ATV

Author: K.B.

  • Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.

    Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit ka vlerësuar këtë ditë si një moment gëzimi, solidariteti dhe mbarësie për familjet shqiptare.

    “Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Presidenti Begaj.

  • Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

    Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

    Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

    Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    “Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

  • Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

    Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, duke u bërë thirrje për bashkim në frymën e festës.

    Ai ka uruar që agjërimi të jetë pranuar dhe ka përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët në këtë festë të Fitër Bajrami.

    “Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën, me urime për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë ju!”, ka shkruar Hamza.

  • Fitër Bajrami festohet edhe nga Xhamia e Madhe në Prishtinë

    Fitër Bajrami festohet edhe nga Xhamia e Madhe në Prishtinë

    Falja e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit edhe në Xhamia e Madhe e Prishtinës.

    Oborri dhe hapësirat përreth xhamisë u mbushën me besimtarë të të gjitha moshave, të cilët me përkushtim morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit.

    Gjatë Hytbes së Bajramit, Myftiu Naim Tërnava përcolli mesazhe për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Ramazanit, duke theksuar solidaritetin, ndihmën ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë rrugën e mirësisë dhe përkushtimit edhe pas përfundimit të muajit të agjërimit.

  • Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

    Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

    Kryeministri Albin Kurti u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që agjërimi dhe lutjet të jenë pranuar.

    “Në mesin e begative që gëzojmë sot, të rrethuar me më të dashurit tanë, le të na gjejë kjo ditë feste për besimtarët myslimanë, dhe çdo ditë tjetër e vitit, edhe më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me nevojat e atyre që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri”.

    “Në këtë ditë Bajrami, kur mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja. Në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në dijen që ndriçon mendjen e shpirtin e tyre. Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve”, ka shkruar ai.

  • Parashikimi i motit për ditën e premte

    Parashikimi i motit për ditën e premte

    Moti gjatë festës së Fitër Bajramit do të jetë i vranët por me intervale me diell.

    Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius.

    Ndërsa ato maksimalet pritet të luhaten nga 9 deri në 12 gradë, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

  • Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend hyjnor e disiplinim i shpirtit

    Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend hyjnor e disiplinim i shpirtit

    Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri, ka mbajtur ligjeratë tematike kushtuar festës së Fitër Bajramit.

    Para besimtarëve myslimanë, kryemami tha se islami është rend hyjnor, sistem jete, formësim i ndërgjegjes e disiplinim i shpirtit.

    “Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut”, u shpreh ai.

  • Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

    Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn në pozitën e kryenegociatorit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

    Sipas njoftimit të Qeverisë pak minurta para mesnate, Zulfaj do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e integrimit evropian të vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse shtetërore.

    Përveç kësaj, ai është caktuar edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke marrë rolin kryesor koordinues për të gjitha çështjet që lidhen me këtë mekanizëm, përfshirë komunikimin me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes nga BE-ja.

    Ky vendim, sipas Qeverisë, plotëson kornizën ligjore që i mundëson Kosovës qasjen në fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili vendi pritet të përfitojë rreth 882 milionë euro në formë kredish dhe grantesh.

    Njoftimi i plotë:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Jeton Zulfaj Kryenegociator të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore.

    Z. Zulfaj u emërua gjithashtu Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së.

    Ky vendim kompleton kornizën ligjore për qasjen në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro në kredi dhe grante.

  • Nexhmedin Spahiu: Gani Geci duhet të jetë kryetar i LDK-së

    Nexhmedin Spahiu: Gani Geci duhet të jetë kryetar i LDK-së

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, ka potencuar nevojën për ndryshime në lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Sipas tij, kësaj partie i duhet një njeri më i guximshëm në krye për të pasur sukses në skenën politike.

    Spahiu madje ka dhënë edhe një propozim konkret, duke përmendur emrin e ish-deputetit Gani Geci si figurën e duhur për këtë post.

    “Në LDK duhet dikush që është më i guximshëm. Për shembull, po të ishte Gani Geci kryetar i LDK-së, kishin me ecur shumë përpara”, deklaroi Spahiu në emisionin “Pressing”.

  • Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

    Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

    Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. në Prishtinë ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e ndërmarrjes me nga 100 euro.

    Ky vendim vjen si një vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

    Nga kjo ndërmarrje kanë uruar gjithashtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Bajramit, duke uruar paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë.