ATV

Author: K.B.

  • Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    Kryesia dhe kryetarja e degës së GUXO në Deçan kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt.

    Lajmin e ka bërë të ditur Rabije Haklaj, kryetare e degës së Guxo në Deçan.

    Ajo ka thënë se refuzimi ndaj presidentes Osmani për kandidate sërish, është arsyeja kryesore.

    “Me vullnet të palëkundur e me përkushtim dhe me kontribut të madh si degë e Partisë Guxo në Deçan punuam me sinqeritet dhe ndershmëri për arritjen e fitoreve tona të përbashkëta si koalicion, por edhe për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar kryetarja e kësaj dege.

  • Policia në Gjilan organizon aktivitet sensibilizues për sigurinë e fëmijëve në trafik

    Policia në Gjilan organizon aktivitet sensibilizues për sigurinë e fëmijëve në trafik

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka zhvilluar një aktivitet edukativ me fëmijët e kopshtit Kopshti Fjolla me qëllim rritjen e vetëdijes për sigurinë në trafikun rrugor.

    Sipas njoftimit të policisë, ligjërata me temën “Siguria në komunikacion” është organizuar nga Njësiti Sektorial dhe në Komunitet i Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në rrugë.

    Gjatë pjesës teorike të aktivitetit, fëmijët janë njoftuar me rregullat bazë të trafikut rrugor dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë personale dhe të të tjerëve.

    Pas ligjëratës, aktiviteti ka vazhduar edhe në terren, ku fëmijët së bashku me edukatoret dhe zyrtarët policorë kanë zhvilluar ushtrime praktike në rrugë.

    “Nën shoqërimin e edukatoreve të kopshtit dhe zyrtarëve policorë, fëmijët janë njoftuar nga afër me vendkalimin për këmbësorë, shenjat e komunikacionit, mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt gjatë qëndrimit në automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas Policia e Kosovës, qëllimi i këtij aktiviteti është edukimi dhe vetëdijesimi i fëmijëve që në moshë të hershme për rregullat e trafikut, me synim rritjen e sigurisë së tyre në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

  • Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €

    Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se nga sot çmimi maksimal i naftës në treg nuk mund të tejkalojë 1,54 euro për litër, ndërsa për benzinën çmimi maksimal është 1,36 euro për litër.

    “Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve ka shënuar rënie: nafta 1,40 €/l, ndërsa benzina 1,22 €/l. Bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, çmimet maksimale në treg nga nesër do të jenë: Nafta: 1,54 €/l dhe Benzina: 1,36 €/l”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Përmes një postimi në Facebook, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë 0800 11000. Ajo theksoi se bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për të siguruar një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.

  • Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet kosovari për evazion fiskal e mashtrim

    Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet kosovari për evazion fiskal e mashtrim

    Në orët e vona të së mërkurës, është realizuar arrestimi i një shtetasi të Kosovës, të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.

    Sipas njoftimit të policisë, M.Sh., është dërguar në ndalim policor për 48-orë.

    “Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Policia gjen armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi në Zubin-Potok

    Policia gjen armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi në Zubin-Potok

    Policia e Kosovës ka vijuar patrullimet dhe kontrollet në gjithë vendin, për të luftuar krimin e organizuar dhe shtrirë rendin ligjor.

    Me këtë rast, në fshatin Radosevika të Zubin-Potokut, policia gjeti dhe konfiskoi armë, municion e pajisje ushtarake, në një shtëpi të pabanuar.

    Në shtëpinë e pabanuar u gjet një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me 27 fishekë, dy fishekë të gjuetisë dhe disa pajisje ushtarake.

    “Lidhur me rastin, është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.

    Pronari i shtëpisë është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar.

    I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.

  • Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik , synim e ka kapjen e shtetit

    Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik , synim e ka kapjen e shtetit

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

    Musliu tha se është shumë normale që PDK ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

    “Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

    Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

    Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidh ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

    “E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.

  • Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve

    Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve.

    Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të qytetit ku ekipet teknike do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit.

    Lokacionet ku do të zhvillohen punimet janë:

    Rruga “Enver Maloku”;
    Rruga “Salih Nivica”;
    Rruga “Bislim Makolli”;
    Rruga “Perandori Justinian”;
    Rruga “Mark Sopi”;
    Rruga “Peshteri”;
    Rruga “Sheshi i Arbërit”.
    Nga KRU Prishtina kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.

    “Ju falënderojmë për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

  • ​Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avionit

    ​Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avionit

    Disa nga linjat ajrore më të mëdha në Azi po rrisin çmimet e biletave të avionit, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës dhe ka detyruar udhëtarët të zgjedhin rrugë alternative udhëtimi.

    Cathay Pacific, AirAsia dhe Thai Airways janë ndër transportuesit që kanë paralajmëruar rritje të çmimeve dhe tarifave shtesë për karburantin, pasi lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shtyrë lart kostot e energjisë dhe ka kufizuar aksesin në rafineri, shkruan The Guardian, transporton KosovaPress.

    Drejtori ekzekutiv i Cathay Pacific, Ronald Lam, tha se kompania planifikon të rrisë mbishpenzimet e karburantit për pasagjerët dhe transportin e mallrave, duke theksuar se çmimi i karburantit të avionëve pothuajse është dyfishuar. Sipas tij, kompania kishte mbrojtur vetëm rreth 30% të kostove të karburantit, ndërsa marzhi i rafinerisë nuk ishte i siguruar.

    Ndërkohë, AirAsia njoftoi se do të rrisë përkohësisht çmimet e biletave dhe tarifat e karburantit, duke theksuar se do të përshtatet me zhvillimet e tregut. Nga ana tjetër, Thai Airways paralajmëroi investitorët se çmimet e biletave mund të rriten nga 10% deri në 15%.

    Edhe transportues të tjerë ndërkombëtarë si Qantas dhe Air New Zealand kanë rritur tarifat, ndërsa kjo e fundit njoftoi se do të anulojë mijëra fluturime nga 16 marsi deri më 3 maj, duke prekur rreth 44 mijë pasagjerë.

    Anulimet dhe ndërprerjet e fluturimeve përmes Lindjes së Mesme kanë rritur kërkesën për rrugë alternative në Azi, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të biletave. Për shembull, Cathay Pacific ka ofruar bileta vajtje-ardhje në klas biznes nga Sydney në London me çmim rreth 39,577 dollarë australianë, ndërsa biletat në klas ekonomik për të njëjtën rrugë kalojnë 3,000 dollarë australianë.

    Ekspertët paralajmërojnë se rezervimet e bëra në javët e ardhshme do të jenë më të shtrenjta dhe numri i fluturimeve është zvogëluar, gjë që ushtron presion shtesë mbi çmimet.

    Profesori i transportit në University of Sydney, Rico Merkert, tha se udhëtarët që planifikojnë të fluturojnë në muajt e ardhshëm duhet të rezervojnë sa më shpejt për të shmangur rritje të çmimeve deri në 30%. Sipas tij, edhe nëse konflikti përfundon menjëherë, do të duhen rreth dy muaj që linjat ajrore të ndihen të sigurta për të ulur çmimet e rezervimeve paraprake.

    Klientët që shpresojnë të fluturojnë në muajt e ardhshëm do të ishte më mirë të rezervonin menjëherë për të shmangur rritjen e çmimeve deri në 30%, sipas Rico Merkert, profesor i transportit në Universitetin e Sidneit.

    Edhe nëse armiqësitë do të përfundonin menjëherë, do të duheshin rreth dy muaj që linjat ajrore të ishin të sigurta se mund të ulnin çmimet e rezervimeve paraprake, tha ai.

    “Nuk është se ata duan të bëjnë fitime të mëdha,” tha Merkert. “Është mbijetesë e pastër për disa prej tyre.”

    Për udhëtarët që shpresojnë të fluturojnë në shtator ose më vonë, mund të jetë më mirë të presin në rast se lufta përfundon së shpejti, tha Merkert.

    “Ndoshta do të prisja dhe do të shihja për dy javët e ardhshme… nëse kjo do të jetë një luftë e zgjatur apo nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje shumë shpejt.”

    Faqja e rezervimeve WebJet raportoi se australianët tashmë kanë ulur fluturimet me distanca të gjata, duke kaluar në destinacione vendase dhe të tjera aty pranë në rajonin e Azi-Paqësorit.

  • Fotografia e Thaçit në mbeturina, Haradinaj: Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës

    Fotografia e Thaçit në mbeturina, Haradinaj: Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës

    Gjatë ditës së mërkurë, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina, ambient i cili u tha se i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës.

    Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në Klan Kosova tha se është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës çlirimtare.

    “Për mua aspak s’është e çuditshme, kur e mendoj se kush e ka udhëhequr atë ministri. Ajo nuk ka ndërgjegje, ajo nuk turpërohet s’e nuk e dinë çka është turpi, mirëpo duhet të turpërohen institucionet, cilado qofshin ato që pranojnë njerëz të tillë. Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës, nuk ka të bëjë me personale”, ka thënë Haradinaj.

  • Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

    Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt Prishtinës.

    Në fluturimin numër XY1237 nga Riadi në Prishtinë, autoritetet e Kosovës riatdhesuan me sukses një grup qytetarësh të BiH që mbetën të bllokuar në Arabinë Saudite. Ky operacion, megjithëse me natyrë humanitare, ekspozoi mosfunksionimin e rrjetit diplomatik të Sarajevës, i cili mbështetet në ndihmën e jashtme në situata krize.

    Sipas konfirmimit të ministrisë, operacioni humanitar dhe logjistik u realizua me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe diplomatik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

    Në koordinimin e këtij procesi, thuhet se rol të rëndësishëm ka pasur Ambasada e Kosovës në Zagreb, e cila ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike për të mundësuar kthimin e sigurt dhe të organizuar të udhëtarëve.

    “Në zbatimin e këtij riatdhesimi rol kyq ka pasur Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, e cila ka marrë pjesë aktive në koordinimin ndërmjet institucioneve përkatëse dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim që të mundësohej kthimi i sigurt dhe i organizuar i udhëtarëve. Ky veprim konfirmon rëndësinë e solidaritetit ndërmjet shteteve dhe të komunikimit efektiv diplomatik në situata kur kërkohet veprim i shpejtë dhe i koordinuar për të siguruar mbrojtjen dhe kthimin e qytetarëve”, thuhet nga ana e MPJD-së.

    Ministria ka theksuar se ky riatdhesim është shembull i bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe i koordinimit diplomatik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale. /Avaz