ATV

Author: K.B.

  • Bedri Hamza kujton Adem Demaçin dhe betimin e Hashim Thaçit si President: Sakrifica u kthye në institucion, ëndrra në shtet

    Bedri Hamza kujton Adem Demaçin dhe betimin e Hashim Thaçit si President: Sakrifica u kthye në institucion, ëndrra në shtet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi simbolike, duke e lidhur atë me dy data të rëndësishme për historinë politike të vendit: 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit dhe dhjetëvjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës.

    “Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe dhjetëvjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President”, ka shkruar Hamza.

    Ai ka rikujtuar simbolikën e betimit të Thaçit në ditëlindjen e Demaçit. “Në ditëlindjen e tij, para dhjetë vjetësh, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”, ka thënë Hamza.

    Sipas Hamzës, figura e Demaçit mbetet e pazëvendësueshme në historinë kombëtare. “Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor”, është shprehur ai.

    Në fund, ai ka theksuar se “edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë”, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Liri. Drejtësi.”

  • Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi sot feston ditëlindjen

    Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi sot feston ditëlindjen

    Sot, aktori i njohur i humorit Sevdai Radogoshi, i njohur me emrin e artit “Qumili” feston ditëlindjen e tij të 68-të.

    Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në skenën e humorit, Radogoshi ka bërë brez pas brezi të qeshim me shakatë dhe personazhet e tij të paharrueshme, shkruan Indeksonline.

    Gjatë karrierës së tij, Sevdai Radogoshi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatër, televizion dhe shfaqje, duke fituar zemrat e publikut jo vetëm për humorin, por edhe për karizmën dhe energjinë që transmeton.

    “Sot i mbusha rrumullak 68 vjet të buta,
    Pa me majt kerkush heheeee….”, ka shkruar në postim në Instagram.

  • Epopeja e UÇK-së, organizohet parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi

    Epopeja e UÇK-së, organizohet parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi

    Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars jë parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.

    “Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

  • Çështja e presidentit, Tahiri: Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm

    Çështja e presidentit, Tahiri: Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke thënë se partia e tij po fokusohet në parime dhe standarde, jo në emra të veçantë.

    Tahiri ka deklaruar për mediat se PDK kërkon një kandidat që përfaqëson institucionet, qytetarët dhe ka reputacion dhe integritet si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

    “Por dikë që përfaqëson edhe pozitën edhe opozitën, por edhe qytetarët që realisht nuk e votojnë presidentin direkt, dikush që ka reputacion dhe integritet, edhe vendor edhe ndërkombëtar, dikush që ka kontribut dhe është intelektual, dhe që i bën nder edhe shtetit të Kosovës, por edhe qytetarëve të Kosovës, vazhdojmë me mbet brenda këtyre qëndrimeve, në tentim të saj me diskutuar në parim dhe standard se kush do të duhej ti plotësonte këto atribute për të qenë president i vendit. Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm, nuk kemi folur as dje, nuk po flasim as sot, por mendoj se vullneti i PDK-së është që kontribuojë në interes të institucioneve të vendit dhe shoqërisë. Por nëse nuk do të mundej me u gjet dikush, ose nuk ka më pas disponim prej forcës kryesore politike, PDK është gatshme gjithashtu me shku në zgjedhje. Nuk është diskutuar për marrëveshje politike, kjo çështje ka përfunduar. Marrëveshje politike i kish ra kur është formuar qeveria. PDK nuk është e interesuar për marrëveshje politike, por e interesuar për me pas qasje proaktive, pozitive, mbështetëse për institucionet dhe me mbështet një kandidat që i plotëson këto standarde që i ceka paraprakisht”.

    Kur u pyet nëse presidentja aktuale, Vjosa Osmani, i plotëson këto kushte, Tahiri tha, se nuk dëshiron të ndalet në emra të përveçëm.

    “Nuk është se po du me u lëshu në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson veç një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike. Në këtë nivel jemi duke folur në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyshme dhe kërkohet, padyshim që PDK do të nxjerrë edhe emra”, deklaroi Tahiri.

