ATV

Author: K.B.

  • Nuk përfilli urdhrat e policit dhe tentoi të largohet me veturë – arrestohet i dyshuari në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

    Nuk përfilli urdhrat e policit dhe tentoi të largohet me veturë – arrestohet i dyshuari në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe ka tentuar të largohet me veturë.

    Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, të enjten në ora 09:37.

    “I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • 28 gra fermere në Mitrovicë përfitojnë pajisje bujqësore

    28 gra fermere në Mitrovicë përfitojnë pajisje bujqësore

    Në Mitrovicë është organizuar ceremonia e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore për 28 gra fermere, në kuadër të një projekti të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në partneritet me UN Women dhe me financim nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

    Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në sektorin e bujqësisë dhe ndikimin që kjo ka në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

    “Kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për 28 gratë fermere nga organizata UN FAO në partneritet me UN Women financuar nga ADA”, ka shkruar Peci.

    Ai theksoi se përfshirja e grave në bujqësi është një element i rëndësishëm për fuqizimin e tyre në shoqëri.

    “Përfshirja e grave fermere në bujqësi e fuqizon rolin e gruas në shoqëri dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonomi”, u shpreh ai.

    Kryetari i Mitrovicës paralajmëroi gjithashtu rritje të konsiderueshme të mbështetjes për sektorin e bujqësisë gjatë vitit të ardhshëm.

    “Vitin e ardhshëm do të rrisim buxhetin për bujqësi 100%, fokusi do të jetë në sektorët që merren me prodhimtari. Gjithmonë në përkrahje të fermerëve”, theksoi Peci.

  • Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, e dhunojnë dhe përdhunojnë

    Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, e dhunojnë dhe përdhunojnë

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar, raporton A2 CNN.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, tha policia.

    Elsa Sherifi, Marslida Kita, Erjon Lala janë bërë bashkë dhe kanë marrë peng 28-vjeçarin duke e dhunuar fizikisht dhe përdhunuar.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë arrestuar tre të rinjtë për shkak se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar seksualisht dhe fizikisht një 28-vjecar.

    Në pranga kanë rënë Elsa Sherifi 24 vjeçe, Marslida Kita 22 vjeç, Erion Lala 30 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe seksualisht e kanë futur në bagazhin e një makine. Më pas ka qenë një patrullë police që ka ndaluar të rinjtë dhe kanë gjetur të lidhur në bagazh 28-vjecarin.

  • 27 vjet nga masakra e tregut në Mitrovicë

    27 vjet nga masakra e tregut në Mitrovicë

    Sot shënohet 27-vjetori i masakrës së tregun e Mitrovicës.

    Më 13 mars 1999, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte plot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

    Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të kësaj masakre.

  • Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

    Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

    Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë në 5, 10 dhe 15 euro, varësisht nga gjendja ekonomike e besimtarëve.

    Vitin e kaluar këto shuma ishin 3, 5 dhe 10 euro.

    Sadakatul Fitri është obligim fetar që jepet në fund të Ramazanit për të ndihmuar familjet në nevojë para festës së Fitër Bajrami.

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    KEDS, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të premten, më 13.03.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    NS 110/35/10 [kV] Prishtina 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J23 Komuna e Re (kodi: 10000015) nga ora 08:00 deri 15:30

    Vendet: Rekalitë, Komuna objektet e reja, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika dhe kontigjenti Portugez i KFOR-it.

    Arsyeja: Projekte investive. Detektimi i kabllove ekzistues dhe punimi i lidhëseve.

    NS 110/10 [kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J05 Arbëria e re-Butrinti (kodi: 12000029) nga ora 08:00 deri 15:30

    Vendet: Zona afër Komunës së re.

    Arsyeja: Projekte investive. Detektimi kabllove ekzistuese dhe punimi i lidhëseve.

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J35 Prishtina e re (kodi: 19000081) nga ora 09:00 deri 15:00

    Vendet: 87.Veternik 7,340.Muharrem Fejza A-1 K-1 obj-Relax 6

    Arsyeja: Punimi i 6 lidhësve ne puset energjizimi i kthinave 10(20)kV sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe aprovimit të projektit.

    2.

    Nga NS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J17 Veterrniku 1 (kodi: 19000094) nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: 376. rr.Rexhep Krasniqi te TMK,120.Lagjja e Spitalit te BMË, ExDCdcdc-LLAM-8, Qazim Sadiku te Betoni Dino, rr.Behar Begolli, Stadioni Veternik (h.Fontana), rr. Shkupi Lokal-3, rr.Richard Hollbruk garazha nr.35.

    Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    Pejë

    Nga NS 110/10[kV] Istogu do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J10 Kërnina (kodi: 54000006) nga ora 09:00 deri në ora 11:00

    Vendet: Dubravë, Veriq, Padalishtë, Bellopojë, Shushicë dhe Kërninë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartje ne shtylle te re.

    Ferizaj

    Nga NS 35/10 [kV] Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J11 Janjeva ( Kodi:10014011) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme Shushica.

    Arsyeja: Vendosja e shtyllës nën tension si dhe kyçja e përçuesit të ri në rrjet.

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J09 Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:00 deri në ora 10:00

    Vendet: fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh.

    Arsyeja: Ngritja e shtyllës në tension sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1:

    Nga dalja 10 [kV] J18 Varoshi nga ora 09:00 deri në ora 13:00 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4[kV] Elektroheta SHPK (me kod: 40000018358)

    Vendet: Elektroheta.

    Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    3.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Kosovatransi 1 (kodi: 40041038) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Një pjesë e rr. Reçaku, një pjesë e rr. Driton Islami, një pjesë e rr. Tahir Sinani,

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.

