terror, duke përfshirë një plan të detajuar për mbledhjen e provave dhe monitorimin e aktivitetit të të dyshuarve.

    Të dyshuarit u identifikuan si Mehmet Budak Derya, inxhinier dhe tregtar, i akuzuar për kontakte të qëndrueshme dhe të gjata me Mossad përmes aktiviteteve të tij tregtare, dhe Veysel Kerimoglu, i konsideruar bashkëpunëtor i tij.

    Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në mbledhjen dhe transmetimin e informacionit inteligjent, si dhe në ndjekjen e individëve palestinezë.

    Për të mbuluar aktivitetin e tyre, ata përdornin aktivitetet e biznesit si mbulesë, duke krijuar një fasadë ligjore për operacionet e tyre të dyshimta.

    Arrestimet u kryen pas një periudhe të gjatë vëzhgimi, gjatë së cilës MİT monitoroi lëvizjet dhe komunikimet e tyre.

    Ndërhyrja finale u bë në janar 2026, duke përfunduar një hetim intensiv dhe të koordinuar që zgjati disa muaj. Autoritetet turke njoftuan se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar çdo lidhje të mundshme të mëtejshme dhe për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

  • Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

    Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë qëndrimit të saj në Samitin Botëror të Qeverisjes.

    Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave globale.

    “Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani në një njoftim në Facebook.

    Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e partneriteteve strategjike.

  • Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e administrimit të drejtësisë

    Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e administrimit të drejtësisë

    Ish-presidenti Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, është refuzuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DhSGjK) në rastin e ankesës së tij ku pretendoheshin shkelje të të drejtave të tij themelore në lidhje me caktim e Gjykatëses së Procedurës Paraprake dhe Gjykatësit të Vetëm në çështjen gjyqësore kundër tij lidhur me administrimin e drejtësisë.

    Vendimi u mor të enjten, më 5 shkurt.

    “Dhoma konstatoi se disa prej ankesave ishin të parakohshme dhe të tjerat të pabaza dhe, për rrjedhojë, e shpalli të papranueshme kërkesën referuese mbi bazën e rregullës 14 të Rregullores së Punës së DhSGjK-së”, njoftoi DhSK-ja, raporton Klankosova.tv.

    Thaçi ishte ankuar se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e shkeli ligjin duke caktuar të njëjtin gjyqtar që ia aprovonte Prokurorisë përgjimet speciale, edhe si gjyqtar që konfirmoi aktakuzën për të njëjtat vepra, dhe i cili më pas merrte edhe vendime tjera për të njëjtin rast gjyqësor.

    Për shkak se edhe përgjimet ishin lejuar nga një gjyqtar i caktuar jashtëligjshëm, Thaçi i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta rrëzojë aprovimin e aktakuzës së dytë.

    Ndërkohë, Hashim Thaçi ishte ankuar edhe për ligjshmërinë e përgjimeve në qendrën e paraburgimit, mirëpo në dhjetor 2024 Kushtetuesja e Speciales e ka hedhur poshtë atë.

  • Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat

    Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se lajmin për ndalimin e shefes së kabinetit të tij, Manjola Shala nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimit të votave në Deçan e ka kuptuar përmes mediave.

    “Për këtë temë jam informuar nga mediat për ndalim prej 48 orësh, për shefen e kabinetit Manjolla Shala, lidhur me zgjedhjet”, është përgjigjur shkurt Ramosaj për Ekonomia Online.