ATV

Author: K.B.

  • Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar edhe me persona të lënduar.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

    Autoritetet policore bëjnë të ditur se krahas menaxhimit të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 807 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

  • Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka ndaluar ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca do të skadojë brenda dhjetë dite.

    Kushtetuesja deri me datën 31 mars do të dalë me vendimin e saj për të sqaruar nëse Dekreti i Presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i drejtë dhe kushtetues.

    Gjykatë në të njëjtën kohë është duke shqyrtuar edhe një kërkesë të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket seancës së nisur për zgjedhjen e presidentit në të cilën janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata që të obligojë deputetët e partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit, duke qenë se asnjëra parti s’ka marrë pjesë në seancën e parë dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu është detyruar të ndërprejë seancën në mungesë kuorumi.

    Ky vendim i Gjykatës pritet të sqarojë nëse do ta vazhdohet me Kuvendin aktual apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    Negociatat mes LVV’së dhe partive opozitare për gjetjen e një emri për president nuk kanë rezultuar me sukses pavarësisht takimeve të shumta.

    Kurti ndërkohë nuk ka pranuar që ta kandidojë edhe për një mandat, Vjosa Osmanin, gjë që ka çuar në një përplasje në mes të kabinetit të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të Kurtit.

    Nga LVV e kanë cilësuar si antikushtetues Dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe Kurti në disa deklarime të tij ka folur sikur ai dekret të mos ekzistonte.

    Kurti ka folur për atë se si duhet përsëri të ketë negociata me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

  • Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

    Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

    Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, prandaj vendosja e marzhës së fitimit për produkte të naftës, sipas saj, i ka parandaluar manipulimit me çmime.

    Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, ministrja tregoi, gjithashtu, pse ndryshuan çmimet në disa pika të karburanteve edhe pas marrjes së këtij vendimi.

    “Ka ndryshim të çmimit sepse marzha është e përcaktuar mbi çmimin e importit dhe nuk është fikse, që të themi çmimi është statik”.

    Sipas saj çmimi i naftës dhe derivateve të tjera në pika të karburanteve ndryshon varësisht si është çmimi i importit, por ky ndryshim i çmimit për konsumatorët nuk mund të jetë më i lartë se 12 centë për litër për blerësit me pakicë dhe 2 centë për litër për blerësit me shumicë.

    Sa u përket rezervave të produkteve të naftës ajo theksoi se Kosova qëndron në situatën e njëjtë siç ishte para se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli t’i nisin sulmet në Iran dhe nuk ka nevojë për panik nga qytetarët.

    Lidhur me mundësinë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, Kusari-Lila tha se situata është e menaxhueshme teksa po punohet në Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet esenciale.

    Ajo thotë se ky ligj është “masa e parë dhe shumë e nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët që janë me pagë minimale apo pjesë të skemave sociale”.

    Produktet të cilave mund t’iu vendoset çmimi tavan janë: mielli, qumështi, vaji, vezët, ushqimet për fëmijë e tjera.

    Megjithatë, ministrja thekson se mbetet për t’u parë se a do të ketë kuvend funksional për ta miratuar këtë ligj.

    Nëse Ligji për çmimet tavan mbetet pa u miratuar Kusari-Lila tha se Inspektorati i tregut do të vazhdojë monitorimin e çmimeve nëse ka abuzime nga tregtarët, dhe që Qeveri do të punojë për të përkrahur prodhimin vendor që të mos reflektohet rritja e çmimeve nga jashtë./REL/

  • Parashikimi i motit gjatë fundjavës

    Parashikimi i motit gjatë fundjavës

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira.

    Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të mbeten nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

  • Hoxhaj: Kurti po do konsolidim pushteti përmes zgjedhjeve të shpeshta, është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

    Hoxhaj: Kurti po do konsolidim pushteti përmes zgjedhjeve të shpeshta, është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit.

    Ai ka thënë se është koha e fundit që opozita të qartësojnë të funksionojë në këtë formë bashkëpunimi apo ndonjë rrugë më konkrete.

    Hoxhaj ka thënë se për dy vite nuk kanë mundur të bëjnë opozitë të mirëfilltë në mungesë të Kuvendit dhe se zgjedhjet e shpeshta po i konvenojnë më shumë LVV-së.

    “z.Kurti po bënë përpjekje që sa më shumë ta konsolidoj pushtetin e tij absolutist dhe zgjedhjet e shpeshta sikurse u pa në vitin e kaluar i shkojnë më shumë për shtati ati sesa neve që jemi në opozitë dhe gjatë këtyre dy viteve ne s’kemi pas kushte të bëjmë nj opozitë të mirëfilltë demokratike, se ku nuk ka Kuvend, kur s’ka komisione parlamentare, ballafaqim parlamentar, bërja e opozitës vetëm në studio televizive dhe brena partive politike. Është koha e fundit që ne duhet të shohim se a do të duhej të funksojnojmë brenda këtij sistemi të bashkëpunimit apo duhet ë marrim ndonjë rrugë e cila edhe mund të jetë më konkrete se si do ta bëjmë opozitën” ,ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Hoxhaj ka thënë se ka qenë gabim që opozita nuk u bashkua për ta bërë Qeverinë në fund të vitit të kaluar. Ai ka thënë se për përgjegjësia për këtë ka qenë më së shumti të LDK./EO/

  • Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

    Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

    Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka ndërruar jetë. Ai ishte 86 vjeç.

    Norris u shtrua në spital në Hawaii të enjten dhe familja e tij publikoi një deklaratë të premten duke thënë se ai vdiq atë mëngjes.

    “Ndërsa do të donim t’i mbanim rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, shkroi familja e tij.

    Fama e aktorit u rrit në vitet ‘70, kur u shfaq pranë Bruce Lee në filmin Ëay of the Dragon.

    Ai vazhdoi të luajë në Missing in Action dhe The Delta Force, të dyja shumë të suksesshme.

    Karriera e Chuck-ut përjetoi një ringjallje në vitet 2000, pasi memet “Chuck Norris Facts” u bënë të njohura, duke ekzagjeruar fuqinë dhe forcën e tij fizike.

    Edhe pse në vitet e fundit ai u tërhoq pak nga vëmendja publike, ai vazhdon të ketë ndjekës besnikë në internet.

  • Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

    Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

    Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka ndërruar jetë gjatë të enjtës, ikona pejane e këngës nga brezi i artë i këngëtarëve të RTP-së, Xhejlane Gutiqi.

    E ndjera, në karrierën e zenitit të saj, shquhej për interpretimet live duke bërë që me zërin e vet, të shkelte të gjitha vendet e botës, kudo ku kishte shqiptarë.

    Dekadën e fundit të jetës, e ndjera, Gutiqi, e kaloi pranë familjes së ngushtë në një shtëpi modeste në lagjen ‘Kapeshnica’ të Pejës, lagje e cila siç do thoshte disa herë në intervistat e kohës, e frymëzoi e i dha zemër të shtypte paragjykimet e kohës.

    Në këtë segment, Gutiqi, disa herë shprehu mirënjohjen edhe për prindërit e saj që e mbështetën që në fëmijëri.

    Ngritja e saj në karrierë, buçiti, në vitin 1970, me këngën autoriale ‘Po t’përbej pash’ Perëndinë’ e cila menjëherë u regjistrua me orkestrën profesionale të atehershme të Radio Prishtinës, me insistimin e Isak Muçollit, do thoshte Gutiqi në një intervistë të kohës.

    Vitet e para të pasluftës, Gutiqi u ri-angazhua në SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, që ishte riaktivizuar, meqë e njejta kishte kënduar edhe më SHKA ‘Përparimi’ të viteve 50-ta.

    Familja e të ndjerës, të cilët edhe e konfirmuan vdekjen e saj, njoftojnë se ceremonia mortore e varrimit për Xhejlane Gutiqin, do zhvillohet ditën e Premtë, në ora 15:00 në varrezat e qytetit të saj të lindjes në Pejë.

    Meqë e ndjera, në dokumentacionin personal kishte emër tjetër, (Gjemile), lajmi fillimisht ka krijuar huti në opinion, për çfarë është dashur, që ‘RADIO 1’, të merr konfirmim zyrtar nga familja e të ndjerës.

  • Mashtrime në call center, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari shqiptar që dyshohet se shkaktoi dëm rreth 187 mijë euro

    Mashtrime në call center, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari shqiptar që dyshohet se shkaktoi dëm rreth 187 mijë euro

    Një 35-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri nën dyshimin se si pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm.

    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Ëiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë”.

    Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

    Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik, tha Policia e Shtetit.

  • Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Policia e Kosovës ka realizuar me sukses tri ekstradime dhe një transferim, të personave të dënuar dhe të kërkuar nga shtete të ndryshme drejt Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë.

    Sipas njoftimit zyrtar, më 16 mars është bërë transferimi nga Italia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

    Pas kthimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në Itali.

    Ndërkaq, më 18 mars janë realizuar dy ekstradime. Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar L.V., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe kishte qenë në arrati.

    Po të njëjtën ditë, nga Gjermania është ekstraduar edhe shtetasi F.G., i kërkuar për veprën penale “Grabitja” dhe i dënuar me një vit burgim efektiv.

    Pas kthimit në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse policore në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe të Prizrenit.

    Një tjetër ekstradim është realizuar më 19 mars nga Gjermania, ku shtetasi F.A. është kthyer në Kosovë. Ai kërkohej për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar tek njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejshme.

  • Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit.

    Ai ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për punën e tij.

    Ndër të tjera, Haradinaj uroi për më shumë paqe dhe solidaritet.

    “Të dashur qytetarë të Kosovës, kisha nderin t’i drejtohem BIK me urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit”, tha ai.