    Gjakovë

    Nga TS 35/10 [kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] 18 Nentori (kodi: 82081004) nga ora 07:00 deri 07:30 dhe 11:30 deri 12:00

    Vendet: Xëxë – kryesisht konsumatorë komercial – bizneset.

    Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    2.

    Nga TS 35/10 [kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Nga alja 10[kV] 18 Nëntori nga ora 07:00 deri 12:00 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4[kV] XENI COMERECE – Nexhdet Popaj (me kod: 82081004008)

    Vendet: Xëxë.

    Arsyeja: Punime sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

  • Ushtari francez vritet në sulm me dron ndaj një baze në Irak, reagon menjëherë Macron

    Ushtari francez vritet në sulm me dron ndaj një baze në Irak, reagon menjëherë Macron

    Një ushtar francez ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm me dron ndaj trupave në rajonin e Erbilit në Kurdistanin irakian. Këtë informacion e ka konfirmuar presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Një pjesëtar i forcave të armatosura “ka vdekur për Francën gjatë sulmit në rajonin e Erbilit në Irak”, ka shkruar Macron në rrjetin social X.

    Kjo është gjithashtu viktima e parë mes ushtarëve francezë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit të ri që u përshkallëzua në fund të muajit të kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit.

    Macron shtoi se disa ushtarë të tjerë u plagosën në këtë incident. Më herët, ushtria franceze kishte njoftuar se gjashtë ushtarë u plagosën të enjten në një sulm me dron ndërsa po zhvillonin stërvitje.

    “Nënoficeri Arnaud Frion nga batalioni i 7-të i gjuetarëve alpinë nga Varces ka vdekur për Francën gjatë një sulmi në rajonin e Erbilit në Irak. Familjes së tij, si dhe vëllezërve të tij në armë, dua t’u shpreh ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin e kombit. Disa nga ushtarët tanë janë plagosur. Franca qëndron pranë tyre dhe familjarëve të tyre. Ky sulm ndaj forcave tona, të cilat që nga viti 2015 janë të angazhuara në luftën kundër ISIS-it, është i papranueshëm. Prania e tyre në Irak zhvillohet në kuadër të rreptë të luftës kundër terrorizmit. Lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla”, ka pohuar Macron.

    Ushtarët ishin “të angazhuar në aktivitete trajnimi për luftën kundër terrorizmit me partnerët irakianë”, deklaroi një anëtar i shtabit të përgjithshëm për AFP, duke shtuar se trupat e plagosur u dërguan menjëherë në institucionin më të afërt mjekësor.

  • KPK-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, pritet zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit

    KPK-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, pritet zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit

    Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të premten një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të trajtohen disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të këtij institucioni.

    Sipas rendit të ditës, mbledhja do të nisë në ora 09:30 dhe do të përfshijë katër pika kryesore për shqyrtim.

    Një ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokuroria të Kosovës.

  • Partitë politike ende pa propozime për anëtarët e rinj të KQZ-së

    Partitë politike ende pa propozime për anëtarët e rinj të KQZ-së

    Mandati i anëtarëve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po përfundon. Presidentja u ka kërkuar subjekteve politike propozimet për anëtarët e rinj, të cilat duhet të dorëzohen deri më 15 mars. Disa parti ende nuk i kanë bërë publikë emrat, ndërsa përbërja e re e KQZ-së pritet të përcaktohet në ditët në vijim.

    Anëtarët e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë në ditët e fundit të mandatit brenda këtij institucioni.

    Emërimi i tyre duhet të ndodhë jo më vonë se 60 ditë nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

    Presidentja Vjosa Osmani më 9 mars u ka kërkuar subjekteve politike propozimet për anëtarët e rinj.

    Partitë kanë afat deri më 15 mars që t’i dërgojnë propozimet.

    Në Vetëvendosje thanë se ende nuk i kanë dërguar emrat e dy anëtarëve të rinj që do t’ia propozojnë Osmanit për emërim.

    Sami Kurteshi nuk do të propozohet më nga partia e tij, duke qenë se ka konsumuar kufirin e mandateve të parapara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    Ky ligj thotë se i njëjti person mund të propozohet dhe emërohet nga një subjekt politik deri në tri mandate radhazi. Pas mandatit të tretë, ai nuk mund të emërohet përsëri.

    Në Partinë Demokratike nuk kthyen përgjigje gjatë ditës, e as në Lidhjen Demokratike. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka propozuar edhe për një mandat, anëtarin aktual të saj në KQZ, Muharrem Nitajn.

    Presidentja ka afat prej 7 ditësh, pas dorëzimit të emrave, për emërimin ose mosemërimin e anëtarëve të propozuar nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

    Blerim Burjani, analist thotë se “bëhet verifikimi i kandidaturave nga ana e zyrës së presidentes dhe aty vlerësohet kush i plotëson kriteret kush jo dhe a ka kaluar më shumë mandate se sa që e parasheh ligji”.

    6 anëtarë pritet të emërohen nga radhët e subjekteve politike shqiptare: 2 nga Vetëvendosje, 2 nga PDK dhe me nga një anëtar LDK dhe AAK, ndërsa katër anëtarë të tjerë do të emërohen nga radhët e komuniteteve pakicë.

  • Serbia blen raketa supersonike nga Kina, Kroacia njofton NATO-n

    Serbia blen raketa supersonike nga Kina, Kroacia njofton NATO-n

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

    “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

    Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

    Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

    Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

    Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

    Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

    Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

    “Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

    Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

    Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

    “ Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

    Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

    Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

    Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

    Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

    Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

    Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

    “E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

    Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL