ATV

Author: K.B.

  • 60 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy prej tyre me fatalitet

    60 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy prej tyre me fatalitet

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dy aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente me dëme materiale.

    Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,113 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

    Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

  • Gërvalla uron Fitër Bajramin: Me fat Bajramin e madh

    Gërvalla uron Fitër Bajramin: Me fat Bajramin e madh

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka uruar qytetarët për Festën e Fitër Bajramit.

    “Me fat Bajramin e madh! Festa e Bajramit, këto tri ditë në veçanti, por edhe çdo ditë tjetër gjatë vitit, qoftë e mbushur me dashni, gëzim e ngrohtësi pranë familjes dhe më të dashurve tuaj, edhe kur jeni larg njëri-tjetrit.

    Sofra e begatshme, dera e hapur dhe zemra e bardhë le të jenë pjesë e çdo shtëpie sot dhe përditë|, ka shkruar ajo.

  • Qytetarët urojnë Fitër Bajramin, japin mesazhe për bashkim, solidaritet dhe dashuri

    Qytetarët urojnë Fitër Bajramin, japin mesazhe për bashkim, solidaritet dhe dashuri

    Qytetarët kanë përcjellë mesazhe urimi duke theksuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve, me rastin e festës së Fitër Bajramit

    Qytetari Faik Sheqiri u shpreh se kjo festë nuk është vetëm simbolikë, por bart përgjegjësi dhe vlera të thella njerëzore.

    “Fitër Bajrami është përgjegjësi. Ramazani me agjëru edhe e kem borxh, por edhe me u falë borxh. Zoti na ka bërë që të kemi dashni, familje dhe harmoni ndërmjet vete. Bajrami është bashkim, me u bashkue e me pas vlerë. Urime ju koftë Bajrami të gjithëve,” tha ai.

    Edhe Ali Avdiu, në urimin e tij, theksoi rëndësinë e unitetit dhe mirësisë.

    “E falënderojmë Allahun që na e mundësoi këtë mirësi. Urimi im është që të jemi sa më të bashkuar, të kemi respekt ndaj njëri-tjetrit dhe të jemi vëllezër e motra si shqiptarë kudo që jemi,” deklaroi Avdiu.

    Ndërkaq, një tjetër qytetar vuri në pah dimensionin social dhe human të kësaj feste, duke theksuar se Fitër Bajrami është festë e tolerancës, bamirësisë dhe solidaritetit.

    Ai u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si urë lidhëse për forcimin e harmonisë mes njerëzve, pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie, duke promovuar mirëkuptimin dhe paqen.

    “Urimi im është që të mbretërojë solidariteti, harmonia dhe toleranca. Kjo festë ngërthen në vete afrimin e familjes, bashkëpunimin dhe krijimin e vlerave universale mes kombeve,” u shpreh ai, duke uruar që njerëzimi të ketë më shumë paqe, dashuri dhe bashkëjetesë në të ardhmen.

    Qytetarët njëzëri theksuan se Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe afrimi, duke uruar që kjo festë të sjellë shëndet, mirëqenie dhe harmoni për të gjithë./Ekonomia Online

  • Trump miraton prerjen e një monedhe ari 24 karatësh me portretin e tij

    Trump miraton prerjen e një monedhe ari 24 karatësh me portretin e tij

    Një komision federal për artet në Shtetet e Bashkuara, me anëtarë të emëruar nga Donald Trump, ka miratuar unanimisht projektin për prerjen e një monedhe përkujtimore prej ari 24 karatësh që do të mbajë portretin e presidentit.

    Vendimi konsiderohet si përpjekja më e fundit e administratës për të nderuar figurën e kreut të shtetit.

    Projekti ka nxitur menjëherë reagime të forta nga kritikët, përfshirë përfaqësues demokratë dhe anëtarë të një komisioni tjetër federal të arteve. Ata theksojnë se vendosja e portretit të një presidenti në detyrë në monedhë bie ndesh me traditën dhe vlerat demokratike të vendit, veçanërisht në një vit simbolik, kur SHBA-të shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë.

    “Sa më e madhe, aq më mirë”

    Gjatë prezantimit të projektit nga përfaqësues të Mint-it amerikan në Komisionin e Arteve të Bukura, diskutimi u përqendrua edhe te përmasat e monedhës.

    Diametri maksimal i lejuar është deri në tre inç, ndërsa një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti preferon variantin më të madh të mundshëm, duke u shprehur “Sa më e madhe, aq më mirë”.

    Përmasat përfundimtare do të përcaktohen nga institucioni përgjegjës për prerjen e monedhave, ndërsa projekti tashmë ka marrë miratimin paraprak të presidentit dhe pritet autorizimi formal nga Departamenti i Thesarit.

    Detajet e dizajnit

    Monedha do të paraqesë Donald Trump me një shprehje serioze, i përkulur lehtë përpara mbi një tavolinë dhe duke parë drejt. Dizajni bazohet në një fotografi zyrtare të ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington.

    Në sipërfaqen e saj do të shfaqet motoja “In God We Trust”, ndërsa fjala “Liberty” do të vendoset mbi figurën e presidentit.

    Kritika të forta politike dhe ligjore

    Kundërshtimet më të ashpra kanë ardhur nga ligjvënës demokratë.

    Senatori Jeff Merkley deklaroi se vendosja e portretit të një lideri në monedhë është praktikë që lidhet me regjime monarkike ose autoritare, jo me demokracitë moderne.

    Ai e cilësoi vendimin si një përpjekje për të deformuar kuptimin e përvjetorit të pavarësisë së vendit.

    Ndërkohë, janë ngritur edhe shqetësime ligjore lidhur me një propozim tjetër për një monedhë prej 1 dollari me portretin e Trump.

    Sipas ligjit amerikan, figura e një presidenti nuk mund të vendoset në monedhë deri tre vjet pas vdekjes së tij. Megjithatë, ekziston një përjashtim për monedhat përkujtimore prej ari, pasi ato konsiderohen objekte koleksionimi dhe nuk qarkullojnë në treg.

  • Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të gjithë

    Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të gjithë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Bajrami, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe bashkimi.

    Në urimin e tij, Rama ka shprehur dëshirën që kjo festë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë qytetarët dhe familjet e tyre.

    Postimi i plotë:

    Me rastin e festës së shenjtë të Bajramit, shpreh urimet më të përzemërta. Qoftë kjo festë një burim drite, shprese dhe harmonie për ju dhe familjet tuaja.

    Kjo festë, që mishëron vlerat më të larta të sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit, le të jetë një kujtesë e përhershme për rëndësinë e unitetit, mirëkuptimit dhe shërbimit ndaj njëri-tjetrit.

    Gëzuar Bajramin!

  • Myftiu Tërnava mesazh akterëve politikë: Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik

    Myftiu Tërnava mesazh akterëve politikë: Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik

    Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët i është drejtuar me thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe të mos ngec vendi.

    “Prandaj, është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet e një sistemi demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis. Dialog, përgjegjësi dhe të pasuarit e lëndimit të shoqërisë tonë me vetëdije nga e skajshmja politike. Në momente të tilla kërkohet maturi, vetëdije dhe tolerance. Kërkohet që përmes dialogut dhe mbi të gjitha sakrificës për të vendosur interesin e vendit dhe të kombit mbi çdo interes tjetër”, ka thënë Tërnava.

    Sipas tij shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë.

    “Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik. Historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë, por edhe për momentet kur përgjegjësia është marrë. Lutemi Zotit që të na bekojë me maturi dhe drejtësi, që të jemi në nivel të përgjegjësisë që mbajmë për të ardhmen e vendit dhe kombit, qoftë si individë apo si shoqëri. Zoti i Madhërishëm na bëftë prej atyre që ndërtojnë ura të forta, rini të shëndoshë dhe një shoqëri me besim në vete dhe dashuri për atdheun.”, tha Myftiu Tërnava.

  • Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në veri

    Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në veri

    Ka ndërruar jetë Beqir Sefa, zyrtari i Policisë Kufitare i njohur për përkushtimin e tij gjatë viteve të shërbimit në Kosovë.

    Familjarët, kolegët dhe qytetarët shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

    Kurse, në vitin 2023 Beqiri ishte kindapuar në vijën kufitare Kosovë – Serbi nga xhandarmëria serbe bashkë me dy kolegë të tjerë që më pas ishin liruar.

  • Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama u është drejtuar agjëruesve me dëshirën për pranimin e sakrificës dhe lutjeve të tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    “Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

    Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfshirjes së besimtarëve në muajin e devotshmërisë dhe solidaritetit, duke kulmuar me lutjet e përbashkëta dhe vizitat festive që simbolizojnë vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve.

  • Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit

    Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit

    Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit myslimanë festën e Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, FFK tha se kjo festë, që vjen pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin.

    “Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të federatës.

  • Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Mijëra qytetarë të besimit islam falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin e Tiranës.

    Kjo festë është ndër më të rëndësishmet në kalendarin islam, dhe vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.