ATV

Author: K.B.

  • Përqafim i ngrohtë mes bacës Rifat dhe presidentit Begaj

    Përqafim i ngrohtë mes bacës Rifat dhe presidentit Begaj

    Pak para nisjes së seancës solemne në nder të Pavarësisë së Kosovës, një përshëndetje e ngrohtë ndodhi mes Rifat Jasharit dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Në këtë seancë, pos tyre, po marrin pjesë të zgjedhurit e popullit dhe presidentja Vjosa Osmani.

    Po ashtu, në seancë janë prezent edhe familjarë të dëshmorëve e ambasadorë.

    Osmani në Ditën e Pavarësisë: UÇK-ja ishte shtylla e shpresës, historia s’mund të rishkruhet

  • Osmani në Ditën e Pavarësisë: UÇK-ja ishte shtylla e shpresës, historia s’mund të rishkruhet

    Osmani në Ditën e Pavarësisë: UÇK-ja ishte shtylla e shpresës, historia s’mund të rishkruhet

    Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani tha se 18 vjet më parë, vendi u ngrit nga vuajtja në dinjitet, nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.

    E para e vendit tha se Pavarësia e Kosovës u fitua me mund e gjak, dhe nga njerëz që s’u dorëzuan kurrë për liri, transmeton Klankosova.tv.

    “18 vjet më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet, nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar kështu se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë, Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, por edhe duke hapur një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, me gjak, me sakrificë dhe durim shekullor. Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u burgosën, u dënuan por asnjëherë nuk u dorëzuan”, tha Osmani.

    Nga ana tjetër, Osmani tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj.

    “Ajo është zemra e rezistencës kombëtare dhe përgjigja e një populli të shtypur nga regjimi gjenocidal. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, gjithnjë e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për ta barazuar viktimën me agresorin, është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjinden në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë, u ngritën për liri, për dinjitet dhe për të drejtën për të jetuar të lirë. Lufta e UÇK-së ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe shpresës”, tha e para e vendit.

  • Nis seanca solemne në Kuvend, intonohet himni shtetëror

    Nis seanca solemne në Kuvend, intonohet himni shtetëror

    Ka filluar seanca solemne në Kuvendin e Kosovës me rastin e kremtimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë seancë prezente është presidentja Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Rifat Jashari e diplomatë të huaj.

    Përgatitje solemne në Kuvend për Ditën e Pavarësisë, Rifat Jashari i pranishëm mes figurave kryesore

  • Në foltoren e Kuvendit, deputetja e PDK-së e vendos emblemën e UÇK-së

    Në foltoren e Kuvendit, deputetja e PDK-së e vendos emblemën e UÇK-së

    Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seanca solemne me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Aty veçse po bëhen përgatitjet e fundit për këtë seancë.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë të foltores.

  • Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamurin e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë

    Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamurin e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë

    Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, evente të ndryshme janë organizuar si në Kosovë ashtu edhe në vende tjerë ku jetojnë shqiptarë.

    Por ajo çfarë bie më shumë në sy është se sheshi i njohur i qytetit amerikan Nju Jork – Times Square ka ndezur ekranet gjigante ku shfaqet flamuri i Kosovës dhe një mesazh që uron pavarësinë.

    Times Square konsiderohet si një prej shesheve më të njohura në botë, kurse flamuri i Kosovës u pa duke ‘valëvitur’ në ekranet gjigante që janë të vendosura.

    Ndryshe telegrame urimi kanë ardhur në adresë të qeverisë dhe presidencës së Kosovës, duke uruar pavarësinë e Kosovës.

  • Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

    Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj Thaçit ku përfshihen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

    Sipas një njoftimi të Speciales, seanca mbahet në orën 09:30 dhe do të përfundojë në orën 16:00.

    Aktakuza fillestare ndaj tyre u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025.

    Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

    Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga Smakaj, Fazliu, Kilaj, Kuçi dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.
    “Isni Kilaj u arrestua së pari si i dyshuar më 2 nëntor 2023, dhe u lirua përkohësisht me kushte të rrepta më 15 maj 2024. Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm. Prokuroria dorëzoi dosjen paraprake të saj më 19 shtator 2025. Z. Smakaj, z. Thaçi dhe z. Fazliu dorëzuan dosjet paraprake të tyre më 19 dhe 20 tetor 2025. Dosja e çështjes iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm më 12 nëntor 2025. Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë për të dytën herë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm më 10 dhjetor 2025. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026 në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm”, theksohet më tej në aktakuzë.

  • Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë

    Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë

    Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë.

    Spiropali tha se Shqipëria qëndorn krah Kosovës “si moter dhe si aleate”.

  • Konfirmohet largimi i parë i madh nga Real Madridi në fund të sezonit

    Konfirmohet largimi i parë i madh nga Real Madridi në fund të sezonit

    Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, zbuloi përmes llogarisë së tij në platformën X se mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit aktual, pas vendimit të drejtuesve të klubit për të mos rinovuar kontratën e tij.

    Sipas Romanos, lojtari veteran po përgatitet për një eksperiencë të re gjatë afatit kalimtar veror, duke marrë në konsideratë disa oferta dhe opsione të ndryshme për të vendosur destinacionin e tij të ardhshëm.

    Kontrata e Alabës përfundon në fund të sezonit aktual, dhe Real Madrid ka vendosur të mos nisë negociatat për rinovimin, gjë që do të thotë se mbrojtësi austriak do të largohet falas sapo të përfundojë sezoni, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll.

    33-vjeçari Alaba iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2021 përmes një transferimi falas nga Bayern Munich, dhe deri tani ka luajtur 126 ndeshje me klubin spanjoll, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar tetë asistime.

    Vlen të përmendet se largimi i mbrojtësit austriak do të lirojë një shumë të konsiderueshme në shkallën e pagave të klubit, sidomos duke marrë parasysh se ai është një nga lojtarët më të paguar brenda skuadrës mbretërore.

  • Vdes Robert Duvall, aktori i paharrueshëm nga “The Godfather”

    Vdes Robert Duvall, aktori i paharrueshëm nga “The Godfather”

    Aktori ikonik i Hollywood’it, Robert Duvall, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, raporton NBC News.

    Ai mbetet i paharruar për rolin e Tom Hagen përkrah Al Pacino dhe Marlon Brando në The Godfather.

    Duvall ka vdekur në shtëpinë e tij në Middleburg, sipas një deklarate nga familja e tij.

    Në vitin 2005, Duvall u martua me gruan e tij të katërt, Luciana Pedraza, mbesa e pionieres argjentinase të aviacionit Susana Ferrari Billinghurst.

    Në një karrierë të begatë në Hollywood që zgjati gati gjashtë dekada, Duvall interpretoi me mjeshtëri mes roleve kryesore dhe atyre dytësore. Ai e mishëronte plotësisht çdo personazh.

    Ai u nominua për shtatë çmime Academy Awards dhe shtatë Golden Globe Awards. Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 1984 për rolin e këngëtarit të muzikës country Mac Sledge në filmin Tender Mercies të regjisorit Bruce Beresford.

    Duvall është martuar katër herë, por nuk ku pasur fëmijë.

    Duvall u njoh me gruan e tij të parë, Barbara Benjamin, gjatë xhirimeve të To Kill a Mockingbird. Ata ishin të martuar nga viti 1964 deri në vitin 1975.

    Gruaja e tij e dytë ishte Gail Youngs, me të cilën ishte i martuar nga viti 1982 deri në vitin 1986.

    Martesa e tij e tretë ishte me Sharon Brophy, një balerinë, nga viti 1991 deri në vitin 1995.

    Në vitin 2005, Duvall u martua me gruan e tij të katërt, Luciana Pedraza, mbesa e pionieres argjentinase të aviacionit Susana Ferrari Billinghurst.

  • Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

    Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

    Në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin, të ftuar ishin Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” dhe artisti Lyrical Son.

    Gjatë bisedës, Festim Arifi ka ndarë kujtime nga fëmijëria e tij, kur iu arrestua babai.

    “Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.

    Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij.

    “S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha reperi.

    Lyrical Son po ashtu do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

    Krahas tij, edhe shumë artistë të tjerë kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, në protestën që mbahet sot (e martë) në Prishtinë.