ATV

Author: K.B.

  • Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

    Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një lidhje direkte në A2CNN, deklaroi se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo u krijua me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe.

    “Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thonte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë. Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Europës bëri presion për hetim të mëtejshëm. Nuk ka gjë të keqe sepse heton, por ajo që nuk shkon ishte se kur gjykatësi Ëilliamson vërejti se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë, duhet të ishte ndalur si proces”, tha Bosch.

    “Nuk qëndron që UÇK-ja ishte organizatë kriminale, pasi nuk ishte e organizuar. Edhe zoti Hill, që mbahet si pro-serb, tha që nuk është e vërtetë që UÇK-ja ishte e organizuar”, shtoi ish-ambasadori.

  • Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

    Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

    Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.

    Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

    Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt.

    Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

    Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit që zgjasin 354 ose 355 ditë.

    Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

    Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.

    Tradita e shikimit të hënës është përdorur prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

  • Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

    Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë urimin për Ditën e Pavarësisë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

    Homolugu i saj francez ka shprehur vlerësimin për vizitën e Osmanit në Helsinki gjatë vitit të kaluar, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy paleshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.

    “Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarëve të saj me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur urimet për prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.Në mesazhin e tij, Presidenti Stubb ka shprehur vlerësimin për vizitën e Presidentes Osmani në Helsinki gjatë vitit të kaluar, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

  • Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim

    Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim

    Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës, ka bërë mëkatin, për të cilin një mësues i kishte folur shumë kohë më herët. Ai ka thënë se ky mëkat ka të bëjë me faktin se Prokuroria ka premtuar shumë më shumë sesa që mund të paraqitet, shkruan Express.

    Misetic në fjalën e tij sot ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka premtuar spektakël, por s’ka paraqitur asgjë.

    “Mentori im më mësoi para shumë kohësh, që mëkati më i madh në një gjykim, është që të premtohet më shumë se sa mund të paraqitet. ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm. Kanë premtuar spektakël, por kanë paraqitur asgjë.”, ka thënë Misetic.

    Avokati kroat ka thënë mes tjerash, se Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga Gjykata të bëj rolin e prokurorisë, për të gjetur provat që ata s’i gjenin dot.

  • Rasti ‘Banjskë’, nis rrëfimin përmes video-linkut dëshmitari nga Maqedonia e Veriut

    Rasti ‘Banjskë’, nis rrëfimin përmes video-linkut dëshmitari nga Maqedonia e Veriut

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën në seancën ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, po dëgjohet dëshmitari Goran Tanevski.

    Ky dëshmitar po dëgjohet përmes video-lidhjes nga Maqedonia e Veriut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Gjykata Themelore në Prishtinë pas propozimit të prokurorit special Naim Abazi që gjykimi të vazhhdojë në mungesë, i ishte drejtuar Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë. Por, Supremja, pas shqyrtimit të kërkesës “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të Kodit Procedurës Penale në rastin “Banjska”, kishte sqaruar se nuk jep mendime juridike për dilemat që ka shkalla e parë gjatë procedimit të rastit.

    Kështu, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit tjerë (41 persona fizikë dhe një person juridik) të akuzuar për sulmin terrorist në “Banjskë” të vazhdojë në mungesë. Gjykata po ashtu kishte bërë të ditur që për këta të pandehur është lëshuar letërreshtim ndërkombëtar dhe pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre për zhvillimin e procedurës ndaj tyre.

    Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u mbajt më 17 prill 2025, në të cilën tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Ndërsa, prokurori special Naim Abazi, mbrojtja e të akuzuarve dhe pala e dëmtuar, kanë dhënë fjalën hyrëse.

    Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e 6 dhjetorit 2024, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve të lartpëmendur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Kurse, Gjykata e Apelit më 13 mars 2025 njoftoi se ka marrë vendim, me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilën u konfirmua aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Bajska”.

    Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.

    Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

    Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

  • Emocion në Speciale: Katërshja e UÇK-së përshëndet familjarët para nisjes së seancës

    Emocion në Speciale: Katërshja e UÇK-së përshëndet familjarët para nisjes së seancës

    Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së kanë përshëndetur familjarët e tyre, që sot kanë ardhur në numër të madh në ndërtesën e Speciales.

    Secili, gjatë kohës sa pritej të hynte në sallë trupi gjykues, kanë shikuar në anën e majtë të tyre dhe u kanë buzëqeshur e përshëndetur me dorë ata.

    Rexhep Selimi është parë duke ia bërë “zemrën” me dorë të afërmeve të tyre.

    Sot po merr pjesë në galeri gruaja e tij, Shqipe Selimi, raporton KosovaPress.

    Në orën 09:00 ka nisur seanca me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave.

    Më pas avokatët do të kenë mundësi të bëjnë komentet e tyre lidhur me deklaratat e ZPS-së që janë dhënë të hënën.

    Pas pushimit të drekës janë paraparë deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

  • Dita e fundit e gjykimit në Hagë, gjykatësi nis seancën me rendin e ditës: Të akuzuarit i japin deklaratat e tyre pas drekës

    Dita e fundit e gjykimit në Hagë, gjykatësi nis seancën me rendin e ditës: Të akuzuarit i japin deklaratat e tyre pas drekës

    Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë nisi sot me kryetarin e trupit gjykues, Charles Smith, i cili tregoi rendin e ditës.

    Ai foli për pushimet që do të bëhen dhe tha se “seanca e sotme do të përfundojë jo më vonë se në orën 16:45”.

    Smith tha se të akuzuarit do t’i japin deklaratat e tyre përmbyllëse pas pushimit të drekës.

    “Ndoshta, mendoj se të akuzuarit deklaratat e tyre do t’i japin pas pushimit të drekës, në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, tha ai.

  • Fjalët e fundit të katërshes së UÇK-së, Hamza: Dje foli populli – sot flasin ata!

    Fjalët e fundit të katërshes së UÇK-së, Hamza: Dje foli populli – sot flasin ata!

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se përderisa dje populli foli në të drejtën e UÇK-së, sot, shtoi ai, do flasin çlirimtarët.

    Në një postim në Facebook, Hamza pos tjerash tha se nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë.

    “Dje foli populli. Sot flasin ata”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët përfundimtare në gjyqin kundër tyre.

  • QKMK del me njoftim për shoferët e kamionëve që nisen nga Kosova drejt Malit të Zi

    QKMK del me njoftim për shoferët e kamionëve që nisen nga Kosova drejt Malit të Zi

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga nga Kosova drejt Malit të Zi mbetet e bllokuar për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre.

    Ndërkaq, sipas QKMK-së, rruga për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.

    “Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim.

  • Konjufca arrin në objektin e Speciales: Verdikti final do jetë në përputhje me historinë

    Konjufca arrin në objektin e Speciales: Verdikti final do jetë në përputhje me historinë

    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Këtë të mërkurë pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.

    Në seancën përmbyllëse pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca. Ai tashmë ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale.

    Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.

    “Verdikti final do të jetë në përputhje me historinë dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së”, tha ai para mediave.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, akuza të cilat ata i kanë mohuar vazhdimisht, duke u deklaruar të pafajshëm.