  • Incident i pazakontë në SHBA, momenti kur toka ‘‘i përpinë’’ dy vetura

    Incident i pazakontë në SHBA, momenti kur toka ‘‘i përpinë’’ dy vetura

    Një incident i pazakontë ka ndodhur në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Atje, siç raporton Reuters, dy automjete u përpinë pjesërisht nga një gropë e madhe që u hap papritur në tokë.

    Veturat shihen teka janë ndaluar në një kryqëzim kur edhe ndodh rasti, e pastaj edhe persona teksa tentojnë të dalin nga vetura.

  • Mila Antonova, ish-e dashura ruse e Bill Gates që e lidh atë me Jeffrey Epstein

    Mila Antonova, ish-e dashura ruse e Bill Gates që e lidh atë me Jeffrey Epstein

    Marrëdhënia e Bill Gates me lojtaren ruse të brixhit, Mila Antonova, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi ai pranoi publikisht se kishte pasur afera jashtëmartesore gjatë martesës së tij.

    Rasti fiton peshë të veçantë për shkak të përfshirjes së Jeffrey Epstein i cili i kishte ofruar mbështetje financiare Antonovas, duke intensifikuar pyetjet rreth rrjetit të marrëdhënieve personale dhe profesionale që rrethojnë financierin pedofil.

    Bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft bëri pranimin surprizë gjatë një takimi të kohëve të fundit me punonjësit e Fondacionit Gates, duke u përpjekur – sipas një raporti në Wall Street Journal – të distancohej nga miqësia e tij me Epstein, të cilën ish-gruaja e tij Melinda Gates e ka lidhur kryesisht me shpërbërjen e martesës së tyre.

    “Kam pasur afera jashtëmartesore, një me një lojtar rus të brixhit dhe një me një fizikant bërthamor rus”, thuhet se ka deklaruar Gates në takimin në fjalë, ndërsa sqaroi se nuk ka bërë (ose parë) asgjë “të paligjshme” në lidhje me veprimet e – tani të ndjerit – Epstein.

    Marrëdhënia me Mila Antonova dhe lidhjet me Epstein

    Thashethemet rreth marrëdhënies së Gates me Mila Antonova kishin qarkulluar që nga zbulimet rreth kontakteve të saj me Epstein, të cilat u përfshinë në dokumentet e çështjes.

    Gates ishte 53 vjeç kur u fotografua për herë të parë me Antonovën, atëherë në të 20-at e saj, në një turne kombëtar brixhi në Uashington. Ajo kishte thënë me një buzëqeshje në një fjalim në Nju Jork se “nuk e rraha, por u përpoqa ta godisja me këmbë”, duke sugjeruar se ajo ishte përpjekur ta takonte atë për vite me radhë. Nuk dihet se kur filloi marrëdhënia e tyre ose sa zgjati.

    Në vitin 2013, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar i Gates, Boris Nikolitch, e prezantoi atë me Epstein, i cili ishte dënuar tashmë për shfrytëzim seksual të të miturve. Antonova po kërkonte fonde për të krijuar shkollën e saj të brixhit online.

    Sipas asaj që i tha Wall Street Journal në vitin 2023, Epstein mbuloi tarifat e saj të shkollimit për një kurs kodimi.

    “Ai pranoi të paguante dhe ia pagoi direkt shkollës. Nuk kishte shkëmbim. Nuk e di pse e bëri. Kur e pyeta, ai tha se ishte i pasur dhe donte të ndihmonte njerëzit kur të mundte”, tha ajo, duke shtuar se në atë kohë ajo nuk ishte në dijeni të së kaluarës së tij kriminale. “Nuk e kisha idenë se ai ishte kriminel ose se kishte ndonjë motiv të fshehtë. Jam i neveritur nga Epstein dhe ajo që bëri”.

    Kërcënimet dhe emailet e vitit 2017

    Pavarësisht pretendimeve të Epstein për altruizëm, zhvillimet sugjerojnë se motivet e tij mund të kenë qenë shumë më të errëta. Një zëdhënës i Gates ka thënë më parë se Jeffrey Epstein “u përpoq pa sukses të shfrytëzonte një marrëdhënie të kaluar për të kërcënuar z. Gates”, duke mohuar se kishte ndonjë reagim financiar nga miliarderi.

    Në një email të korrikut 2017 të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së , Epstein pretendoi se i kishte dërguar para Antonovas kur ajo po vuante financiarisht, duke e akuzuar Gates se ishte “koprac” për mënyrën se si e trajtoi ish-të dashurën e tij.

    Në një mesazh drejtuar Nikoliç, ai shkroi, ndër të tjera: “Shoku yt Bill është i çmendur. Ish-e dashura e tij nuk mund të përballojë kondicionerin, nuk mund të udhëtojë për brixh. “Njeriu më i pasur në botë është aq koprrac sa ish-i i tij jeton në divanin e një miku”.

  • Vdes aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi

    Vdes aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi

    Ka vdekur aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë gazetari Ngadhnjim Haxhosaj, i cili po ashtu shkroi për veprimtarinë dhe angazhimin e tij për liri.

    “Është ndarë nga jeta Mentor Kaçi, njëri ndër patriotët që veproi dhe kontribuoi kundër sistemit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë. Mentor Kaçi, i shkolluar për montazh, por asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë patriotike, u burgos në vitin 1981 dhe u torturua në mënyrë çnjerëzore në burgun e Prishtinës dhe të Prizrenit, ku ishte dënuar me 10 vite burg. Baca Mentor nuk u ndal as pas daljes nga burgu dhe vazhdoi veprimtarinë e tij, duke qenë njëri ndër organizatorët e Frontit Kombëtar, ku bashkë me shumë patriotë vuri në lëvizje në vitin 1990 këtë organizatë, e cila kishte synim të luftojë Serbinë me pushkë e me penë. Ai u burgos bashkë me shumë anëtarë të këtij grupi dhe vuajti dënimin me 7 vite burgim. Mentor Kaçi do të kujtohet si njeri idealist, trim, i dashur dhe i mençur. Lavdi veprës së Bacës Mentor”, ka shkruar Haxhosaj.

    Kaçi lindi në Gjakovë më 1952 dhe vdiq mbrëmë, më 25 shkurt 2026.

  • Monografia “Idromeno Kostumografia” promovohet sot në Prishtinë

    Monografia “Idromeno Kostumografia” promovohet sot në Prishtinë

    Në Fakultetin e Arteve Universiteti i Prishtinës, sot nga ora 12:00 promovohet monografia “Idromeno Kostumografia” e autores Merita Toçila.

    Libri sjell një këndvështrim të ri mbi veprën e artistit të madh Kolë Idromeno me fokus te trashëgimia e tij në fushën e kostumografisë.

    Monografia vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në studimet mbi artin dhe historinë e kostumografisë shqiptare duke hapur një hapësirë të re kërkimi për studiuesit dhe brezat që do të vijnë.

  • Bebe Rexha publikon klipin e këngës “Çike çike”, e cila është bërë virale në rrjetet sociale

    Bebe Rexha publikon klipin e këngës “Çike çike”, e cila është bërë virale në rrjetet sociale

    Ylli shqiptaro-amerikan Bebe Rexha ka publikuar zyrtarisht klipin e këngës së shumëpërfolur “Çike çike”, projekt që prej javësh kishte krijuar pritshmëri të lartë në rrjetet sociale.

    Kënga, e cila përmban një varg në gjuhën shqipe dhe tashmë është bërë virale në platforma të ndryshme, shënon një moment të veçantë në karrierën e artistes. Pjesa në shqip “Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike” e cila është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, është bashkë-shkruar me mikun e saj, stilistin e njohur shqiptar Liri Nikqi.

    “Çike çike” është projekti i dytë i publikuar nga albumi i saj i ri në ardhje, Dirty Blonde, një material që pritet të sjellë një frymë të re në diskografinë e saj.

  • Dy marrëveshjet me BE’në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

    Dy marrëveshjet me BE’në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

    Deputetët anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane kanë miratuar dy marrëveshjet me Bashkimin Evropian.

    Bëhet fjalë për Projektligjit nr.10/L-010 për ratifikimin e ”Amendamentit nr.2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë” dhe Shqyrtimi i Pojektligjit nr.10/L-009 për ratifikimin e Amendamentit ”nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.